Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45

    Question Emisione shqip per femije ne US - TVALB apo ShqipTV?

    Doja te marr nje nga ato sistemet AlbTV ose ShqipTV qe permban me se shumti material atraktiv per femijet. Kam djale 7 vjec e vajze 5 vjec. E kam verejtur qe kane filluar te mos e perdorin shqipen. Shpresoj te arrij me "kutine magjike" (TV) qe te zgjerojne fjalorin dhe shprehjet. Ne TV tani preferojne te shikojne bashke Arthur@PBS, djali Pokemon e vajza Sesame Street. Kemi edhe "movie night" nje here ne jave ku shikojme nje film se bashku.

    Shkruani nese keni AlbTV ose ShqipTV e femijet te moshes 5-7 vjec. Cilat emisione i preferojne? Cilin sistem do ta rekomandonit? A kane funksione si DVR ose on-demand? Cilat filma do ti rekomandonit per kete rast?


    Tung,
    Iliri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45
    Ja po e provoj per ju prinder me halle te njejta. Sonte e porosita sherbimin nga ShqipTV dhe po ju lajmeroj si do eci transporti, instalimi etj. Nese nuk me pelqen do ta provoj edhe TValb


    Tung,
    Iliri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    IZENKU,
    Me vjen keq qe nuk kam mundur te shkruaj para se ta porosisesh shqiptv.
    Une kam qene abonent i shqiptv per pothuaj 1 vit por...asnjehere nuk kam qene i kenaqur me shqiptv. Premtimet e tyre jane ne qiell kurse sherbimet dikund thelle nen toke. Tani jam abonent i tvalb dhe... sherbimi eshte absolutisht me i mire se sa ne shqiptv. Eshte sherbim i shkelqyer. Fotografia dhe zeri jane te paster si loti, foto e kristalizuar deri ne maksimum. Cdo kanal ne tvalb punon pa kurfar problemi derisa ne shqiptv eshte me ndryshe dhe me shume probleme. Une nuk e kam zakon qe ketu ne forum publik te flas keq per nje kompani e mire per nje tjeter pasi qe te dy kompanite jane shqiptare, por per me shume info te lutem mu lajmero ne privat.
    Faleminderit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45
    Realist,
    A ka emisione per femije te cilat do ti rekomandoje nga cilado kompani?

    Une shpresoj qe kualiteti teknik te jete shkaku sekondar per te cilin do te vendosja nga cila kompani do te marr sherbimin. Me shume me intereson cilet nga kanalet shqiptare qe jane ne keto 2 pako kane emisione te mira per femije.

    Fundja e kam edhe paksa deformim profesional qe do te doja te kuptoj si funksionojne keto sherbime qe te mundem te vendos per vete dhe te jap rekomandime per familjen e miqte.


    Tung,
    Iliri

    P.S. Mos u nguro te japesh fakte qe deshmojne mbi kualitetet e njeres kompani ndaj tjetres. Per sherbime shqiptare nuk kemi Consumer Reports te na udhezoje... na mbetet te mblidhemi ne FS te kuvendojme...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    IZENKU, e kuptoj qe ti nuk deshiron te ja ndish per shkaqet teknike por... nese une e kam patur shqiptv per 1 vit dhe per komplet nje vit nuk kam qene i kenaqur me shqiptv, atehere besoj se kane qene arsye te forta pse kam vendosur qe ta nderroj nga shqiptv ne tvalb. Ne te kunderten, me TVALB jam shume i kenaqur, sherbimin e kane te shkelqyeshem.
    Ne shqiptv kanalet vazhdimisht ngrijne, nuk punojne fare, largohen per 3-4 dite, vijne prap per disa ore dhe prap nderprehen etj etj etj etj...
    Kurse ne TVALB kualiteti i fotografise eshte i kristalizuar dhe shihet shume shume paster si fotoja ashtu edhe zeri degjohet shume mire. Kanalet jane te pastra tamam sikur kanalet amerikane.
    Nese kujdesesh per femijet qe te mesojne e degjojne programe shqip, atehere besoj qe eshte me rendesi qe edhe syte e femijeve te jene te shendoshe... prandaj ne SHQIPTV jane disa kanale aq keq sa qe po i shikove per disa minuta, do te dhembin syte. Nuk po i them keto fjale kurrsesi per ta renduar nje kompani dhe per ta lavderuar tjetren por perkundrazi, po i them keto fjale nga eksperienca qe kam me te dy kompanite.
    Eshte e padrejte qe te flasesh keq per nje kompani shqiptare por gjithsesi eshte e padrejte qe te mos e komplimentosh kompanine e drejte dhe te mos e akuzosh kompanine qe te rjep lekuren dhe te genjen cdo here.
    Sa i perket programeve per femije... pothuaj secili kanal ka programe te mira per femije.
    Si psh. TVSH i cili eshte ne te dy kompanite, Vizionplus ka filma vizatimore te dubluar ne shqip, e i cili eshte gjithashtu ne te dy kompanite, pastaj RTK, etj etj...
    Pasi ti vec e ke porositur shqiptv atehere shpresoj qe ta marresh keto 2-3 dite dhe ta shohesh sherbimin, prandaj nuk po te flas me shume tani se ndoshta nuk me beson, por nje gje ta kesh te sigurte, mos mendo qe premtimet qe jane ne websitin e shqiptv jane edhe ne sherbimin e shqiptv. Websiti i shqiptv ka SHUMEEEEEEE dallim nga sherbimi i shqiptv sepse po te shikosh websitin e shqiptv ti mendon se shqiptv eshte kompani e forte sikur COMCAST apo kushedi cfar por... eshte pothuaj plotesisht e kunderta. Kurse tvalb cfar premton edhe realizon.
    Jam munduar te rrije me shqiptv por ka qene e pamundur per shkak te sherbimeve te tyre tejet te keqija dhe premtimeve te tyre qe shkojne ne qiell.
    SHQIPTV te premton aq shume sa qe nuk mund ta marresh me mend, kurse premtimet nuk i realizon fare. Prandaj edhe cfar eshte ne websitin e tyre eshte asgje me shume se PREMTIM i PAREALIZUESHEM.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45
    Citim Postuar mė parė nga REALIST Lexo Postimin
    TVSH i cili eshte ne te dy kompanite, Vizionplus ka filma vizatimore te dubluar ne shqip, e i cili eshte gjithashtu ne te dy kompanite, pastaj RTK, etj etj...
    Ceshtjet teknike mundet i kalojme ne ndonje forum tjeter. Shpresoj e prinder te tjere te shkruajne me shume cilet emisione femijet qe po rriten ne US po i pelqejne.

    Realist, nese je dakord do te doja ta kalojme diskutimin teknik te "Kinematografia dhe televizioni" ose ne ndonje nga nenforumet e "Informatikė dhe Internet".


    Tung,
    Iliri

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Pergezime Ilir per kete teme, vertete e nje rendesie per kulturen e pergjithshme kombetare, qe detyrimisht nis me mesimin e gjuhes shqipe si obligim qytetar dhe kombetare dhe si obligim i diturise ne praktike per femijet tane , mesimit te gjuhes se origjines.Eshte indikatori i nje kulture te gjere dhe te mirfillt interesi i vetqenjes dhe interesi i mbijeteses se gjuhes se origjines pra qenjes me idenditet me nje fjale.
    Le te paraqiten prinder me sugjerime si per kanale telivizive ashtu edhe per emisione specifike te kapshme dhe joshese per femijet tane ketu ne Amerike...Une nuk jam abonues i ndonje Tv shqip ketu ..por do ta bej nese me rekomandohet nje TV qe me ndihmon mua ne mundin tim per te rrit 3 shqiptaret e mij ne Amerike .

    Me nderime per nismetarin Ilirin dhe te gjithe qe do te sjellin sugjerime per te ndihmuar femijet shqiptar te Amerikes te mesojne me mire gjuhen shqipe,

    Xhabiri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 15-12-2007 mė 13:32
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #8
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Ilir te njejtin hall kam edhe une.Shpresoj te funksionoje.Une vazhdoj tu jap libra per femije ne shqip .Edhe une besoj se do ta instaloj njerin nga keto.Ato kane free trial http://www.seealbanian.tv/Ate e kam instaluar.Por aty nuk e ka as tvsh.as top chanel.provoje njehere.shpresoj tia arrijme qellimit.
    Pergezime per temen.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45
    Miki,
    Faleminderit shume per ate faqen me TV shqiptare. E provova mbreme dhe dukej shume mire.

    Tani po shoh qe do te kem nje problem tjeter. Me sa kuptoj nga kjo faqe (http://api.connectv.ca/api/guide/preview.asp?siteID=9) emisionet per femije jane diku 9-11 ne mengjes. Kjo i bie 4-6AM Central!

    E di dikush a kane keto 2 distributore (ShqipTV ose TVALB) funksione DVR? Qe te mundemi ta programojme te regjistroje emisionet e pastaj te munden femijet ti shohin pas shkolles...


    Tung,
    Iliri

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    IZENKU dhe cilido tjeter. TVALB i ka kanalet edhe me kohe te Europes edhe me kohe te Amerikes. Pra per shembull i ka dy kanale te Vizionplusit nje me kohe te amerikes dhe nje me kohe te Evropes dhe nese nje emision per femije luan ne oren 9 ne mengjes ne Evrope e ketu ne oren 3 ne mesnate, ai emision do te mund te shikohen gjithashtu edhe ne oren 9 ne mengjes ketu ne Amerike pasi kanalet jane me dy kohe, me kohe te Evropes dhe Amerikes. GJithashtu edhe kanalet tjera jane nga dy, si psh, KTV, TVSH Tv tirana etj etj etj etj.
    Sa i perket TVSH jane 4 TVSH, dy TVSH satelitore ( njera me kohe lokale tonen dhe njera live) dhe 2 te rrjetit tokesor ( poashtu njera me kohe lokale tonen dhe tjetra live).
    Gjithashtu ka edhe shume emisione e humore e filma ONDEMAND.
    Per me shume informacione vizitoni websitin www.tvalb.com
    Sa i perket shqiptv, edhe ata i kane me dy kohe, por si ju kam thene edhe me heret, sherbimi i tyre eshte shume i keq dhe ti shkaterron nervat sepse kane probleme te shumta.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •