Close
Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 276
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ju qe e lexoni median ne Kosove..
    a eshte deklaruar Demaci dicka per ceshtjen bllaca ?
    po veton sorra ose surroi?
    batoni a ka thirr ne studio dike tjeter vec kti farukit miljoner?
    a ka shkue batoni me intervistue bllacen ne shpi te vet?
    po albin kurti a ka fol dicka per bllac e faruk e kopuk?
    Qe Brari qa thot Albin Kurti
    ---------------------------------
    Bishti i krimit
    Wednesday, 02 December 2009
    Ka më pak se një javë që kur opinioni gjithëshqiptar është elektrizuar skajshmërisht nga një mori ngjarjesh që në qendër e kanë krimin e organizuar të pasluftës në Kosovës. Filloi në Kuvend dhe po vazhdon me personazhe të shumëpërfolura, që po akuzohen mes vete për vrasje, tortura, shantazhe e haraçe. Janë çuar i madh e i vogël të bëhen pjesë e këtij spektakli. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, doli e tha se rasti Bllaca e ka kërcënuar “sigurinë nacionale”! Kaq të rrezikshme ai asnjëherë nuk i ka konsideruar strukturat paralele të Serbisë, të cilat ditë e natë punojnë kundër sigurisë sonë nacionale dhe pavarësisë së Kosovës. Kurrë më parë Hashim Thaçi nuk është shërbyer me një fjalor kaq dramatik të rrezikshmërisë, madje as kur Kosovës iu kallën kufijtë më 19 shkurt 2008, dy ditë pas shpalljes së pavarësisë. Por tash që ka filluar dalja në skenë e krimeve të Shërbimit të tij Personal të Inteligjencës që prej vitit 1999, dhe vetëm tash kur personat të cilët e rrethojnë atë, kanë filluar të ndjehen të pasigurt për shkak të bëmave të tyre pas luftës, Kryeministri ka filluar të shqetësohet. Rrezikimin e Kosovës ai nuk e sheh kaq të shqetësues sa mundësinë e rrezikimit të pushtetit personal.

    Personat për të cilët po flitet janë ata që e kanë lënë Kosovën pa ushtri, sepse u mjaftojnë bandat e tyre klanore. Ata e kanë lënë Kosovën pa Shërbim Inteligjent, sepse kanë shërbimet e tyre partiake. PDK, LDK, AAK, LDD etj – që të gjitha i kanë shërbimet e tyre partiake, në krahasim me të cilët ky i shtetit të Kosovës është veçse një lojë fëmijësh. Këto shërbime informative partiake nuk merren me interesat e sigurisë së shtetit të Kosovës, por me mbrojtjen e interesave grupore e partiake të biznesit e krimit të organizuar, duke mos zgjedhur mjetet. Prania ndërkombëtare (EULEX-i tash ashtu sikurse UNMIK-u dikur) gjithnjë e ka ditur këtë gjë, por ka zgjedhur të bashkëjetojë me këto shërbime kriminale.

    Prej të gjitha këtyre shërbimeve informative, ai i PDK-së (SHIK-u) ka vepruar krejtësisht publikisht. Shefi i këtij shërbimi pat deklaruar se SHIK-u është shpërbërë publikisht, por populli përditë po e përjeton sesi ai vetëm ka ndërruar formë: tash e disa vite SHIK-u ka kolonizuar pothuajse të gjitha ndërmarrjet e rëndësishme publike e shoqërore – Postë-Telekomin e Kosovës, Aeroportin Publik Ndërkombëtar të Prishtinës, Trepçën, KEK-un, pra të gjitha këto ndërmarrje të rëndësishme të cilat do t’i privatizojë kreu i privatizimit të pasurive të Kosovës, ministri Ahmet Shala.

    Drejtësia në Kosovë foli e veproi vetëm pasi foli e veproi krimineli i vetëshpallur. Kjo do të thotë që drejtësia në Kosovë mbetet nën mëshirën dhe ndërgjegjen e kriminelëve. Për drejtësinë në Kosovë, mbi të cilën është EULEX-i, një krim nuk ka ndodhur nëse për të nuk e dinë qytetarët. Vetëm kur problemi u bë edhe pjesë e vetëdijes së qytetarëve dhe opinionit të gjerë, drejtësia u gjend përpara një akti të kryer. Me siguri që po të mos dilte krimineli i vetëdeklaruar, populli nuk do të dinte gjë se çka po zihet. Tash shtrohet pyetja e rëndësishme: sa kriminelë të tjerë për të cilët di EULEX-i ende nuk kanë dalur të flasin publikisht?

    Të gjitha këto gjëra kaq të paimagjinueshme që i kanë ndodhur Kosovës: strukturat paralele, decentralizimi etnik, loja me flamurin dhe identitetin tonë kombëtar etj, pastaj varfëria, papunësia, privatizimi kaq mizor i çdo gjëje publike – nuk do të mund të kishin ndodhur kurrsesi pa njerëz të krimit të organizuar në krye të pushtetit, bëmat dhe pisllëqet e të cilëve i dinë fort mirë institucionet ndërkombëtare, disa prej të cilave vetë janë bashkëpjesëmarrëse të kësaj gjendje. Gjendja jonë e mjerueshme shpjegohet edhe me korrupsionin e tyre, shantazhin, dëgjueshmërinë në shkëmbim të amnistisë dhe servilitetin në shkëmbim të pushtetit politik personal dhe klanor.

    Bllaca po i akuzon shumë të tjerë (ndër ta edhe figura të larta politike) se kanë qenë urdhërdhënësit e tij gjatë ekzekutimeve, fillimisht të kolaboracionistëve, e pastaj edhe të kundërshtarëve politikë të PDK-së (kryesisht figura të LDK-së). Kurse të akuzuarit po e akuzojnë atë se është njeri i haraçeve dhe i Serbisë. Në krejt këtë mishmash akuzash të ndërsjella, po përmenden shuma marramendëse parash, shitje tokash miliona euro, në kohën kur populli i Kosovës dita-ditës po zhytet thellë e më thellë në mjerim shoqëror, varfëri e papunësi. Të dyja palët po e akuzojnë njëra-tjetrën, por po e harrojnë një gjë: po sikur të kenë të drejtë të dyja? E vërteta është tërësore, apo jo?

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla .. nuk jam perzih ne punet tuja o lum llumi..

    a ngove gja se po thot bllaca se brari mi dha do euro me vra kend?
    joo.
    as faruki nuk tha gja..se u ba miljoner me shijtje blerje trojesh me brarin..

    kerkush nuk ju a perzih o lum lumadhi..

    vet i keni gjet kta farukat e bllacat.. ti personalisht me demac e qoset e lpk-se qysh ne oslo i filluat kto pun te "bukura".. qe kallashi mos te shkrehi mbi arkana por mbi bij shqiptaresh nana..



    i pafshi hajrin biznesave.. me farukat..o llum..

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga lum lumi Lexo Postimin
    Demaci po thotë se ai Brari i Forumit le të fle mbathë e mos të merzitet fare se Kosova i ka institucionet e veta që merret me këto punë.

    Demaci po thotë se as unë e as Brar badihavxhia nuk kemi se cka të përzihemi në punët e të tjerve, më shkurt me i kqyrë secili punët e veta e jo " ha bukën e vet e mbaj dertin e kalorsit".

    A more vesh djalo...?
    Lum Brari,
    ai ose ata që kërkojnë nga ti të heshtësh ndaj situatës politike në Kosovë,
    edhe për rastin Bllaca, donë të thonë; Shqipëri mo u përziej në
    punët e Kosovës, se ne i zgjidhim problemet tona vetë (u pa me 1998/99).
    Duke harruar (me qëllim) se mos të ishte që nga 1912-ta shteti ynë amë,
    Shqipëria si pijemonti i gjithë shqiptarëve, Kosova, jo vetëm me 1998/99,
    por edhe gjatë LPB dhe LDB, pas 1945, 1968, 1981, 1989, 1998/99 e
    deri më sot nuk do të ekzistonte as në hartën e Ballkanit, tash si shteti
    i dytë shqiptar në Ballkan dhe Evropë....!?
    Ata të cilët i mohojnë këtë rol Shqipërisë, edhe ty Brar,
    janë larg shqiptarizmës...

    Po, Shqipëria, Kosova dhe gjithë trojet etnike shqiptare në Ballkan
    u takojnë, hiç pa dyshim, të gjithë shqiptarëve njësoi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 11-12-2009 më 12:03

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    -----------
    Organizata e Veteranëve e përjashton Gecin



    Nga Express më 11.12.2009 në ora 18:02

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi sot se e ka përjashtuar nga radhët e saj Gani Gecin, me arsyetimin se ai ka bërë shkelje të rëndë të statutit të organizatës dhe ka njollosur vlerat e UÇK-së.

    Vendimi për përjashtim është marrë nga Kryesia e kësaj organizate, gjatë mbledhjes së mbajtur më 10 dhjetor.

    Përmes një kumtese për media, Kryesia e OVL të UÇK-së thekson se duke u bazuar në kompetencat që parashihen në statutin e organizatës, neni 15 alinea 2, ka marrë vendim të përjashtojë nga kjo organizatë, Gani Gecin, i lindur më 20 janar 1968, nga fshati Llaushë, komuna e Skenderajt.

    Deputeti i LDD-së, Geci, ditë më parë ka deklaruar në Parlament se në Kosovë nuk ka pasur luftë, por puç kundër Ibrahim Rugovës. Ai i kishte bërë këto deklarime me rastin e paralajmërimit për publikimin e CD-së inkriminuese kundër SHIK-ut dhe disa drejtuesve të PDK-së. Incizimi i sa është bërë në shtëpinë e deputetit tjetër të LDD-së, Adem Salihaj.

    OVL kishte reaguar edhe më herët kundër kësaj deklarate. Në arsyetimin e vendimit përjashtues, thuhet se Geci ka bërë: a) shkelje të programit, statutit, rregulloreve, vendimeve apo akteve të tjera të organizatës; b) shkelje dhe njollosje të vlerave të luftës së UÇK-së; c) ka vënë interesat partiake, apo interesat e tjera të ngushta, mbi interesat e organizatës.

    Kryesia e OVL të UÇK-së ua tërheq vërejtjen të gjithë anëtarëve të organizatës për t’u përmbajtur, programit, statutit të OVL të UÇK-së dhe kodit të etikës së veteranit.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Organizata e Zagarve të pasluftës = OVL.

    Të gjith i ke njerz që shiten për 100 euro aty , që bile me dasht edhe unë me jau dhën ka 100 euro kan me më bo anëtarë pa e kap kurr pushken.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gani geci eshte heroi me i madh qe ka nxjerre kosova ne kto te pakten 50 vjet.

    un nuk njoh tjeter me te dinjitetshem.. me atdhetar.. me trim..

    zoti e ruajt ate Gani Gecin .. por do ish mire ta ruaj dhe populli.. se po u vra Gani Geci.. Kosova mbet vec me pula te trembura.. e me polpotista.. te pabese..


    kte di me than..
    O ti Brari,kush po permend vrasjen e ganiut, ktu ne forum askush nuk e permen vrasjen e tij ,populli nuk deshiron me vrasjen e askujt,nese ti e ke koleg dhe e permende vrasjen duhesh me dhen pergjegjesi me von ,po ti ndoll ati diqka ,un poe shohe se ti kokshe agjami femi dhe nuk podin qka po shkrun veq kot poja futshe...kujdes per veten lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349
    ja filloi dhe jeta politike ne kosove.
    filluan akuzat e para.njesoj si shqiperia do veje dhe kosova lol

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ne drenic gani geci njihet si luftetar i qeshtjes kombetare,dhe askush me mire se ne ne drenic nuk e njeh

    Populli nuk harron...
    Populli e di kush ishin argatët e djallit, e kush ishin çlirimtarët e vatanit!

    POPULLI I NJEH, KUSH JANË ÇLIRIMTARËT,
    E KUSH JANË TRADHËTARËT!

    Populli njeh ata që pas fitores madhështore historike të UÇK-së hartuan lista të gjata (janë argumentet, dokumentet e ruajtura mirë deri me sot!) me emra e mbiemra luftëtarësh, atdhetarësh, eprorësh të UÇK-së, për t'i dërguar pastaj të njëjtat në selinë e krimit, gjenocidit, diskriminimit, në Beograd, e Beogradi më pastaj, dihet, drejt në Hagë.

    Shkruan: Riza Greiçevci * Prishtinë, 13. 12. 2009
    __________________________________________

    Sovrani i shtetit...
    Populli, sovrani legjitim dhe i vetëm (pas Zotit!). Toka e uji e drita e djepi e malet e arat e buka krejt janë pasuri e dhunti të tij. Gjithçka që ka o s'ka shpirt është e popullit. Është mbret për mbi mbret. Është zot e për mbi zot për veten e tij, për fjalën e bukën, për besën e Atdheun. Nga toka deri në qiell, nga qielli deri në tokë-është e tij, e popullit dhe e askujt tjetër. Edhe Atdheu. Edhe Qeveria. Edhe ligjet. Edhe drejtësia. Edhe gjykatat. Të popullit janë. Të sovranit të votës demokratike të lirë. Zotit të vullnetit dhe vendimit valid. Udhëheqësit legjitim të shtetit. Të Parlamentit. Populli shemb robërinë - siç e shembi me UÇK’n e dalë nga gjaku e djepi e buka e tij. Kush përpiqet të shpallë veten zot të popullit, Ai është më pak se njeri! Është më pak se hiçi i hiçit. Populli sundon vetveten e tij. Është zot në shtetin e Atdheut të tij. Askush tjetër! Askush tjetër! Kurrë!
    ...i njeh!
    Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit.
    Nuk ka shtet pa popull.
    Populli sheh.
    Populli dëgjon.
    Populli duron.
    Populli veneron.
    Populli njeh secilin prej nesh.
    Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s'i njeh kush janë kriminelët?
    kush janë çlirimtarët?
    Kush janë atdhetarët, kush janë hileqarët?
    Kush janë shpifësit, shkelësit e bukës, të moralit, të gjakut të dëshmorëve?
    Populli e njeh atë që sheh zi ditën, përpiqet për të bindur popullin e Kosovës, botën, Evropën, se sytë e tij shohin natën dritë.
    Përpiqet për të na bindur se rrenacaku nuk rren!
    Krimineli nuk vret. Hajduti nuk vjedh. Vrasësi nuk vret.
    Se atdhetari është kriminel, kurse krimineli është atdhetar, viktimë, i rrezikuar, i anashkaluar.
    Populli njeh dhe e di kush janë çlirimtarët, e kush janë tradhtarët.
    Populli njeh ata që pas fitores madhështore historike të UÇK-së hartuan lista të gjata (janë argumentet, dokumentet e ruajtura mirë deri me sot!) me emra e mbiemra luftëtarësh, atdhetarësh, eprorësh të UÇK-së, për t'i dërguar pastaj të njëjtat në selinë e krimit, gjenocidit, diskriminimit, në Beograd, e Beogradi më pastaj, dihet, drejt në Hagë.
    Kujt s'i kujtohet burgosja e komandant Çelikut, zotëri Fatmir Limaj, me disa shokë të tjerë çlirimtarë.
    Kujt s'i kujtohet burgosja e zotëri Ramush Haradinajt, me shokë.
    U gjykuan.
    U poshtëruan.
    U munduan në Hagë për disa vjet, kush?
    Çlirimtarët e popullit.
    Prandaj, është qesharake të shpresohet se nuk e di populli kush i dërgoi ata në Hagë?
    Dëshmitë dhe argumentet (listat me emra e mbiemra luftëtarësh, eprorësh të UÇK-së) s'i ka lëshuar toka.
    Janë shëndosh e mirë.
    Janë gjallë.
    Nuk janë larg.
    I ka populli.
    Janë "vepër" e "atdhetarëve" dhe "shpëtimtarëve" të Atdheut.
    Ata që i dërguan, pas fitores së UÇK-së, në Gjyqin e Hagës.
    Listat janë gjallë.
    Shëndosh e mirë.
    Autorët e tyre, në vend të ndërtimit dhe ndihmës për shtetin e lirë të Kosovës, për popullin, hedhin nëpër sheshe rrugësh dyshimin për ekzistimin e UÇK-së, të luftës çlirimtare të popullit, madje këtë e bëjnë ndër sy të popullit.
    E vishen me lëkurën e djallit, me turpin e botës, shkelin amanetin e dëshmorëve, fyejnë familjet e tyre, fyejnë popullin dhe për të kërkojnë "dhuratë shekullore":
    Trazira!
    Kob!
    Burgje!
    Zjarr!
    Pështjellime!
    Luftë qytetare!
    I ndihmojnë shtrigës së Ballkanit.
    Shtriga përpiqet për ta rikthyer Kosovën ku ishte para vitit 1999, kurse argatët e djallit i fryjnë zjarrit!
    Është kjo kotilla e "jurishnikët", humbës të votës së lirë të popullit, të shqetësuar, të penduar, dhelparakë, që dhjamë nga pleshti kërkojnë...!
    Populli nuk harron...
    Popullit s'mundet kush m'i qitë hi syve.
    Sepse, të gabuar e të dënuar rrastë nga gjykimi i Zotit (e lere më nga populli) janë "jurishnikët", të cilët shpresojnë, përpiqen, veprojnë, ditën e natën, që Kosova të trazohet.
    Të dridhet.
    Të pështjellohet.
    Të rrotullohet.
    Të digjet. Kosova të hyjë në luftë qytetare.
    E ku ishin gjatë luftës çlirimtare që bëri populli i Kosovës?
    Dje s'ishin me të, sot e fyejnë e thonë s'ka pasur fare UÇK dhe këta na qenkan me popullin?
    Këtyre duhet t'u besojë populli?
    Këtyre duhet t'ua falë votën e lirë?
    Këtyre që sot zëshëm i dëgjon bota, hasmi: Kosova duhet të mbështillet me mjegull, me terr.
    Të kthehet prapa, atje ku ishte para vitit 1999.
    Sikur t'ishte Kosova pasuri e babës!
    Kosova të përzihet, të ndizet...!
    Dhelpra e ujku duan mjegull.
    Populli njeh kush ishin e kush janë edhe sot "sigurimcat" e rezidencës së Dr. Ibrahim Rugovës?
    Kush ishin e kush janë sot "sigurimcat" e Bujar Bukoshit?
    Kush ishte dhe pse ishte FARK-u i Bujar Bukoshit, që kollofiti miliona markash gjermane në emër të popullit, në emër të luftës së Kosovës, duke bërë pallën e befasë nëpër hotele e kafehane të Shqipërisë.
    Populli njeh mirë edhe SHIK-un.
    I njeh populli mirë këto grupe njerëzish, sepse të vetët janë.
    Pjellë e tij.
    Bimë e tij.
    Populli e di kush ishin ata "sigurimca",
    ç'detyrë kishin ata,
    ç'bënë dhe ç'vepruan.
    Populli e di mirë, a ishin ilegalë, apo legalë këta 'sigurimca'!
    Populli e di kush ishin argatët e djallit, e kush ishin çlirimtarët e vatanit!
    Populli e di "ç'shpërblim" duhet marrë argatët e djallit, e ç'shpërblim duhet marrë çlirimtarët e vatanit.
    Atë që e thotë Zoti, e thotë edhe populli:
    Gjarpri s'bën të goditet në bisht, por në kokë. Bima e keqe, e dëmshme, parazitare, duhet herrë. Kush thotë është krim të luftohen argatët e djallit? Robëria, pushtimi, djalli, s'luftohen me patate, as me raki, as me rezoluta. Qengji kot bën paqe me kasapin. Shpërblimi: Në emër të popullit! kjo është e vërteta.

    * Autori I këtij shkrimi është shkrimtar (kontakti: rizag2008@hotmail.com
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Askush ne drenic deri me tani nuk e ka akuzua gani gecin per tradheti,perkundrazi qdo kush flet per trimerin e tij qe nga ditet e para te UQK-ES.
    Kush nuk beson mund ta pyes kryeministrin e kosoves,kerkush me mire se ai nuk e njeh.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Këtë *** (Gecin) tanimë po e njeh tërë Kosova (me vilajet)...
    e sa për "trimëri" (budallai) edhe këtë tani e kuptuan të gjithë...
    Megjithate nuk mund t' i thuhet trimëri të shkrep plumba mbi shqiptarin (Komandant Sandokanin)... pasi nuk ia ka mbajtur ***** t' ia shkrepërn shkjaut...
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •