Presidenti Rugova priti një deklegacion 25 anëtarësh shqiptaro-amerikan të kryesuar ambasadori Uiliem Uoker
Prishtinë, 10 prill - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti sot një deklegacion 25 anëtarësh shqiptaro-amerikan, i cili kryesohet nga shefi i dikurshëm i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë ambasadori Uiliem Uoker.
Në një bisedë të pëzemërt e miqësore presidenti Rugova foli para mysafirëve për arritjet që janë bërë në Kosovën e lirë dhe për zhvillimet aktuale në të gjitha fushat e jetës. Presidenti me këtë rast falënderoi ambasadorin Uoker si dhe anëtarët e tjerë të deklegacionit për ndihmën dhe përkrahjen që kanë dhënë për Kosovën.
Me të mbërritjur në Prishtinë, ambasadori Uoker tha se ndiehet i lumtur që sërish viziton Kosovën dhe e sheh të lirë, duke thënë se shpreson që një ditë ta shohë edhe të pavarur.
Ky delegacion do të marrë pjesë të shtunën në Pejë një mbledhje përkujtimore kushtuar 90-vjetorit të gjenocidit malazez dhe rezistencës së shqiptarëve të Dukagjinit, e cila organizohet nën patronazhin e presidentit Rugova.
Krijoni Kontakt