Close
Faqja 9 prej 28 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 276
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Gani Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

    Llaushë, 8 dhjetor – Ish luftëtari i UÇK-së Gani Geci, i cili së bashku me familjen e tij ka qenë i rreshtuar në anën e forcave pro rugoviane edhe pas luftës, i kundërpërgjigjet me një letër të hapur akuzave të ngritura ndaj tij nga Muharrem Xhemajli. Më poshtë po e botojmë të plotë letrën deputetit të LDD-së, Gani Geci, njëherazi kryetar i Komisionit kuvendar për inteligjencë, që ka mandat të mbikëqyrë funksionimin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

    “Do të heshtja dhe nuk do t’i përgjigjesha askujt, po të isha person “nën hije”, njeri që i frikësohet të vërtetës ose që fshihet prapa të vërtetave. Por unë jam dhe do të jem

    pjesë e shtetbërjes, prandaj i përgjigjem secilit, madje edhe Muharrem Xhemajlit.

    Është fakt publik dhe jo shpikje e nënhijes, se zotëri Muharrem Xhemajli është pjesë e rrjetit dhe e strukturave të SHIK-ut. Ai ka qenë i burgosur me disa shokë për një vepër penale. Madje për një krim të tillë ka qenë i dënuar dhe ka bërë burgim, por ai meqë e njeh bukur tekniken e hedhjes së gurit pas shpine, ua hodhi tre shokëve të tij të fshatit Baicë, të cilët janë duke vuajtur dënimin me shumë vjet burgim.

    Me njërin nga vëllezërit e tyre jam takuar, para disa ditësh, i cili aludonte se ata që nuk ishin pjesë e SHIK-ut mbetën në burg, ndërsa Muharrem Xhemajli u liria dhe gëzon privilegje të cilat janë peshqeshe për veprimtarinë e tij në kuadër të SHIK-ut. Ne e dimë se z.Muharrem Xhemajli doli nga burgu dhe u bë shofer poste dhe gjysma e familjes së tij janë punësuar në PTK , dhe sipas lëvizjes “Vetëvendosja” del se rrjeti i SHIK-ut i ka shtrirë rrënjët në të gjitha institucionet e Kosovës dhe e instrumentalizon shoqërinë me përkatësinë partiake duke e instaluar nepotizmin në çdo mjedis të shoqërisë sonë.

    Muharrem Xhemajli e di që ne jemi takuar rastësisht në Prekaz gjatë luftës dhe me gjithë vardisjet e tij, nuk mund të dëshmojë qenien e një luftëtari siç pretendon të jetë Muharremi, sepse në Kosovën tonë të vogël të gjithë e njohin dhe e dinë se çfarë luftëtari ka qenë Muharremi!

    Unë kam qenë ushtar i orëve të para që i jam përgjigjur thirrjes së atdheut, pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Unë mburrem që kam qenë ushtar i komandantit Legjendar Adem Jashari. Dhe pas rënies heroike të tij kam qene pjesë e institucioneve të Kosovës, kam njohur Kushtetutën e Kaçanikut dhe institucionet e dala nga ajo Kushtetutë. Gjithashtu edhe tani i njoh të gjitha institucionet e dala nga Kushtetuta e tanishme e Republikës së Kosovës.

    Unë nuk jam fajtor pse ju akuzoni dhe spiunoni njëri-tjetrin , pse ia hidhni pas shpine fajin njëri-tjetrit, pse dërgoni njëri-tjetrin nëpër gjyqe. Këto janë marifete me të cilat ju keni ndërtuar mënyrën e të jetuarit dhe ardhmërinë tuaj.

    Për fund po them se pajtohem me z.Xhemajli, i cili pati thënë se vetëm shokët tanë kanë qenë dëshmitarë në Hagë, sepse vetëm shokët e tuaj, zotëri Muharrem Xhemajli, i dinë të mirat dhe të ligat e veprimtarive tuaja, haraçin e të cilave po e paguan ky popull i shumëvuajtur. Edhe një herë po ta kujtoj se kur unë kam luftuar për Kosovën t’i pushkës i ke thënë

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne drenic gani geci njihet si luftetar i qeshtjes kombetare,dhe askush me mire se ne ne drenic nuk e njeh

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ne drenice e ne kosov gani geci njihet si halit ternavci,edhe kang i kan kushtu ne drenic,o ganigec ternavci drenicen se dashte ldkes nuk ja dite renin o ku ne hamam o do me ba venin

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    ne drenice e ne kosov gani geci njihet si halit ternavci,edhe kang i kan kushtu ne drenic,o ganigec ternavci drenicen se dashte ldkes nuk ja dite renin o ku ne hamam o do me ba venin
    Ti po flet nga inati
    Lej emocionet dhe bisedo si njeri,sepse as ti e as une nuk mundemi te ja ulim prestigjin gani gecit.
    Eshte leht te fyhet permes forumeve ne internet,por duhet edhe fakte me pas,sepse aty ku ka hy gani geci,kerkujt nuk ja ka mbajt me hy.
    Ganiu sot po akuzohet per vrasjen e sandokanit por,kjo vrasje sipas deshmitarve ka qen ne vetmbrojtje dhe nuk ka ligj penal e as moral qe mund ta denoi.
    Ganiu fyhet per nje arsye tjeter besoi une ,se mbrojti presidentin historik rugoven,dhe ishin keta qe rrezikuan edhe jeten e tyre per ta mbroit presidentin nga shiku.
    Sot kur edhe bill kllintoni na tregoi se kush ishte rugova,dmth se vllezerit geci ishin duke mbrojt kolosin kombetar pra as njeher nuk ran pre e markesizem leninizmit.
    Kosova heret a von kete familje duhet ta shpall familje heronjesh,sepse me te vertet dhan shume per kosoven.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gani geci eshte heroi me i madh qe ka nxjerre kosova ne kto te pakten 50 vjet.

    un nuk njoh tjeter me te dinjitetshem.. me atdhetar.. me trim..

    zoti e ruajt ate Gani Gecin .. por do ish mire ta ruaj dhe populli.. se po u vra Gani Geci.. Kosova mbet vec me pula te trembura.. e me polpotista.. te pabese..

    kte di me than..

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ti sdi me than asgje ,ti veq po dishe me hanger specialitete te w.c,po a budall doni mem me ba ,po kam jetu ne kosov,kam jetu 3 vite ne shqiperi,kohe te gjat jam ne gjermani edhe pse ma shum ri ne kosov tash se ne gjermani,po ju doni mem kallxu kush eshte gani geci,e adem salih pisi i pisave,ju doni mem kallxu se une skam shetit neper drenic peje llap,tiran tetov berat vlor gjithanej trojeve shqiptare,e di kur u dek rugoviqi ne drenic radiot dhe pubet kan ba feste sikur kur u dek millosheviqi,e di salen ne berat ne komisariat te beratit eshte shperblimi kush e vran sali gamorin ka shperblim10.000 dollar, e di qe fatosin kosovart se don se nuk eshte musliman,e di qe thaqin ne deqan nuk e dojn se eshte drenicak e mendjemadh, e u myta e veq po luj kqe me juve se e di kush kon e don ne kosov,legjenda ADEM JASHARI ska dasht me dit kush eshte rugoviqi as qe e ka njeh per gjak te vetin,tish kan gjall legjenda kur sja kish shtri doren ibrahim rugoviqit,sali gamorit berishes,fatos slavogrekoortodoks nanos,kta jan lideret qe kan len perqarje dhe ndarje krahinore ne popullin shqiptar,po nejse keta vetem me kto metoda allamillosheviqskishkavellski kan mujt e rin ne pushtet

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gani geci eshte heroi me i madh qe ka nxjerre kosova ne kto te pakten 50 vjet.

    un nuk njoh tjeter me te dinjitetshem.. me atdhetar.. me trim..

    zoti e ruajt ate Gani Gecin .. por do ish mire ta ruaj dhe populli.. se po u vra Gani Geci.. Kosova mbet vec me pula te trembura.. e me polpotista.. te pabese..

    kte di me than..
    aiiiiiihhhhh
    brari qe ke knaq krejt haaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Java Geci

    Martë, 08 Dhjetor 2009 17:12

    Xhavit Nura

    Pas një jave të ngjeshur, të cilën mund ta quajmë si "Java Bllaca", tashmë ka nisur një rast tjetër, të cilin mund ta quajmë si "Java Geci". Për dallim nga rasti i parë, i cili nuk dihet se prej nga ka marrë nxitje dhe dyshimet variojnë prej nxitjeve të caktuara politike, problemeve personale të akuzuesit, nxitjeve nga qarqet në Beograd e gjetiu, dhe supozime të tjera, në rastin e dytë kemi një akuzë të panxitur politikisht, vjen nga ata të cilët kanë humbur njeriun e tyre, vjen nga bashkëshortja e një luftëtari të lirisë. Derisa ka pasur akuza ndaj drejtësisë për ngathtësi në rastin e parë, mbetet të shihet se si do të veprojë në rastin e dytë.

    Për dallim nga rasti i parë, kur akuzuesi, njëkohësisht vetëakuzues, ulet në një divan dhe rrëfen për të bëmat e tij, duke pranuar disa letra që vinë nga një dorë që nuk dihet se e kujt është, në rastin e dytë kemi me një akuzë të një gruaje që kërkon drejtësi për burrin e saj, dhe këtë e bënë në sheshin kryesor.

    Po të kishte ekzistuar drejtësia, ky rast do të duhej të kryhej me kohë, por vetë fakti se tashmë kjo grua po kërkon drejtësi, pas kaq vitesh, megjithatë tregon se çështja po i besohet drejtësisë. Por, kolegët tanë gazetarë të cilët përcjellin gjyqësinë janë përballur gjatë gjithë këtyre viteve me mungesën e transparencës në institucionet e drejtësisë. Në gjykatoret e Kosovës nuk lejohet filmimi i asnjë seance dhe shpesh nuk lejohen fare gazetarët. Derisa në shtetet perëndimore shohim seanca të ndryshme, të cilat televizionet i konsiderojnë të rëndësishme për transmetim për publikun, të ne nuk ndodhë një gjë e tillë. Është mirë që më në fund, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, të ndërmarrin hapin vendimtar dhe të mundësojnë më shumë transparencë në gjyqësi. Kjo, sadopak, do të ndikonte që vendimet e trupit gjykues të jenë më të drejta, do të eliminonte në një masë ryshfetet. Jemi dëshmitarë të një korrupsioni tepër të madh në gjyqësi, prandaj do të ishte mirë që ministria me të cilën menaxhon Lidhja Demokratike e Kosovës të bënte hapin e duhur dhe të mundësonte transparencën. Shoqërisë në Kosovë i duhet transparenca, më shumë se gjithçka tjetër. Hezitimi i grupeve parlamentare për të diskutuar për një rast, si rasti Bllaca, po ashtu tregon një mosgatishmëri për transparencë të plotë ndaj publikut. Nëse çështja është ngritur në këtë parlament, nuk ka pse t'i iket debatit, jo për të ndërhyrë në punën e drejtësisë, apo për të ndërsyer palët, por thjeshtë për të sqaruar publikun për çka realisht po bëhet fjalë.

    Ndryshe, tani jemi në javën e fushatës zgjedhore për balotazh. Rastet e fundit në një masë apo në një tjetër do të ndikojnë në këtë proces zgjedhor. Por, cilat janë perceptimet e qytetarëve për gjithë këtë situatë. Sigurisht se ato janë konfuze, por shqetësim primar i tyre është fati i vendit të tyre. Disa nga liderët politikë nuk po hezitojnë që këtë pështjellim situate ta përdorin si mjet fushate. Kështu, lideri i AAK-së nuk ka ngurruar që të përfitojë nga situata e krijuar. I njëjti ishte që në fushatën e raundit të parë kërkonte llogari nga liderët e tjerë për prejardhjen e pasurisë së tyre, duke harruar se asnjëherë nuk është deklaruar për prejardhjen e pasurive të tij, kurse arsyetimet e llojit për "dhurata miqsh" janë një arsyetim i dobët i tij.

    Sa i përket rasteve të dy vikendeve të fundit, një pikë e përbashkët është deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci. Derisa herën e parë ai u shfaq si një 'superhero' që po vente në vend drejtësinë e munguar për kaq vite në Kosovë, qytetarët panë edhe anën tjetër të tij. Dikush mund të pyes nëse një person i përfshirë në vrasje ka të drejtë morale të kërkojë ndriçimin e vrasjeve tjera? Por, kjo nuk ka rëndësi, qytetarët janë ata që duan të vërtetën dhe vendosjen e drejtësisë, jo atë që diktohet nga qarqet politike, por nga institucionet përkatëse. LDD e lindur nga rrëmuja e karrigeve, që cak kishin edhe rrahjen e presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu, tashmë pas kolapsit në zgjedhjet e fundit, dëshiron të nxis përçarje me synim prapë karrigen. Dikush po tenton që LDK-në ta gjuaj në hendekun që duan ata, por kjo e fundit duket se nuk dëshiron të kthejë 'shiritin' e saj, nuk dëshiron të diktohet nga ata që shkaktuan 'luftën e karrigeve'. Në vend të kësaj, kjo parti është e vendosur të ecë rrugës së reformave, duke mos rrezikuar qeverisjen e vendit dhe stabilitetin e vendit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Daja, i meqkes dhe Sabit Gecit ...me barut te lagur futet ne beteje ....

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    jo fakt pas lufte sabit geci,komandant rremi dhe ma von ramush haradinaj me disa veprime kan ulur poshte UCK dhe e kan kontribuar qe komunistet rugoviqian te mbesin ne pushtet,se kur ka fillu lufta krejt populli i Kosoves ka qene me UCK,dhe rugoviqi ather ka qene si njeri i deshtuar po shyqyr jan urtu kta tre azganat e Kosoves dhe per at komunistat jan ne zhdukje e siper

Faqja 9 prej 28 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •