Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli XXVI


    Abishai rendi përmes kopshtit, dhe hyri në derën e hapur në rrëzë të murit mbrojtës lindor, dhe u vërvit përpjetë shkallëve spirale. Që nga brenda, në majë të shkallëve, Joabi shqoi Abishain, mori një pishtar dhe u sul poshtë. Ata u poqën nën dritën drithmuese të pishtarëve, fytyrën e njëri-tjetrit duke studiuar me kujdes. Abishai foli.

    "A e dëgjove Joab?"

    "A e dëgjova? Është ende mesnatë, e megjithatë, gjyma e qytetit është zgjuar nga fjalët. Si është e mundur Abishai - biri kundër atit të tij!"

    "Kur mbretëritë janë pa mbrojë njerëzit shohin pamje të shtrembëra", gjegji Abishai me një vështrim të largët.

    "Dhe gjithçka sakrifikojnë veç ambicjen të kënaqin", shtoi Joabi me inat. "Ç'mendon ti për këto gjëra, Abishai?"

    "Ç'mendoj unë?", gjegji Abishai, duke i shtuar zemërimit të Joabit, tërbimin e tij.

    "Këtë mendoj! Asnjë autoritet Absalomi s'ka në mbretëri. AS fuqi e ofiqe s'ka, e megjithatë, ai është ngritur të përçajë mbretërinë. Dorën ka ngritur, kundër vetë të vajosurit të Zotit - kundër Davidit! Davidit - që kurrë një fjalë apo vepër të keqe, kundër tij s'e bëri".

    "Ç'mendoj unë?" Zëri i Abishait u ngrit drejt britmës. "Këtë mendoj, nëse Absalomi, që është një hiç, vetë mbretërinë e Zotit do përçajë"; Zëri i tij, tashmë buçiste si bubullimë, "Imzot, nëse Absalomi këto të liga, tani do t'i bëjë, pash urtësinë, ç'do të bëjë ai, nëse mbret bëhet?"
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    Kapitulli XXVII


    Davidi, dhe Zadoku, mbetën përsëri vetëm.

    "E ç'do të bësh tani, David? Në të ritë tënd, një fjalë nuk e nxorre kundër një mbreti të padenjë! Ç'do të bësh tani, me një të ri po aq të padenjë?"

    "Siç të thashë Zadok", gjegji Davidi, "këto janë kohërat, që më së shumti unë urrej. E megjithatë, përkundër arsyes, zemrën time gjykoj së pari, e kundër interesit të saj veproj. Ç'bëra nën Saulin atë do të bëj. Vetëm në duart e Zotit, do ta lë fatin e Mbretërisë. Ndoshta ai mbaroi me mua. Ndoshta tmerrësisht unë kam mëkatuar, dhe i denjë të udhëheq, nuk jam më. Veç Perëndia e di në kjo është e vërtetë, dhe me sa duket Ai nuk do të tregojë". E pastaj, duke shtrënguar grushtet, dhe me një humor të hidhur në zërin e tij, ai shtoi me ngulm, "Por sot, vend do t'i le. Tjetër rrugë, që të tillë ngjarje të jashtëzakonshme ta shkaktoj, unë s'di, përveç të mos bëj asgjë! Froni nuk është imi. As për ta pasur, as për ta marrë, as për ta mbrojtur dhe as për ta mbajtur.

    "Unë do ta lë qytetin. I Zotit jështë froni. Dhe mbretëria gjithashtu. Unë nuk do ta pengoj Zotin. Asnjë pengesë apo veprim, nga ana ime, nuk gjendet mes Zotit dhe vullnetit të Tij. Asnjë pengesë Ai nuk ka, që nga vullneti i Tij ta pengojë. Nëse unë nuk do jem Mbret, për Zotin tonë uk do të jetë aspak e vështirë, që Absalomin, mbret të Izraelit ta bëjë. Tashmë kjo është e mundur. Zoti do të jetë Zot!"

    Mbreti i vërtetë u kthye dhe eci qetësisht, jashtë dhomës së fronit, jashtë pallatit, jashtë qytetit. Ai eci dhe eci... Drejt gjirit të të gjithë njerëzve, zemrat e të cilëve janë të bardha.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Rrëfim Për Tre Mbretër

    I dashur lexues, erdhi koha që t'i themi përsëri njëri-tjetrit: Lamtumirë! Po të lë në mendimet dhe refleksionet e tua, mbi motivet e fshehura të zemrës tënde.

    Oh, që ta dish, aktorët po punojnë me një histori dashurie, ndoshta do ta shohim bashkë kurdo që të luhet. Ahere, shpresoj që me mëshirën e Zotit, të takohemi përsëri.



    Fund
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Kapitulli XXVII




    " Në të ritë tënd, një fjalë nuk e nxorre kundër një mbreti të padenjë! Ç'do të bësh tani, me një të ri po aq të padenjë?".........

    ...... E megjithatë, përkundër arsyes, zemrën time gjykoj së pari, e kundër interesit të saj veproj. Ç'bëra nën Saulin atë do të bëj. Vetëm në duart e Zotit, do ta lë fatin e Mbretërisë. Ndoshta ai mbaroi me mua. Ndoshta tmerrësisht unë kam mëkatuar, dhe i denjë të udhëheq, nuk jam më. Veç Perëndia e di në kjo është e vërtetë, dhe me sa duket Ai nuk do të tregojë". ...... unë s'di, përveç të mos bëj asgjë! Froni nuk është imi. As për ta pasur, as për ta marrë, as për ta mbrojtur dhe as për ta mbajtur. .....

    "Unë do ta lë qytetin. I Zotit jështë froni. Dhe mbretëria gjithashtu. Unë nuk do ta pengoj Zotin. Asnjë pengesë apo veprim, nga ana ime, nuk gjendet mes Zotit dhe vullnetit të Tij. Asnjë pengesë Ai nuk ka, që nga vullneti i Tij ta pengojë. ..... Zoti do të jetë Zot!"

    .... Ai eci ... Drejt gjirit të të gjithë njerëzve, zemrat e të cilëve janë të bardha.
    Amen!

    Keta jane fara e zgjedhur !

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •