chino
ti mos ja jep njerit dy mundesit e tua te pergjegjjes...
por leje te pergjegjet vet
nuk ke nevoj....![]()
chino
ti mos ja jep njerit dy mundesit e tua te pergjegjjes...
por leje te pergjegjet vet
nuk ke nevoj....![]()
Po nuk e bej cdo here kete gje. E bej vetem atehere, kur dy mundesite jane (sipas meje) pasoje e patjetersueshme e pergjigjes se dhene me pare.
P.sh. kur ti thua "Jam njeri", und mund te them se ti patjeter ose
a) je femer, ose
b) je mashkull.
Keshtu qe njera eshte patjeter e sakte. Keso shembujsh ka edhe ne nivel me te komplikuar, por prap se prap njera nga alternativat duhet te jete (sic mendoj) patjeter e sakte. Keshtu ishte puna me lart ne bisede..
*
Shpjegimi me i sakte per ndalimin e feve ne 67-ten behet duke e pare te interpretuar si:
1. Fenomen te nje periudhe te caktuar te historise, pra asaj komuniste, qe personalizohet me tej duke shkuar tek emri i E. Hoxhes.
Ne kete aspekt mund te flitet per shume shkaqe, prej se cilave mund te nxirren mesime si negative edhe ndoshta pozitive. Une mendoj se mesimet qe nxirren nga negativiteti jane me te shumta, packa se per ti klasifikuar ato duhet nje studim i thelle, aspak i lehte.
2. Fenomeni kesaj periudhe te caktuar me persona te caktuar duhet pare edhe si pjese e historise se shkuar, si pjese e se gjithes, ne te cilen duhen gjetur arsyet e asaj qe bene te mundur nje vijueshmeri te tille ngjarjesh sot.
Edhe ne kete aspekt mund te nxirren mesime nga dukurite negative.
Une do rreshtoja nga shume arsye, qe i takojne historise si e gjithe, ate qe e kam thene shpesh here, nga e cila ka ndryshuar disa here situata fetare-kulturore ne trojet shqiptare: MOSPRANIA e lidhjes se nje feje te caktuar me identitetin etnik shqiptar, ashtu sikurse ngjiste gjeresisht ne vendet e tjera te Ballkanit.
Kjo mosprani zhvillohej jo ne boshllek, por ne nderrim te vazhdueshem kulturor fetar, pra konvertime.
Konvertimi dhe nderrimi i identitetit kulturor fetar, pra mohimi i dickaje te meparshme, nuk erdhi per here te pare me turqit. Edhe para turqve, nder shqiptare nderrimi apo konvertimi kulturor fetar mes dy boteve kulturore greke e latine, ishte i shpeshte. Kujtojme shek.11-15. Duke i shtuar kete edhe nderrim-konvertimin TRAUMATIK kulturor-fetar me turqit, gjate dukurive ateiste te shek.20, ne Shqiperi u pa e lehte qe, ne nje kohe kur vende te lindura e lidhura tradicionalisht me nje fe-kulture te caktuar, fete, per shkak te situates ateiste, persekutoheshin por nuk crrenjoseshin krejtesisht, ne Shqiperi ato shkuleshin pa me te voglen medyshje.
Me komunizmin ateist, tradita anti-shqiptare nacionale gjeti kulmin e shprehjes se vete, megjithese ne disa aspekte te tjera komunizmi ne Shqiperi pati edhe tipar nacionalist. Prove per kete eshte lufta e ashper kunder te vetmit pretendent mbartes te identitetit shqiptar edhe atij fetar, katolicizmit, faktor te cilin luftohet edhe nga historia si e gjithe, prove per te cilen kemi raportin ironik qe ka kjo fe me numrin e shqiptareve sot, packa se ne vlera, raporti eshte i kundert me ate te numrit demografik, ku mund te thuht se katoliket zene 70% te vlerave, kundrejt 30% te tjerave qe ndahen mes muslimaneve e ortodoksve.
Mesimi qe duhet te nxjerrim SOT eshte heqja dore nga te qenit te pare edhe unike ne te shnderruarit e vetive kulturore qe kemi.
Ligjin e martesave per gay-te une e shoh ne vazhdimesi te kesaj logjike per te bere unikun, te parin dhe te vetmin ne rajon duke dale fare lehte kundra mentalitetit dhe tiparit etnik vetem se kete e kerkon koha.
Ne fund te fundit edhe nqs duhet te nderrojme dicka per hir te koherave, te PAKTEN le te mos jemi te paret, kampionet ne kete.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-12-2009 mė 06:22
Ja sec gjeta ne kerkim te kesaj teme
Artur TAGANI
Magjister i filozofise se fese
Enver Hoxha sa po kalon ne postin e sekretarit te pare te Komitetit Qendror, ai shpall si tradhetare mjaft klerike. Sipas studimeve te fundit, kete gje ai e beri ngase i shikonte si rivale te tij. Pastaj, ai ndoqi nje politike me propagande se feja eshte nje ndjenje armiqesore mes njerezish, e cila nxit per tradheti ndaj atdheut dhe per prapambetje dhe duke thene se gjoja populli vete nuk e donte me fene, ai shpalli lufte te hapur kunder fese. Prishi apo shnderroj mbi 2000 institucione fetare, burgosi mbi 200 klerike(disa prej tyre u pushkatuan ose vdiqen ne burg) dhe ndaloi rreptesisht me vite te tera praktikimin e ritualeve fetare.Ne shkrimet e Enver Hoxhes nuk shohim ndonje kritike te mirfillte qe i ben fese. Vetem me 1967, ne letren e drejtuar komiteteve te partise na bie ne sy nje vleresim i shkurter qe ben ne lidhje me fene. Ai ben nje pyetje: “C’lidhje mund te kene enderrimet e Muhametit me realitetin tone te shekullit te 20-te?" dhe pergjigjet: "Asnje lidhje!”. Duke harruar ai se Materializmi Dialektik qe mbronte ne thelbin e vet ka Dialektiken e marre nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para eres sone, nga ata njerez qe shumica mendonin se hena eshte rrotull djathi dhe qe gjuanin me shigjeta lart duke menduar se do acaronin perendite e tyre?!
Si perfundim mund te themi se, nga aspekti i teologjise islame, perpjekjet e ateisteve jane te pavlera. Ato nuk perbejne ndonje kritike per besimin Islam. Teorite e tyre jane inkoherente, irracionale dhe joobjektive. Ata nuk kane hedhur poshte asnje nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam, madje ne shume raste as te besimeve te tjera monoteiste, sepse me shume jane marre me teizmin e mases –madje duke e deformuar nga realiteti- dhe me mitologji.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga stern : 06-12-2009 mė 06:32
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Ndalimi e besimeve fetare nga ana e Enver Hoxhes ishte vetem per motive politike. Nuk ka te beje se ishte apo nuk ishte komunist. Motivi kryesor dhe ndoshta i vetem qe ai ndaloi besimet fetare, ishte kercenimi qe kleri katolik i bente rregjimit komunist. Ne nje dokumentar qe mund t'a gjeni edhe ne internet Enver Hoxha shprehet: "Rreziku kryesor per zhvillimin e socializmit ne Shqiperi jane prifterinjet katolik, ndersa me hoxhallaret nuk kemi asnje problem sepse jane injorant". Ndersa ne nje nder shume gjygjet komuniste ndaj prifterinjeve katolik, gjykatesi i drejtohet nje prifti katolik me arrogance duke e quajtur armik te komunizmit, armik te kombit shqiptar. Dhe prifti posa kishte marre denimin me vdekje i pergjigjet gjykatesit te pashkolle, duke i shpjeguar se, "ju nuk kuptoni fare se ē'eshte komunizmi, une kam 20 vjet qe e studjoj, sepse per t'a luftuar duhet t'a studjosh me pare".
Enver Hoxha nuk ishte nje njeri i pashkolle, perkundrazi, ishte nje njeri shume i afte ne aspektin politik. E dinte shume mire qe katoliēizmi shqiptar do te ishte bere pengese ne zhvillimin e politikes komuniste. Eshte historia ajo qe e deshmon nje gje te tille. Sepse ishte pikerisht Papa Gjon Palii II nje nder njerzit qe kontribuan ne renien e murit te Berlinit dhe me pas te krejt komunizmit. Enver Hoxha duke mos patur argumenta bindese per rrezimin e katoliēizmit shqiptar qe ishin te vetmit intelektual te kohes, perdori shume pretekste. Ne Shkoder e Malsine e Madhe(nga une jam) neper Kisha nga ana e komunisteve u futen edhe arme. Me pas shkonin naten per te bere kontrolle dhe gjenin armet te fshehura nen ēatite e Kishave. Natyrisht qe ishin armet qe komuniste dhe punonjesit e sigurimit te shtetit i kishin vene, dhe arrestonin prifterinjet per armembajtje paleje dhe axhitacion e propagande. Enver Hoxha nuk ka qene komunist, ose me mire te themi ka qene komunist por ne menyren e tije. Per te ruajtur ate, komunizmin e tije, duhej qe te zhdukte klerin katolik, si e vetmja pengese. Ne 50 vjet askush nuk pati guximin t'i dilte kunder, vetem katoliēizmi shqiptar. Muslimanizmi shqiptar nuk kishte as force dhe as kapacitet logjistik qe t'a bente nje gje te tille. Hoxhallaret ishin vetem nje grumbull injorantes qe ju pershtaten rregjimit komunist, duke bere islamin shqiptar, si te vetmin islam ne bote qe bashkepunoi me komunizmin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gerrard73 : 06-12-2009 mė 07:06
Mendim shume i ngjyrosur me duket. Dyshoj se eshte me pak i ngjyrosur se sa mendimi i E. Hoxhes per fete.
Nje magjister qe thote se mendimet e ateisteve nuk perbejne ndonje kritike per besimin islam, eshte ose i verber ose mendon se lexuesi i tij eshte trumak. Vet pyetja qe ka cituar nga E. Hoxha dhe pergjegja e japur ne ate pyetje paraqet kritike te mjaftueshme, konsiderueshme, dhe jo inkoherente e iracionale, por kritike fare te kuptueshme. Per mua eshte e kuptueshme. Sepse tregon se E. Hoxha ne Muhamedin shihte nje enderrues, nje njeri ligjdhenes. Dhe nese ai ishte ligjdhenes dhe jetoi ne shekullin 7, atehere c'na duhen ligjet e tij sot? Ngase sot kemi te bejme me probleme, me vlera dhe qellime tjera shoqerore, te cilat Muhamedi nuk i kishte enderruar. Nga ligjdhenesi Muhamedi nuk kemi c'te presim sot per te zgjidhur problemet dhe arritur qellimet tona. Shkurt: Ketu jo qe vetem ke kritike ndaj Islamit. Por ke edhe kritike racionale, tejet koherente dhe aspak te pakuptueshme. Per mua jo.
Nje pyetje, Stern: A di te me shpjegosh se cfare mendon magjistri, kur thote ato fjalite ne te kuqe? Sidomos kur thote se "nga aspekti i teologjise islame, perpjekjet e ateisteve jane te pavlera". Cfare lexon, cfare kupton ti ketu?
*
Sikur qe te kishte qene kleri katolik "rezistuesi" apo "kercenuesi" i vetem i ideve te E. Hoxhes, a nuk do te ishte deshtur qe E. Hoxha te ndaloje vetem klerin katolik, Katolicizmin? Ai nuk beri kete gje, por ndaloi te gjitha fete, te tri llojet e klerit.
Pastaj E. Hoxha vinte nga nje familje me tradite te zgjeruar islame. Pasi qe hoxhallaret paskan qene "injorante", ai nuk paska patur nevoje te ndaloje hoxhallaret dhe Islamin. Paska mjaftuar te i mbaje te tille. Nga injorantet nuk ka rrezik.
*
Ai i ndaloi.por ai qe i lejoj nuk i beri sherbim te mir kombit kjodo deshmohet me von.
Tani do e jap une nje supozim per motivin.
I daloi sepse i shihte si ligje te njerezve te huaj.
Si ligje, te cilat ne perdorimin, formimin dhe detajimin e tyre ishin teresisht jasht shoqerise shqiptare dhe per kete arsye i sjellnin shoqerise shqiptare te gjitha problemet qe nje shoqeri mund te kete, kur jeton nga ligjet e huaja. Prandaj i ndaloi.
Cilet kunderargumente mund t'i vihen per balle ketij supozimi?
*
Citimi qė ka dhėnė gerrard73 ėshtė autentik i Enver Hoxhės, i shkruar nga vetė ai nė njė qarkore-urdhėr drejtuar bazave tė partisė. Shkresėn origjinale mund ta shikosh njė njė dokumentar qė ka bėrė emisioni Exclusive i TCH me titull "Viti i Mallkuar 1967", videoja ka qenė e disponushme nė youtube, por tani qė po e kėrkoja pėr tė ta sjellė pashė qė e kishin hequr.
Pak a shumė Enveri shprehet se fetė janė rrezik pėr pushtetin popullor, veēanėrisht kleri katolik sepse ėshtė i shkolluar dhe i lidhur me Perėndimin (i cili nė atė periudhė ishte armiku nr. 1 i komunizmit). Pėr myslimanėt shprehet se nuk janė dhe aq tė rrezikshėm sepse kleri ėshtė kryesisht injorant, afėrisht tė njėjtėn gjė edhe pėr ortodoksėt.
Ajo qė thua t'i qė Enveri vinte nga familje hoxhallarėsh, nuk ka shumė rėndėsi, ai ka qenė ateist, nuk ka dashur as katolikėt, as myslimanėt as ortodoksėt, mgjth duhet pranuar qė me katolikėt ka qenė mė i ashpėr dhe me mė shumė urretje sepse kanė patur elitėn intelektuale mė tė mirė tė Shqipėrisė, e pėr mė tepėr pro-perėndimore.
Gjithsesi arsyeja kryesore qė nxori fetė jashtė ligjit ėshtė se nuk donte mė tė madh mbi krye, donte tė njehsohej me Zotin si koncept, Patia dhe Enveri ishte 1 dhe sipėr tyre s'kishte asgjė. Arriti deri aty sa komunistėt nisėn tė zėvendėsonin shprehjet pasha Zotin / pėr Zotin me pėr Ideal.
Sikur do tė tingėllonte keq pėr botėn dhe pėr popullin qė Partia tė ndalonte katolicizmin e tė lejonte islamin. Merr ngjyrime tė tjera pastaj.Pastaj E. Hoxha vinte nga nje familje me tradite te zgjeruar islame. Pasi qe hoxhallaret paskan qene "injorante", ai nuk paska patur nevoje te ndaloje hoxhallaret dhe Islamin. Paska mjaftuar te i mbaje te tille. Nga injorantet nuk ka rrezik.
Por pika kryesore ėshtė qė Enveri ishte ateist, e s'besonte te fetė prandaj nuk pati problem kur i ndaloi, i "ndihmuar" edhe nga vetė populli qė s'ishte (e s'ėshtė) aq besimtar sa Partia tė mos guxonte t'u prekte religjionin.
Life's too short to remove USB safely.
Krijoni Kontakt