Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Zgjedhjet e Zgjedhjeve te Pritshme

    Shekulli, 06/12/2009

    Fushata pa zgjedhje
    Preē Zogaj

    Fjalėt e fundit u thanė pa ardhur fundi. Ėshtė shumė e vėshtirė tė parashikohet se ēdo tė ndodhė pas kėsaj. Ngjarjet nė raste tė tilla janė njė sekret i zhvillimeve. Ato zbulohen duke ndodhur. Ky ėshtė nė pėrgjithėsi fati i pėrplasjeve tė forta politike. Edhe pse pjesėmarrėsit nė to kanė gjithmonė njė plan dhe duan tė dalin diku.

    Nė tė vėrtetė, ku jemi me krizėn e marrėdhėnieve shumicė-opozitė qė po precipiton si njė krizė politike dhe morale nė rrafshe gjithnjė e mė tė gjera? Ku po shkojmė?

    Do tė ndodhė njėra:

    Do tė kemi njė ndalim tė menjėhershėm tė luftės sė deklaratave dhe njė kthim tė imponuar nė tryezėn e bisedimeve, ku shtrėngimet e duarve nė pėrfundim tė njė marrėveshjeje pėr kutitė, zgjedhjet dhe kushedi pėr ēfarė tjetėr do tė na kujtojnė sėrish zhvlerėsimin e fjalės nga politika pa vlerė. Por, besoj se shumica e njerėzve do ta pranonin kėtė zgjidhje, e cila duket mė e largėta pėr momentin. Paqja ėshtė thirrja e natyrshme e shoqėrisė.

    Nuk do tė ketė dialog, qeveria dhe opozita do tė qėndrojnė nė pozicionet e tanishme, fjalėt e fundit qė janė thėnė pa ardhur fundi do tė pėrsėriten dhe stėrpėrsėriten nga e para, pambarimisht, ditė pėr ditė, javė pėr javė, sa tė mbajė, me gjithė shėmtimin dhe automatizmin e njė kulture politike qė nuk e njeh shtetin ligjor, por vetėm shtetin politik, qė nuk zbardh asnjė akuzė, asnjė skandal, vetėm i thotė, vetėm i hedh. Sa e mėrzitshme! Sa e rrezikshme. Situata e vendit do tė shkonte drejt njė depresioni dhe amullie qė pėrgatit shpėrthime anarkiste, krimi i organizuar do tė shtronte sofrėn, revoltat dhe mėrzia popullore do tė vėrshonin pa drejtim. Pėr tė parandaluar njė zhvillim tė tillė, qeveria ka detyrimin institucional tė ofrojė planin e saj. Prandaj ia kėrkojnė dhe ndėrkombėtarėt. Njė qeveri, sė cilės nuk i kėrkohet plan, ėshtė njė qeveri e mbaruar.

    Opozita do tė derdhet nė protesta tė mėdha e tė vogla nė gjithė territorin kombėtar, duke shfrytėzuar edhe problematikėn e krizės ekonomike gjithnjė e mė evidente. Qeveria nga ana e saj do tė pėrpiqet tė pėrgjigjet me mitingje mbėshtetėse pėr vete, siē nuk ėshtė e zakonshme pėr qeveritė e vendeve demokratike, duke prodhuar kėsisoj bashkėrisht opozita dhe shumica tablonė e njė tollovie tė paparė e tė panjohur nė tokėn e Evropės.

    Lufta e deklaratave do tė shtrihet gjithandej, palėt do tė numėrojnė mbėshtetėsit pėr tė treguar forcėn. Praktikisht, kjo do tė thotė se qeveria do t'i braktisė ose do t'i pėrmbushė part-time funksionet e natyrshme tė qeverisjes. Por, nuk do tė ketė mundėsi ta vazhdojė gjatė kėtė lojė. Loja e mitingjeve dhe antimitingjeve pėrgjatė legjislaturės favorizon gjithnjė opozitėn. Njerėzit sakrifikojnė pėr tė shprehur pakėnaqėsinė, por jo gėzimin. Qeveria e kontraston dhe e ēarmatos opozitėn duke dhėnė zgjidhje. Ėshtė nė tagrin dhe nė statusin e saj. Edhe kur ka pėrballė njė opozitė qė propozon vetėm pėrplasje.

    Megjithėse akuzohet nga disa kundėrshtarė pėr ēoroditje, humbje tė ekuilibrit dhe shkarje nė emocionalizėm, unė kam pėrshtypjen se Berisha, pėrveēse e ka nė njė dozė tė caktuar, edhe e luan politikisht sjelljen emocionale apo shkarjen. E luan pėr t'i qėndruar larg dhe pėr tė zhurmuar kėrkesėn kryesore tė opozitės, e luan pėr tė propozuar edhe ai njė betejė, pėr tė hapur edhe ai njė front, pėr tė fituar kohė, pėr tė kthjelluar idetė e veta nė realitetin plot kundėrthėnie tė mandatit tė tij tė dytė si kryeministėr.

    Refraktar deri nė fund ndaj kėrkesės pėr hapjen e kutive nėpėrmjet njė hetimi parlamentar, kryeministri Berisha do tė fillojė tė mendojė, nė mos ka menduar qysh tani pėr opsionin e zgjedhjeve tė parakohshme, pa pasur njė afat, duke i lėnė gjėrat tė rrjedhin aq sa mund tė rrjedhin dhe duke pritur tė pėrfitojė sa mė shumė tė jetė e mundur nga agjenda e integrimit dhe liberalizimit tė vizave, pėr tė provuar paskėtaj nė fushėn e betejės sė parakohshme elektorale shansin e njė fitoreje me nder apo edhe tė njė humbjeje me nder, qė gjithsesi, do tė ishte shumė mė e mirė se sa njė "fitore" e damkosur po tė hapeshin kutitė. Demokristianėt kanė sjellė indice tė forta nė kėtė drejtim me rileximin e votave tė qarkut tė Shkodrės. Sipas raportit tė demokristianėve, tė depozituar nė prokurorinė e Shkodrės, mijė vota janė tjetėrsuar nė favor tė koalicionit qeveritar dhe nė dėm tė opozitės.

    Berisha ėshtė sforcuar e sforcohet shumė pėr tė kundėrshtuar hapjen e kutive. Nuk ka argumente. Hapjen e kutive e garantonte dhe e garanton jo vetėm Kodi Zgjedhor, por edhe Ligji mbi tė Drejtėn e Informimit, sipas tė cilit edhe njė qytetar i thjeshtė ka tė drejtė tė informohet pėr ēdo gjė qė nuk ėshtė sekret shtetėror. Kutitė nuk janė sekret shtetėror.

    Po tė jenė kutitė gjithandej si ato qė ka rilexuar PDK-ja nė Shkodėr, duket e pritshme qė Berisha tė rrezikojė nė fushė tė hapur, nė betejė, atje ku mund tė prijė vetė. Nuk janė vetėm kutitė motiv i njė lėvizjeje tė tillė. Ėshtė edhe legjitimiteti i sajuar i qeverisė, qė sigurisht, i rri nė kokė si njė pengim kryeministrit. Ėshtė edhe situata ekonomike, qė ndėrsa po fut nė vėshtirėsi tė mėdha tė sotmen dhe tė nesėrmen e qytetarėve, mund tė ndriēojė njė kalkulim gabuar, pėr tė mos thėnė me shumė, tė arritjeve dhe premtimeve me tė cilėt koalicioni qeveritar mori shtatėdhjetė mandatet nė zgjedhjet e 28 Qershorit.
    Reagimi i Berishės para dhe sidomos pas protestės opozitare tė 20 nėntorit ėshtė realisht propozimi i njė ndeshjeje "gjithēka pėr gjithēka" me kundėrshtarin e tij Edi Rama. I njė ndeshjeje qė tė kujton njė fushatė elektorale tė egėr. I njė ndeshjeje qė nuk mund tė zgjidhet askund tjetėr pėrveēse nė kutitė e votimit. Objektivisht, ai e ka shumė tė vėshtirė tė vazhdojė tė qeverisė me opozitėn nė rrugė, i kapur keq nga njė kėrkesė qė nė gjithė botėn perėndimore ėshtė elementare, e parefuzueshme. Ai nuk ka kohė dhe mundėsi pėr tu sjellė edhe si qeveri, edhe si opozita, edhe tė dyja sė bashku. Ai ka nisur njė fushatė pa zgjedhje dhe pa zgjidhje, qė mund tė jetė mė e gjata nė historinė e botės, por mund tė na ēojė edhe papritur drejt kutive tė votimit. Gjithēka do tė varet nga zhvillimet.


    Nė kėtė pistė Berisha ka na favor mundėsinė pėr tė provokuar zgjedhje tė parakohshme nė momentin kur ta gjykojė tė leverdishme pėr vete. Thėnė ndryshe, ai ka nė dorė befasinė. Nė zgjedhjet eventuale tė parakohshme, qė unė i shoh nė logjikėn e sjelljes politike tė kryeministrit tė vendit, Berisha nuk do tė dojė tė shkojė "kokulur" si nė zgjedhjet e parakohshme tė vitit 1997, por kryelartė, i zemėruar, agresiv, i "viktimizuar", "pėr hir tė stabilitetit tė vendit", duke u pėrpjekur t'ia hedhė gjithė barrėn e pėrgjegjėsisė opozitės dhe kreut tė saj, Edi Rama, qė nuk rri dot pa pushtet meqenėse iu afrua pushtetit, qė ėshtė gati ta kthejė pėrmbys meqenėse mbahet parti e parė, prandaj i duhet treguar vendi me votė, e tė tjera e tė tjera!

    Por, zhvillimet politike kanė veēorinė qė tė shpėtojnė nga dora kur u vjen ora e tyre. Kur nuk pėrgjigjet e vepron nė kohė, kryeministri tejkalohet nga ngjarjet, humbet protagonizmin, defaktorizohet. Ai duhet tė ketė planin e tij, sigurisht, por duhet ta maturojė atė vazhdimisht me opsionet e opozitės, me evoluimin e situatave. Deri mė tani, Berisha e ka refuzuar opozitėn e tij, por, ndėrkaq i ka "ushqyer" e po i "ushqen" asaj tė drejtėn. Pavarėsisht se janė a nuk janė opozitarė, dalin a nuk dalin nė protesta, shumica dėrmuese e qytetarėve nuk shohin ndonjė arsye se pėrse kutitė nuk duhen tė hapen e hetohen nė bazė tė njė ligji apo vendimi tė Kuvendit. Berisha pėrdor shumė akuza, por nuk i institucionalizon ato nė organet e drejtėsisė. Akuzat mund tė rezultojnė shpifje nė gjykatė, por akuzat qė nuk dėrgohen fare para drejtėsisė kanė apriori vlerėn e shpifjes. Kur nuk ke gratin pėr t'i ndjekur, mė mirė tė mos i bėsh fare. Mandej ėshtė afėrmendsh se nuk ekziston nė lėmshin tokėsor njė popull puritanėsh.

    Me tė drejtėn mė vete, nėse do tė dijė ta administrojė sikurse deri tani, duke shmangur teprimet e euforisė dhe naivitetit, opozita i ka shanset tė jetė njė dorė e fortė nė timonin e krizės dhe zgjidhjeve. Nė zgjedhje tė parakohshme nuk duhet shkuar pėr inat, pėr llogari tė vogla, por vetėm pėr nevojė, nėse zgjedhjet janė zgjidhja mė e mirė. Kjo ėshtė e vlefshme pėr tė gjithė. Njė marrėveshje korrekte mes qeverisė dhe opozitės do t'i kursente vendit gjithė pasojėn e mungesės sė saj. Ghandi- ia vlen ta citojmė shpesh kėto kohė - thoshte se zemėrimi dhe intoleranca janė armiqtė mė tė mėdhenj tė mirėkuptimit korrekt.

    Nganjėherė mendoj: "A vlen tė citohen filozofėt dhe burrat e mėdhenj tė shteteve pėr tė ndriēuar apo futur nė brazdė ragbinė politike pa rregulla dhe pa gjykim tė vendit tonė tė vogėl? A mos ėshtė e gjithė kjo njė fyerje pėr arsyen dhe pėrvojėn e ndritur? Ndoshta, por edhe kjo mbetet njė mėnyrė pėr tė kuptuar dhe ndihmuar".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Ky Perci a Preci si e ka po behet si Mero Bazja?Ku ka qene me pare ky? Ky nuk me bind per asgje.eshte i pabesueshem.

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Leksion nga Preēi, leksion nga Sigurimi Shtetit ... D.S. ti je nga ata qe rendom quhen "te fjeturit" ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •