Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Këtu kam vendosur të postoj librin Rrëfim Për Tre Mbretër shkruar nga Gene Edwards. Kur e lexova këtë libër para shumë vjetësh, nuk mund të mbaja lotët të më dilnin nga sytë. Në atë kohë nuk e dija se ky libër do ndryshonte jetën time. Atëhere nuk e dija se ky ndryshim do sillte probleme të mëdhaja në jetën time. Por e lavdëroj Zoti që lejoji të më prekë përmes këtij libri. Po e postoj këtë libër me shpresën se mund të prekë edhe dikë prej jush ashtu siç më ka prekur mua.

    Ju uroj lexim të këndshëm!
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kanë vënë mbretër, por jo nga unë: kanë caktuar krerë dhe unë nuk e di... (Hosea 8:4)


    Tungjatjeta i dashur lexues, sa mirë të jemi sërish bashkë. Është nder për mua të kaloj këtë kohë me ty. Të falenderoj që erdhe. Them të shpejtojmë të zemë vendet, se shoh që dritat po fiken.

    Ja tek janë dy karriket tona, jo larg skenës. Shpejt pra, le të ulemi. Unë e di, historia është një dramë. Megjithatë, mendoj të mos jetë shumë trishtuese për ty.

    Shfaqja do të ketë dy akte. Në aktin e parë do të takojmë një mbret plak me emrin Saul dhe një djalosh - bari, që e thërasin David. Në aktin e dytë do të takojmë sërish një mbret plak dhe një të ri. Por kësaj here mbreti plak është Davidi dhe i riu Absalomi.

    Historia është një portret (mund ta quash një skicë e shpejtë karboni) i përuljes dhe autoritetit në Mbretërinë e Perëndisë.

    Ah, ja u fikën dritat. Aktorët zunë vendet. Salla ra në qetësi. Perdja po ngrihet.

    Historia jonë filloi.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër!

    Prolog


    I gjithëfuqishim Perëndi i gjallë, nga Gabrieli u kthye dhe kështu foli.

    "Shko, merr këto dy pjesë të qënies Sime. Dy destine presin. Nga një pjesë Timen, secilit prej tyre jepi."

    Duke mbajtur dy dritat flakëruese të Jetës, që rekëtinin, Gabrieli hapi derën që çonte në mbretërinë mes dy universeve dhe u zhduk. Kish hyrë në Vendin e Destinëve të Palindur.

    "Dy pjesë nga natyra e Perëndisë këtu unë kam. Vetë esenca e natyrës së tij e para është. Si ujët rrethon atë që brenda detit është, kështu fryma e Tij të pështjell, me këtë frymë Fuqinë e tij do të kesh - fuqi që ushtritë i dërmon, armiqtë e Perëndisë i turpëron, dhe veprën e tij mbi dhe e përmbush. Ja pra fuqi e Perëndisë si një dhuratë, ja kredhja në Frymë."

    Një destin bëri përpara: "Kjo pjesë nga Perëndia, për mua është".

    "Vërtet" gjegji engjëlli. "Dhe mbaj mend, kushdo që një porcion kaq të madh fuqie merr, nga shumë, i njohur do të bëhet. Para se pelegrinazhi yt mbi dhe të mbarojë, i njohur, madje i zbuluar me anë të kësaj fuqie, karakteri yt i vërtetë do të jetë. I tillë destini është, i të gjithë atyre që fuqi veshin e zotërojnë, sepse së jashtmi njeriun ajo e mvesh, të brendshmin pa e ngarë asfare. Të brendshmet burime fuqi e jashtme do të zbulojë, apo të tyren mungesë".

    I pari destin mori, e prapa u çapit. Gabrieli foli sërish.

    "Të dytin element nga Perëndia i Gjallë, këtu kam. Dhuratë kjo nuk është, por trashëgim. Një dhuratë vishet së jashtmi; një trashëgim mbillet brenda thellë - mu si një farë. Por megjithqë fare e vogël është, jo bimë rritet me kohë e të gjithë njeriun e brendshëm mbush".

    Një tjetër destin u çapit. "Për pelegrinazhin tim mbi dhe besoj të jetë ky element."

    "Vërtet", gjegji engjëlli sërish. "Duhet të të them, se çka ty të është dhënë, e lavdishme është - i vetmi element i universit, Zotit apo engjëjve i njohur që zemrën njerëzore mund të ndryshojë. E megjithatë, edhe vetë ky element i Perëndisë, të përmbushë detyrën e tij nuk bën, e as të rritet ai nuk mund e qënien tënde të pushtojë, derisa i lidhur mirë të mos jetë. Të përzihet duhet pra pa kursim, me dhimbje, brengë dhe thyerje".

    I dyti destin e mori e prapa u çapit. Krah Gabrielit, engjëlli Shkrues rrinte. Me devotshmëri, në lbirin e tij, shënimin e dy destinëve ai hodhi.

    "Dhe ç'do të bëhen këta destinë, pasi përmes derës drejt universit të dukshëm të kenë kaluar?" Shkruesi pyeti.

    Gjegji Gabrieli butësisht, "Secili në kohën e tij, mbret do të jetë".
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 05-12-2009 më 16:48
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër!

    Pjesa I


    Kapitulli I

    Më i vogli bir i çdo familjeje mbart dy dallime: konsiderohet i llastuar dhe i painformuar. Zakonisht, prej tij pritet shumë pak. Pashmangërisht ai ka shumë më pak të drejta udhëheqjeje se fëmijët e tjerë në familje. Nuk drejton kurrë, vetëm u shkon pas të tjerëve, sepse nuk ka askënd më të vogël se veten mbi të cilin mund të provojë sundimin.

    Kështu është sot, keshtu ish edhe tremijë vjet më parë në fshatin e quajtur Betlehem, në një familje me tetë djem. Të shtatë djemtë e Jesit punonin me atin e tyre në fermë. Më i vogli dërgohej të rropatetj me qerre në male për të kullotur tufën e vogël të deleve të familjes.

    Në këto shëtijtje baritore, ky bir i fundlindur merrte gjithmonë dy gjëra me vete: një hobe dhe një instrument të vogël të ngjashëm me kitarën. Koha e lirë për një bari është e bollshme në rrafshët e pasura të maleve, ku delet kullosin për ditë të tëra në një livadh. Por ndërsa koha kalonte e ditët bëheshin javë, djali vetmohej gjithnjë e më shumë. Ndienja e vetmisë që jehonte brenda tij zmadhohej pafundësisht. Shpesh qante. Pastaj luante në harpë për shumë kohë. Kish zë të bukur e kështu, shpesh këndonte. Kur këto nuk e ngushëllonin më, mblidhte një pirg gurësh dhe me diçka të ngjashme me furinë i flakte ato një nga një tek një pemë e largët, e kur një grumbulli findi i vinte, tek pema - shenjë shkonte, gurët e tij mblidhte dhe një tjetër armik me gjethe zbulonte akoma më larg.

    Ndërrmerrte shumë beteja të tilla vetmitare.

    Bariu hobëtar - këngëtar, e donte shumë Zotin e tij. Natën kur e gjithë tufa flinte dhe qi qëndronte me sytë e ngulur në zjarrin që fikej, rrëmbente harpën e tij dhe shpërthente në një koncert të pashoq. Këndonte himnet e lashtë të besimit të stërgjyshërve të tij. Ndërsa këndonte, vajtonte e ndërsa vajtonte, shpesh shpërthente në lavdërime përpirëse, derisa malet e largëta lutjet dhe lotët e tij i merrnin dhe ia kalonin ato maleve më të larta dhe prej nga, më në fund arrinin në veshët e Perëndisë.

    Kur nuk qante e kur nuk lutej, ai kulloste çdo qengj e çdo dele. Kur nuk ish i zënë me tufën e tij, flakte gurë me hoben, shokun e tij dhe flakte e flakte papushim, derisa të detyronte çdo gur të shkonte atje ku donte ai.

    Njëherë, ndërsa i këndonte me gjithë gjoks Perëndisë, deleve dhe reve laimtare, ai pikasi një armik të gjallë: një ari të stërmadh! Davidi u hodh përpara me vërtik. Në pak çaste, të dy u gjendën duke rendur drejt të njëjtit objekt të vogël, një qengji që kulloste në një vend të mbuluar me bar të glbër. Djali dhe ariu u ndalën dhe u kthyen të përballnin njëri - tjetrin. Ndërsa instiktivisht rrëmonte xhepat për ndonjë gur, djali u kthjellua, "Ah pse, unë kam frikë."

    Ndërkoh, me një fuqi të rrufeshme, putrat e leshta drejt ti u vërsulën në një marri shkumbëzuese. Nga fuqia rinore i yshtur për lëkurë gurin e ngjiti dhe shpejt, një gur përroi i lëmuar, ajrin çau për t'u ndeshurme masën e leshtë.

    Pak çaste më pas, djali, tashmë jo më aq i vogël sa më parë, qengjin e vogël e ngriti e tha, "Bariu yt unë jam, e Perëndia, imi." Dhe kështu, thellë nëpër natë, këngën e sagës së asaj dite ai thuri. E vërtiti atë himn qiejve papushim, deri sa çdo engjëlli që veshë kish, melodinë dhe fjalët ia mësoi. Roje ata u bënë mb'atë këngë dhe porsi balsam shërues zemërthyerve të çdo brezi t'ardhmë, ia kaluan.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli II


    Së largu, një figurë drejt ti po rendte. U rrit e u madhua, e vëllai i tij u bë.

    "Rend", vëllai thirri. "Rend me sa fuqi që ke. Tufën e ruaj unë."

    "Përse?"

    "Një plak, një i urtë. Të shohë gjithë bijtë e Jesit ai do, dhe të gjithë i ka parë, përveç teje."

    "Po përse?"

    "Rend!"

    Davidi rendi. Pastaj nadli mjaft gjatë për të mbledhur veten. E më tej, me djersën që poshtë faqeve të djegura prej diellit i kullonte, me fytyrën që kaçurrelave të kuqe për nga ngjyra ia kalonte, ai në shtëpinë e atit hyri, duke përpirië me sy çdo gjë që i shfaqej përpara.

    Më i riu bir i Jesit u ndal, i gjatë e i fortë, duke thëthirë mbi vete shikimin e burrit të vjetër, më sumë se çdokush tjetër në atë dhomë. Gjaku e gjinia, jo gjithmonë e tregojnë se kur një njeri është rritur, as kur ai vetë para teje është. I vjetri pa.

    Diçka më shumë madje. Atë që Zoti dinte, i vjetri disi kish kuptuar.

    Derë më derë Perëndia kish këqyrur në mbarë mbretërinë, në kërkim të diçkaje fare të veçantë. Nga kjo këqyrje, Zoti Perëndi i gjithfuqishëm, kish gjetur se ky...hobëtar, e donte Zotin e tij me më të pastrën zemër në mbarë dheun e shenjtë të Izraelit.

    "Në gjunjë", mjekroshi, me flokë të gjatë të thinjur, i tha. Me një hije pothuaj mbretërore për një që në të atillë pozitë kurrë nuk ka qenë, ai u gjunjëzua dhe vajin ndjeu tek i derdhej mbi kokë. Diku në qelizat e trurit të tij, me mbishkrimin "informacion nga fëmijëria", një mendim u thirr: "Kështu bëjnë njerëzit për të thirrur mbretërit! Samueli po më bën një.... çfarë?"

    Fjalët hebreje ishin të qarta. Edhe fëmijët madje i dinin ato. "Ja, i shuguruari i Zotit!"

    Ah, ç'ditë për jetën e atij djali! Por, a s'është për t'u çuditur, që kjo ngjarje kaq e shquar nuk e çoi të riun në fron, por në një dekadë vuajtjesh e agonish prej ferri? Atë ditë, Davidi nuk u shkrua në gjeneratat mbretërore, por në shkollën e thyerjes.

    Samueli u largua. Bijtë e Jesit, përveç njërit, u nisën për luftë. Më i vogli, ende i pabërë për luftë, pati sidoqoftë një gradim në shtëpinë e atit të tij... nga bari, u bë korier. Detyra e tij tani, ishte t'u çonte ushqim vëllezërve të tij në front. Dhe e bëri këtë rregullisht.

    Gjatë njërës prej këtyre vizitave, në vijën e frontit vrau një ari tjetër po ashtu si edhe të parin. Ky ari na ish nëntë këmbë i gjatë dhe njerëzor. Si pasojë e kësaj vepre, i riu David një hero shumë popullor na u bë.

    Dhe më në fund, u gjend në kështjellën e një mbreti të marrë. Dhe në rrethana po aq të çmendura sa edhe mbreti vetë, djaloshit, iu desh të mësonte shumë gjëra që i duheshin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli III


    Davidi këndonte për mbretin e marrë. Shpesh. Duket se muzika i ndihte goxha të vjetrit. Dhe kur Davidi këndonte, në mbarë kështjellën, çdokush ndalej në koridoret e pallatit mbretëror, veshët kthente në drejtim të dhomës së tij, dëgjonte, dhe mahnitej. Si mundej vallë, një djal kaq i ri, të tilla fjalë e muzikë të mrekullueshme të zotëronte?

    E preferuara e çdonjërit, dukej se ish kënga që qengji i vogël i kish mësuar. E dashuronin çdo pjesë të asaj kënge, po aq sa vetë engjëjt.

    Megjithatë mbreti ish i marrë, e pra xheloz. Apo ish e kundërta? Sidoqoftë, mbreti u ndie i kërcënuar nga Davidi ashtu si ndodh shpesh me mbretërit, kur një i ri popullor e premtues është nën ta. Mbreti e dinte sa dhe Davidi se një ditë, tamam ky djalë vendin mund t'i zinte.

    Por si do të ngjitej Davidi në fron, ndershmërisht, apo me dhelpëri? Sauli nuk e dinte. Kjo pyetje ish një nga gjërat që e çmendnin mbretin keqas.

    Davidi u gjend shumë ngushtë; sidoqoftë, brenda rrethanave të tij, ai duket se fitoi një kuptim të thellë të dramës që shpalosej në të cilën ishte mbërthyer. Ai duhej të kish kuptuar diçka, që pak nga njerëzit më të urtë të kohës së tij kuptonin. Diçka, që edhe në ditët tona, kur njerëzit janë edhe më të zgjuar, akoma më pak kuptojnë.

    Dhe ç'është kjo?

    Perëndia nuk kish, por dëshironte shumë të kish, njerëz që do të jetonin në dhimbje.

    Perëndia dëshironte enë të thyer.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli IV

    Mbreti i krisur e shihte Davidin si kërcënim për mbretërinë e tij. Mbreti duket nuk e kish kuptuar se Perëndisë i duhej lënë dorë e lirë për të vendosur se cilat mbretëri mbijetojnë nga kërcënimet. Duke mos e ditur këtë, Sauli bëri atë që të gjithë mbretërit e krisur bëjnë. Ai e qëlloi Davidin me heshtë. Ai mundej. Ishte mbret. Mbretërit mund të bëjnë gjëra të tilla. Ata pothuaj gjithmonë e bëjnë. Mbretërit e vetvendosin të drejtën për të qëlluar me heshta. Gjithkush e di se ata e kanë këtë të drejtë. Gjithkush e di shumë, shumë mirë. Si e dinë? Sepse mbreti vetë kështu u ka thënë - shumë, shumë herë. A ishte e mundur që ky mbret i marrë të ish mbret i vërtetë, madje i vajosuri i Zotit?

    Po mbreti yt? A është ai i vajosuri i Zotit? Noshta jo. Askush nuk mund ta dijë me siguri. Njerëzit thonë se janë të sigurtë. Madje as që dyshojnë fare. Por ata nuk janë. Ata nuk e dinë. Zoti e di. Por Ai nuk tregon.

    Nëse Mbreti yt është i zgjedhuri i Zotit dhe nëse edhe ai qëllon me heshta, atëhere disa gjëra mund t'i dish dhe të jesh i sigurtë:

    Mbreti yt është krejt i marrë. Dhe ai është një mbret sipas përngjasimit të mbretit Saul.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli V


    Perëndia ka një universitet. Është një shkollë e vogël. Pak shkruhen aty, akoma më pak diplomohen. Shumë, shumë pak në fakt. Perëndia e ka këtë shkollë, sepse Ai nuk ka njerëz të thyer. Në fakt, Ai ka disa lloje të tjerë njerëzish. Ka njerëz që pohojnë të jenë autoriteti i Perëndisë... dhe nuk janë; njerëz që pohojnë të jenë të thyer... dhe nuk janë. Dhe njerëz që janë autoriteti i Zotit, por që janë të marrë dhe të pathyer. Dhe për të të ardhur keq, Ai ka një përzierje spektroskopike të gjithçkaje në mes. Të gjitha këto i ka me bollëk; por njerëz të thyer, zor se gjenden.

    Përse ka kaq pak studentë në shkollën e shenjtë të Perëndisë të nënshtrimit dhe thyerjes? Sepse kushdo që hyn në këtë shkollë do të heqë shumë dhimbje. Dhe siç mund ta marrësh me mend, shpesh është sundimtari i pathyer (të cilin Perëndia e ngre sovranërisht), ai që shkakton dhimbjet. Njëherë Davidi ish student në këtë shkollë dhe Sauli ish rruga e zgjedhur e Zotit, për të thyer Davidin.

    Ndërsa mbreti rritej në marrëzi, Davidi rritej në të kuptuar. Ai e dinte se Zoti e kish vendosur nën një autoritet të vërtetë në pallatin e mbretit.

    Autoriteti i mbretit Saul i vërtetë? Po, autoriteti i zgjedhur i Perëndisë. I zgjedhur për Davidin.

    Autoritet i pathyer, po. Por megjithatë, i shenjtë në shugurim.

    Po, kjo është e mundur.

    Davidi shtrëngoi dhëmbët, e vuri veten nën mbretin e tij të marrë dhe vazhdoi përpara në shtegun e ferrit të tij tokësor.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vella Markus
    Une e kam lexuar kete liber para 6 vjetesh dhe mund te them se ka shkaktuar nje ndryshim radikal tek une per shume gjera (aq shume me terhoqi sa e kam lexuar 2 here brenda dites)

    Do ja sugjeroja cdo te krishteri qe ta lexonte. Eshte nje "must read" per cdo te krishter!

    Faleminderit qe po na e sjell ne forum
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2009 më 09:07
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli VI


    Davidin e mundonte një pyetje: Ç'bëni kur dikush ju qëllon me heshtë? A nuk ju duket e çuditshme që ai nuk e dinte përgjigjen e kësaj pyetje? Tek e fundit, çdokush tjetër në këtë botë e di se ç'duhet të bëjë kur një heshtë është flakur drejt tij. Merre heshtën dhe vërtitja atij që ta hodhi.

    "David, kur dikush me heshtë të qëllon, nga muri shkule dhe mbi shenjuesin hidhe. I sigurtë të jesh se çdokush këtë e bën."

    Dhe duke kryer këtë akt të vogël trimërie, të rikthimit të heshtave të flakura, do të provosh shumë gjëra: Që je kurajoz. Lufton për të drejtën. Qëndron me guxim kundër së ligës. je i fortë dhe s'mund të të tërheqin për hunde. Nuk duron padrejtësinë apo trajtimin e padrejtë. je mbrojtësi i besimit, pishtar - mbajtësi, zbuluesi i të gjitha herezive. Nuk mund të gabohesh. Të gjitha këto merita atëhere, bashkohen e provojnë se gjithashtu je pa dyshim kandidat për mbretërim. Po, ndoshta je i vajosuri i Zotit.

    Sipas përngjasimit të Mbretit Saul.

    Gjithashtu ekziston mundësia që rreth 20 vjet pas kurorëzimt tënd, të jesh heshtëflakësi më i stërvitur i të gjithë mbretërisë. Dhe atëhere, do jesh pa diskutim...

    Krejt i marrë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli VII


    Si askush në historinë e heshtëflakjes, Davidi nuk dinte ç'të bënte kur një heshtë u flak drejt tij. Ai nuk ia ktheu Saulit heshtën me të cilën e kishin qëlluar. As nuk mblodhi vetë të tjera heshta dhe me to t'a qëllonte. Diçka tjetër ndodhi me Davidin. Bëri gjithçka, që të shmangej. Ç'mund të bëjë një njeri, veçanërisht një djalosh, kur mbreti vendos ta përdorë si nishan për ta qëlluar? E nëse djaloshi, vendos të mos ia kthejë me të njëjtën monedhë?

    Së pari, duhet të shtiret sikur nuk sheh heshtat. Edhe kur ato fluturojnë drejt e mbi të madje. Së dyti, duhet të mësojë gjithashtu të dredhojë shumë shpejt. Së fundi, duhet të shtiret sikur asgjë s'ka ndodhur.

    Fare thjesht mund të shquash dikë që është goditur nga një heshtë. Në një hije të thellë hidhërimi i kthehet. Por Davidi nuk u godit. Kurrë. Dalëngadalë, ai mësoi një sekret të mirëruajtur. Zbuloi tri gjëra që e ruajtën atë nga goditja.

    Një, kurrë mos mëso artin bashkëkohor e që zotërohet lehtë, të heshtë-flakjes.

    Dy, larg shoqërisë së të gjithë heshtë-flakësve qëndro. Dhe tre, gojën të kyçur fort mbaje. Në këtë mënyrë, heshtat nuk do të të prekin kurrë, madje edhe kur zemrën ta shpojnë tejpërtej.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •