Close
Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 215
  1. #31
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    chino 80% e popullsise kane qene fshatare.populli ishte me shume se injorant ose ne te kundert shume mosperfilles ndaj fese.
    Po si o drague, populli fshatar paska qene mosperfilles ndaj Fe-se?! Ata madje kane qene me shume te lidhur e sa here shkoja ne fshat shikoja qe ndiqnin fshehurazi adetet myslimane, jo ramazanin, jo mosngrenien e mishit te derrit, qe ne ate kohe te gjeje pak mish ishte gje e madhe se cdo gje e kishe me tollon, e prape keto nuk e hanin. Te vjetrit i mbanin traditat fetare, pavaresisht se nuk binin ne sy se kishin friken e spiunlleqeve.
    La vita č bella...

  2. #32
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Tani do e jap une nje supozim per motivin.

    I daloi sepse i shihte si ligje te njerezve te huaj.

    Si ligje, te cilat ne perdorimin, formimin dhe detajimin e tyre ishin teresisht jasht shoqerise shqiptare dhe per kete arsye i sjellnin shoqerise shqiptare te gjitha problemet qe nje shoqeri mund te kete, kur jeton nga ligjet e huaja. Prandaj i ndaloi.

    Cilet kunderargumente mund t'i vihen per balle ketij supozimi?




    *
    Ah more chino sikur te ishte me shume nacinal socialist, se fundja edhe marksizmi
    e leninizmi eshte nje doktrine e huaj per shqiptaret ,qe i ra nga qielli sikur nje meteor!...

  3. #33
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga bindi Lexo Postimin
    Ah more chino sikur te ishte me shume nacinal socialist, se fundja edhe marksizmi
    e leninizmi eshte nje doktrine e huaj per shqiptaret ,qe i ra nga qielli sikur nje meteor!...
    E pranoj. Pasi qe e shkrova, me ra nder mend.
    Edhe komunizmi ishte ligj i huaj..




    *

  4. #34
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Ndoshta mund te thuash se komunizmi le me shume hapesire per realizim te mevetshem te nje populli si feja, por nuk e di sa vlen kjo si dallim ne mes te fese si "ligj i huaj" dhe komunizmit si "ligj i huaj".



    *

  5. #35
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Question

    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Ndoshta mund te thuash se komunizmi le me shume hapesire per realizim te mevetshem te nje populli si feja, por nuk e di sa vlen kjo si dallim ne mes te fese si "ligj i huaj" dhe komunizmit si "ligj i huaj".



    *
    chino nje pyetje......kisha uneA PASUR KOMUNIZEM NE VITIN 1920

    gjithmone ne Shqiperi.gjyshi im ka qene jofetar.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk ishte vetem nje arsye perse Enver Hoxha dhe sistemi i tij luftuan besimet fetare ne vend. Sipas kendveshtrimit te tij, vete feja dhe komunitetet fetare ne vend perbenin nje kercenim per pushtetin e tij popullor. Kercenim ne shume dimensione, jo ne nje dimension te vetem.

    1. Fete shiheshin si "reaksionare", pasi ato krijonin lidhje kulturore me shtetet fqinje: Turqine, Greqine e Jugosllavine, Italine e Austrine. Qe me ardhjen ne pushtet ne 1944, komunistet u munduan te shtinin nen kontroll komunitetet fetare ne vend duke bere presione ndaj krereve te ketyre komunitete dhe duke dashur edhe te ngrejne ne krye te komuniteteve njerezit e tyre. Frika ndaj ndikimit te shteteve fqinje ne Shqiperi perbente per rregjimin e Enver Hoxhes kercenimin me te madh ne vend.

    2. Arsyeja e dyte kryesore se perse Enver Hoxha i goditi komunitet fetare, kish te bente me faktin se per shekuj te tere, njerezit me te shkolluar e me me kulture ne jeten shqiptare, kishin dale nga keto komunitete fetare. Keta nuk ishin vetem klerike te respektuar, keta ishin edhe intelektuale te medhenj, qe duheshin luftuar e eleminuar nga rregjimi komunist, ne vazhden e pushkatimeve dhe eleminimeve te intelektualeve me ne ze te vendit te shkolluar jashte Shqiperise. Keta intelektuale nuk do te heshtnin e do te genjeheshin kollaj nga rregjimi, dhe respekti qe gezonin ata ne popull, i bente ata nje pengese per shtrirjen e pushtetit komunist ne vend dhe instalimin e diktatures komuniste.

    3. Arsyeja e trete ishte ne nivelin ideologjik dhe kish te bente me "moralin e shqiptareve". Morali i shqiptareve ne shekuj ka qene nje moral fetar. Enver Hoxha, duke ecur ne hapat e Leninit ne Rusi, kerkonte te krijonte "njeriun e ri" komunist, por qe te arrihej kjo, shqiptarit i duhej fshire morali i vjeter, morali shekullor fetar. Dhe kjo ishte e nevojshme jo vetem ne aspektin ideologjik, ishte e nevojshme edhe ne aspektin praktik te rregjimit: njerezit qe u kthyen ne komuniste dhe u vune ne sherbim te rregjimit, duhet te ishin te gatshem qe te vrisnin e prisnin "ne emer te Partise" dhe "shokut Enver", pra shqiptaret duhet te shkelnin me kembe moralin e trasheguar, per hir te moralit te Partise e shokut Enver.

    4. Arsyeja e katert kish te bente me uzurpimin e plote te pushtetit dhe te jetes se shqiptareve nga rregjimi. Enver Hoxha nuk donte te konkuronte me Zotin ne mendjet e zemrat e shqiptareve, ai deshironte te behej me hir e pahir Zot i shqiptareve. Shqiptaret nuk duhej te jetonin me friken e Zotit, sic kishin bere per shekuj me rradhe, por me friken e Partise e shokut Enver. Dhe per ta perforcuar kete ide, Enver Hoxha mori guximin e budallait qe te rishkruaje historine e popullit shqiptar ashtu sic i deshi qejfi ne veprat e tij; Veprat e Enver Hoxhes ishin "Kurani" e "Ungjilli" i rregjimit.

    5. Arsyeja e peste kish te bente me unifikimin e dhunshem te shqiptareve rreth Partise dhe liderit komunist. Sipas rregjimit komunist, krahinizmat dhe dallimet e cdo forme, perfshi dallimet fetare midis shqiptareve, duhej te sheshoheshin me force. Kjo shitej per konsumin e brendshem si nje "unitet kombetar", por ne vetvete si qellim kish venien nen kontroll te plote te gjithe vendit dhe shoqerise, dhe lehtesimi i qeverisjes se vendit. Kjo perbente edhe eksperimentin social ne shoqerine komuniste shqiptare: perzierien e detyruar te shqiptareve pa marre parasysh dallimet krahinore, kulturore apo fetare. Martesat nderkrahinore dhe nderfetare mes shqiptareve, linden ne shoqerine shqiptare "brezin hibrid" qe jo vetem do te rritej ne nje shoqeri ateiste, por nuk do te mund te identifikohej dot plotesisht as me kulturen fetare te prinderve te tij te cilet vinin nga krahina e kultura te ndryshme. Nuk ngelej gje tjeter vecse te identifikoheshin me identitetin e ngritur nga rregjimi, identitetin ateist komunist.

    Edhe pse per 35 vjet Shqiperia ishte gazi i botes si vendi qe hyri ne Librin e Rekordeve Guiness si "shteti i vetem i veteshpallur ateist i botes", Hoxha dhe rregjimi i tij edhe pse arriten te tjetersonin shume aspekte te jetes shqiptare, ata nuk munden dot te pushtonin kalane shpirterore te shqiptareve, shpirtin e tyre. Liria e pare qe shqiptaret perjetuan me pluralizmin ishte liria fetare. Dhe ne sondazh pas sondazhi, 80% e shqiptareve sot prononcohen se besojne ne Zot. Epoka e komunizmit, do te hyje ne historine shqiptare si epoka me e erret e saj, ku shqiptaret nuk jetonin vetem te shtypur e te izoluar ne nje kafaz, por jetonin ne nje ferr te plote shpirteror.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-12-2009 mė 20:16

  7. #37
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Sa mendime te vyera qe lexon ketej rrotull.
    Qe te perforcojme pak ate qe thote Chino.
    Komunizmi jo vetem qe nuk e sheh si domosdoshmeri ndalimin e fese por perkundrazi e shikon si te rrezikshme ndalimin e fese.
    Komunistet mund te kene patur 1000 te zeza por per te marre dhe per te mbajtur pushtetin kane qene specialista. Biles keta te sotshmit, jane edhe me te zote nga ata te `44.
    Dhe si kopila qe ishin e dinin nga Nena Histori qe ndalimi i fese ka sjelle perhapjen e saj. Prandaj nuk e ndalonin. Rasti i Shqiperise eshte rast UNIKAL! Rast tipik "sui generis".

    Lista e arsyeve qe jepen ketu nga shumica jane arsyet perse komunizmi luftoi fene dhe persekutoi klerin. Por jo arsye per ta ndaluar. Ajo qe ndodhi me klerin ketu ka ndodhur edhe ne Rusi. Persekutime, gjyqe, tallje masive ndaj fetareve, diskretitime publike etj etj. Por as Ai, i madhi fare, Lenini as baba Stalini nuk e ndaloi fene.
    Jo sepse ishte fetar, por sepse nuk kishte pse t`i jepte Kishes te luante rolin e martirit (Kisha e qan kete rol edhe kur eshte persekutuese jo me kur behet e persekutuar) dhe t`i jepte heronj te rinj?

    Vendimi i ndalimit te fese nuk eshte doktrine dhe as teori komuniste.
    E theksoj kete sepse ky vendim dhe disa te tjere ne historine "Kuqe" te Shqiperise, jane te dyshimte. Te dyshimte sepse bien ne kundershtim me vete dogmat e sistemit. Arsyeja perse u moren keto vendime mendoj qe do jene nje pike interesante per studim historik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 07-12-2009 mė 06:15 Arsyeja: shtim

  8. #38
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Ndoshta mund te thuash se komunizmi le me shume hapesire per realizim te mevetshem te nje populli si feja, por nuk e di sa vlen kjo si dallim ne mes te fese si "ligj i huaj" dhe komunizmit si "ligj i huaj".



    *
    Si te huaja!... Ne kuptimin te importuara apo te imponuara ne kohe dhe rrethana te caktuara historike!...Si ideologji pak ka rendsi krahasimi ne mes tyre!...Randesi
    per mendimin tim, ka fakti se sa keto ideologji, kane qene pozitive apo negative
    ne drejtimin e krijimit dhe ruajtjes se vlerave dhe supstances tone kombetare!...Ne kete kontekst
    nuk do te thote, qe duhet apriori te perjashtojme gjithēka!...Por duhet te perzgjedhim te gjithe ato vlera qe koha i ka sprovuar si te mira!...Ndersa te perjashtojme ato qe kane qene te dameshme dhe
    shkaterruese te qenejes tone kombtare!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 07-12-2009 mė 13:00

  9. #39
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anėtarėsuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Enkeleu, postimin tend nuk e kisha pare me heret.

    A ben te konkretizosh ate cfare mendon, kur thua se motivi ishin "armiqesite qe dalin nga fete ne mes te grupeve shoqerore"? Jo qe e dyshoj saktesine e kesaj qe thua, nuk dua te vleresoj njehere teresisht mbi mendimin tend. Por nese ka mundesi te konkretizohesh pak me shume. Sepse ndryshe ekziston mundesia qe te keqkuptohesh. Momentalisht te kuptoj ne kete menyre: Ti mendon se E. Hoxha pati si vlere "mosarmiqesine e shqiptareve nderveti". Dhe per kete arsye ai e pa te nevojshme te ndalohen fete. A mendon keshtu? Nese po, atehere ti patjeter mendon, se

    a) fete patjeter sjellin armiqesi kunder njera tjetres, ose alternativisht
    b) jane njerezit qe bejne te mundshem qe armiqesite te dalin nga fete

    Cili nga mendimet eshte i sakte per ty? A) apo b)?

    Dhe qe tani kam nje pyetje pak kunderthenese te mendimeve tua:
    A nuk do te kishte mundur E. Hoxha te tentoje te "zhduke" armiqesite e shqiptareve nder veti duke urdheruar (me dhune) te kalojne te gjithe shqiptaret ne nje fe te vetme?

    Kerkoj falje, nese shtroj pyetje shume, por ne pyetje eshte thjesht se nuk di ndryshe si te trajtohet kjo teme ne menyre interaktive (ne pjesemarrje te te gjitheve, dhe jo si nje teme "blok" e sjellur nga nje njeri i vetem ku tjetet vetem duhet te lexojne, por jo kontribojne).



    *

    Pėrshėndetje Chino.
    Unė nė postimin tim mė lart sadopak nė pika tė shkurtėra e kam thėnė mendimin tim , tani po provoj ta skjaroj pse e kam thėnė ashtu .
    Pse e ka ndaluar Enveri fenė unė nuk mund ta them saktė , dhe asnjeri nga ne ketu , vetėm mund tė supozojme dhe te japim mendimet tona personale.

    Ketu mund tė flasim nėse ishte i mirė apo i keq ai vendim dhe secili flet nga kendvėshtrimi i vet . Unė mendoj qė ishte pozitiv sado qė dikujt do tė duket gabim kjo. E them kėtė duke pasė pėr bazė tė kaluarėn tonė (historike) si dhe te tashmen ku jemi edhe vetė dėshmitar.
    Unė personalisht nuk kam asgjė kundėr fesė dhe atyre qė e praktikojnė pėrderisa ajo nuk pėrdoret dhe keqinterpretohet pėr qėllime tė kėqia dhe armiqėsore dhe pėrqarėse mes shqiptarėve.
    Pashko Vasa nuk ishte komunist dhe as nuk jetoi nė kohen e komunizmit , por e pa mjaft mirė rrezikun dhe pėrqarjen qė shkaktonte feja ndėr shqiptar prandaj edhe doli me ate shprehjen e tij (" leni kisha dhe leni xhamia se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria").Mjafton tė lexojme librin " Bardha e Temalit"....

    Ti mendon se E. Hoxha pati si vlere "mosarmiqesine e shqiptareve nderveti". Dhe per kete arsye ai e pa te nevojshme te ndalohen fete. A mendon keshtu? Nese po, atehere ti patjeter mendon, se

    a) fete patjeter sjellin armiqesi kunder njera tjetres, ose alternativisht
    b) jane njerezit qe bejne te mundshem qe armiqesite te dalin nga fete
    Unė mendoj qė ėshtė (B), dhe po tė jap disa shembuj. Nė Kosovė deri vonė kishte shume tė moshuar qė betoheshin me " Qofsha turk... ", ose tė atillė ( fundamentalista ) qė thonin se "per ta ruajtur nga katoliku gruan duhet ta fshehesh pas shkaut " , dhe shume shembuj tė tjerė qė nuk do ti pėrmend.
    Pra , ajo qė dua tė them ėshtė se mungonte ( dhe ende mungon ) vetėdijėsimi te ne. Lexoji debatet ketu nė forum ku Shqiptari musliman akuzohet si turk dhe arab , ose Shqiptari i krishtere te quhet sllav, grek etj.
    Pėrderisa mungon ky vetėdijesim , eshte shum lehtė qė njerezit tė manipulohen me anė tė fesė . Aq me shumė kur dihet se pas luftės nė Shqiperi njė pjese e madhe e popullsisė ishin analfabetė.
    Jo rrallė herė armiqt e Shqipėrisė dhe tė Shqipėtarėve kan shfrytėzuar fenė dhe klerin pėr qėllimet e tyre shoviniste. Prandaj them se ishte nje vendim i mirė nga Enveri ndalimi i fesė dhe zhdukja e analfabetizmit nė Shqipėri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enkeleu : 07-12-2009 mė 14:38
    I lumtur ėshtė ai qė nuk shpreson nė asgjė, sepse nuk zhgėnjehet asnjėherė...!

  10. #40
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pse Enver Hoxha ndaloi fete?

    Fare e thjesht, sepse donte qe ai te behej zot i ketij vendi, cdo gje qe mund te ishte kunder fronezimit te tij si hyjni, ishte rrezik per te.

    A nuk eshte ironike qe fotografia e tij monstruoze ishte e detyrueshme te vendosej ne cdo shtepi? A ka me idhujtari se kjo? A nuk eshte satanike kjo gje? Cdo femije duhej te rritej me idene se "zoti" (satanik) Enver i shihte kudo, i mbronte nga cdo e keqe, kujdesej per ta, u jepte buke,uje dhe strehim, por dhe i denonte ashper nqs shkelnin porosite e tij...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 07-12-2009 mė 15:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •