Këtu kam vendosur të postoj librin Rrëfim Për Tre Mbretër shkruar nga Gene Edwards. Kur e lexova këtë libër para shumë vjetësh, nuk mund të mbaja lotët të më dilnin nga sytë. Në atë kohë nuk e dija se ky libër do ndryshonte jetën time. Atëhere nuk e dija se ky ndryshim do sillte probleme të mëdhaja në jetën time. Por e lavdëroj Zoti që lejoji të më prekë përmes këtij libri. Po e postoj këtë libër me shpresën se mund të prekë edhe dikë prej jush ashtu siç më ka prekur mua.
Ju uroj lexim të këndshëm!
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Rrëfim Për Tre Mbretër
Kanë vënë mbretër, por jo nga unë: kanë caktuar krerë dhe unë nuk e di... (Hosea 8:4)
Tungjatjeta i dashur lexues, sa mirë të jemi sërish bashkë. Është nder për mua të kaloj këtë kohë me ty. Të falenderoj që erdhe. Them të shpejtojmë të zemë vendet, se shoh që dritat po fiken.
Ja tek janë dy karriket tona, jo larg skenës. Shpejt pra, le të ulemi. Unë e di, historia është një dramë. Megjithatë, mendoj të mos jetë shumë trishtuese për ty.
Shfaqja do të ketë dy akte. Në aktin e parë do të takojmë një mbret plak me emrin Saul dhe një djalosh - bari, që e thërasin David. Në aktin e dytë do të takojmë sërish një mbret plak dhe një të ri. Por kësaj here mbreti plak është Davidi dhe i riu Absalomi.
Historia është një portret (mund ta quash një skicë e shpejtë karboni) i përuljes dhe autoritetit në Mbretërinë e Perëndisë.
Ah, ja u fikën dritat. Aktorët zunë vendet. Salla ra në qetësi. Perdja po ngrihet.
Historia jonë filloi.
Krijoni Kontakt