Kapitulli XVII
Dy breza pas mbretërimit të Saulit, një djali i ri, u shkrua me entuziazëm në radhët e ushtrisë së Izraelit, nën një mbret të ri, nipin e Davidit. Sapo hyri në ushtri, filloi të dëgjonte legjendat e trimërive të burrave të fuqishëm të Davidit. Ai e ndau të zbulonte nëse ndonjë nga këta burra të fuqishëm mund të ish ende gjallë apo jo, dhe nëse po, ta gjente e t'i fliste, megjithëqë nga llogaritë i doli se një i tillë duhej të ish mbi njëqind vjeç.
Më në fund, zbuloi me siguri, se një njeri i tillë, ende jetonte. Pasi mësoi vendndodhjen, i riu për në banesën e tij nxitoi. Me ankth, në mos me hezitim, në derë ai trokiti. Dera u hap ngadalë. Përpara tij, u shfaq një burrë gjigand, i thinjur... jo, me flokët krejt të zbardhur... dhe i rrudhur jashtë mase.
"A është zotëria, një prej të fuqishmëve burra të Davidit, kohë më parë, një prej atyre njerëzve, për të cilët kaq shumë kemi dëgjuar?"
I vjetri hetoi fytyrën e të riut, tiparet dhe uniformën e tij, për një çast të gjatë, pastaj me një zë të lashtë por të vendosur, ai u përgjigj pa e hequr përflakjen e syve të tij për asnjë çast nga fytyra e të riut.
"Nëse më pyet a jam një ish hajdut dhe banor shpellash, ai që i shkoi pas një të ikuri histerik e qaraman, ahere po, një nga njerëzit e fuqishëm të Davidit isha".
Në fjalët e fundit, supet ai drejtoi; paçka se fjala e tij mbaroi me një kukurisje.
"Pse Mbretin e Madh si një burracak ma përshkruan? A s'ish ai më i madhi i tërë mbretërve?"
"Jo, burracak nuk ish" i vjetri tha. Pastaj, duke kapur fluturimthi qëllimin e ardhjes së të riut ëmbël e urtësisht gjegji, "E as një prijës i madh ai s'ish".
"Ahere çfarë zotëri i mirë? Sepse rrugët e të madhit Mbret të mësoj unë erdha, dhe të... uh... burrave të tij të fuqishëm. E cila ish e tija madhështi?"
"E shoh, ke ambicjet tipike të të riut" gjegji luftëtari i vjetër "ndjenjën e qartë kam, se që të jesh prijës një ditë, ëndrra jote është". Ai pushoi dhe pastaj vazhdoi mendueshëm. "Po, do të të tregoj për madhështinë e mbretit tim, por befasuese fjalët e mia mund të jenë".
Lotët mbushën sytë e plakut ndërsa së pari për Davidin mendoi, e më pas për mbretin e ri mendjelehtë, që kohët e fundit ish kurorëzuar.
"Për mbretin tim e madhështinë e tij, unë do të të tregoj". "Kurrë mbreti im nuk më kërcënoi, siç yti bën. Mbreti yt i ri, me ligje, urdhëra, rregulla e frikë e ka filluar. Më i qarti kujtim nga mbreti im, kur në shpella ne jetonim, ai i jetës së tij të përuljes është. Po, përuljen e jo autoritetin. Davidi më tregoi. Të shpejtat kura të ligjeve e urdhërave, ai nuk më mësoi, por artin e durimit. Ja ç'e ndryshoi jetën time. Tjetër gjë ligjet s'janë, veçse mënyrë e prijësit për të shmangur vuajtjet."
"Nga pleqtë ligjet u shpikën, që herët në shtrat ata të mund të binin! Njerëz që autoritetin këndojnë,v etëm provojnë se aspak të tillë s'e kanë. Dhe mbretërit që fjalime mbi përuljen mbajnë, frikërat binjake në zemrat e tyre i tradhëtojnë: Të sigurtë s'janë s'ndjehen se a jaë vërtete udhëheqës të dërguar nga Perëndia. Dhe nga frika e rebelimit ata vdesin.
"I imi mbret, kurë t'i përuleshim s'na tha. Rebelimi fare nuk e trembte... sepse... sepse shfronëzimit nuk i druhej.
"Të humbnim Davidi na mësoi e jo të fitonim. Të jepnim e jo të merrnim. Prijës e jo ndjekës e pavolitshme është të jesh, mua ai më mësoi. E nga vuajtja mburojë na u bë; megjithqë atë nuk na e shkaktoi.
"Që autoriteti rebelim sjell, më mësoi, veçanërisht kur rebelimi aspak më pak i rrezikshëm se papjekuria në mos marrëzia, s'është". Padyshim, që episode qesharake e të nderuara nga shpellat i vjetri kujtonte.
"Jo", tha ai me një zë ku elokuenca ndihej më e plotë, "autoriteti i dhënë nga Perëndia nuk trembet nga sfidantët, nuk mbrohet dhe as që do t'ia dijë nëse shfronëzohet.
"Kjo ish madhështia e të madh... e Mbretit të vërtetë".
I vjetri u çapit tutje. Zemërimi dhe hija mbretërore shiheshin në ecjen e tij ndërsa ikte. Pastaj, me të riun u përball edhe një herë duke shtuar në një batare të fundit: "Përsa i përket autoritetit të Davidit: Njerëzit që nuk e kanë, për të flasin tërë kohës. Përulu, përulu, kjo është gjith@ka që dëgjon. Davidi kish autoritet, por nuk mendoj se i hyri ndonjëherë në punë! Ne ishim 600 jo të mirë, me një prijës që qau shumë. Ja ç'ishim ne!"
Këto ishin fjalët e fundit që ushtari i ri dëgjoi nga luftëtari plak. Duke çapitur rrugës, ai nuk e dinte nëse do të ishte ndonjëherë i lumtur të shërbente nën Rehobohamin.
Krijoni Kontakt