Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhunimi i grave, element i familjes greke

    Dhunimi i grave, element i familjes greke

    Shifra tronditėse nė ditėn kundėr dhunės ndaj gruas. Edhe emigrantėt shqiptarė "kontribuojnė"

    Aleksandėr Marku

    Do ta priste dikush qė njė vend i BE-sė prej vitesh, siē ėshtė Greqia, tė kishte statistika tė papranueshme dhe jonormale pėr sa i pėrket dhunės ndaj grave, dhunės familjare? Tė dhėnat qė bėhen publike pikėrisht nė ditėn mbarėbotėrore kundėr dhunės ndaj grave, janė tronditėse.
    Kėshtu pra, nė Greqinė e sotme, tė paktėn dy gra nė muaj gjejnė vdekjen apo torturohen nė mėnyrė barbare nga bashkėshortėt apo tė dashurit e tyre. Dhe mė tragjik ėshtė fakti se nė kėto vrasje apo tortura, shpeshherė viktima tė dhunės bėhen edhe fėmijėt e tyre. Ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė fakti se jo vetėm shoqėria greke, por edhe mediat, nė mėnyrė tradicionale, nuk e pasqyrojnė kėtė realitet, ose nė mė tė shumtėn e rasteve e justifikojnė me skamjen, krizėn ekonomike, nivelin e ulėt tė arsimimit tė personave qė kryejnė kėto akte dhune. Por realiteti flet vetė, flet me gjuhėn e pamohueshme tė shifrave. Lista e rasteve tė dhunės qysh prej janarit tė vitit 2008 deri mė sot, e quajtur dhe si lista e turpit, ėshtė llahtarisht e gjatė. Janė mbi 34 akte dhune tė ushtruara nga burrat. Midis tyre edhe rasti i emigrantit shqiptar, Irfan Rama, i cili nė prill tė vitit 2009 i preu gjymtyrėt me njė sharrė elektrike ish-bashkėshortes sė vet nė Kalamata, por edhe i njė 41-vjeēari shqiptar, i cili pasi i hodhi gruas sė tij benzinė, e dogji nė 26 gusht tė kėtij viti nė Ano Liosa tė Athinės. Ndėrsa rasti i fundit ka ndodhur pikėrisht dje. Njė 78-vjeēare nė Artė pėrdhunohet dhe mė pas vritet e qėlluar me njė ēekiē nė kokė.
    Sipas vlerėsimeve tė sociologėve vendas, dhuna ėshtė ende element pėrbėrės i familjes greke. Sipas kryetares sė Kėshillit tė Qendrės sė Hulumtimeve pėr Ēėshtjet e Barazisė, znj. Elena Zenaku, tė dhėnat qė rezultojnė nga kėrkimet e kėsaj qendre, pėr sa i pėrket natyrės dhe llojeve tė ndryshme tė dhunės ndaj grave, si dhe fushatės sė informacionit, sensibilizimit dhe mbrojtjes sė viktimave, kanė ēuar nė pėrfundimin se kjo dhunė ėshtė nė rang ndėrkombėtar dhe se ndodh sistematikisht. Ėshtė dhunė qė nuk njeh kufij gjeografikė dhe civilizim dhe ndikon jo vetėm te gratė-viktima, por edhe nė gjithė shoqėrinė.
    Nė njė hulumtim tė kėsaj qendre nė pesėvjeēarin e kaluar ėshtė raportuar se:
    • 23,6% e grave deklarojnė se janė nė dijeni tė shumė rasteve tė dhunės ndaj grave nga burrat, tė cilat ngelen tė padeklaruara.
    • 13,3% e grave shprehen se kanė qenė dėshmitare tė rasteve tė dhunės nė familjen ku janė rritur dhe 11,2% e tyre kanė qenė viktima tė kėsaj dhune.
    • 39,7% e grekeve deklarojnė se nė njė prej lidhjeve tė tyre tė kaluara, ish-bashkėshorti apo ish i dashuri kishte sjellje tė dhunshme ndaj tyre.
    • Pėr sa u pėrket llojeve tė dhunės, rezultoi se 56% e grave kanė pėrjetuar sjellje tė padrejta tė partnerėve tė tyre, tė cilat janė shoqėruar me dhunė psikologjike apo gjuhėn e kėrcėnimit.
    • 3,6% e grave deklarojnė se bashkėshorti apo i dashuri ushtron forcė trupore pėr t‘i detyruar nė kontaktin seksual.
    "Mjaft mė"! Kjo ėshtė tashmė motoja e kėsaj qendre, e cila u drejtohet gjithė grave dhe opinionit publik nė vend, pėr tė mos heshtur, pėr ta denoncuar kėtė dhunė, pėr tė hequr kėtė rudiment tė etapave historike qė ka kaluar shteti grek.
    "Dorėn e krimit nuk e armatos as pasioni, as zilia, as varfėria. Kėto janė pretekste. Atė dorė vrastare e armatos shoqėria ende patriarkale, e cila pėr fat tė keq zbaton ligjet e saj tė paligjshme akoma, edhe nė fillim tė shekullit XXI".

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhuna kundėr gruas, alarm botėror

    Dhuna kundėr gruas, alarm botėror

    Organizata e Kombeve tė Bashkuara zbulon fakte tė frikshme: njė nė pesė gra nė tė gjithė botėn dhunohet

    Tashmė ėshtė bėrė e njohur nė tė gjithė botėn qė 25 nėntori ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Dhunės ndaj Gruas. Kjo datė ka hyrė nė historinė botėrore si Dita kundėr Dhunės ndaj Gruas qė prej 17 dhjetorit 1999, pas njė rezolute tė miratuar nga Organizata Botėrore e Kombeve tė Bashkuara. Si subjekt ėshtė zgjedhur njė nga momentet mė mizore qė njeh historia: mė 25 nėntor 1960, motrat Mirabal, ndėrsa shkonin pėr tė takuar bashkėshortėt e burgosur, u ndalėn nė rrugė nga agjentėt e Shėrbimit Informativ Ushtarak. Pasi u ēuan nė njė vend tė fshehtė, ato u pėrdhunuan dhe torturuan barbarisht. Mė pas u hodhėn nė njė greminė sė bashku me makinėn e tyre, duke simuluar njė aksident. Vrasja e motrave Mirabal pėrmendet si njė nga mizoritė e historisė domenikane.


    Kėto ditė, nė tė gjithė botėn, ėshtė duke u zhvilluar njė fushatė e rėndėsishme pėr dhunėn mbi femrat. Ēfarė pėrmasash ka marrė ky fenomen?
    Sipas OKB-sė, njė nė pesė gra nė botė ėshtė viktimė e dhunės, ose ėshtė tentuar tė dhunohet tė paktėn njė herė nė jetėn e saj. Jo rastėsisht dhuna ėshtė cilėsuar "njė emergjencė e vėrtetė nė shkallė botėrore", prandaj dhe Parlamenti Europian miratoi njė rezolutė qė ndėshkon ashpėr fajtorėt. Njė studim i fundit, i kryer nė Zvicėr, te njė grup vajzash 14 dhe 15 vjeēe, tregoi se 20 pėr qind e tyre kishte provuar njė abuzim. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė bėri tė ditur se dhuna ėshtė gjithashtu e pranishme 10 deri nė 12 pėr qind nė shtetet si Tanzania dhe Peruja, ndėrsa nė Kanada arrin nė l11 pėr qind.
    Cila ėshtė situata aktuale?
    Sipas OBSH-sė, pothuajse gjysma e femrave nga 14 deri nė 59 vjeēe ka provuar tė paktėn njė herė nė jetė njė ngacmim seksual, njė shantazh seksual nė punė, ose dhunėn fizike. Pra numri i saktė ėshtė 55,4 pėr qind. Kjo do tė thotė qė femrat dhunohen ēdo ditė, por problemi ėshtė se vetėm 4 pėr qind e tyre guxojnė tė denoncojnė.
    Cilat janė vendet me numrin mė tė madh tė femrave tė dhunuara?
    Nė San Paolo tė Brazilit, njė grua dhunohet ēdo 15 sekonda. Nė Ekuador 37 pėr qind e minoreneve pėrdhunohen dhe janė viktima tė mėsuesve tė tyre. Fenomeni nuk ka as kufij, as gjeografi dhe as etni. Gjithnjė duke iu referuar tė dhėnave tė Kombeve tė Bashkuara, njė nė katėr nėna ka pėsuar njė abuzim fizik ose seksual gjatė periudhės sė shtatzėnisė. Nė gjysmėn e kėtyre rasteve tė dhunės gratė janė goditur nga partnerėt e tyre me shkelma barkut. Nė vitin 2002, numri i vajzave nėn moshėn 18 vjeēe, qė kanė pėsuar cenime tė ndryshme, i kalon 150 milionė.
    Cilat janė tė dhėnat pėr Europėn?
    Ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktosh njė gjė tė tillė, pasi numrat nuk janė asnjėherė tė saktė. Nė kontinentin tonė, dhuna ėshtė shkaku kryesor i vdekjes ose invaliditetit te femrave nga mosha 16 deri nė 44 vjeēe. Sipas njė studimi tė kryer nėn kujdesin e Roberta Angelilli, zėvendėspresidente e Parlamentit Europian, vdesin mė shumė femra nga abuzimet, sesa nga kanceri ose aksidentet rrugore. Po i njėjti burim konfirmon se ēdo ditė, njė nė pesė gra ėshtė viktimė e dhunės dhe 95 pėr qind e akteve vijnė nga familjarė apo janė brenda familjes.
    A ka kjo njė kosto tė madhe sociale?
    Shtetet anėtare tė Bashkimit Europian shpenzojnė ēdo vit 33 miliardė euro pėr tė ndėrhyrė nė rastet qė janė viktima tė abuzimeve familjare. "Dhuna ndaj gruas dobėson nė mėnyrė tė vazhdueshme jetėn e individit, familjet si dhe komunitetin", konfirmojnė Kombet e Bashkuara. "Nė kėtė mėnyrė zvogėlohet ndjeshėm mundėsia e zhvillimit tė ēdo shteti".
    Cilat janė pasojat?
    Nė gjysmėn e rasteve tė deklaruara, diagnostikohet njė humbje e besimit dhe vetėvlerėsimit. 41 pėr qind e viktimave raportojnė shqetėsime tė gjumit. Gjithashtu njė nė tre femra vuan nga ankthi dhe depresioni. Rreth 16,6 pėr qind pėrballet me shumė vėshtirėsi pėr ndėrtimin e lidhjeve.
    Ėshtė vetėm ēėshtje seksuale apo janė edhe elementė tė tjerė qė ndikojnė?
    Nė Amerikė, njė e treta e grave tė vrara janė viktima tė partnerėve tė tyre, ndėrkohė qė nė Afrikėn e Jugut, regjistrohet ēdo gjashtė orė njė vrasje nė shtėpi. Pa harruar kėtu qė 80 pėr qind e trafikimit tė qenieve njerėzore janė vajza dhe gra, apo 60 milionė tė reja, tė cilat martohen shumė tė vogla, pra i besohen njė burri pėrpara se tė arrijnė moshėn e pjekurisė.
    Si perceptohet dhuna nė familje?
    Nė 44 pėr qind tė rasteve viktimat pranojnė qė "ėshtė diēka e gabuar, por jo njė krim", gjė e cila ėshtė denoncuar vetėm nė 18,2 pėr qind tė rasteve. Pėr 36 pėr qind ėshtė "diēka qė ka ndodhur".
    Ēfarė propozon Parlamenti Europian pėr tė mbrojtur gratė?
    Asambleja ka kėrkuar masa mė tė forta pėr tė luftuar plagėn e vėshtirė tė shoqėrisė, dhunėn, duke ftuar anėtarėt e saj t‘i ndihmojė tė gjitha viktimat, pavarėsisht kombėsisė sė tyre. Apeli vlen mė shumė pėr mbrojtjen ligjore, njė aspekt ky shumė i rėndėsishėm pėr tė garantuar dinjitetin femėror. Nė fund ėshtė propozuar qė tė gjitha rastet e konstatuara nė dhunė gjinore tė kalojnė nė ndjekje tė forta penale.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •