Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 120
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    O operacioni fshesa, boll i fshit postimet se po beheni qesharak. Keni filluar te fshini dhe postimet qe le dhe bosi juaj. Jeni per te qare hallin!
    Ne fakt mire do ishte qe kjo teme te perfundonte atje ku e ka vendin, ne kosh.
    Feelings change - memories don't.

  2. #82
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Ne fakt mire do ishte qe kjo teme te perfundonte atje ku e ka vendin, ne kosh.
    Je ne vete ti, asaj i thone te dalesh kunder partise dhe propagandes se saj. Nuk e kuptojne qe po nxjerrin debilin e tyre me debil se c'eshte. lol

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Je ne vete ti, asaj i thone te dalesh kunder partise dhe propagandes se saj. Nuk e kuptojne qe po nxjerrin debilin e tyre me debil se c'eshte. lol

    Pikerisht. Duhet te ishin vet demokratet ata qe nuk duhet te lejonin hapjen e temave te tilla ku nxirret ne pah lajthitja e liderit te tyre. Ne vend t'ja fshehin difektet ja nxjerrin vet ne pah.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 08-12-2009 mė 16:28
    Feelings change - memories don't.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Vetem shiko kete video te minuta 2:15 dhe ne fund te saj per te deshmuar qe ky njeri nuk eshte ne rregull. A mund ta beje nje kryeminister i ardhshem kete?
    http://www.youtube.com/watch?v=YwgAI...layer_embedded
    >>> Sikur nuk pashe ndonje gje te vecante tek ajo video, ndryshe nga c'kam pare deri tani.
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    jeni bere dhe ju me keq se politikanet me keto tema
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Sikur nuk pashe ndonje gje te vecante tek ajo video, ndryshe nga c'kam pare deri tani.
    Ajo c'ka u duket anormale ketyre eshte pse u hodh nga gezimi Edi. Do me dukej anormale e kunderta.
    Feelings change - memories don't.

  7. #87
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Sikur nuk pashe ndonje gje te vecante tek ajo video, ndryshe nga c'kam pare deri tani.
    Po ky na prentendo te bohet kryeminister i Shqiperise. A nuk duhet te kete nje fare serioziteti Kryeministri, apo duhet te sillet si kalamo kopshti? A e pe videon ne ato segmente apo po flet si kodra mas bregut?
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  8. #88
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 08/12/2009

    Gėnjeshtar me "patentė" evropiane
    MERO BAZE

    Komisioni Evropian ka provuar njė ditė mė parė se kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė zyrtarisht gėnjeshtar. Nė njė deklaratė tė shkruar e zeza mbi tė bardhė, Komisioni Evropian ka sqaruar se deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha, tė bėra nė emisionin "Opinion", lidhur me kėrkesat e socialistėve pėr mosliberalizimin e vizave, janė gėnjeshtra dhe pėr mė tepėr personi, tė cilit i referohej Berisha, nuk kishte qenė fare nė takim. Njė ngjarje e tillė ėshtė njė lajm i hidhur pėr njė shoqėri tė emancipuar. Njė gėnjeshtėr e provuar qartazi nga njė institucion serioz, siē ėshtė praktikisht Qeveria e Evropės, ku ne duam tė shkojmė, na bėn tė turpėrohemi tė gjithė, pėrveē Sali Berishės.

    Pėr tė kuptuar diferencėn mes njė shoqėrie me mentalitet demokratik dhe perėndimor dhe njė shoqėrie tė pajtuar me gėnjeshtrėn si fatalitet, mjafton tė kujtojmė ē'i ndodhi kryeministrit tė Hungarisė dy vite mė parė. Duke qenė njė reformator real, ai ishte nė makth qė kishte dhėnė premtime tė pambajtshme nė fushatė elektorale dhe u citua tė kishte thėnė nė njė mbledhje qeverie se "po gėnjejmė qytetarėt". Kaq mjaftoi qė rrugėt e Hungarisė tė ktheheshin nė arenė protestash qė tronditėn vendin, por i dhanė shoqėrisė hungareze dinjitetin e njė vendi tė lirė, qė nuk pranonte tė gėnjehej dhe fyhej nga askush. Kryeministri ynė u kap duke gėnjyer nga Qeveria e Evropės, ku ne po trokasim, dhe ende nuk ka dalė tė kėrkojė ndjesė, sė paku evropianėve.

    Ky gjest i rėndė, i pakonceptueshėm pėr njė zyrtar perėndimor, rėndon nė axhendėn tonė evropiane shumė herė mė tepėr sesa pėrqindja e pasaportave biometrike apo kartave tė identitetit tė lėshuara, dhjetėra herė mė shumė se sigurimi i kufijve apo migracioni i brendshėm qė duhet tė plotėsojmė pėr liberalizimin e vizave. Kryeministri ynė ėshtė kapur duke gėnjyer nė emėr tė Qeverisė Evropiane, dhe nuk po kėrkon ende falje. Kaq mjafton qė shoqėria jonė tė ndėshkohet pėr shkak tė njeriut qė e pėrfaqėson. Ne kemi zyrtarisht njė kryeministėr me "patentė" evropiane si gėnjeshtar, tė noterizuar me deklaratė zyrtare nga Komisioni Evropian si mashtrues.

    Po kėmbėngul te "patenta" evropiane e Sali Berishės si gėnjeshtar, pasi ai ka kohė qė pėrpiqet tė zhvlerėsojė provat publike qė ne i servirim si shqiptarė pėr gėnjeshtrat e tij. Ne i kemi provuar publikisht ēfarė ka thėnė para 2005 dhe pas 2005 pėr korrupsionin dhe rivalin e tij Fatos Nano, por ai na i ka zhvlerėsuar duke thėnė se "ishte fushatė". Ne i kemi provuar se ē'ka thėnė mė 2005 dhe ē'ka thėnė mė 2009 pėr Rezart Taēin nga kontrabandist nė biznesmen tė ndershėm, por ai na thotė qė e ka pasur fjalėn pėr Cacin. Ne i kemi provuar ē'ka thėnė pėr Fatos Nanon, qė po i grabiste tokat fshatarėve tė Kakomesė mė 2005, dhe si hesht, kur ua grabit vajza dhe dhėndri i tij mė 2009, por ai e ka injoruar duke arrestuar ata qė ngrenė zėrin. Ne e kemi provuar se ka mashtruar me shantazhin e bėrė ndaj Top Channel-it mė 2006, por ai na tregon "dosje" tė reja tė mafies, pėr tė cilat nuk dimė kur do t'i harrojė qė i ka treguar.

    Nė njėfarė mėnyre beteja jonė pėr tė provuar qė ai ėshtė gėnjeshtar, ėshtė konsumuar brenda Shqipėrisė dhe njerėzit janė lodhur sė dėgjuari qė ai ėshtė njė gėnjeshtar dhe e kanė pranuar kėtė gjė si fatalitet.

    Problemi qė kemi tani ėshtė i ri. Ky ėshtė zyrtarisht njė gėnjeshtar dhe mashtrues pėr Brukselin dhe ky ves i tij primitiv na ndėshkon tė gjithėve si shoqėri. Evropa nuk na pranon me njė kryeministėr gėnjeshtar nė krye. Pėr shkak tė tij ne nuk do jemi tė lirė mė 1 janar tė lėvizim sikurse fqinjėt tanė maqedonas dhe malazezė. Jo se ata i plotėsojnė kushtet qė ne s'i kemi plotėsuar, por ata na e kalojnė nė njė kusht. Ata nuk kanė kryeministra mashtrues. Falė kėtij njeriu ne po na shtyhet deri nė korrik dhe, larg qoftė, dhe mė vonė heqja e vizave. Falė kėtij njeriu, ne mund tė mos marrim as pėr dy vjet pėrgjigje pėr kėrkesėn tonė pėr statusin e vendit kandidat tė BE. Falė kėtij kryeministri, zyrtarisht gėnjeshtar, ne do dėrrmohemi duke pritur tė lėvizė karroca jonė e shkatėrruar drejt Perėndimit. Dhe arsyeja ėshtė e thjeshtė. Jemi tė vetmit qė kemi njė kryeministėr zyrtarisht gėnjeshtar, tė provuar nga Brukseli.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    shko ne doktor e tregoja semundjen qe ke,.

    se ndoshta te gjejne ndonje derman..

    pyet dhe mustafa nanon se mos dhe ai ka nevoje.. e bashke me edvinin kurohuni..

    kur do na tregoc se cte ka bere berisha tyjan mor aman qe ta kuptojm hallin tend.. se per meron e dime.. donte i ngrati ca tendera me qe e ka lavderuar dikur berishen.. e nuk ja dhane ato gocat e zyres se tenderave e ai ktheu traken..

    dhe andre stefanos ja ke kaluar ne terbim anti-berish..

    te uronj sherim te ngadalshem..

    lol

  10. #90
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk e mas me "kut" personal ate qe ka bere berisha, jo ... ai eshte standarti oportun i zgjebarakeve qe i mbajne iso atij, ose largonen prej tij per nje grusht para, evro, dallare ...

    ajo se ēfare i ka bere dhe i ben ende Shqiperise dhe Shqiptarise - ky eshte shqetesimi i perbashket, more harram ...

    kthjellohu pak ... per dashurine pa kufi te salis per pushtet ... dhe zullumet qe e percjellin ate ...

    Shekulli, 10/12/2009

    Berisha dhe Demokracia Kineze
    BLEDAR H. PRIFTI

    Para disa ditėsh, Ambasadori Amerikan nė Tiranė, z. John L. Withers II, theksoi se raporti i ardhshėm i Departamentit tė Shtetit nė lidhje me tė drejtat e njeriut ka pėr tė qenė problematik pėr Shqipėrinė.

    Nė vazhdim, ambasadori theksoi se administrata Obama ka kėrkuar qė nė kėtė raport tė flitet pėr korrupsionin nė njė mėnyrė qė nuk ėshtė folur mė parė. Pėrveē korrupsionit, raporti do tė pėrmbledh edhe njė vlerėsim tejet negativ nė lidhje me pavarėsinė e institucioneve politike nga politika, lirinė e medias, dhe trafikimin i qenieve njerėzore.

    Nė lidhje me pavarėsinė e institucioneve demokratike nga politika, Ambasadori Withers fokusohet te gjyqėsori, duke marrė si shembull ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė politikės nė "ēėshtjen Gėrdeci", kurse nė lidhje me lirinė e medias, ambasadori i referohet rrahjes sė gazetarit Mero Baze pėr shkak tė detyrės sė tij.

    Me pak fjalė, vitin qė vjen, Shqipėria do tė marri damkėn e tė qenit njė "vend problematik", pėr sa i pėrket lirive dhe tė drejtave tė njeriut, apo e parimeve bazė tė demokracisė.

    E pėrkthyer ndryshe, nė vitin qė vjen, Shqipėria ka pėr t'u radhitur midis vendeve me demokraci problematike, ē'ka do tė ketė impakt thelbėsor nė vlerėsimin qė do tė bėhet pėr Shqipėrinė nga organizmat ndėrkombėtarė.

    Por mė shumė sesa problemet qė ngrihen nga Ambasadori Withers, ne duhet tė na shqetėsojė gjuha diplomatike, me tė cilėn ai foli. Shumė mund ta kenė vėnė re se ajo nuk ishte njė gjuhė e zakonshme diplomatike.

    Ajo ishte njė "gjuhė diplomatike" qė sinjalizon se problemet nė sistemin politik Shqiptarė "kanė marrė dhenė" dhe se ka pak gjasa se ato do tė zgjidhen nga pushteti aktual i Berishės.

    Pėr mė shumė, toni i deklaratės lė tė kuptohet se marrėdhėniet Washington-Tiranė janė zbehur, dhe duket qė "Shtėpia e Bardhė" i sheh me skepticizėm politikat e Tiranės zyrtare.

    Por, kėtu ka njė koenēidencė sa tė ēuditshme aq edhe shqetėsuese nėse do tė ktheheshim pas nė vitin 1996. Nė atė kohė, z. Berisha ishte president i Republikės, Partia Socialiste ishte nė opozitė, dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) ishin nė rolin e tė akredituarit politik.

    Situata ishte po e njėjtė: Berisha nė pushtet, zgjedhje dhe lekė tė vjedhura, opozitė dhe popull nė protesta, opozitė tė kėrcėnuar dhe tė masakruar nga pushteti i Berishės, dhe SHBA qė nuk aprovonin shumicėn e politikave tė Tiranės zyrtare. Dhe pėr ēudi, kėto ngjarje konfliktuale kanė vetėm njė protagonist kryesor, dhe ky ėshtė kryeministri aktual, Sali Berisha.

    Nėse do tė pretendonim se fajin pėr ripėrsėritjen e kėtij skenari e ka natyra politike e opozitės Socialiste, atėherė fjala do tė na ngecte nė grykė, pasi jemi pėrballė faktit qė duhet tė shpjegojmė edhe rolin dhe vlerėsimet negative tė SHBA-sė pėrkundrejt qeverisė Berisha-Meta.

    Ka disa syresh, si ish-presidenti i atėhershėm, qė do tė krijonin njė teori konspirative, si atėherė nė 1997-ėn, kur shkatėrrimin e aparatit tė shtetit u munduan, nė mėnyrė indirekte, t'ia faturonin shėrbimeve sekrete tė huaja, nė veēanti shėrbimit sekret Amerikan, CIA.

    Por, historia e kombit Shqiptarė dhe pavarėsia e Kosovės nuk jep as mė tė voglėn mundėsi pėr tė ideuar kėsi teorirash diabolike nė ditėt e sotme. Skenari i vitit 1996 dhe ai i vitit 2009 kanė tė pėrbashkėt tė njėjtin regjisor dhe ideologji.

    Dy skenarė politikė nuk do tė ishin tė ngjashme, nėse nuk do tė kishin tė njėjtin regjisor dhe tė njėjtėn ideologji qė e udhėhiqte atė. Me fjalėn regjisor nėnkuptoj drejtuesin e aparatit tė shtetit qė ėshtė pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e aferave tė shtetit, dhe me ideologji i referohem asaj tėrėsie idesh qė kontribuojnė nė mėnyrėn se si duhet tė menaxhohen aferat e shtetit.

    Dhe pėrsėri na shfaqet e njėjta simptomė qė pėrjetuam edhe nė 1996-ėn, zullumi dhe dashuria pa kufij pėr pushtetin absolut nga ana e Berishės. Si njė ish-komunist i vjetėr, z. Berisha ka dėshmuar se kur ka qenė nė pushtet, ai asnjėherė nuk ka kryer zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Nė fjalėt e Bernard Lewis, motoja dhe hipokrizia politike e Berishės mund tė konsiderohej si "[njė burrė], njė votė, njėherė".

    Pėr Berishėn demokracia duhet tė ekzistojė deri atėherė sa ajo tė mundėsojė ardhjen e tij nė pushtet.

    Pas kėsaj, demokracia dhe parimet demokratike nuk mund tė ekzistojnė pėr Berishėn, pėrveē rasteve kur ato sigurojnė pushtetin e tij. Bile, ēdo tentativė qė do tė kėrcėnonte pushtetin e Berishės do tė konsiderohej jo-demokratike, kurse personat pjesėmarrės nė to do tė etiketoheshin si punista, mafiozė dhe armiq.

    Etiketimi i kundėrshtarėve me kėto terma do tė ishte thjesht fillimi i njė reprezalje politike kundrejt kundėrshtarėve tė tij politik.

    Kėtė e pėrjetuam nė periudhėn 1992-1997 dhe, fatkeqėsisht, mund ta pėrjetojmė edhe nė ditėt qė do tė vijnė, nėse populli Shqiptar lejon qė tė vazhdojė e njėjta mendėsi politike.

    Fatkeqėsisht, ka njė tendencė tė pushtetit aktual dhe tė mbėshtetėsve tė tij pėr tė fshirė nga mendja e popullit, apo pėr tė etiketuar si anarkist, kėdo qė analizon dhe paralajmėron ripėrsėritjen e tragjedisė sė vitit 1997-tė. Tė heqėsh nga mendja tragjedinė e vitit 1997 do tė thotė qė tė krijosh premisa dhe mundėsi qė ajo tragjedi tė pėrsėritet.

    Nuk mund tė ndėrtohet njė e ardhme pa pasur parasysh dhe analizuar tė shkuarėn. E tashmja ėshtė nyja qė lidh tė shkuarėn me tė ardhmen. Njė e tashme si e shkuara kurrė nuk mund tė krijojė njė tė ardhme.

    Ndaj ēėshtja qėndron se si e ardhmja tė bėhet e ndryshme dhe mė e mirė se e shkuara, dhe jo kopje e saj. Sistemet politike evoluojnė, sepse ato mėsojnė nga e shkuara e tyre dhe kanė tendencėn tė krijojnė modele mė tė mira se ato tė shkuarat.

    Krejt e kundėrta ka ndodhur me politikėn Shqiptare dhe sistemin e saj politik. Nė vend qė tė krijonim njė model mė tė mirė tė sistemit politik nė krahasim me modelet e mėparshėm, ne risollėm nė jetė njė model tejet tė dėshtuar--modelin neokomunist Berisha. Ky ėshtė njė model qė ka njė ndėrthurje tė elementėve demokratike me elementėt diktatorialė tė tipit komunist. E thėnė mė thjeshtė, ne kemi rikrijuar njė sistem politik Kinez.

    Demokracia jonė mund tė konsiderohet "demokraci Kineze" pėr faktin se ne jemi pėrballė faktit kur kemi njė miksim tė vlerave demokratike me ato diktatoriale.
    Jetojmė nė njė vend, ku demokracia dhe drejtėsia janė privilegj vetėm i pushtetarėve, dhe jo i popullit mbarė. U vranė 26 persona nė Gėrdec dhe mijėra tė tjerė po vuajnė pasojat. A ka parė njėri nga kėta drejtėsi deri mė sot? JO!

    Sa qindra e mijėra Shqiptarė tė tjerė enden nėpėr gjykata nė kėrkim tė drejtėsisė? Sa qindra e mijėra Shqiptarė kėrcėnohen mė heqjen e bukės sė gojės nė rast se nuk mbėshtesin qeverinė e neokomunistit Berisha? Sa mijėra biznese janė tė kėrcėnuar sot e kėsaj dite nga aparati i shtetit dhe forcat e tij paramilitare?

    Sa media dhe gazetarė ndjehen tė kėrcėnuar nga represioni qeveritar? Sa institucione demokratike janė vėnė "nėn hyqmėn" e neokomunistit Berisha? Janė pėrgjigjet pėr kėto pyetje dhe shumė tė tjera qė na tregojnė neve se po jetojmė nė njė "demokraci Kineze"

    Ndaj, reagimi i fuqishėm i ambasadorit Amerikan, dhe raporti i mėvonshėm i Departamentit tė Shtetit, nė lidhje me shkeljet e tė drejtave tė njeriut, korrupsionin galopant, dhe represionin qeveritar mbi institucionet demokratike duhet tė konsiderohet si njė kambanė alarmi pėr shoqėrinė Shqiptare dhe rrezikun qė i kanoset asaj nga vendosja e neokomunizmit Berishian.

    Gjithashtu, historia makabre e urrejtjes sė popullit pėr popullin po promovohet nga pushteti Berishian pėrmes njė lufte klasash tė tipit komunist. Ėshtė pėrzier krundja me miellin dhe nuk po marrim vesh kush ėshtė kush nė kėtė sistem politik.

    Nėse deri dje pėr Shqiptarėt ēėshtja kryesore ishte rrėzimi i komunizmit, sot ēėshtja kryesore pėr shoqėrinė Shqiptare ėshtė tė ndash demokratin nga komunisti dhe tė mirin nga i ligu. Nė kėto kushte, demokracia e brishtė Shqiptare rrezikon tė kthehet, nė mos ėshtė kthyer, nė njė "demokraci Kineze".

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •