Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 153
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Berisha: Jemi te vendosur te shkaterrojme mafien ne vend

    Kryeministri Berisha njofton ngritjen pranė kryeministrit dhe ekzekutivit tė njė Kėshilli Ligjor pėr luftėn kundėr mafias nė vend

    Beteja me zero tolerancė ndaj mafias ėshtė ēėshtja mė kryesore dhe mė e mirėpritur nga shqiptarėt.

    Nė kėtė luftė dhe nė kėtė pėrpjekje, nė mėnyrė kategorike nuk do tė ketė ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik ėshtė ngjyra mė e shėmtuar, do ketė qėndrim rigoroz ligjor.

    Koha ėshtė e ligjit, ligjit dhe vetėm ligjit. Ashtu si bėmė ligjin pėr bandat, qė, nė shumė raste, ata, absolutisht, ishin vetėm ushtarė tė tyre.

    Kryeministri Berisha njoftoi sot ngritjen pranė Kryeministrit dhe qeverisė tė njė Kėshilli Ligjor pėr luftėn kundėr mafias nė vend. Duke njoftuar kėtė vendim nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri tha se lufta kundėr mafias ėshtė emergjente dhe qeveria do tė pėrdorė tė gjithė forcėn e ekzekutivit nė kėtė luftė. Kryeministri Berisha bėri tė ditur se ky Kėshill do tė ketė ekspertėt mė tė mirė ligjorė tė vendit dhe si qėllim do tė ketė sugjerimin e hapave ligjorė nė luftėn kundėr mafias.

    Duke paraqitur kėtė nismė, Kryeministri Berisha tha:

    “Gjatė kėtyre ditėve e kam theksuar se, nė rast nė mandatin e parė ne ēmontuam njė nga njė bandat qė bėnin ligjin nė qytete, rrethet dhe portet e kėtij vendit, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj., tani kanė ngelur nehatėt e kollarisur, kanė ngelur bosėt e mafias. Nė kėtė luftė dhe nė kėtė pėrpjekje, nė mėnyrė kategorike nuk do tė ketė ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik ėshtė ngjyra mė e shėmtuar, do ketė qėndrim rigoroz ligjor. Nė mėnyrė absolute nuk do tė ketė forcė qė tė pengojė kėtė ekzekutiv pa ushtruar vullnetin e popullit shqiptar nė luftėn kundėr mafias. Ajo qė unė deklarova mbrėmė ju garantoj se ėshtė njė dhe vetėm njė pjesė, sepse tentakulat e saj tė tmerrshme shtrihen nė mbarė vendin. E dini kėngėn qė kėndohet nė Himarė: Himarės ē”i zunė sytė... rreshtin tjetėr nuk po e them se e bėn mbledhjen mė politike se ē’duhet. Por Himarės ia zunė sytė. Mjafton tė shkoni nė Himarė. Bukuritė natyrore tė Himarės mafia i vuri perde dhe aq sa e sheh detin nga Tropoja, aq mund ta shohėsh mbrapa perdes sė Himarės. Ky ėshtė njė aspekt.

    Ndaj zotėrinj ministra, agjencitė tuaja kanė detyrimin e parė madhor betejėn me zero tolerancė me mafian. Kjo betejė ka nisur dhe do tė vazhdojė me metodat mė rigoroze dhe mė serioze. Secila agjenci tė shqyrtojė bazėn ligjore qė ka nė luftėn kundėr mafias dhe nė rast se ka nevojė, tė ndėrmarrė hapat pėr pėrmirėsimin e saj. Departamenti i Luftėn kundėr Korrupsionit do tė jetė Departamenti kundėr Mafias. Sikundėr njė Kėshill Ligjor pėr tė ndihmuar kryeministrin dhe ekzekutivin nė kėtė luftė, me ekspertėt mė tė mirė ligjorė tė vendit, ėshtė i domosdoshėm tė funksionojė. Koha ėshtė e ligjit, ligjit dhe vetėm ligjit. Ashtu si bėmė ligjin pėr bandat, qė, nė shumė raste, ata, absolutisht, ishin vetėm ushtarė tė tyre. Kjo do t’i japė njė zhvillim tė fuqishėm kėtij vendi.

    Zoti ministėr i Punėve Publike dhe zotėrinj ministra, si ka mundėsi qė nė Shqipėri bėhen tė gjitha llojet e investimeve, por asnjė i huaj nuk mund kurrėn e kurrės, tė ndėrtojė njė pallat nė Tiranė. Brenda bashkisė sė Tiranės nuk ka ndonjė investim tė huaj. Ndėrkohė qė kemi zona tė tėra nė Farkė, nė Kashar, nė Dajt, pėr tė huajt kjo ėshtė e ndaluar nė Tiranė dhe kjo sepse tė huajt nuk do tė pranojnė tė krijojnė kartelin e ēmimeve tė ndėrtimit. Nuk i lėnė, pasi vetė marrin nga 150 mijė metra katror sipėrfaqe ndėrtimi. Situata ėshtė emergjente. E theksoj, mė gjeni njė investitor tė huaj qė tė ketė guxuar tė ndėrtojė nė Tiranė dhe kjo, jo se investimet nė Tiranė nuk janė tė leverdishme, pasi, absolutisht, ēmimet nė periferi tė Tiranės janė tė barabarta me ēmimet nė periferi tė Berlinit, por nuk tė lė mafia qė tė afrohen. Kjo situatė ėshtė e patolerueshme dhe duhet tė marrė pėrgjigjen mė tė fuqishme. Qeveria do tė pėrdorė tė gjithė forcėn e ekzekutivit. Ajo nuk do tė ngurojė tė pėrdorė dekretin. Lufta kundėr mafias ėshtė emergjente. Ndaj Kėshilli Ligjor qė do tė ngrihet, njė nga detyrat do tė ketė sugjerimin e dekreteve tė Kėshillit tė Ministrave pėr tė shpartalluar mafian me forcėn e ligjit. E ritheksoj, a ka ndonjė investitor tė huaj nė kryeqytet? Kjo ėshtė e ndaluar. Shkolla nuk mund tė ndėrtohen dhe investitorė tė huaj nuk mund tė ketė nė Tiranė. Kėto dy kategori janė tė pėrjashtuara.”

    Kryeministria

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Shyqyr! Duhen, ndonjehere, momente kaq te zjarrta per te bere ndryshime...
    La vita č bella...

  3. #3
    Shpejt qenka kujtuar!

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky krijimi i Kėshilli Ligjor pėr luftėn kundėr mafias te kujton ngritjen e komiteteve te shpetimit per Shqiperine Veriore, qe desh ti ngrinte salia si kunderpeshe ndaj komiteteve jugore, duke e thelluar perēarjen ne vend, prag i luftes civile ...

    por salis nuk i ka ato kryqe nashi ... hiqet si trim, por frika po e bren sistematikisht ...

    po qe se eshte keshill anti-mafi, te hapi kutite dhe te ndjeke hajdutat e votave, hajdutat e vullnetit te popullit, mafien e zeze athino-beogradase qe nuk po e le Shqiperine te behet zonje ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    268

    Dekreti, Berisha bėn tentativa pėr tė marrė kompetencat e Presidentit

    Eljona Ballhysa

    Kryeministri Berisha u shpreh dje nė fjalėn e mbajtur nė mbledhjen e qeverisė se do tė shfrytėzojė tė drejtėn e dekretit pėr tė luftuar mafien, duke nėnkuptuar opozitėn dhe drejtuesit e saj. Por, nė asnjė rresht tė Kushtetutės nuk parashikohet e drejta e Kėshillit tė Ministrave pėr tė nxjerrė dekrete. E drejta e dekretit nė Ligjin Themeltar tė vendit i njihet vetėm Presidentit tė Republikės. Kryeministrit tė vendit, nė kompetencat qė i njeh Kushtetuta, nuk i parashikohet e drejta e dekretit, ashtu sikurse dhe qeverisė. Qeveria mund tė nxjerrė projektligje, akte dhe urdhra, ndėrkohė qė Presidenti, nė ushtrim tė detyrave tė tij, dekreton ligje, nxjerr dekrete dhe dekreton emėrimin dhe shkarkimin e kryeministrit tė vendit dhe tė ministrave tė kabinetit qeveritar. Deklarata e djeshme e kreut tė qeverisė duket si njė pėrpjekje e tij pėr tė vėnė nė presion edhe kreun e shtetit nė kulmin e debatit politik mes pozitės dhe opozitės. Berisha njoftoi, ndėr tė tjera, se nėpėrmjet dekreteve do tė krijojė njė Kėshill Ligjor ekspertėsh qė do tė ndihmojnė kryeministrin tė luftojė mafien qė lidh biznesin me politikėn nė vend. Kjo deklaratė e Berishės duket si njė tentativė e tij pėr tė marrė kompetencat e Presidentit tė Republikės, duke nxitur njė tjetėr front debati midis tij dhe Presidentit.
    Deklarata
    “Qeveria do tė pėrdorė tė gjithė forcėn e Ekzekutivit. Ajo nuk do tė ngurrojė tė pėrdorė dekretin. Lufta kundėr mafies ėshtė emergjente. Ndaj, Kėshilli Ligjor qė do tė ngrihet, njė nga detyrat do tė ketė sugjerimin e dekreteve tė Kėshillit tė Ministrave pėr tė shpartalluar mafien me forcėn e ligjit”, - ėshtė shprehur Berisha, ndėrsa ka vazhduar me akuzat kundrejt opozitės dhe kreut tė saj. “Gjatė kėtyre ditėve e kam theksuar se, nė rast se nė mandatin e parė ne ēmontuam njė nga njė bandat qė bėnin ligjin nė qytetet, rrethet dhe portet e kėtij vendi, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj., tani kanė ngelur Nehatėt e kollarisur, kanė ngelur bosėt e mafies. Nė kėtė luftė dhe nė kėtė pėrpjekje, nė mėnyrė kategorike, nuk do tė ketė ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik ėshtė ngjyra mė e shėmtuar; do tė ketė qėndrim rigoroz ligjor. Nė mėnyrė absolute nuk do tė ketė forcė qė ta pengojė kėtė ekzekutiv pa ushtruar vullnetin e popullit shqiptar nė luftėn kundėr mafies. Ajo qė unė deklarova mbrėmė, ju garantoj se ėshtė njė dhe vetėm njė pjesė, sepse tentakulat e saj tė tmerrshme shtrihen nė mbarė vendin. Ndaj zotėrinj ministra, agjencitė tuaja kanė detyrimin e parė madhor betejėn me zero tolerancė me mafien. Kjo betejė ka nisur dhe do tė vazhdojė me metodat mė rigoroze dhe mė serioze. Secila agjenci tė shqyrtojė bazėn ligjore qė ka nė luftėn kundėr mafies dhe nė rast se ka nevojė, tė ndėrmarrė hapat pėr pėrmirėsimin e saj”, - u shpreh kreu i qeverisė, ndėrsa njoftoi ngritjen e njė Kėshilli Ligjor pėr tė ndihmuar kryeministrin dhe Ekzekutivin nė kėtė luftė, me ekspertėt mė tė mirė ligjorė tė vendit.
    Kushtetuta
    Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, nė kapitullin qė parashikon kompetencat e kryeministrit, nuk parashikon asnjė rresht pėr tė drejtėn e tij pėr tė nxjerrė dekret. Njė prej detyrave personale qė parashikohen pėr kryeministrin ėshtė qė, nė zbatim tė kompetencave tė tij, tė nxjerrė urdhra. Ndėrsa nė kapitullin pėr kompetencat e Kėshillit tė Ministrave parashikohet e drejta pėr tė marrė vendime me propozim tė kryeministrit ose tė ministrit pėrkatės; e drejta pėr tė nxjerrė akte, tė cilat janė tė vlefshme kur nėnshkruhen nga kryeministri dhe ministri propozues, si dhe e drejta pėr tė nxjerrė udhėzime. Nė kapitullin e kompetencave tė Presidentit tė Republikės, pikėrisht nė Nenin 93 tė Kushtetutės, shkruhet: “Presidenti i Republikės, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr dekrete. Pra Presidenti i Republikės ėshtė i vetmi institucion qė ka tė drejtėn e nxjerrjes sė dekreteve”.

    Kushtetuta
    Kompetencat e Kryeministrit
    a) pėrfaqėson Kėshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;
    b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore dhe pėrgjigjet pėr to;
    c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe tė politikave tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave;
    ē) bashkėrendon dhe kontrollon punėn e anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave dhe tė institucioneve tė tjera tė
    administratės qendrore tė shtetit;
    d) kryen detyra tė tjera tė parashikuara nė Kushtetutė e nė ligje.
    2. Kryeministri zgjidh mosmarrėveshjet ndėrmjet ministrave.
    3. Kryeministri, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr urdhra.
    4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore, drejton nėn pėrgjegjėsinė e tij veprimtarinė qė ka nė kompetencė. Ministri, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr urdhra dhe udhėzime.


    Kompetencat e Presidentit
    Presidenti i Republikės, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr dekrete.
    2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditėve nga Kuvendi.
    3. Presidenti i Republikės dekreton shkarkimin e Kryeministrit nė detyrė dhe emėrimin e Kryeministrit tė zgjedhur jo mė vonė se 10 ditė nga votimi i mocionit nė Kuvend.
    1. Nė rastin e Nenit 171 paragrafi 1, Presidenti i Republikės i paraqet Kuvendit dekretin pėr vendosjen e gjendjes sė luftės brenda 48 orėve nga nėnshkrimi i tij, duke specifikuar tė drejtat qė kufizohen.
    2. Kuvendi merr nė shqyrtim menjėherė dhe vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve pėr dekretin e Presidentit.


    Kompetencat e Kėshillit tė Ministrave
    1. Kėshilli i Ministrave pėrcakton drejtimet kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore.
    2. Kėshilli i Ministrave merr vendime me propozim tė Kryeministrit ose tė ministrit pėrkatės.
    3. Mbledhjet e Kėshillit tė Ministrave bėhen tė mbyllura.
    4. Aktet e Kėshillit tė Ministrave janė tė vlefshme, kur nėnshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.
    5. Kėshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhėzime.


    Deputetėt demokratė, lumė akuzash ndaj kreut tė PS-sė

    Gjatė ditės sė djeshme kanė vazhduar sulmin nė bllok deputetėt demokratė ndaj kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama. Deputetja e PD-sė, Albana Vokshi, nė njė deklaratė pėr mediat i bėri thirrje Forumit tė Gruas sė Partisė Socialiste dhe deputeteve tė opozitės, tė firmosin njė peticion ndėrkombėtar e tė distancohen nga fenomenet e shėmtuara tė keqtrajtimit dhe ushtrimit tė dhunės nga lideri i opozitės. “I ftoj t’i thonė stop dhunės sė liderit tė tyre e tė vazhdojmė luftėn tonė sė bashku pėr tė krijuar njė botė nė tė cilėn ēdo grua trajtohet mė respekt dhe dinjitet”, - ėshtė shprehur Vokshi. Ndėrsa deputeti Aldo Bumēi reagoi pas deklaratės sė Ramės, i cili i cilėsoi shpifje akuzat e Berishės. Bumēi gjatė fjalės sė tij pėrsėriti edhe njėherė akuzat pėr abuzim me tokat nė Tiranė nga kreu i Bashkisė sė kryeqytetit. Po gjatė ditės sė djeshme, nė njė deklaratė pėr shtyp kundėr Ramės ka dalė edhe njė ish-eksponent i PS-sė, tani deputet i PD-sė, Lefter Maliqi.





    4 Dhjetor 2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kaoni : 05-12-2009 mė 01:10

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kuvendi kalon ligjin "Antimafia"

    E Premte, 04 Dhjetor 2009

    Rozeta Rapushi

    Kuvendi miratoi dje me 74 vota, projektligjin per "Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", i quajtur se fundmi si ligji "Antimafia" dhe akuzoi ashper Edi Ramen, se i del ne krah kupoles mafioze ne vend. "Reagimet kunder ketij ligji, inspirohen dhe paguhen nga mafia. Por ne jemi me te bindur se kurre per zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit",-tha nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, nga ky ligj do te tronditet vetem mafia, nderkohe qe biznesi do te shpetoje nga kthetrat e saj. "Zero tolerance per mafien. Jo me sic ndodh ne Tirane, ku 70% e lejeve te ndertimit, i marrin vetem dy seksere, eftimet dhe shkrelet apo ku 82% e siperfaqeve te ndertimit, i jepet vetem kupoles mafioze, qe drejton nje force kryesore politike te vendit", akuzoi Berisha, duke theksuar se qeveria e tij nuk e cmontoi mafien ne mandatin e kaluar, pasi kishte probleme te tjera me madhore. "Rama me qendrimin kunder ligjit, i shprehu solidaritetin kupoles se mafies, me te cilin ndau 750 milione euro", vijoi akuzat kryeministri. Ne kete kuader, ai theksoi faktin se nuk do te ekzistoje asnje imunitet, per akuzat korrupsion dhe krim te organizuar, per asnje anetar te mazhorances. Ne te njejten linje edhe kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi tha se ligji ka per synim te dekurajoje zhvillimin e cdo aktiviteti mafioz ne Shqiperi, sepse vetedija se nje dite pasurite e paligjshme do te sekuestrohen, e demotivon krimin, dhe nga ana tjeter, te caktivizoje burimet e medha financiare, qe mbajne ne kembe organizatat kriminale. Para miratimit te ligjit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Patozi, kerkoi pergjigje nga kreu socialist Rama, se pasurite e kujt mendon Edi Rama dhe lirite e kujt ka parasysh ai se preken, kur e kundershton ligjin antimafia dhe e konsideron ate antikushtetues? "Le te shpresojme se nuk e ka fjalen per Aldo Baren dhe boset e tjere te krimit te organizuar, qe jane goditur pa meshire nga forca e ligjit prej vullnetit te kesaj qeverie ne 4 vitet e fundit. Por kjo eshte e veshtire per t'u besuar, po te kemi parasysh mijera faqe me transkriptime pergjimesh te krimineleve me te rrezikshem ne Shqiperi, ku del fare qarte emri i Edi Rames", akuzoi Patozi. Sipas tij, per vite me radhe, Rama ka ushqyer pa u lodhur me para dhe me pasuri publike disa tipa, te cilet sigurisht qe do te vihen ne veshtiresi pas aplikimit te ketij ligji. Po keshtu, edhe Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, sulmoi ashper nga foltorja e Kuvendit, kreun socialist per mafien e ndertimit. Nga ana tjeter, ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, institucioni qe u more me perpilimin e neneve te ketij ligji, tha se me kete ligj ashpersohen masat kunder grupeve te krimit te organizuar dhe sekuestrimit te pasurive te tyre.

    KJ

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ligji parashikon sekuestrimin e pasurive te krimit ne vend

    E Premte, 04 Dhjetor 2009

    Ligji per "Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", ka per objekt sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve te paligjshme, te krijuara nga krimi i organizuar. Ne kete ligj, parashikohen hapat konkrete per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar nepermjet, zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimin e pasurive te paligjshme, te personave te dyshuar si pjesemarres ne krimin e organizuar. "Miratimi i ketij projektligji, perben jo vetem nje materializim te perpjekjeve dhe angazhimeve te qeverise ne luften kunder krimit te organizuar, por perben edhe nje permbushje te detyrimeve te Shqiperise, ne proceset integruese", thuhet ne projektligj. Me kete ligj, lejohet konfiskimin ne rastet e dyshimta te te provuarit te faktit penal, sepse konfiskimi i pasurive nuk vendoset nese gjykata/prokuroria vendosin perfundimin e procedimit penal nen hipotezen se provohet qe i dyshuari te mos e kete kryer vepren penale. Gjithashtu ligji ka reformuar edhe konstituimin dhe perberjen e Komitetit Keshillues per masat parandaluese, i cili tashme propozohet te jete ne nivel ekspertesh, me perberje nga te gjitha agjencise qe marrin pjese ne procesin e zbatimit te ligjit. Me kete nisme, permiresohen edhe destinacioni i te ardhurave te fituara nga zbatimi i ligjit, me te cilit krijohet nje fond i posacem.

    KJ

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky palo-ligj, per vete kohen kur u miratua nga kuvendi mono-krom nuk do te beje gje tjeter veēse

    1- parandalon qe te hyjne asete financiare ne Shqiperi, dhe

    2- ato asete qe jane te mundshme per tu transferuar, do te dalin nga Shqiperia ...

    keshtu zbatohet ne menire krijuese porosia e shokit enver "edhe bar do te hame qe opoziten te shkatrrojme, eleminojme" ...

    apo nuk tha vet salis, nuk ka nevoje per opozite ...

    sa i zoti eshte salis kur nuk ka opozite, qerratai ... pse te mos beje edhe ai si shoki enver ... e shtyu ai per 40 vjet ...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    pse dhe tani me saliun ka mafie ne shqiperi
    apo eshte thjesht vend i ri pune per ndonje kushuri
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Antimafia, ligji shkon nė Kushtetuese

    Ligji Antimafia, i miratuar dy ditė mė parė do tė ankimohet nė Gjykatėn Kushtetuese. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do tė ndėrmarrė nismėn pėr tė ankimuar nė gjykatėn supreme, ligjin pėr sekuestrimin e pasurive tė personave tė dyshuar, tė cilėt nuk e justifikojnė mėnyrėn se si e kanė krijuar. Drejtuesja ekzekutive e Komitetit tė Helsinkit, Vjollca Meēaj, tha dje pėr median se “nuk u ftuan nga Ministria e Drejtėsisė tė ishin pjesė e diskutimeve tė ligjit disa orė mė parė mė 74 votat e maxhorancės, por ai do tė ankimohet nė Gjykatėn Kushtetuese”. “Ne nuk na ėshtė marrė mendimi dhe nga sa jemi informuar as organizatave simotra qė merren me tė drejtat e njeriut. Nė fakt, kemi tentuar ta gjejmė projektligjit, por nuk kemi mundur ta sigurojmė atė. Efektivisht jemi shumė tė interesuar. Kemi ndjekur me shumė interes tė gjitha denoncimet ose pretendimet qė kanė parashtruar juristė tė ndryshėm nė cilėsinė e tyre si profesionistė. Sigurisht edhe ne jemi tė interesuar tani qė ligji ėshtė bėrė, ka kaluar nė parlament. Shpresoj qė tė kemi mundėsinė qė pėr ta shtėnė atė nė dorė”, u shpreh Meēaj. Kundėr kėtij ligji janė shprehur dhe juristė dhe avokatė, tė cilėt kanė theksuar se ai bie ndesh me tė drejtat e liritė e njeriut.

    Panorama

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •