Papa kryepeshkopit ortodoks Janullatos:
nė Shqipėri, tė krishterėt kanė mbajtur gjallė fenė duke e paguar me jetė. Tė forcohet impenjimi ekumenik
Katolikė e ortodoksė tė dėshmojnė sėbashku fenė e krishterė: ky ėshtė thelbi i fjalimit qė mbajti Papa Benedikti XVI nė audiencėn me Kreun e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, kryepeshkopin Anastasios Janullatos, i cili nga ana e tij e quajti kėtė vizitė historike. Nė tė vėrtetė, ėshtė hera e parė qė njė delegacion i Kishės ortodokse tė Shqipėrisė vjen nė Vatikan pėr t’u takuar me Papėn e Romės. Benedikti XVI kujtoi me admirim shembullin e tė krishterėve shqiptarė, qė e mbajtėn gjallė fenė gjatė viteve tė komunizmit ateist si edhe gjurmėt qė ka lėnė krishterimi nė kulturėn e shqiptarėve:
“Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, tė krishterėt nė Shqipėri, si ortodoksė ashtu edhe katolikė, e mbajtėn fenė gjallė pavarėsisht nga regjimi ateist jashtėzakonisht shtypės dhe armiqėsor; dhe, siē dihet, shumė tė krishterė paguan me jetė mbrojtjen e fesė. Rėnia e atij regjimi i hapi rrugėn ringjalljes sė bashkėsive katolike dhe ortodokse nė Shqipėri”.
Papa lavdėroi punėn e bėrė nga kryepeshkopi Janullatos pėr ngritjen e vendeve tė kultit, formimin e klerit, katekizmin e tėrheqjen e rinisė drejt vlerave tė krishtera. Kėto arritje i vuri nė dukje edhe vetė kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, gjatė pėrshėndetjes qė i drejtoi Benediktit XVI:
“Me hirin e fuqinė e Zotit, Kisha jonė ka rilindur dhe ka bashkuar tė gjithė tė krishterėt ortodoksė nė Shqipėri, pavarėsisht nga prejardhja e tyre etnike. Ajo ėshtė rritur sistematikisht; duke forcuar jetėn liturgjike, duke u lutur, duke bėrė katekizėm e duke pėrkthyer e botuar literaturė tė krishterė; duke formuar e duke shuguruar mėse 140 klerikė; duke ndėrtuar 145 kisha tė reja; duke restauruar 70 tė tjera e duke riparuar 160 kisha dhe qendra kishtare; e mbi tė gjitha duke bėrė pėrpjekje kėmbėngulėse pėr ta afruar brezin e ri me Krishtin. Njėkohėsisht, ajo po jep kontribut aktiv nė pėrparimin e shoqėrisė shqiptare, pėrmes nismave nė fusha si shėndetėsia, arsimi, asistenca sociale, zhvillimi bujqėsor dhe kultura”.
Njė nga argumentet kryesore tė audiencės ishte pa dyshim impenjimi i pėrbashkėt nė fushėn e ekumenizmit. Papa pėrmendi shembullin e bashkėjetesės ndėrmjet feve nė Shqipėri, duke vėnė theksin nė dy iniciativa tė rėndėsishme, siē janė ngritja e Shoqėrisė Biblike Ndėrkonfesionale dhe krijimi i Komitetit pėr Marrėdhėniet Ndėrfetare:
“Kėto janė pėrpjekje tė kohės – nėnvizoi Ati i Shenjtė - pėr tė nxitur mirėkuptimin e ndėrsjelltė dhe bashkėpunimin e dukshėm, jo vetėm ndėrmjet katolikėve dhe ortodoksėve, por edhe ndėrmjet tė krishterėve, myslimanėve e bektashinjve”.
Nga tė dyja palėt u konfirmua impenjimi pėr tė bėrė ē’ėshtė e mundur qė tė krishterėt tė japin njė dėshmi tė pėrbashkėt pėr Krishtin, nė rrugėn e vėllazėrimit e tė paqes. Kryepeshkopi Janullatos theksoi se ndjehet tejet i nderuar dhe i gėzuar pėr kėtė takim me Papėn Benedikti XVI dhe nėnvizoi se bota e sotme ka nevojė pėr afrimin mė tė madh ndėrmjet tė krishterėve. Pėr kėtė, theksoi ai nė pėrshėndetjen drejtuar Papes, nismat e dialogut teologjik, qė kanė pėr qėllim pajtimin ndėrmjet konfesioneve janė “detyrė themelore” pėr tė gjithė krerėt e Kishave.
Janullatos shoqėrohet nga njė delegacion i pėrbėrė prej Mitropolitit tė Korēės, peshkopėve tė Apollonisė e tė Krujės e tė tjerė. Ata do tė zhvillojnė takime edhe me krerėt e Kėshillit Papnor pėr nxitjen e Bashkimit tė tė Krishterėve dhe do tė vizitojnė vendet e kultit nė kryeqytetin italian. Mė 8 dhjetor, delegacioni do tė largohet nga Roma.
Krijoni Kontakt