Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Çfarë ndodhi në të vërtetë në Rambuje

    Përshëndetje!
    Në vazhdim do të sjellë afër 100 faqe,(për anëtarët dhe lexuesit e Forumit Shqiptar),material nga libri VITET E KOSOVËS 1998-1999,me autor Blerim Shala,në të cilën libër përshkruhet në detaje e gjithë sjellja e delegacionit të Kosovës si: parapërgatitja,udhëtimi në Francë, refuzimi-nënshkrimi dhe kthimi prej Konferencës së Rambouillet.
    Libri përbëhet prej DHJETË KAPITUJVE,kurse në tërësi ka 420 faqe.
    Është botimi i tretë nga shtëpia botuese "ZËRI" 2003
    Blerim Shala është botues i gazetës ditore dhe revistës javore Zëri në Prishtinë.
    Meqë autori i këtij libri ishte edhe pjesëmarrës i drejtpërtdrejtë në delegacionin e Kosovës, si anëtar i paparti apo i pamvarur,përkatësisht anëtar i Grupit Politik të delegacionit të Kosovës,më mbajti shpresa se autori (Blerim Shala) është shumë më objektiv se sa autorë të tjerë që Marrëveshjen për Kosovën që u arrit në Rambuje përkatësisht në Paris më 21 mars të vitit 1999 e "paraqesin" me ngjyra partiake.
    Ju, do të mund të komentoni!

    Lexim të këndshëm!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    KAPITULLI DY

    DREJTIMI:RAMBOUILLET

    faqe 213-214-215
    NË BISEDËN TELEFONIKE që kisha me ambasadorin Christipher Hill,të shtunën,më 30 janar,një ditë pas takimit të grupit të Kontaktit në Londër,ai pos të tjerash,më informoi për detajet organizative të konferencës për Kosovën dhe shprehu optimizmin e tijë që,më në fund,procesi i zgjedhjes së çështjes së Kosovës kishte gjetur binarët e sigurtë.Por,Hill e dinte që për vetëm disa ditë,më së largu deri të martën a të mërkurën e ardhshme(2 dhe 3 shkurt),pala shqiptare jo vetëm që duhej të shfaqte gatishmërinë për të marrë pjesë në Konferencën e Rambouilletit por,për më tepër duhej të caktonte edhe antarët e grupit negociator,të Kosovës.Pra,ajo që nuk u arrit pothuaj për pesë muaj,tani patjetër duhej të bëhej më së voni për pesë ditë.Në shikim të parë,dukej ky një ”Mission Impossible” (mision i pamundur,i paarritshëm).
    ”Procedura”e ambasadorit Hill.Në muajt e kaluar,që i paraprinë kësaj faze,ambasadori Hill kishte zgjedhur një formë të veçantë komunikimi me negociatorët kosovarë.Kështu,Hill mbante lidhje me grupin negociator të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës (të cilit i printe dr.Fehmi Agani),pastaj me përfaqësuesit e UÇK-së (ç'prej nëntorit të vitit 1998 u vendosën lidhjet me Jakup Krasniqin,Ramë Bujën dhe Sokol Bashotën,treshja e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së).,me ata të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike (në radhë të parë me Mehmet Hajrizin dhe Hydajet Hysenin),si dhe me mua dhe Vetonin (Surroi).Pastaj diplomacia amerikane dhe ajo austriake kishin kanalet e veta të komunikimit edhe me Hashim Thaçin e Bardhyl Mahmutin të UÇK-së,dhe me Bujar Bukoshin e LDK-së.
    Pra ishte qartësuar dukshëm se kush mund të përbënin delegacionin e Kosovës në Rambouillet i cili delegacion sipas bisedës së atëditshme me Hillin,nuk do të duhej të kishte më shumë se 12 anëtarë.Struktura e këtij delegacioni,sipas Hillit do të mund të ishte kësofare:4 të LDK-së,3 të UÇK-së,3 të LBD dhe dy të pavarur.Atë ditë nuk biseduam për emra konkretë,edhe pse shumë prej tyre qysh atë të shtunë ishin të njohur,po të kihej parasysh përvoja e muajve të kaluar.
    Të dielën më 31 janar,Adem Demaçi ,përfaqësues i UÇK-së,siç e cilësonte ai veten,do të takohet me anëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ku ai,siç do të marrë vesh të nesërmen,do të shprehë dyshimet e veta të para për ftesën për të shkuar në Rambuje.Demaçi në ”Parimet e panegociushme” të Grupit të Kontaktit ishte i prirur të shihte një prapakthim politik dhe statusor për Kosovën,gjegjësisht ai kishte përshtypjen që këto parime hapnin shteg për legalizimin ndërkombëtar të nënshtrimit të Kosovës në(n) Sërbi.Megjithatë,në këtë takim Demaçi ishte porositur nga Jakup Krasniqi që qëndrimin e tij rreth ftesës për Rambuje ta shfaqte vetëm pas shpalljes së vendimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
    Ftesa për Rambouillet.Të hënën e një shkurtit,në Prishtinë do të arrijnë ambasadorët Hill dhe Petrisch.Këtë herë misioni i tyre na ishte i njohur të gjithëve-duhej krijuar delegacionin e Kosovës për rambuje,duke përfshirë këtu tri grupacionet më të rëndësishme:
    UÇK-në,LDK-në dhe LBD-në.Si gjithmonë,unë do të takohem me ndërmjetësit kryesor ndërkombëtar në Zyrën Amerikane.Ata tashmë kishin kryer takimin me Adem demaçin dhe përshtypjet e tyre ishin mjaft konfuze.Demaçi nuk ishte përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejt në pyetjen e Hillit edhe të Petrischit se a do të shkonte në Rambuje dhe kush do të mund të reprezentonte UÇK-në në Konferencën për Kosovën,nëse UÇK do të përfaqësohej me tre veta.Ky vetëm kishte përsëritur disa herë që deri të mërkurën,me tre shkurt,Hill dhe Petrisch do të merrnin përgjigjen e tijë për ftesën.Kur ishte hapur diskutimi për përbërjen e delegacionit të UÇK-së,Demaçi kishte këmbëngulur që Albin Kurti,lider i njohur studentor i protestave të vitit 1997 e zëdhënes i zyrës së Demaçit,duhej të ishte në stafin e UÇK-së.Ky insistim i tij u kishte dhënë shpresë Hillit dhe Petrischit se Demaçi megjithatë do të vinte në Konferencën e Rambujesë.Që të dy,piksëpari Hill,e dinin se vështirë është të punohet me Demaçin,por po ashtu ata i druanin mosardhjes së tijë në Rambuje më shumë se punës së rëndë me të gjatë konferencës paqësore.
    Hill dhe Petrisch,përsa i përket UÇK-së,vlerësonin se janë tri figura pa të cilat nuk mund të paramendohej përfaqësimi i saj në Konferencën Paqësore për Kosovën.Kështu A.Demaçi duhej të reprezentonte anën ”simbolike” të UÇK-së,si një personalitet i njohur me një biografi që numronte 28 vjet burg.Hashim Thaçi,duhej të përfaqësonte ”luftëtarët” (apo edhe themeluesit) e UÇK-së,pra ata të cilët bartnin peshën më të madhe të luftës,ndërsa Bardhyl ahmuti ”diasporën” e UÇK-së,të merituar jo vetëm për përkrahjen politike por edhe atë logjistike (financiare).Kësaj tresheje,Hill dhe Petrisch,për hirë të Demaçit ishin në gjendje t'ia shtonin edhe Albin Kurtin i cili,pos të tjerash do të mbulonte me praninë e tijë edhe shtresën studentore,mjaft e merituar për rihapjen e çështjes së Kosovës në tetor-nëntor të vitit 1997 me protestat e organizuara në Prishtinë.Hill dhe Petrisch tashmë kishin hetuar që LDK-ja dhe LBD-ja ishin të gatshme të merrnin pjesë në Konferencën e Rambujesë,por që liderët e LBD-së kishin nënvizuar se nëse UÇK-ja refuzonte ftesën,atëherë LBD-ja nuk do të udhëtonte për në Francë.Në të vërtetë,dihej që vendimi eventual negativ i UÇK-së do të ishte një veto morale dhe politike për të gjithë të tjerët dhe,poashtu,do të detyronte edhe vetë ndërmjetësit ndërkombëtar të hiqnin dorë nga konferenca.Ç'prej maj-qershor të viti 1998,Washingtoni dhe Brukseli e dinin që nuk mund të ketë marrëveshje për Kosovën pa UÇK-në.Aq sa kuptova atë ditë,kur ishte qështja e përbërjes së delegacioneve të LDK-së dhe të LBD-së,Hill dhe Petrisch vlerësoninse LDK-ja do të vinte me këtë përbërje:
    Ibrahim Rugova,Fehmi Agani,Bujar Bukoshi dhe Edita Tahiri,ndërsa LBD-ja do të përfaqësohej me Rexhep Qosjen,Mehmet Hajrizin dhe Hydajet Hysenin.Në fund të listës gjindeshim unë dhe Veton Surroi.
    Faqe 216-217-218-219
    Në rambuje duhej të shkonin 12 kosovarë.Pra supozimet e Hillit dhe Petrischit ishin që delegacioni i Kosovës do të përbëhej nga 12 ose 13 veta (varësisht nga ardhja e A.Kurtit):Adem Demaçi,Hashim Thaçi,Bardhyl Mahmuti dhe ndoshta Albin Kurti (UÇK),Ibrahim Rugova,Fehmi Agani,Bujar Bukoshi,Edita Tahiri (LDK),Rexhep Qosja,Mehmet Hajrizi dhe Hydajet Hyseni (LBD),Veton Surroi dhe Blerim Shala (të pavarur).
    Sa i përket palës serbe...(bënë fjalë për delegacionin e serbise).
    Demaçi thërret të bojkotohet Konferenca për Kosovën.
    Të nesërmen,e martë 2 shkurt,dukej që gjithçka u përmbys në politikën kosovare.A.Demaçi në takimin e tijë tashmë të zakontë me media,i cili përher mbahej në selinë LDK-së ishte decidiv:Shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Rambuje!Demaçi i sugjeroi hapur Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së përmes lajmësve publik,madje edhe në anglishte,të merrte vendimi i cili do të refuzojë ftesën e bërë nga Grupi i Kontaktit për të marrë pjesë në Konferencën për Kosovën.Në arsyetimin e tij Demaçi theksonte se Konferenca e Rambujesë ofron një autonomi kulturore për Kosovën në kuadër të Sërbisë dhe vazhdimin e robërisë së Kosovës.
    Ishte me prapavijë që Demaçi ftonte publikisht Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për të bojkotuar Konferencën për Kosovën në të cilën sipas tij,Kosovës i ofroheshin pranga të reja,tani të ”gatitura” edhe nga faktori ndërkombëtar,madje edhe nga shtetet të cilave të gjithë ne u referoheshim si shtete mike,apo si shtete të cilat me gjithë mend dhe zemër dëshirojnë zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Së pari,s'ishte e rastit pra që Demaçi e bënte këtë përmes ”zmadhuesve” medialë,edhe pse në rastet çfarë ishte ky,kur vendosej për fatin e një populli,kjo çështje duhej shoshitur konfidensialisht prej tij me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.Demaçi e bënte këtë për të ndikuar drejtpërdrejt tek faktori politikë kosovar,në radhë të parë në LBD dhe në të gjitha strukturat e UÇK-së,në të cilat shumëkush me arsye do të pyetej se si është e mundur që nuk po kuptohen gjërat të cilat Demaçi i ka kuptuar.Apo thënë më drejtpërdrejt,mendimi i Demaçit,i cili krejtësisht komprometonte ofertën e Rambujesë,patjetër që do të linte gjurmë në strukturat organizative të UÇK-së.Demaçi kështu ,në fakt,po përpiqej të bënte të pamundur shkuarjen e kosovarëve dhe Kosovës në Rambuje,në një konferencë paqësore kushtuar Kosovës.
    Pra,në mesditën e së martës dukej që u përmbysë,pandreqshëm,oferta e Grupit të Kontaktit për ta ndërruar fatin e Kosovës.Pakkush prej nesh besonte që tani mund ta kthenim disi gjendjen e para orës 11 të kësaj të marteje,kur akoma shpresonim se do të krijonim një delegacion gjithpërfshirës të Kosovës,patjetër me UÇK-në si faktorin atëbotë më të rëndësishëm politik shqiptar.
    Megjothatë,kjo përmbyetje zgjati jo më shumë se një orë.E tëra,kështu,i ngjante një rrebeshi të shpejtë pranveror,pas të cilit kthjellet krejtësisht moti.
    Krasniqi konfirmon se UÇK-ja shkon në Rambuje.
    Jakup Krasniqi,zëdhënës i UÇK-së,në deklaratën e tijë për opinion kishte shprehur vebdimin e SHP të UÇK-së për të shkuar në Rambuje.Pastaj ai kishte përmendur që në emër të të UÇK-së,në Konferencën e Rambujesë do të participojnë:Azem Syla,komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe njëri ndër themeluesit e sajë,i njohur me nofkën luftaraje ”Daja i Madh”dhe me atë në LPK ”Antoni”,Xhavit Haliti,”Zeka”,po ashtu themelues i UÇK-së dhe përfaqësues kryesor i saj në Shqipëri,Hashim Thaçi shef i Drejtoriatit Politik,Ramë Buja,shef i Drejtoriatit për Çështje Civile,dhe Jakup Krasniqi,zëdhënës i UÇK-së.Kryediplomatët perëndimorë për Kosovën,Hill dhe Petrisch,kishin pasur paralajmërime edhe më parë se UÇK-ja ishte në favor të Rambujesë,madje prej vetë H.Thaçit.Pastaj këta kishin pasur informata që edhe Bardhyl Mahmuti do të ishte në delegacionin e UÇK-së,gjë që u përgënjeshtrua.
    Në shpjegimet e tyre të mëvonshme liderët e UÇK-së do të theksojnë se vlersimet e SHP ishin që me shkuarjen në Rambuje nuk mund të humbet azgjë dhe që UÇK-ja e cila me heroizmin e saj,tok me martirizimin e popullatës shqiptare ishte më e merituara për këtë arritje ndërkombëtare,duhet të shkojë në Konferencën për Kosovën.
    Tre ditët e mbetura deri në nismën e konferencës së Rambujesë u mbushën spekulime dhe thashetheme për përbërjen e njëmend të delegacionit të Kosvës.Tashmë diheshin emrat e përfaqësuesve të UÇK-së,por përshtjellimet më të mëdha ishin të lidhura me LDK-në,e cila me çdo kusht dëshironte të kishte më së shumti pjesëmarrës në delegacionin tonë.LDK-ja po ashtu kishte telashe me partitë të cilat silleshin në ”orbitën” e saj,si Partia Demokristiane e Mark Krasniqit,Partia Socialdemokrate e Kaqusha Jasharit,Partia Liberale e Gjergj Dedajt.Të gjitha këto parti me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1998,edhe pse me antaraësi të paktë,i kishin ndihmuar shumë LDK-së në synimet e sajë për tu dhënë legjitimitetin e shumëpartizmit këtyre zgjedhjeve problematike.Secila prej këtyre partive dëshironte të merrte pjesë në delegacionin e Kosovës.Megjithatë,dr.Rugova vendosi që veç katër emrave të njohur që më parë,pra pos tij,F.Aganit,E.Tahirit dhe B.Bukoshit,të shtonet vetëm edhe emrin e akademik Idriz Ajetit,i cili ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit e të cilat,siç dihej mirë,nuk i pranonte UÇK-ja.Inkuadrimi i Ajetit bëri që të krijohet storja për #institucionalistët” në delegacionin tonë,sepse aty ishin dr.Rugova i cili hiqej si ”president i Republikës së Kosovës”,Bujar Bukoshi që ishte ”Kryeministër i Republikës së Kosovës” dhe Idriz Ajeti që vinte si ”kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës”.Së paku me tituj dhe funksionarë kishim republikë sa të duash në delegacionin e Kosovës.Nga LBD,vinin Rexhep Qosja,Hydajet Hyseni,Mehmet Hajrizi dhe Bajram Kosumi,kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës.Si të pavarur,aty ishim Vetoni (Surroi) dhe unë.
    219-220-221-222
    U bëmë kështu 16 veta në delegacionin e Kosovës.
    Problemet organizative.Dihet që ne nuk arritëm të udhëtojmë për në Paris të premten,më 5 korrik,ashti siq kishte planifikuar organizatori i Konferencës për Kosovën.Ambasadorët francezë Jacques Huntzinger dhe gabriel Keller (i pari ishte ambasador i Francës në Shkup,ndërsa i dyti xëvendës i William Walkerit,shefit të KVM-së) ishin me ne në aeroport e Sllatinës dhe kot pritëm që regjimi serb të ”mëshirohej”dhe të lejonte ardhjen në qeroport të Jakup Krasniqit,Ramë Bujës dhe Azem Sylës,treshes së UÇK-së,e cila gjendej në
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 06-02-2005 më 22:48
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    vDrenicë.Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti gjendeshin jashtë Kosovës.Kështu vetëm të nesërmen,e shtunë 6 shkurt,me dy aeroplanë të vegjël të Qeverisë së Francës,i tërë delegacioni ynë,përjashtuar Bukoshin,Thaçin dhe Halitin,do të udhëtojë për në Parisë..Përndryshe me t'u kthyer në Prishtinë atë të premte,me të marrë vesh se kush udhëtonte për në Rambuje në emër të RFJ-së dhe Sërbisë,do të mëkëmben dyshimet tona për arsyeshmërinë e pranimit të ftesës së organizatorëve të Konferencës së Kosovës.Në veçanti Qosja s'fshehte tani dilemat e tij,sepse i dukej poshtërim të shkohet në konferencë ku nga ana e RFJ-së dhe Serbisë do të participonin klounët politikë,ata të cilët Beogradi dëshironte ti paraqiste si reprezentë të ”Kosovës multietnike”.S'kishim sall ne dyshime.Edhe vet organizatorët,do të kuptojnë në Rambuje,ishin përplot mllef kur lexuan përbërjen e delegacionit të RFJ dhe Serbisë,sepse Beogradi kështu poshtëronte Parisin Zyrtar.Madje,kishte pasur edhe ide që Beogradit t'i bëhej me dije që kjo përbërje e delegacionit serb ishte fyesedhe e papranueshme,por në atë rastkishin mbizotëruar motivet politike për domosdoshmërinë e mbajtjes së Konferencës ndërkombëtare për Kosovën.
    Tok me rënien e muzgut dhe shpërthimin e blicave të fotoreporterëve që kishin zënë pritën në hyrje të Kështjellës së Rambujesë,do të hyjmë në vendin i cili duhej të shënonte fundin e luftës në Kosovë.Treshja e UÇK-së:
    Jakup Krasniqi,Ramë Buja dhe Azem Syla do të lënë në hyrje të Kështjellës revolet e tyre.I kishin marrë me vete me të vetmin qëllim:nëse rrugës deri në aeroportin e Sllatinës forcat serbe provojnë t'i zënë robër,të mos dorëzoheshin gjallë.Vetëm pesëmbëdhjetë minuta para hapjes solemne të Konferencës për Kosovën hymë në Kështjellën e Rambujesë dhe u vendosëm në dhomat tona,të cilat gjendeshin në katin më të lartë të Kështjellës.
    Nisma e Konferencës.Pa arritur ti ndërrojmë rrobat,do të na thërrasin të zbresim në sallën solemne,ku do të na presin tri fjalime:i Kryetarit Jacques Chirac,i ministrit të Jashtëm Hubert Vedrine dhe i sekretarit të Jashtëm Robin Cook,me të nj¨jtën porosi:Në Rambuje duhej bërë paqja për Kosovën.
    Kryetari i Francës,J.Chirac,fjalën e tijë e nisi me qëndrimin:”Ekzistojnë disa momente,mjaft të rralla,kur historia ndodhet në duart e disa njerëzve.I tillë është rasti sot për ju që po uleni në tryezën e negociatave.Êshtë fat i Kosovës,por është sidomos fati i grave,burrave, dhe i fëmijëve që jetojnë mbi këtë tokë,rrugën e të cilit do ta caktoni ju”...(vazhdon me fjalime)
    Mbledhja jonë e parë.Të lodhur nga rruga e gjatë,e cila tok me pritjen dhe disa shtyrje të nisjes numëroi dy ditë të plota,akoma të pamësuar me rrëmujën e Kështjellës së Rambujesë,e cila në atë përshtypjen e parë dukej një labirint tejet i ndërlikuar dhe, më në fund,tutje të impresionuar me glamourin (a shkëlqimin) e fillimit të Konferencës për Kosovën,me fjalët e mëdha,kumbuese dhe megjithate disi të thata të kryetarit të Francës J.Chirac dhe të bashkëkryetarëve të Konferencës,shefave të diplomacive britanike dhe franceze Robin Cook dhe Hubert Vedrine,pas një darke të shpejtë,vendosëm të mbanim mbledhjen e parë të delegacionit të Kosovës.Pothuaj gjysmë ore na humbi në kërkim të sallës ku do të uleshim.Ishte siç do të thuhet dhe shkruhet shunmë herë më pasë,konferenca e parë ndërkombëtare paqësore në këtë shekull luftërash dhe konferencash më të mëdha në historinë e njerëzimit e cila i kushtohej Kosovës dhe dukej që në këtë kështjellë teksa duhej të krijohej një atmosferë pune.Atë natë,pra atë të shtunë shkurti,kishte ushqim dhe pije gjithfarë llojesh,kishte fjalë dhe reflektorë,kamera e gazetarë të mbarë botës,shtetarët më të rëndësishëm të Perëndimit dhe të Rusisë por,ja,ishte pothuaj e pamundur të gjendej një sallë me tavolina dhe karrige të thjeshta ku do të mund të flitej qetë,pavërejtshëm.Pas shumë bredhjesh,disi ia dolëm të grumbullohemi në një sallë,në fund të koridorit,në kthinat e të cilit servohej ushqimi.Atë sallë,në ditët e fundit të Konferencës,do ta përdorë delegacioni amerikan,në krye të të cilit do të jetë sekretarja e Shtetit,zonja Madeleine Albright.
    Kur më në fund arritëm të ulemi,u pa që salla ishte aq e vogël sa,dashtë e pa dashtë.u detyruam të afroheshim dhe,po të vinte dikush nga jashtë,i cili asgjë nuuk dinte për përbërjen e delegacionit tonë,do të ktojonte përshtypjen se fjala ishte për një mbledhje të një klubi miqsh dhe dashamirës,të cilët afrinë e tyre shpirtërore e shprehin edhe duke u ulur kokë më kokë.
    Megjithatë,akoma pa nisur mbledhja,u kuptua që ne nuk ishim në përbërje të plotë.Hashimi (Thaçi) akoma nuk kishte arritur,për shkaqe krejtësisht të panjohura për shumicën nesh,dhe kjo mungesë kishte si pasojë shpalljen e mbledhjes së parë si jozyrtare më shumë vetëm kosultative,sa për të qenë,siç do të mund të shtohej në këtë rast.Në fillim të këtij takimi,pas disa tentimeve të pasukseshme të artikullimit të ndonjë fjale për organizimin e mbrendshëm të delegacionit tonë,u paraqit akademik Rexhep Qosja,kryetar i LBD-së.
    222
    ”Kosova ishte në gjumë”.Në një skutë të Kështjellës së shek.XIII a XIV profesor Qosja,me një fjalor të denjë për rilindasit tanë të shek.XIX,i përcjellë kohë pas kohe me cingërrimën e telefonave celularë (i imi,i Vetoni Surroit,i E.Tahirit.Xh.Halitit dhe i B.Bukoshit),të cilët shoqërojnë njeriun në të hyrë të shek.XXI,shpalosi pozicionin e tij në lidhje me udhëheqësinë e delegacionit tonë.”kosova ishte në gjumë vite me radhë”,i'a nisi Qosja.”Kosova ishte e harruar,e lënë pas e braktisur nga Perëndimi” vazhdoi ai.Kështu,në këtë frymë, më shumë se një çerek ore gjithsesi,përherë i ndërprerë nga thirrjet telefonike,ai ia doli të përfundonte fjalën e tij me një qëndrim të prerë:delegacioni i Kosovës patjetër duhet të ketë kryetar,udhëheqës dhe ky pozicion,pamëdyshëm duhet ti takojë dikujt nga përfaqësuesit e UÇK-së,sepse vetëm paraqitja e UÇK-së bëri që Perëndimi ti kthehet Kosovës.Pozicioni i Qosjes u përkrahë me fjalë apo me heshtje nga krejt delegacioni,por Azem Syla dhe Jakup Krasniqi propozuan që ,megjithatë kjo qështje të shtrohej sërish të nesërmen,kur delegacionit tonë pritej ti bashkohej edhe Hashimi.Ndërkaq ne,qënë takimin tonë në Prishtinë,pak para se të niseshim në aeroportin e Sllatinës,takim ky që ishte i gjymtë,sepse në të nuk morën pjesë as përfaqësuesit e LDK-së por vetëm ata të LBD-së dhe ne dy të pavarurit,ishim marrë veshë që vendimet me delegacionin tonë duhej të merreshin me konsesus të plotë,me qëllim të ruajtjes së unitetit në delegacion.
    Sidoqoftë,qysh në takimin e parë të delegacionit tonë u pa që UÇK-ja ka pozicionin më të fortë dhe se dr.I.Rugova,B.Bukoshi e të tjerët që vinin në emblemën e LDK-së,në masë të madhe do të jenë përcjellës pasivë të zhvillimit të ngjarjeve në Kështjellën e Rambujesë.
    Hill:
    ”Kushtetutë dhe trupa të NATO-s”.
    Që në fillim të mbledhjes,njëra nga cingërrimat e mobilit tim lidhej me thirrjen e ambasadorit Hill,i cili kishte dëshirë të shiheshim menjëherë atë mbrëmje.Tani kisha mundësi t'ia ktheja thirrjen dhe të takohesha me të.Isha tejet kurioz dhe mezi prisja të mirrja vesh se cili ishte pozicioni amerikan rreth dokumenteve bazë të Konferencës.Ambasadori Hill kishte apartamentin një kat më poshtë nesh.Pasi u përshëndetëm,duke u interesuar (Hilli)për peripecitë e rrugës tonë,ia nisëm bisedës.Që në fjalët e para kuptova dy ghëra:ai ishte optimist që negociatat do të ecnin mirë dhe se dokumentet bazë ofronin shpresë që marrëveshja kalimtare për Kosovën do të mund,pas një përpunimi të propozimeve themelore,të pranohej nga ne.Shkurt Hilli më sqaroi që pushteti i Kosovës do të jetë njëmend funksional,se do të kemi kushtetutë dhe një trekëndësh pushteti ekzekutiv,me qeveri,ligjvënës,me parlament dhe gjyqësor,me sistem të pavarur gjyqësor,se Kosova nuk do të figurojë si pjesë e Serbisë,se sovraniteti i RFJ-së do të jetë i kufizuar në domene të caktuara dhe se implementimi i marrëveshjes do t'u lihet trupave të Paktit NATO.
    ”Policia serbe e tëra do të largohet për një periudhë të caktuar kohora,kosovarët do të kenë pushtetin...Por UÇK-ja duhet të pushojë së ekzistuari...”,më tha në fund ambasadori Hill.
    Hill tutje interesohej për atmosferën në delegacionin tonë,për marrëdhënjet midis nesh,pyetje këto të cilat mbetën pa përgjegje,sepse as unë,e askush tjetër atë natë nuk mund të dinte gjë për delegacionin tonë.Të gjithëve individualisht na njihnin mirë,tepër mirë,por si tërësi ky delegacion i përngjante pacientit të parë të cilit i ishte transplantuar zemra:nuk dihej pra se a do të mbetet ”gjallë” dhe a do të funksionojë organizimi si një tërësi.
    Pozicioni ynë nismëtar në Rambuje.Cili ishte në të vërtetë pozicioni ynë politik,cili ishte minimumi që duhej të arrihej në Konferencën E Rambujesë,cila ishte strategjia jonë negociuse?Pyetje të këtilla,të një rëndësie sipërore për ne dhe për gjithë popullin e Kosovës,në fakt nuk i kishim shtruar ne para se të niseshim për në Francë dhe si duhet,nuk u elaborua edhe pasi u bëmë tok(pas ardhjes edhe të Hashim Thaçit),të dielën më 7 shkurt.U nisëm në rrëmujë,dhe kjo rrëmujë ishte sipërfaqësim i mungesës së organizimit të delegacionit tonë.Vërtet po thuaj të gjithë ne që gjindeshim në delegacionin kosovar,siç thuhet ishim familjarëzuar me dokumente e paraqitura në trejtë të katër drafteve të Grupit të Kontaktit (të shtatorit,të tetorit,të nëntorit dhe dhjetorit) dhe pak a shumë mund të supozonim se çka na priste në Rambuje,kur ishte fjala për materialet bazë apo nismëtare.
    Megjithatë,nëse ne e dinim mjaft mirë se cili do të jetë pozicioni i Grupit të Kontaktit karshi nesh,ne nuk dimë gjë për pozicionet e njëri-tjetrit.Para nisjes ishte bërë,në forma të ndryshme një seleksionim në skenën politike kosovare midis atyre që ishin për shkuarje në Konferencën Paqësore për Kosovën dhe atyre,të prirë nga Adem Demaçi,të cilët njëmend ishin të paktë,pra ishin minoritet absolut në këtë skenë,që refuzonin shkuarjen duke e cilsuar kornizën e Rambujesë si të pamjaftueshme,apriori ngulfatëse për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Megjithatë,shkuarja në Rambuje nuk ishte qëllimi i mbramë i yni;me rëndësi ishte çka do të sillnim prej Rambujesë,se sa kush,si dhe pse do të shkonim atje.Sidoqoftë,nuk është larg mendsh të thuhet që secili prej nesh,në vete,në atë sinqeritetin e ballafaqimit me realitetin,e ka ditur fare mirë se cilat ishin mundësit dhe kufizimet e Konferencës së Rambujesë.
    Zullumi shumëvjeçar serb dhe kontaktet intensive me ndërmjetësit ndërkombëtar viteve të mbrama,pastaj pasojat e luftës së pabarabartë midis UÇK-së dhe forcave sërbe përbënin,së bashku ”brumin” e pozicionit tonë,i cili shprehej,tek të gjithëne,me qëndrime të cilat mund të spjegoheshin edhe në këtë mënyrë:
    nuk ishte iluzore mes nesh që në këtë konferencë mund të legjitimohej kërkesa jonë për pavarësinë e Kosovës.E dinim shumë mirë që në rrethanat e tanishme,pavarësia e Kosovës mbetej një kërkesë problematike për Perëndimin.Synimet imediate të Perëndimit kishin të bënin me ndaljen e luftës në Kosovë,stacionimin e Paktit NATO në teritorin e Kosovës dhe inicimin e procesit të vetëqeverisjes,i cili duhej të mbulonte fazën kalimtare në Kosovë.Çështja e statusit final të Kosovës nik duhej të hapej në Konferencën e Rambujes,sepse nuk kishte fare gjasë për të arritur marrëveshjen për këtë satatus,jo vetëm midis nesh dhe serbeve,por as midis vetë shteteve kryesore perëndimore dhe midis Perëndimit e Rusisë.
    Duke ditur që interes jetik i SHBA-ve dhe i Perëndimit ishte ndalja e luftës në Kosovë dhe duke pasur në konsideratë shpjegimet e pjesëtarëve të UÇK-së në delegacionin tonë,të cilët potenconin vazhdimisht se mungesa e ekuilibrit në armatim midis UÇK-së dhe forcave serbe kishte si konsekuencë një taktikë guerile,e cila premton shumë telashe për Serbinë,por jo fort gjasë që në vetë ta çlirojmë ushtarakisht Kosovën,ne kuptonim që delegacioni i Kosovës duhej të synonte arritjen e një paqeje të ndershme për popullin e Kosovës.
    Synimet tona themelore.Pra nëse pikënisja e pozicionit tonë ishte e qartë,atëherë nuk duhej shumë mund për të indetifikuar synimin tonë në Konferencën Paqësore për Kosovën.Periudhës kalimtare për Kosovën i duhej dhënë asi kualiteti politik brenda kuantitetit kohor trevjeçar,i cili do të mbarste në vete mekanizmin kombëtar dhe ndërkombëtar për pavarsimin e Kosovës.Për të arritur këtë qëllim parësor ne duhej:
    Të legalizonim,ndërkombëtarisht pra,ndërprerjen e të gjitha lidhjeve politike,juridike dhe ekonomike të Kosovës me Serbinë.Këtu ne nënkuptonim përveç,tjerash,edhe dëbimin e plotë të të gjitha forcave policore serbe nga Kosova.
    Duhej të kontestonim,sa më shumë që ishte e mundur,sovranitetin e RFJ-së mbi Kosovën,gjithnjë duke potencuar që ky sovranitet duhej ushtruar në pajtim me kompetencat e pushtetit kosovar.Më vonë,gjatë konferencës,nga Grupi Politik dhe eksperti në delegacionin tonë,Marc Weller,do të dalë ideja e bashkëpërgjegjësisë midis Kosovës dhe RFJ-së për të gjithë lëmejt ku RFJ dëshironte në mënyrë unilaterale,të ushtronte sovranitetin e sajë.Në këtë çështje,ne po ashtu synonim të legjitimonim në një dokument ndërkombëtar kufujtë e Kosovës,jo vetëm për të sforcuar kështu identitetin parashtetëror të Kosovës,por edhe për të evituar që tani opsionet për ndarjen teritoriale të Kosovës.
    Duhej të krijonim një pushtet të mirëfillt legjislativ,ekzekutiv dhe judikativ të Kosvës,i cili do të mundësonte kontrollin politik,ekonomikjuridik dhe financiar të zhvillimeve në Kosovë,duke përjashtuar pothuaj të gjitha kompetencat e RFJ dhe duke involvuar,sa më shumë që të jetë e mundur kompetencat e faktorit ndërkombëtar në Kosovë.Për të
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    rrumbullakuar juridikisht pushtetin e Kosovës,dokumenti suprem i Kosovës duhej të ishte kushtetuta.Në tentim për njëmendësimin e këtij synimi ne duhej të neutralizonim konceptin serb,i mirënjohur nga propozimet e mëparme të Beogradit,për ekuilibrimin e të drejtave midis të ashtuquajturave ”komunitete nacionale” në organizimin e pushtetit në Kosovë.Duket që regjimi serb mundohej të aplikonte në Kosovë konceptin deytonian të organizimit të pushtetit i cili në rastin e Bosnjë-Hercegovinës ishte propozuar nga ndërmjetësit ndërkombëtar,sepse atje nuk kishte komb mazhoritar dhe që të tri kombet kishin epitetin e kombit shtetformues.Në rastin e Kosovës struktura etnike,përkundër tentimeve serbe për manipulim,të cilat kulmuan me intervistën e Slobodan millosheviqit dhënë ”Washington Postit” në dhjetor të vitit 1998 (në këtë intervistë Milosheviqi përcaktoi strukturën etnike në përpjestimin 55 për qind shqiptarë,45 për qind të tjerë) ishte absolutisht në favor të shqiptarëve dhe ky fakt,tok me barazinë e qytetarëve,pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike dhe fetare dhe afinitetet e tyre politike,duhej të përcaktonte karakterin dhe përmbajtjen e pushtetit në Kosovë.
    Po ashtu, në këtë Konferencë ne si delegacion duhej të insistonim për krijimin e forcave të sigurisë kosovare,të cilat do të jenë përgjegjëse për aplikimin e ligjit dhe të rendit.Pra,fjala ishte për forcat e policisë të Kosovës.Kjo duhej të ishte një polici e mirëfilltë,me strukturë të qartë komanduese dhe e lidhur për Ministrin e Rendit në Qeverinë e Kosovës.
    Për sa i përketë ardhmërisë së UÇK-së,ne edhe para se të arrinim në Rambuje kishim informacione të bollshme për të konkluduar që propozimet e Grupit të Kontaktit,më saktësisht të shtetve perëndimore anëtare të Grupit të Kontaktit (sepse Rusija tërë kohën refuzonte të involvohej në çështjet që kishin të bënin me definimin e pranisë të forcave të Paktit NATO në Kosovë dhe një qasje e tillë,siç do të na thonë diplomatët amerikanë,ishte përdorur nga Moska edhe gjatë procesit të Deytonit,kur ishte diskutuar për krijimin e IFOR-it,forca të NATO-s për implementimin e Marrëveshjes së Deytonit,prandaj ky veprim i Moskës nuk ishte befasues për Washimgtonin)preferonin shpartallimin e UÇK-së në kuadër të procesit të çmilitarizimit të sajë..Arsyetimi i një kërkese të tillë aksplicite ishte fare i thjeshtë:
    tash e tutje në Kosovë më nuk do të jenë të pranishme forcat policore serbe,çështja e sigurisë së popullit të Kosovës do të jetë obligim dhe detyrë e forcave të Paktit NATO,prandaj mbi këto dy fakte që vulosnin mungesën e policisë serbe dhe praninë e Paktit NATO,nxirrej konkludimi se s'kishte arsye për ekzistimin e mëtejmë të UÇK-së.Për këtë shkak,UÇK-ja duhej pushuar së qeni.Ne si delegacion gjatë gjithë konferencës,së pari do të provojmë të baraspeshojmë UÇK me forcat e Ushtrisë Jugosllave të cilat,sipas propozimit të grupit të Kontaktit duhej të mbeteshin në zonën kufitare ndërkombëtare të Kosovës me shtetet fqinje.Një baraspeshim i tillë do të krijonta hapësirë për një kontinuitet të UÇK-së ose,në variantin tjetër,për dëbimin e plotë të të gjithë ushtarëve jugosllav nga teritori i Kosovës sepse,në atë rast,do të shpaguhej hyrja në preocesin e çmilitarizimit të UÇK-së.
    Çështje mbi të gjithë çështjet,siç do të dalë gjatë tërë kohëzgjatjes së Konferebcës Paqësore për Kosovën në Rambuje,do të jetë e drejta për mbajtjen e referendumit,në përfundim të periudhës kalimtare trevjeçare.Kjo e drejtë mbarste në vete mundësinë ultimative që vetë populli i Kosovës të vetëvendosë për fatin e tijë dhe për atrdhmërinë e Kosovës.E drejtë për mbajtjen e referendumit,e cila pra eventualisht do të hynte në Marrëveshjen e Rambujesë,patjetër kishte domethënjen e legjitimimit ndërkombëtar të procedurës e cila gjithsesi shpiente në pavarësinë e Kosovës.Pra,nëse Grupi i Kontaktit do të pranonte procedurën për arritjen tek statusi final i Kosovës,e cila procedurë ndërtohej mbi referendumin,atëherë Grupi i Kontaktit që tani do të pajtohej me pavarësinë e Kosovës.
    Në përfundim të këtyre pikave ktyesire që përmblidhnin pozicionin tonë nisnmëtar në Kosnferencën e Rambujesë,mund të thuhej që ne,në këtë konferencë,synonim ta shkëputnim Kosovën menjëherë prej Serbisë dhe të instalonim procesin e pavarësimit të Kosovës nha RFJ,përmes periudhës kalimtare trivjeçare,ndërkombëtarisht të garantuar.Thënë edhe më konkretisht,ideja jonë ishte që përmes një protektorati civil dhe ushtarak ndërkombëtar të përgatiteshim për pavarësin e Kosovës.
    Këto shtatë grupe çështjesh,problemesh dhe interesash parësore të delegacionit tonë,në ditët e para të Konferencës do të marrin edhe trajtën e 15 pikave,të cilat në thelb do të përbëjnë platformën tonë negociuese në Konferencën Paqësore për Kosovën.
    Ishin këto pikat të cilat definonin mjaftë qartë pozicionin tonë:ai refuzonte sovranitetin e RFJ-së në Kosovë,kërkonte dëbimin e plotë të të gjithave forcave policore dhe ushtarake serbe prej Kosovës,pastaj këmbëngulte në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për krime të luftës në teritorin e Ish-Jugosllavisë,pranonte karakterin kalimtar të Marrëveshjes,me kusht të mbajtjes së referendumit në përfundim të tij,insistonte për transformimin e UÇK-së,kërkonte garantimin ndërkombëtar të procesit kalimtar dhe atij për arritjen e statusit final,propozonte mosndryshueshmërinë e kufijve të Kosovës,etj,etj.
    Ferri moral.Natyrisht,ne bisedonim shtruar mes vete për të gjitha çështjet,jo vetëm në sesionet plenare,por edhe në takimet spontane të cilat i kishim gjatë kohës së pushimeve.Të mbyllyr në kështjellën e Rambujesë,dashtë e pa dashtë,ne u bëmë si një familie e madhe,e cila dinte që vetëm në përbashkësi mund t'u dilte ballë halleve me të cilat përplasej.Pesëmbëdhjetë pikat e përmendura më lart përbënin një platformë komplete negociuese dhe ne e dinim shumë mirë që do të jetë shumë vështirë t'i përmbushim a realizojmë të gjitha këto kërkesa,të cilat parimisht ishin të drejta.
    Por,nëse vetë mbajtja e Konferencës për Kosovën ishte një drejtësi ndërkombëtare goxha e vonuar,nuk mund të pritnim që përmbajtja e Marrëveshjes Kalimtare për Kosovën të ishte në ekuilibër të plotë me kërkesat tona që ishin të ndershme,të drejta dhe në masë të madhe të bazuara në të Drejtën ndërkombëtare.Prandaj,në dialogët tanë domosdoshmërisht do të piqemi me ”ferrin moral” të zgjedhjes në rastet kur,në fakt,secila zgjedhje është e gabuar.Kështu,shpeshherë në bisedat tona zihej në gojë varianti i mundshëm kur do të duhej zgjedhur midis referendumit dhe UÇK-së,apo llogaritnim se ç'do të mund të bënim sikur të ballafaqoheshim me këtë zgjedhje tmerrësisht të rëndë.Kur kjo çështje shtrohej mes nesh në Grupin Politik,ngriheshin dhe binin qindra argumente në favor të njërës apo tjetrës zgjedhje.Në fund të këtyre bisedave,ku secili nesh luante rolin e ”avokatit të dreqit”,për një nuansë fitonte e drejta e referendumit në skadim të periudhës kalimtare trevjeçare.E dinim që po të kalonte kjo e drejtë,në formën e pastër,pa ndajshtesa relativizuese,ajo do të kishte domethënjen e gaditjes së procedurës ndërkombëtare për pavarësin e Kosovës pas tre vjetësh.
    Pozicioni nismëtar amerikan.Për mbarëvajtjen e përpjekjeve të Grupit të Kontaktit,posaçësrisht të SHBA-ve,për të arritur një marrëveshje për Kosovën në Rambuje,ishte me rëndësi sipërore të kuptohej,dyanshëm se cili mund të ishte ”pozicioni i mbramë” i secilës palë,pra çmund të shlyhej nga një propozim,ç'mund të përmirësohet e çka nuk mund të preket a ndërrohet.Kur ishte fjala për qëndrimin amerikan,nuk u deshë shumë kohë për të marrë vesh që suksesi në këtë konferencë ishte synim i palëkundur i Washingtonit,përkundër disa thashethemeve të shpërndara në delegacionin tonë nga ana e vetë Adem Demaçit,më së shumti përmes Bajram Kosumit dhe deri diku Hashim Thaçit.
    Demaçi ishte i bindur se Amerika nuk ishte e interesuar që Konferenca e Rambujes të jetë e arrirë,mbase për shkak që mbahej në Francë.Aq,më tepër,Demaçi konkludonte që kjo konferencë do të ndërprehej,në mungesë suksesi dhe në tepricë dështimi,për të vazhduar pas një kohe diku në SHBA.Spekulimet e tilla,thënë sinçerisht,arritën të lëkundnin disa herë delegacionin,por ato u demantuan fuqishëm nga ambasadori Hill,nga James Rubini,zëdhënës i State Departmentit dhe nga të gjithë diplomatët e tjerë amerikanë të pranishëm n¨Kështjellëb franceze,pasi disa prej nesh kishim sqarime prej hillit dhe Rubinit në lidhje me këtë spekulim.Në fakt,prania aq intensive dhe aq kohëgjatë e zonjës Albright,sekretare e Shtetit,në Rambuje,ishte demanti më i mirë i një spekulimi të tillë.
    Suksesi në Konferencën e Rambujesë,nëse tashti i kthehemi pozicionit të mirëfilltë amerikan (e jo atij të ”interpretuar” nga Adem Demaçi),nënkuptonte disa arritje:
    NATO duhej të stacionohej në Kosovë.Kjo ishte aksiomë e padiskutueshme.Këtu edhe atëherë,e edhe tani,ne mund të spekulojmë dhe analizojmë sa të duam,pse ky ishte interes strategjik amerikan.Por edhe atëherë e edhe tani e dimë që ardhja e NATO-s në Kosovë ishte interes jetik i kosovarëve.Nëse pra prania e forcave serbe në Kosovë ishte qëndrim i forcave që u sillnin dhunë dhe vdekje kosovarëve,ardhja e ushtarëve të NATO-s kishte domethënien e
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    garantimit të jetës dhe të rendit në Kosovë.
    Por,NATO nuk mund të vinte në Kosovë pa pranimin,nga ana jonë,të Planit të Grupit të Kontaktit,i cili në kaptinën ushtarake,e cila definonte ardhjen dhe qëndrimin e trupave të Paktit NATO,ishte i padiskutueshëm.Ky fakt ishte përsëritur disa harë dekegacionit tonë dhe atij serb,për të evituar keqkuptimet eventuale.
    Kosova dua duhej të vetqeverisej nga kosovarët,pa ndërruar rrënjësisht strukturën e shtetit të përbashkët serbo-malazez apo,thënë më troç,Kosova në fazën kalimtare do të mbetej nën sovranitetin e RFJ-së.
    Thënë figurativisht,ky koncept nënkuptonte nxerrjen e Serbisë jashtë Kosovës,por jo nxerrjen e Kosovës jashtë RFJ-së.Kjo vetqeverisje duhej të ishte kuptimplotë,sa më e fuqishme dhe duhej të realizohej përmes misionit ndërkombëtar civil,të cilin duhej të udhëhiqte OSBE.Brenda kësaj vetëqeverisje,serbet e Kosovës dhe minorittetet e tjera duhej të kishin të drejta të posaçme të cilat,megjithatë,nuk do të cenonin parimin demokratik që pushteti duhet të jetë refleksion i vullnetit të shumicës së popullatës.
    Kjo pjesë e marrëveshjes ishte e diskutueshme dhe e negociushme.
    ...
    Cili ishte pozicioni serb.Nëse pak a shumë diheshin qëndrimet dhe pozicionet tona dhe tëfaktorit ndërkombëtar që në ditët e para të Konferencës së Rambujes,një enigmë vazhdonte të paraqitej si pamje e parë,kur ishte fjala për delegacionin serb në Konferencën për Kosovën.Kështu,nuk dihej cili ishte pozicioni i tyre real politik,gjegjësisht nuk kuptohej dot a dallonte ai fare prej qëndrimit të tyre propagandistik,shfaqur në muajt e kaluar,posaqërisht përmes ”cirkut negociator” nën ”komandën” e Milan Milutinoviqit,kryetar i serbisë.ato qëndrime më shumë gatuheshin për përshtypje nga ana e opinionit të mbrendshëm,ashtu që stomaku propagandistik të parandalonte mendimin e mirëfilltë politik për realitetin e ri ndërkombëtar që ishte krijuar rreth Kosovës.Në to,megjithatë,vërehej që pala serbe,së pari nuk ishte fare e gatshme të pranonte karakterin kalimtar të Marrëveshjes;së dyti,përmes koncepcionit të ”komuniteteve nacionale” dhe të barazisë së tyre të plotë,me fuqizimin e kësaj barazie me fuqinë e ”vetos”,regjimi i Beogradit synonte të pamundësonte që pushteti në Kosovë të reflektonte strukturën etnike;së treti,kjo-kinse vetëqeverisje e Kosovës do të ishte pjesë e rendit kushtetues të RFJ-së dhe të Serbisë;së katërti,UÇK duhej të shpartallohej si mekanizëm ushtarak i shqiptarëve të Kosovës.Nuk dihej vetëm se cili ishte pozicioni serb dhe cilat ishin planet e Slobodan Milosheviqit,kryetar i RFJ-së kur parashtrohej çështja e intervenimit të mundshëm të Paktit NATO.Përvoja e deritashme tregonte që Milosheviqi balancon duke pasur një këmbë në humnerë dhe se nxjerr maksimumin e mundshëm nga negociatorët ndërkombëtar të cilët ia sjellin lajmin për kërcënimet e Paktit NATO.Por,tani nuk dihej shumë për qëndrimin final të tijë,aq më tepër kur ai nuk do të vinte fare në Rambuje.
    Kështu,nëse diheshin pak a shumë pozicionet e të tri palëve,mund të hetoheshin se nga do të sillen përpjekjet e negociatorëve ndërkombëtarë në tentimin për të imponuar kompromisin e Rambujes.Kur ishte fjala për ne,ndërmjetësit ndërkombëtar dhe vetë organizatorët e Konferencës për Kosovën vlerësonin që mbi të gjitha ishte më rëndësi që pakoja e propozuar mundësonte ndaljen e luftës,paqën e garantuar nga NATO,vetqeverimin e nbështetur nga OSBE,rindërtimin e financuar nga Unioni Evropian.Kur ishte fjala për serbet,Perëndimi vlerësonte që ”karrota” diplomatike do të përbëhej prej evitimit të sulmeve të Paktit NATO,ruajtjes së sovranitetit të RFJ-së mbi Kosovën dhe inicimit të procesit të heqjes së sanksioneve ekonomike dhe të kthimit të RFJ-së në organizmat ndërkombëtar.Logjika politike thoshte që ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë gjasë reale për sukse,pos tjerash,sepse tashmë ishin harmonizuar,në mbledhjen e Grupit të Kontaktit në Londër,më 29 janar,Parimet e Panegociushme,të cilat pothuaj tërësisht (hiç çështjen e pranisë së Paktit NATO në Kosovë për të cilën Rusia nuk dëshironte të prononcohej dhe as të pyetej shumë),ravijëzonin kahun e negociatave në Konferencën e Rambujes.






    KAPITULLI TRE
    POROSITË E ZONJËS ALBRIGHT

    KONFERENCA E RAMBOUILLETIT
    nisi punët të dielën e 7 shkurtit.Do të jetë kjo dita e parë e Konferncës për Kosovën,e cila në dy pjesët e sajë,atë të Rambujes dhe të Parisit,në shkurt dhe mars të vitit 1999,do t'i numërojë 23 ditë pune dhe përpjekje diplomatike për ta bërë Kosovën me paqë,pa pasur nevojë që Pakti NATO të luftojë për këtë paqë.
    Si delegacion i Kosovës,së pari do të piqeshim me treshen e ndërmjetësve ndërkombëtarë, të Konferencës së rambujes.Tani ishim në përbërje të plotë,sepse Hashim Thaçi kishte mbëri të shtunën,në orët e vona të mbrëmjes.
    Kërkesa për armëpushim.
    Në takimin e parë që kishim me ndërmjetësit mdërkombëtar,ambasadorët Christopher Hill,Wolfgang Petrisch dhe Boris Mayorski,të dielën më 7 shkurt,në orët e paraditës,pos marrjes së pjesës së parë të dokumenteve të Konferencës dhe shkëmbimit të mesazheve në të dy drejtimet,në të cilat shpreheshin pritjet dhe shpresat për një përfundim të sukseshëm të kësaj konference paqësore,doli në shesh edhe kërkesa,jo fort e artikuluar e delegacionit tonë,për nënshkrimin e një armëpushimi.Hashimi (Thaçi) në fjalën e tij drejtuar treshes së negociatorëve udhëheqës vuri theksin te vazhdimi i luftimeve në Kosovë,përkundër dhe kundër mbajtjes së kësaj konference.Hashimi që prej atij çasti e pothuaj tërë javën e parë të punimeve në Rambuje,pa ndonjë konsultim paraprak me delegacionin,do të këmbëngulë për nënshkrimin e një armëpushimi midis UÇK-së dhe forcave ushtarake jugosllave,me një ndërmjetësim dhe garanci ndërkombëtyare.Kjo kërkesë e tij do të përkrahet pa rezervë nga Kryesia e delegacionit të Kosovës.Këtë kryesi do ta përbëjnë:
    Hashim Thaçi,si kryetar i saj dhe prijës i pjesës së UÇK-së,dr.Ibrahim Rugova,si kryetar i LDK-së,Rexhep Qosja,si kryetar i LBD-së dhe Veton Surroi,si zëdhënës i kryesisë në kontakte me ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe diplomatët e Grupi të Kontaktit.Me zgjedhjen e Kryesisë menduam,si- do të dalë më vonë-gabimisht,se punët në delegacionin tonë do të koordinoheshin mirë.Sidoqoftë,ishte ky një hap i domosdoshëm për organizimin tonë.Pastaj aty që në fillim u emërua edhe i ashtuquajturi Grupi politik,në përbërje;drFehmi Agani,Jakup Krasniqi,Mehmet Hajrizi dhe unë.Detyra jonë ishte të merreshim me pjesën e parë,që ishte edhe më e rëndësishmja e Marrëveshjes dhe Kushtetutës Kalimtare të Kosovës.
    Unë për vet as atëherë e as sot e kësaj dite nuk e kuptoj fort se ç'dëshirohej të arrihej me kërkesën për armëpushim,e propozuar dhe e artikuluar nga Kryesia e delegacionit të Kosovës.Së pari,në Rambuje kishim shkuar për të arritur një paqe afatgjatë,ndërkombëtarisht të garantuar përmes forcave të Paktit NATO,dhe një zgjidhje kalimtare politike trevjeçare,poashtu të siguruar nga fuqitë kryesore të Perëndimit,e cila zgjidhje nuk do t'ia mbyllte dyert pavarësisë së Kosovës,si solucion final për krizën kosovare.
    Tani futeshim në një rrugë qorre të një armëpushimi i cili,për fat tonin,nuk do të pranohet nga pala serbe.
    Mosmarrëveshjet rreth armëpushimit.Ndërmjetësit perëndimorë Hill dhe Petrisch,me gjithë përvojën diplomatike shumëvjeçare,assesi nuk merrnin vesh se cili ishte qëllimi ynë.
    Ne të tjerët,që tashmë nuk ishim të inkuadruar aktivisht në këtë ”procedurë armëpushimi”(për këtë përgjigjej Kryesia e delegacionit),sall rrudhnin krahët kur kryediplomatët perëndimorë të Konferencës për Kosovën kërkonin sqarime shtesë nga ana jonë.
    Mund të ketë qenë kjo një ”lojë taktikë” e Kryesisë sonë,për të mos u ngutur shumë në ditët e para të Konferencës,gjegjësosht për të pritur se si do të reagonte delegacioni serb ndaj këtij propozimi.Por,ne të tjerët as që ishim informuar dhe nuk e kuptonim se për çfarë taktike
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    negociuese ishte fjala.
    Dihej fort mirë,jo vetëm nga përvoja e luftës në Kosovë,por edhe nga ajo e luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë,se armëspushimet me palën serbe,ma mekanizmat ushtarakë perëndimorë të implementimit,nuk vlenin pesë para.Lufta në Kroaci,ta zëmë,e tëra ishte zhvilluar në javët dhe muajt kur kinse ishin në fuqi armëpushimet 13 a14,të paranuara dhe të thyera nga pala serbe.në luftën E BdheH ,nëse nuk më ka lënë kujtesa,ishin mbi 30 ”armëpushime” të tilla.Pastaj,nëse intenca e kryesisë së delegacionit ishte që në këtë mënyrë,pra përmes nënshkrimit të një dokumenti të tillë të legjitimohej UÇK-ja,si faktor ushtarak e jo vetëm politik,nuk duhej shum mend për të kuptuar se tani kjo ishte e tepërt,sepse UÇK-ja tashmë ishte legjitimuar fuqimisht,përmes pjesëmarrjes në këtë konferencë,dhe madje si udhëheqëse e delegacionit të kosovës në rambuje.Më në fund,nëse synimi i kryesisë sonë ishte që të krijonim një hapësirë manovruese për vetë delegacionin tonë përballë atij serb dhe që të orientonim presionin nga organizatorët e Konferencës,me qëllim që të bëhet diçka për të qetësuar sadopak gjendjen në Kosovë,e tëra që arritëm në këtë rast ishte tensionimi i atmosferës brenda vetë delegacionit tonë dhe ngritja e temperaturës në raportin tonë me ndërmjetësit ndërkombëtarë.Këta të fundit më kot përsëritnin se ndalja e luftimeve ishte njëri nga parimet e panegociueshme që ishin përgatitur nga Grupi i Kontaktit,në takimin e Londrës më 29 janar.Pastaj,edhe pse qëndrimi ynë për armëpushim qartazi ishte një kushtëzim,ne hiqeshim se kjo nuk ishte e vërtetë,kur ballafaqoheshim me pyetjet shumë konkrete të ndërmjetësve,posaçërisht të rusit Mayorski,i cili duket që nuk mund të kuptonte pse punonim me aq zell dhe kokëfortësi në dëm tonin.
    Propozimi i rrezikshëm i delegacionit serb.U tha më lart që,për fatin tonë,nuk u arrit marrëveshja për armëpushim,edhe pse pala serbe,e udhëhequr nga Ratko Markoviq,zëvendskryeministër i qeverisë së Serbisë dhe Vladan Kutleshiqi,zëvendskryeministër i qeverisë së RFJ-së,propozimit tonë iu kundërpërgjigj me një ofertë tjetër,shumë shumë të rrezikshme,me ofertën për nënshkrimin e Parimeve të panegociueshme,ku theksohej edhe armëpushimi.Shumë muaj më vonë do të marrë vesh nga një diplomat rus që qysh në Beograd,pra para nisjes për në Francë,delegacioni i RFJ-së,gjegjësisht prijësit e tij,kishin marrë sugjerimin e Milosheviqit që të shfrytëzonin rastin e parë për t'i nënshkruar Parimet e panegociueshme.Derisa me sjellje koke dhe habi përcillej kërkesa jonë për armëpushim,një transparenc ecte tok me propozimin serb për nënshkrimin e Parimeve të panegociueshme.Delegacioni serb dëshironte ti shmangej fajësisë për dështimin eventual të Konferencës,sepse një stigmë e këtillë barte me vete urdhërin për aktivizimin e forcave ajrore të Paktit NATO.Po qe se ne dhe ata do të nënshkruanim dokumentin parathënës të Konferencës së Rambujes me Parimet e panegociueshme,Beogradi do të kishte një atu të fortë në duart e tij,që jo vetëm do të ishte një lloj mburoje përballë Paktit NATO,sepse një dokument me nënshkrimet e të dy palëve do të ishte konfirmim i gatishmërisë së Beogradit për marrëveshje dhe kompromis dhe,për më tepër,do të mund të përdorej si fakt i rëndësishëm nga Rusia e njëherit do të mund të hamendte disa nga shtetet perëndimore,të cilat në atë fazën e parë të Konferencës së Rambujes nuk ishin fort të gatshëm t'i bashkangjiteshin qëndrimit të prerë të SHBA-ve dhe të Britanisë së Madhe,të cilat kishin vendosur të shkonin deri në fund me kërcënimet për përdorimin e forcës ushtarake në rast të fajit serb për dështimin e Konferencës për Kosovën.Nuk ishte vështirë pra të ”lexohej” kjo intencë e delegacionit serb,prandaj organizatorët e Konferencës refuzuan këtë ide,mbase edhe për shkak se do të ishte në kundërshtim me qëndrimin se Parimet bazë të Konferencës duhej të pranoheshin në mënyrë unuilaterale nga pala kosovare dhe ajo serbe.
    ”Sugjerimet e gjeneralit Clark”.Edhe pse ndërmjetësit pa ndonjë vështirësi të madhe iu shmangën kësaj gracke serbe,ata vazhdonin të kërkonin domethënien në vazhdimësinë e kërkesës sonë për armëpushim.Posaçërisht ambasadori Hill,në bisedat që kisha me të,s'pushonte në përpjekjet e tij për të gjetur kuptimin e këtij qëndrimi,por as'sesi s'arrinte të shpjegonte cila ishte intenca jonë.Edhe njëri nga këshilltarët e delegacionit tonë,ambasadori Morton Abramowitz,ish ndihmës sekretari Shteti në State Department,në disa raste gjatë takimeve që kishim,shprehte habinë e tij me këtë pozicion të delegacionit të Kosovës.
    Abramowitz s'e fshehte dot që,përkundër dekadave të tëra të kaluara në diplomaci,nuk arrinte t'i gjente fillin logjik kësaj kërkese të delegacionit tonë.
    Kur pyesja Vetonin (Surroin)se ç'ishte duke ndodhur në Kryesinë e delegacionit rreth kësaj çështjeje,ai më thoshte se Hashimi (Thaçi) kishte sugjerime nga disa qarqe ushtarake të afërta me gjeneralin Wesley Clark,komandant suprem i Paktit NATO,se duhet mbajtur tutje në sipërfaqe kërkesën për armëpushim,sepse kjo është edhe në interes të vetë Paktit NATO.Ishte ky,si të thuash,një mesazh unilateral,i cili s'kapej dot për logjikë,por për autorësinë e porosisëra,nëse gjenerali Clark mendonte kështu,atëherë kjo gjithsesi duhej të ishte diç pozitive dhe shumë e rëndësishme për ne si delegacion.Me gjasë,një kësi shpjegimi ishte shpërndarë tek i tërë delegacioni,i cili megjithatë mbetej në gjendje konfuzioni karshi stories për armëpushim.
    Ashtu siç mund të pritej,këtu gjithçka mori fund pa arritur ndonjë rezultat konkret.
    Grupi Poltik dhe drafti i 6 shkurtit.Grupi politik i delegacionit të Kosovës,në javën e parë të Konferencës së Rambujes,pos humbjes së kohës në diskutimet rreth armëpushimit,u mor në mënyrë intensive me pjesën më të rëndësishme të draftit të marrëveshjes për Kosovën,të 6 shkurtit,pra me Kushtetutën e Kosovës.Para saj,ne u preokupuam me kornizat e Marrëveshjes,në të cilën rivijëzohej struktura dhe përmbajtja e kësaj marrëveshje.
    Ashtu siç pritej,në Kornizën e Marrëveshjes kalimtare për Paqë dhe Vetëqeverisje në Kosovë,siç ishte pagëzuar zyrtarisht Marrëveshja nga Grupi i Kontaktit,ishin përfshirë Parimet e panegociueshme të Marrëveshjes,të adaptuar nga Grupi i Kontaktit në Londër,më 29 janar.Siç dihej,procedura e shqyrtimit të dokumenteve të Grupit të Kontaktit ishte e tillë që nuk ofronte hapësirë të madhe manovrimi.Pra,secila palë kishte të drejtë të bënte vërejtje dhe propozime,të cilat mund të pranoheshin nëse të dy palët i tumirnin ato.Mbetej e hapur edhe mundësia e arbitrimit të juristëve të Grupit të Kontaktit.Nëse ata do të vlerësonin që propozimet e njërës dhe të palës tjetër ishin të paqëndrueshme dhe nëse nuk do të kishte mirëkuptim të të dy palëve për një propozim,atëherë drafti i 6 shkurtit do të bëhej variant final i Marrëveshjes kalimtare për Kosovën.Një procedurë e këtillë duhej t'i garantonte sigurinë dhe suksesin Grupit të Kontaktit.
    Vërejtjet tona,të përgatitura në bashkëpunim të ngushtë me juristin e shkëlqyeshëm Marc Weller,i cili ishte këshilltar në delegacionin tonë,sa i përket Kornizës së Marrëveshjes,lidheshin me insistimin tonë që gjithkund ku ishte e mundur,qoftë edhe duke e tepruar,të potenconim që kjo ishte marrëveshje kalimatare.Pastaj,ne synonim që disi të inkuadronim në Kornizën e Marrëveshjes të drejtën për vetvendosje të popullit të Kosovës,e cila duhej të shërbente si bazë për pranimin e Marrëveshjes Kalimtare dhe do të duhej të ishte themel mbi të cilën ndërtohet mekanizmi ndërkombëtar i zgjidhjes finale të çështjes dhe statusit të Kosovës.
    Sa i përket Kushtetutës së Kosovës,leximi i propozimit të Grupit të Kontaktit ishte shpresëdhënës.Ishte ky varianti më i arrirë që nga drafti i parë,i shtatorit të vitit 1998.Për herë të dytë në historikun gjashtëmujor të drafteve të Grupi të Kontaktit,dokumenti bazë juridik i Kosovës quhej-Kushtetutë.Herën e parë kjo kishte ndodhur me draftin e dhjetorit,i cili shënonte hap prapa në përmbajtjen e tij,krahasuar me propozimin e nëntorit,i cili dokumentin bazë të Kosovës e quante Ligj themeltar (Basic Law).
    Grupi Politik kishte përgatitur vërejtjet e tij të qarta,të cilat dilnin nga orientimet strategjike të delegacionit të Kosovës.Në këtë kontekst ne duhej të synonim të minimizonim dhe margjinalizonim,nëse nuk mund të eliminonim tërësisht,kompetencat e RFJ-së në Kosovë.Kështu,sipas Propozimit të Kushtetutës së Kosovës RFJ-ja në teritorin e Kosovës ishte kompetente për:
    a)integritetin teritorial
    b)ruajtjen e tregut unik mbrenda RFJ-së
    c)politikën monetare
    ç)mbrojtjen
    d)politikën e jashtme
    dh)shërbimet doganore dhe
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    e)tatimet federale.


    Raporti Kosovë-RFJ.Propozimi ynë ishte që këto kompetenca RFJ dhe Kosova t'i ushtrojnë bashkërisht në territorin e Kosovës,e cila gjë vërtet limitonte elementett e sovranitetit të RFJ-së në Kosovë dhe i jepte elemente shtetësie Kosovës qysh në fazën kalimtare trevjeçare.Ky propozim i yni do të hedhet poshtë nga juristët e Grupit të Kontaktit si ”tepër i fortë” dhe si ”neutralizim i kompetencave të RFJ-së në Kosovë”.
    Në Kushtetutën e kosovës,propozuesi pra Grupi i Kontaktit thoshte që Kosova do të ketë këto pushtete në fushat që janë të rezervuara për RFJ-në.
    Nuk do të bëhen ndryshime të kufijve të Kosovës pa pëlqimin e Kuvendit (Asamblesë) të Kosovës dhe të presidentit.
    Vendosja dhe përdorimi i policisë dhe i forcave të sigurisë në Kosovë do të qeveriset me Aneksin 2 të Marrëveshjes (i cili mbetej i panjohur për ne në fillim të shqyrtimit të propozim-Kushtetutës së Kosovës);
    Zyrtarët dhe institucionet e Kosovës do të kenë pushtet të ndërrmarin marrëdhënje me jashtë mbrenda fushave të përgjegjësisë së tyre ekuivalente me pushtetin e paraparë për republikat (aludohej në Serbine dhe Malin e Zi) sipas nenit 7 të Kushtetutës së RFJ-së.
    Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të shpallet në Kosovë pa pëlqimin e presidentit të Kosovës.
    Masat federale që kanë refleksion të ndryshëm joproporcional apo diskriminues në Kosovë nuk do të kenë efekt në Kosovë pa pëlqimin e presidentit të Kosovës.
    Gjatë diskutimeve në Grupin Politik dhe në sesionet plenare të delegacionit të Kosovës,këto pesë elemente ne i kuptuam si shumë të rëndësishme për forcimin e pozicionit juridik,politik,ekonomik dhe të sigurisë në periudhën kalimtare.Me peshë vërtet të jashtëzakonshme ishte formulimi nën 8a),i cili ureferohej kufijve të Kosovës.Kështu,në Propozim-Kushtetutën e Kosovës jo vetëm që njiheshin kufijtë e Kosovës por, për më tepër,ndryshimi i tyre i atribohej pëlqimit (vendimit) të Kuvendit dhe të presidentit të Kosovës.Në lidhje me këtë qështje qe zhvilluar një diskutim shumë interesant në delegacionin tonë.U dëgjuan propozime që ndërrimi eventual i kufujve të Kosovës të lidhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit të Kosovës e jo edhe të presidentit të saj.Pastaj,kishte edhe variante që mu këtu,që bëhej fjalë për kufijtë,të hynim me idenë e referendumit,gjegjësisht që ndërrimin e kufijve të Kosovës ta lidhnim me referendumin,në të cilin populli i Kosovës do të vendoste për një gjë të tillë.Megjithatë,mbizotëroi një shqetësim yni i dyfishtë:
    Së pari,kishim drojën që të drejtën për referendum nuk duhej ta konsumonim më shumë se një herë,sepse në atë rast do ta zhvlerësonim.Kështu kjo e drejtë,ashtu siç kishim planifikuar që prej ditës së parë në Rambuje,duhej të lidhej me përcaktimin e statusit final të Kosovës,në skadim të periudhës kalimtare trevjeçare.
    Së dyti,edhe po të na njihej kjo e drejtë,ne nuk mund të harronim opsionin e përdorimit të saj të mundshëm nga popullata serbe në Kosovë e cila,ta zëmë,në rast të mbajtjes së referendumit për statusin final të Kosovës,do të mund të organizonte një kundërreferendum për ndërrimin e kufijve të Kosovës në veriun e saj apo edhe pjesë ku kishte koncetrim të serbeve,me qëllim të ndarjes territoriale të Kosovës.
    Kufijtë e Kosovës.Për këto shkaqe ne konkluduam që nuk ishte mirë të vendosim relatën midis referendumit dhe kufijve të Kosovës.Aq më tepër,në delegacionin e Kosovës u pëlqye dhe u përkrah propozimi ynë (i Grupit Politik pra) që:
    Nuk do të bëhen ndryshime të kufijve të Kosovës.Pra,çështja e kufijve të Kosovës tani merrte një formulim të sigurtë dhe të padiskutueshëm (qoftë edhe nga Kuvendi i Kosovës).Na dukej që ky ishte formulimi më i drejtë dhe shumë i qëlluar.Kështu i shmangeshim çdo hapje të mundshme të kësaj problematike gjatë periudhës kalimtare apo në fazën kur pritej krijimi i mekanizmit për zgjidhjen afatgjatë të çështjes së Kosovës.
    E njëjta na priu kur folëm për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.Kështu ne propozuam formulimin:
    Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të deklarohet (shpallet në Kosovë),e nuk e përkrahëm atë të Grupit të Kontaktit,sipas të cilit ajo,gjendja e jashtëzakonshme,ishte në kompetencat e presidentit të Kosovës.
    Me rëndësi të madhe për pozicionin e Kosovës në periudhën kalimtare ishte edhe formulimi nën (e),i cili neve,gjegjësisht pushtetit të ardhshëm të Kosovës i krijonte një mekanizëm të mirë mbrojtës nga masat e mundshme diskriminuese të pushtetit federal.Pastaj propozimi nën © i jepte Kosovës kompetenca për sa i përket politikës së jashtme,çfarë kishin Serbia dhe Mali i Zi,si republika federatëformueseKëto kompetenca,të dala nga Kushtetuta e vitit 1992 e RFJ-së lejonin,pos tjerash,mundësinë e krijimit të ministrive të jashtme.
    Kur këto formulime shiheshin në kontekst më të gjërë,duke përfshirë këtu edhe rregullimin shtetëror midis Serbise dhe Malit të Zi,dilte që Kosova po fitonte të drejta dhe kompetenca të cilat nuk i kishte ta zëmë Mali i Zi.Mali i Zi,qeveria dhe kuvendi i kësaj republike,për shembull,nuk kishin mekanizëm për të parandaluar pushtetin federal që në territorin e Malit të Zi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.Kuvendi dhe qeveria malazeze mund të jepnin mendimin apo vlerësimin e tyre për këtë propozim,por këtu nuk kërkohej pëlqimi i Podgoricës zyrtare.Po ashtu,mali i Zi nuk i kishte kompetencat mbrojtëse që dilnin nga formulimi nën germën (e) të Grupit të Kontaktit.
    Po cili ishte pozicioni i Serbisë në Kosovë,sipas propozimit të 6 shkurtit?
    Pozicioni i serbisë në Kosovë.Në pikën 5 të nenit të parë të Kushtetutës së Kosovës,në këtë mënyrë ishte definuar roli i serbisë në Kosovë:
    ”Nuk do të ketë ndërhyrje në të drejtën e qytetarëve dhe të komuniteteve nacionale që t'u bëhet thirrje institucionale të Republikës së Serbisë,në bazë plotësisht vullnetare për qëllimet që vijojnë:
    -ndihmë në përpilimin e plamprogrameve dhe të standardeve shkollore.
    -participim në programet e ndihmës sociale,siç është kujdesi për veteranët e luftës,pensionistët dhe personat e hendikepuar;dhe shërbime të tjera të pranuara vullnetarisht,shërbime këto që nuk kanë të bëjnë me policinë dhe çështjet e sigurisë,që do të kontrollohen me Aneksin 2,dhe se cilido personel i Republikës (së Serbisë vër,B.SH) që shërben në Kosovë konform këtij paragrafi,do të jetë furnizues i paarmatosur i shërbimeve sociale që vepron sipas ftesës së komunitetit nacional në kosovë.
    Kështu,me një lexim të kujdesshëm të këtyre kompetencave të Republikës së serbisë në Kosovë,të cilat nuk kishin karakter obligativ por ishin shërbime vullnetare të dala nga nevojat e ”komunitetit nacional” serb në Kosovë,dilte që Serbia në Kosovë po e humbte jo vetëm praninë e saj policore (më vonë do të kuptohet që policia e Serbisë në tërësi duhej të braktiste Kosovën për 12 muaj) por edhe atë politike dhe juridike në Kosovë.
    Pra,tashmë e kishim të qartë rolin e RFJ-së dhe të Serbisë në Kosovë dhe na kishte mbetur të shihnim se ç'ishte paraparë për Kosovën në RFJ,gjegjësisht çfarë cilësie kishte përfaqësimi i Kosovës në RFJ.
    Mungesë e një pragmatizmi politik.Paragrafi i Nëntë i Kushtetutës së Kosovës merrej me këtë çështje.Propozuesi,për sa i përket kësaj problematike,kishte kopjuar variantet më të këqija të drafteve të mëparshme,kur Kosovës i ofroheshin dhjetë mandate në Dhomën e Qytetarëve të Kuvendit të RFJ-së dhe njëzet mandate në Kuvendin e Republikës së Serbisë.Në Grupin Politik,që të katërtit ne,pra Profesor Agani,Jakupi (Krasniqi),Mehmeti (Hajrizi) dhe unë ishim të mendimit se nuk duhej pajtuar me këtë propozim,i cili s'ofronte gjë të rëndësishme për Kosovën në Beogradë.Ne e dinim fare mirë që në fund të negociatave,vetë ne si delegacion i Kosovës nuk do të kishim kurrfarë interesi të përfaqësimit tonë cilësor në pushtetin e RFJ-së.Megjithatë,na dukej si levë e rëndësishme presioni mbi Beogradin dhe juristët e Grupit të Kontaktit nëse këtu përgatitnim një propozim të fortë.Prandaj në vërejtjet tona për këtë paragraf ne kërkuam që Kosova të ketë vendin e saj jo vetëm në Dhomën e Qytetarëve,por edhe në Dhomën e Republikave të Kuvendit Federal,të ketë të drejtën e vetos,e cila dilte nga ky ststus,përfaqësimin në Këshillin Suprem të Mbrojtjes,etj.,etj.Nuk kishim fare iluzione që propozimi ynë do të kalonte tek juristët e Grupit të Kontaktit,e aq më pak te pala serbe.Por,në këtë mënyrë ne zhvendosnim ”vijën e frontit diplomatik” nga çështjet që ekskluzivisht lidheshin me organizimin e mbrendshëm pushtetor të Kosovës në atë të
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    përfaqësimit në federatë.Na dukej që në këtë mënyrë do ta forconim pozicionin tonë,kur sërish do t'u ktheheshim çështjeve tona me rëndësi strategjike.Në atë rast pra,ne do të mund të ”këmbenim” kërkesën tonë për përfaqësim të fortë në federatë,me një përforcim të pozicionit të pushtetit në Kosovë përballë atij RFJ-së.Më në fund,e dinim mirë që Milosheviqi më së shumti brengosej për pushtetin e tij në Beograd dhe që varianti ynë ishte vdekjeprues për monopolin e tij pushtetor.
    Ishte pra një taktikë e qëlluar e Grupit Politik.Megjithatë,kur kjo çështje u hap në sesionin plenar të delegacionit të Kosovës,mbizotëroi një qasje politikisht jopragmatike e refuzimit të plotë të përfaqësimit tonë në federatë,aq më tepër,u tumir propozimi që ky paragraf të hiqej fare nga Kushtetute e Kosovës.Pra,e dhamë si fjalë të parë atë,të cilën ne në Grupin Politik e kishim paramenduar si fjalë të fundit tonën për këtë problem.Megjithatë,ky paragraf do të mbetet në Dokumentin final të Grupit të Kontaktit,sepse tani ai do t'i atribohet të drejtës së serbëve në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë dhe RFJ-së.Por,ne arritëm të inkuadrojmë në Kushtetutë formulimin,sipas të cilit serbët e Kosovës,të cilët do të merrnin pjesë në këto zgjedhje,nuk mund të kenë kurrfarë kompetencash në Kosovë jashtë kësaj marrëveshje.
    Pushteti i Kosovës.Sa i përket pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës të Kosovës,propozimi i Grupit të Kontaktit në përgjithësi i plotësonte synimet tona.Qeveria e Kosovës kishte kompetenca të mirëfillta,Kuvendi i Kosovës po ashtu,ndërsa Presidenti i kosovës,i cili ishte më shumë figurë protokollare dhe një autoritet suprem moral,në rast mosmarrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës duhej të zgjedhej nga vetë Kuvendi (Asambleja) i Kosovës.Këtu kur bëhej fjalë për procedurën e emrimit të presidentit të Kosovës,dr.Ibrahim Rugova,përmes këshilltarëve të tij,në radhë të parë nëpërmjet Adnan Merovcit,do të provojë kot të bënte për vete Profesor Fehmiun(Agani),si anëtar i Grupit Politik dhe si njeri me autoritet të pakontestueshëm në delegacionin tonë,ashtu që ky të propozonte variantin sipas të cilit presidenti i Kosovës duhej të zgjedhej drejtpërdrejt nga qytetarët e Kosovës.Profesori ishte i bindur që Kosovës nuk i dyhet një majë e tillë pushtetore e zgjedhur drejtpërdrejt,e cila do të mund të kishte në dorë pushtetin i cili lidhej me sistemet presidenciale.Përvoja e Shqipërisë paskomuniste me Sali Berishën,por hiç më pak as jona me dr.Ibrahim Rugovën,nuk i jepte përkrahje një opsioni të këtillë.Legjitimimi i Njëshit të pakontestueshëm pushtetor,në shoqërit politikisht dhe ekonomikisht të dëmtuara të sundimit disadeceniesh komunisht,çfarë ishin ato në Shqipëri dhe në Kosovë,ishte shumë problematik dhe madje i rrezikshëm.
    Kështu,askush nga delegacioni nuk doli përkrahës i kësaj ideje.Në realitet,kurrëkush nuk u prononcua zëshëm në favor të saj.
    Kur ishte fjala për Kuvendin a Asamblenë e Kosovës,propozimi i parë,i Grupit të Kontaktit,supozonte që Kuvendi do të kishte 100 deputetë,prej të cilëve 60 do të dilnin nga zgjedhjet e drejpërdrejta,me parimin e shumicës,ndërsa 40 të mbetur duhej të ndaheshin midis ”komuniteteve nacionale”,në sistemin proporcional.Por,nuk ishte caktuar kriteri i ndarjes së këtyre mandateve dhe as që dihej se kush do të definohej si ”komuniteti nacional” në Kosovë.Si delegacion i Kosovës,për këtë ne me të drejtë shqetësoheshim.Përfillja eventuale e parimit,sipas të cilit në Kosovë ka shtatë-tetë ”komunitete nacionale”,të cilën gjë e propagandonte regjimi serb,dhe konsiderimi i variantit sipas të cilit secili prej këtyre komuniteteve ka të drejtë të barabartë përfaqësimi në këtë dyzetëshin shtesë të kuvendit,do të kishte pasoja të rënda për organizimin e pushtetit në Kosovë.Një llogari jona na çonte tek shifra 53-56 shqiptarë të cilët do të mund të uleshin në Kuvendin e Kosovës (48 deri 51 prej tyre do të zgjedheshin drejpërdrejt,ndërsa 5 do të mund të caktoheshin me këtë kuotën shtesë të ”komuniteteve nacionale”),për të bërë kështu pak më shumë se shumicën absolute në Kuvendin e Kosovës.Kjo aritmetikë pastaj vinte e bëhej një ekuacion politik me shumë të panjohura,sepse nuk mund të pritej që deputetët shqiptarë,që të gjithë ata,do të kishin një qëndrim kur të bëhej fjalë,në Kuvendin e Kosovës,për çështje me rëndësi strategjike për ne.Duke pasur parasysh këtë brengë racionale ne propozuam që Kuvendi i Kosovës të kishte 140 deputetë,prej të cilëve 100 do të dilnin nga zgjedhjet e drejtpërdrejta e 40 me censusin e ”komuniteteve nacionale”.Në fund pas bisedave të shumta me juristët e Grupit të Kontaktit,do të ndalemi tek proporcioni 80 me 40.Po ashtu,në këtë dyzetëshin e ”komuniteteve nacionale”u bë një veçim:ato ”komunitete nacionale”të cilat do të merrnin pjesë me më pak se pesë për qind në popullatën e Kosovës,do t'i ndanin dhjetë vendet e parapara sipas kriterit të përfaqësimit të ”komuniteteve nacionale”.Ndërsa nacionalitetet që kapërcenin pesë përqindëshin,e këtu supozohej që do të jenë vetëm shqiptarët dhe serbët,do të ndanin në mënyrë të barabartë tridhjet vendet e mbetura.Pra,tani llogaria u kthye në dobinë tonë:
    prej 120 mandateve,ne pritej ti kishim 77-80 vende,apo diku në kufi të dy të tretave të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.Serbët pritej t'i kishin 22-25 vende,apo 20 për qind të vendeve në Kuvendin e Kosovës,ndërsa të tjerëve u mbeteshin 15 deri 20 vende.
    Propozimi i Grupit të kontaktit ishte poashtu më i avancuar se të gjitha draftet e mëparshme të Marrëveshjes kalimtare edhe kur shtrohej çështja e pushtetit lokal,pushteti i komunave të kosovës.Tashmë nuk figuronte formulimi i cili lejonte krijimin e lidhjeve speciale midis komunave.Ky formulim pothuaj në mënyrë konstante përvijohej në draftet e marrëveshjes kalimtare ç'prej shtatorit të vitit 1998.Edhe pse në dukje të parë ky propozim ishte beninj(BENINJ),sepse vetëm krijonte hapësirë bashkëpunimi midis komunave të ndryshme të Kosovës,në thelb ishte ky një hap i cili.siç u përmend edhe më herët,mund të çelte udhën e ndarjes territoriale të kosovës.Komunat me shumicë serbe në Kosovë,në veri të saj,pra Zveçani (i krijuar artificialisht si komunë në fundvitet e tetëdhjeta si pasijë e të shtuquajturit ”Revolucion antiburokratik” të sërbëve të Kosovës,kur u inaugurua si lider serb S.Milosheviq),Leposaviqi dhe Zubin-Potoku,por edhe ato rreth Prishtinës me një popullatë të koncetruar serbe si Obiliq dhe Fushë-Kosova,mund të krijonin duke u bazuar në formulimin e mëparmë që gjendej në draftet e Marrëveshjes Kalimtare,”rajone të posaçma” apo ”bashkësi komunash”,model ky i cili i përdor nga serbët e Koacisë në verë të vitit 1990,kur nis rezistenca e tyre politike,më vonë edhe ushtarake kundër Qeverisë së Kroacisë.
    Këto ”bashkësi komunash”,pastaj do të evulonin në kantone serbe,të cilat do të refuzonin t'i bindeshin pushtetit qendror të Kosovës.Më në fund,këto kantone do të shpallnin pavarësinë e plotë nga Kosova,nëse statusi final i saj do t'i afrohej pavarësisë.Pra sherri i lidhjeve të posaçma komunale ishte tepër i madh dhe ai tani ishte tejkaluar në draftin e 6 shkurtit të Grupit të kontaktit.Për më tepër,kompetencat e plota për ndërrimin eventual të kufijve të komunave i kishte vetëm Kuvendi i Kosovës.
    Në diskutimet që kishim gjatë javës së parë të Konferencës së Rambujesë rreth Kushtetutës së Kosovës,ishin disa koncepte dhe çështje të cilat me të drejtë u problematizuan nga vetë ne,edhe pse e dinim që do të jetë vështirë për të ndërruar ndjeshëm propozimet e Grupit të Kontaktit.
    Të metat e draftit të 6 shkurtit.Së pari,si dekegacion i Kosovës dëshironim që një mënyrë apo një tjetër ta përcaktonim popullin e Kosovës si bartës themelor të pushtetësisë së Kosovës.Populli i Kosovës nuk figuronte askund në Kushtetutën e Kosovës.E tërë Kushtetuta e Kosovës ndërtiohej mbi dy parime:
    mbi parimin e së drejtës dhe barazisë së qytetarëve dhe të të ”drejtave shtesë”,siç thuhej, të ”komuniteteve nacionale”.Êshtë e vërtetë që juristët e Grupit të Kontaktit,me draftin e 6 shkurtit,i kishin ikur grackës së përcaktimit të pushtetit të Kosovës mbi definimin e saj si ”rajon miltietnik”(gjë e cila nuk ishte e vërtetë sepse rajone dhe shtete multietnike mund të jenë vetëm ato shtet a rajone ku nuk ka komb shumicë,pra ku nuk ka komb që përbën mbi 50 për qind të popullsisë),i cili pastaj do ta vartësonte pushtetin qebdror nga konsensusi i përfaqësuesve të ”komuniteteve nacionale”.Por,po ashtu,propozuesit e Marëveshjes kalimtare i ishin shmangur lidhjes së pushtetit të Kosovës me të dhënën se shqiptarët janë popull shumicë në Kosovë,edhe pse dihej fare mirë,nga të gjithë,vetëqeverimi i Kosovës dhe karakteri kalimtar i kësaj marrëveshje ishin rrjedhojë i këtij fakti,pra se shqiptarët ishin shumicë absolute në Kosovë dhe se vullneti i tyre ishte në kundërshti të plotë me strukturën e re shtetërore të RFJ-së,e cila ishte krijuar në pranverë të vitit 1992,jashtë dhe kundër vullnetit të tyre politik.
    Ishte e shpjegueshme kjo shmangie e juristëve të Grupit të Kontaktit.Së pari,sikur pushteti i kosovës,qoftë edhe në periudhën kalimtare të dilte si derivat i së drejtës sovrane të kombit shqiptar në Kosovë,atëherë edhe mekanizmi për gjetjen e statusit final të Kosovës nuk mund
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 06-02-2005 më 23:30
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    të mos dilte nga kjo e drejtë.Pasi dihej që Grupi i Kontaktit nuk ishte i gatshëm të hapte tani këtë qështje,të statusit final,dhe as që synonte të qartësonte plotësisht rrjedhën e procesit kalimtar trevjeçar,atëherë juristët e Grupit të Kontaktit mënjanuan përdorimin e nocionit popull në Kushtetutën e Kosovës.Megjithatë,siç theksova edhe më parë,ashtu siç ishte gatitur,Kushtetuta e Kosovës mundësonte që pushteti i Kosovës të reflektonte në masë të madhe identitetin etnik të saj:shqiptarët do të kishin shumicën prej pothuaj dy të tretave në Kuvendin e Kosovës,presidenti dhe kryeministri i Kosovës do të ishin shqiptarë.Në këtë aspekt,skema e pushtetit të Kosovës ishte e qartë dhe në masë të madhe e drejtë.
    Vërejtja jonë e madhe kishte të bënte me instalimin e termit ”komunitet nacional”,në shumë vende në dokumentin i cili pretendonte të ishte marrëveshje kalimtare për Kosovën.Që prej draftit të parë,të shtatorit të vitit 1998,ky nocion ishte përherë i pranishëm në propozimet e juristëve të Grupit të Kontaktit dhe gjithmonë reagimet tona,me të cilat me të drejtë insistonim për heqjen e tij,ishin refuzuar.Megjithatë,nëse më parë ”komunitetet nacionale” si koncept ishin burim i privimit të marrjes së pushtetit nga ana e mazhorancës shqiptare,tani atyre u dedikoheshin ”të drejtat shtesë”,të cilat nuk kontestonin strukturën e pushtetit të Kosovës.Sidoqoftë,delegacioni i Kosovës kishte të drejtë kur kërkonte nga ne si Grup Politik t'i theksonim mëdyshjet tona për këtë formulim në takimet me juristët e Grupit të Kontaktit.Pastaj,edhe po të mos përfilleshin vërejtjet tona këtu (ashtu edhe siç do të ndodhë),refuzimi i juristëve ndërkombëtarë ndaj kësaj çështjeje do të mund të përdorej nga ne si argument për të bërë përmirësimin e dokumentit në lëmenjtë e tjerë.
    Mosdefinimi i ”interesave vitale” të ”komuniteteve nacionale”.
    Më në fund,vërejtja jonë shtesë kur shqyrtonim tekstin eKushtetutës së Kosovës i referohej përdorimit të togfajëshit ”interval vital”,e që lidhej me ”komunitete nacionale”.Përdorimi i papërcaktuar i togfjalëshit ”interes vital” lejonte mundësi të mëdha keqkuptimi,keqinterpretimi dhe keqpërdorimi.Ne kërkonim nga juristët e Grupit të Kontaktit që të përcaktonim në mënyrë shumë më precize ”interesin vital” të ”komuniteteve nacionale”,sepse kur administarta e re e Prishtinës (njëri nga shembujt e përdorur ishte ky) do të niste t'i ndërronte emrat e rrugëve të qytetit,ngase në qytetin me mbi 80 për qind shqiptar s'ishin as 10 për qind e emrave të rrugëve të personaliteteve shqiptare,do të mund të ndodhte që sërbët e Prishtinës të ngritnin argumentin e ”interesit vital” të ”komuniteteve nacionale”.Ai i dyti ishte edhe më i qëlluar,sepse mëtonte të zëvendësonte ”interesin vital”të paqartë me ”të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës”.Ky formulimi tjetër ishte shumë më me vend,sepse siguronte mbrojtjen e këtyre edhe përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.Megjithatë,në dokumentin përfundimtar do të mbetet ”interesi vital” edhe pse tani mundësitë e keqpërdorimit të tij nga përfaqësuesit e ”komuniteteve nacionale” do të jenë shumë më të vogla.
    Aneksi ushtarak.Shtylla e dytë e Marrëveshjes Kalimtare për Kosovën ishte aneksi ushtarak,i shtati me radhë në pakon e Rambujes,i cili edhe si numër lidhej me Kaptinën VII të kartës së OKB-së,gkë e cila në veçanti pëlqehej nga ambasadori Christophet Hill.Aneksin ushtarak,në trajtë të shkruar,do ta marrim vonë,nëse nuk kam harruar-të enjten e 18 shkurtit,pra në javën e dytë të Konferencës së Rambujes.Megjithatë,qysh të shtunën,me 13 shkurt,delegacioni ynë do të njoftohet gojarisht nga një ushtarak i lartë amerikan (më duket që ishte kolonel)me përmbajtjen e këtij aneksi militer.Procedura e implementimit të këtij aneksi ishte e qartë;palët negociuese në këtë konferencë,pra ne dhe pala serbe,do të ftonim Paktin NATO të vinte në Kosovë për të garantuar paqën paqën në Kosovë dhe njëmendësimin e Marrëveshjes kalimtare,në secilin aspekt të saj.Pastaj,në bazë të kësaj marrëveshjeje,Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të miratonte një rezolutë,gjithnjë në mbështetje të Kaptinës VII të Kartës së OKB-së.Në fakt,koloneli amerikan na tha që mbrenda një periudhe shumë të shkurtër kohore,disa mijëra marinsa amerikan dhe njësi elite angleze do të ishin në gjendje të aterronin në Aeroportin e Sllatinës afër Prishtinës dhe të fillonin instalimin e KFOR-it në Kosovë,nëse ekziston vullneti i mirë tek të dy palët negociuese.Koloneli po ashtu ishte i prerë përsa u përket të gjitha çështjeve ushtarake të cilat na i shpjegoi ai.Si oficer i lartë i Paktit NATO,ai nuk bënte të linte kurrfarë paqartësie apo mëdyshje tek ne.Kështu,ai do të na saktësojë që NATO do të jetë organizuese dhe bartëse e këtij operacioni dhe se nuk do të pranohet tjetër zinxhir komandues përveç atij të NATO-s.Pastaj ai do të na shpjegoj që mbrenda tre muajsh do të tërhiqeshin nga Kosova pesëdhjet përqind të potencialeve në njerëz dhe në armatim të ushtrisë së Jugosllavisë dhe se gjashtë muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Kosovë,vetëm në rajonet kufitare do të mbeten 2500 pjesëtarë të kësaj ushtrie,prej të cilëve 1000 do të jenë të logjistikës.Sa i përket policisë së Serbisë,ajo në tërësi do të tërhiqet nga Kosova dymbëdhjet muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes.Në katër muajt që do të pasonin marrëveshjen,do të çmilitarizohen të gjitha forcat e tjera që ekzistojnë në Kosovë.Këtu qartas aludohej në UÇK-në edhe pse UÇK-ja,siç do të kuptojmë më vonë,kur do t'i marrim dokumentet e shkruara,nuk do të figurojë fare në Aneksin Ushtarak.Pas kolonelit,për krijimin e policicë lokale të Kosovës (siç definohej atëherë)do të flasë diplomati amerikan Mathew Palmer,i cili më parë kishte shërbyer në Ambasadën e SHBA-ve në beograd.Palmer shpjegoi,me formulime të cilat për nga qartësia nuk u afroheshin dot atyre të kolonelit amerikan,se si do të krijohet policia lokale në Kosovë dhe se si,në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm,në Kosovë do të mbeten 2.500 pjesëtarë të policisë së Serbisë,të cilët do të jenë nën kontroll të plotë të Misionit të KVM-së (të Veifikuesëve të OSBE-së).Ky mision pritej të luante një rol të rëndësishëm politik gjatë periudhës së implemetimit të kësaj marrëveshje.KVM,pos tjerash,duhej të përgatiste mbajtjen e zgjedhjeve të para të lira dhe demokratike në Kosovë.
    Në diskutimet e anëtarëve të delegacionit tonë mbizotëroi,me të drejtë,shqetësimi i madh për çmilitarizimin e UÇK-së,thënë më drejtpërdrejt,për shpartallimin e saj katër muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes.secili prej nesh,natyrisht,ishte jashtëzakonisht i kënaqur me Aneksin Ushtarak,ku flitej për vendosjen e afër 28.000 trupave të Paktit të NATO-s,sa supozohej atëherë që do të vendoseshin në Kosovë.Por,mbetja e 2.500 pjesëtarëve të ushtrisë së Jugosllavisë në zonat kufitare të Kosovës dhe qëndrimi,qoftë edhe i përkohshëm,disamujor i 2.500 policëve serb në Kosovë,pa pasur si kundërpeshë policinë e Kosovës,e cila tek duhej të formohej,dhe UÇK-në,e cila duhej të dezorganizohej në ndërkohë,e bënte real shqetësimin tonë.Aq më tepër,mua më dukej si jo fort e logjikshme që siguria në qytetet e mëdha të Kosovës të ofrohej a garantohej nga trupat e KFOR-it,gjegjësisht kisha drojën që KFOR nuk do të ishte në gjendje,sepse trupat e NATO-s nuk janë të përgatitura për një detyrë të tillë,të krijojë sigurinë në rrugët e qyteteve të Kosovës.Këtë drojë timen edhe e shfaqa në këtë takim.Palmer nuk kishte përgjigje për këtë,si dhe për shumë çështje të tjera.
    Pas njoftimit verbal me Aneksin ushtarak,secili prej nesh kishte kuptuar se do të jetë shumë vështirë për të ndërruar diç me përmbajtjen e tij.Më në fund na u bë me dije që ky aneks ishte i panegociueshëm,pra duhej të pranohej ashtu siç ishte përgatitur.Megjithatë,posaçërisht në takimet e improvizuara me ndërmjetësit ndërkombëtar dhe me diplomatë të tjerë amerikanë,anglezë dhe perëndimorë,takime të cilat zhvilloheshin aty për aty,në kthinat e shumta të Kështjellës së Rambujes,pothuaj secili prej nesh shprehte pakënaqësinë dhe brengën tonë në lidhje me çmilitarizimin e UÇK-së.
    Çka do të bëhej me UÇK-në?Pastaj ashtu siç ishin përgatitur dokumentet e Konferencës Paqësore për Kosovën,ato nuk linin shumë shteg për ushtarët,oficerët dhe liderët e UÇK-së.Pra,askund nuk ishte paraparë se çka do të ndodhte me ta pas çmilitarizimit të UÇK-së.Luftëtarët e UÇ-së të cilët numëroheshin me mijëra (më vonë do të mirret vesh që në kohën e Rambujes,UÇK-ja kishte 17.600 pjesëtarë),nuk mund të bëheshin civilë sa çel e mbyll sytë,pa u pas ofruar azgjë atyre,pa pasur farë perspektive ekonomike dhe politike.Pastaj nuk shihej se n'çmënyrë liderët politikë dhe ushtarak të UÇK-së do të kyçeshin në procesin politik të Kosovës së pasluftës.Derisa shumica dërrmuese e ushtarëve të UÇK-së do të ballafaqoheshin me të ashtuquajturin ”sindromi vietnamez”,i cili shpaloste përnjëherit zbrazëtinë jetësore të ish luftëtarëve dhe i bënte të brishtë ata karshi sfidës së jetës normale,liderët e UÇK-së pritej të përballeshin me sindromin,të cilin e quaja ”Flokët e Samsonit”.Dihet që në mitologjinë biblike fuqia dhe e jashtëzakonshmja e Samsonit dilte nga gjatësia e flokëve të tij.Shkurtimi i tyre ishte fatal për Samsonin.Në rastin e UÇK-së, çmilitarizimi i saj i plotë,pa e bërë trnsformimin e UÇK-së,do të kishte domethënien e mungesës së perspektivës politike të udhëheqësve të saj,fuqia e të cilëve dilte nga armët dhe
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    nga gatishmëria për të luftuar me Serbinë,e cila ushtarakisht ishte shumë më e fuqishme sesa UÇK-ja.UÇK-ja ishte krijuar për të luftuar,sepse paqja ishte kompremetuar në Kosovë dhe së bashku me të,edhe ata liderë dhe ato parti politike të cilat gabimisht vlerësuan që rezistenca paqësore do të sjellë Perëndimin nga qielli në tokën e Kosovës.Doli që lufta dhe rezistenca e armatosur do të sjellë Perëndimin në Kosovë,vërtet nga qielli,sepse dihet që lufta për Kosovën u fitua me aeroplanë të Paktit NATO e jo me ushtri tokësore.Por paqja e pasluftës,ashtu siç ishte definuar në Marrëveshjen e rambujes,veç heqjes së ”flokëve” të UÇK-së,nuk premtonte shumë për udhëheqësit e UÇK-së.Ndërsa ata kishin plotësisht të drejtë të kërkojnë hisen e tyre politike në Kosovën e re,e cila deri në një masë do të ishte ekuivalente me gatishmërinë e tyre për luftë dhe për flijim.Po ashtu,prijësit e UÇK-së që ishin me ne,me arsye insistonin që disi Kosova të mos paqëtohej plotësisht për sa u përket forcave autoktone të sigurisë.Duket që kjo problematikë nuk ishte shqyrtuar sa duhet nga mediatorët ndërkombëtar dhe nga qeveritë perëndimore.Mbase kjo mungesë kishte shpjegim racional.Qendrat kryesore të Perëndimit ishin në një nguti të madhe,në një vrap pothuaj marramendës për të imponuar paqën në Kosovë dhe llogaritej që për paqë në Kosovë mjaftonin dy elemente kyç:dëbimi i forcave serbe dhe instalimi i forcave të Paktit NATO.Por,tani dilte që Perëndimi kishte shpejtuar me konkludimet se kosovarët do të pajtohen,dosido,me shpartallimin e UÇK-së,po qe se trupat e NATO-s do të përqëndroheshin në Kosovë.
    Çmilitarizim apo transformim.Duket që në javën e dytë të Konferencës së Rambujes gjithnjë e më shumë,mbase edhe duke parë disponimin e shumicës nesh në delegacionin e kosovës,ndërmjetësit ndërkombëtar do të kuptojnë që koncepti i -militarizimit të UÇK-së duhej zëvendësuar me transformimi i UÇK-së.Këtu vëreheshin edhe dallime evidente,kur bëhej fjalë për Aneksin Ushtarak,në tajmingun apo afatin kohor i cili duhej respektuar nga të gjitha forcat e armatosura të cilat gjendeshin në Kosovë.Ta zëmë,UÇK-ja duhej të çmilitarizohet për katër muaj,policia serbe do të të kalonte në një proces dymbëdhjetëmuajsh të largimit nga Kosov,ndërsa ushtrisë së Jugosllavisë i jepeshin gjashtë muaj për zvogëlimin e efektit të saj në 2.500 trupa,sa do të qëndronin në zonat kufitare ndërkombëtare të kosovës në periudhën e ardhëshme kalimtare trevjeçare.Edhe ky dallim kohor nuk mund të shihej me një sy të mirë nga ne dhe posaqërisht nga anëtyarët e delegacionit të cilët vinin nga UÇK-ja.Në përgjithësi,sa afrohej fundi i Konferencës për kosovën,pozicioni vinte e forcohej para ndërmjetësve ndërkombëtar edhe për këtë çështje.Forcat e NATO-s e dinin fare mirë se nuk mund të toleronin kurrfarë paralelizmash në organizimin ushtarak në rajonin ku ato do të jenë përgjegjëse.Kjo ishte shumë e qartë për ne.Por,po ashtu,edhe sikur pala serbe të pajtohej Marrëveshjen e Rambujes,me të gjitha pjesët e saja,vështirë se mund të pritej respektimi i qindpërqindtë i afateve të parapara me Aneksin ushtarak si dhe mosparaqitja e ”komplikimeve shtesë” në procesin e largimit të forcave serbe nga Kosova,për të cilat ishte mjeshtër Slobodan Milosheviqi.Edhe për këtë shkakë ne vlerësonim që as Perëndimi dhe Pakti NATO nuk duhej të nguteshin shumë në çmilitarizimin e plotë të UÇK-së dhe popullatës shqiptare në Kosovë.
    Aneksi diskutabil ekonomik.Sa u përket anekseve të tjera të Marrëveshjes kalimtare,të cilat i shqyrtuam si delegacion në këtë periudhë,posaçërisht ishte diskutabil ai i Ekonomisë dhe i financave.Ishte shkruar dobët,ishte fare i shkurtër dhe pothuaj krejtësisht i papranueshëm për ne.Ne,tok me ekspertët të cilët kishin ardhur nga Prishtina (naip Zeka dhe Sabahudin Komoni),rishkruam krejt aneksin ekonomik,duke kontestuar në tërësi çështjen e pronësisë së ndërrmarrjeve të mëdha të Kosovës (të cilat ishin tëhuajësuar nga Qeveria e Serbisë pas vitit 1989,gjegjësisht pas heqjes së dhunshme të autonomisë politike të Kosovës),duke kërkuar që qështja e pronësisë mbi këto ndërmarrje të definohej në bazë të statusit të tyre deri në vitin 1989.Pastaj,ne kërkonim që Kosova të kontrollonte rrjedhat monetare në teritorin e saj,sepse dihej shumë mirë që derisa Beogradi të ketë në kontroll të plotë Sistemin monetar në territorin e Kosovës,mund të priteshin devalvime të kontrolluara të dinarit,të cilat mund të kishin pasoja të mëdha në Kosovë.Përvojën me këtë ”devalvim të kontrolluar” e kishim jo vetëm në Kosovë,por edhe në Mal të Zi,i cili ishte republikë në RFJ.
    Më në fund,ne vlerësonim që Kosova duhej të inkuadrohej si subjekt i barabartë në kontestin e sukcesionit,i cili zhvillohej ç'prej viti 1991,kur Konferenca Paqësore e Hagës për ish-Jugosllavinë konstatoi që RSFJ-ja ishte shtet në shpartallim e sipër.Kosova kishte hise në pasurinë e RSFJ-së ashtu sikurse edhe në borxhet e saja,në radhë të parë ndaj Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Ky borxh,së bashku me kamatë i afrohej shumës një miliardë dollar.
    Në Aneksin ekonomik nuk patëm shumë sukses për të ndërruar mendjen e juristëve të Grupit të Kontaktit.Ne arritëm vetëm të bëjmë të diskutueshme çështjen e pronësisë mbi ndërmarrjet të cilat më parë ishin në pronë shoqërore dhe shtetërore dhe të ndërlidhnim këtë çështje me një llij arbitrimi ndërkombëtar.Ishim të sigurt që ky arbitrim do të na jepte të drejtë.


    vazhdon... në faqe 250 me:
    Takimi me zonjën Albright.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Marrdhëniet Izraelo-Palestineze hyjnë në një erë të re.
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •