Zoti Kryeministėr. Ti je pėrgjegjėsi numėr njė pėrse shqiptarėt nuk lėvizin dot lirshėm, pa viza nė Evropė, 20 vjet pasi ėshtė shembur muri i sistemeve politike. Ti je pėrgjegjės edhe pėr shifrėn e frikshme tė papunėsisė nė vend. Edhe pėr varfėrinė nė rritje jashtė bulevardeve tė Tiranės. Edhe pėr katrahurėn e pronave qė po i shet e i blen njė grusht njerėzish qė ti i njeh mirė.Ti je pėrgjegjės pėr ngėrēin politik qė po rėndon mbi shqiptarėt. Je pėrgjegjės edhe pėr mbylljen e rrugės sė kombit, qė si gropė thithėse zhduku miliarda euro qė sdimė kur dhe si do i paguajmė, apo kur do ecim nė tė 500 herė pasi e ke inauguruar. Ti je pėrgjegjės direkt pėr emėrime nė qeveri tė njerėzve qė duhet tė ishin para drejtėsisė. Dhe je pėrgjegjėsi i vetėm qė e pengon gjyqėsorin tė japė shembuj ndėshkimesh, sepse do ta fillonte pikėrisht me tė emėruarit e tu dhe me pronarėt e rinj tė Shqipėrisė.
Zoti Kryeministėr. Ti je pėrgjegjės pėr thyerjen e moralit dhe etikės mė shumė sesa i akuzuari yt publik. Ti je palė me tė, dhe pėr kėtė, pėrgjegjėsia ėshtė tashmė e turpshme, jo thjesht e madhe.
Ti je fajtor dhe aktor po aq sa Edi Rama.
Dhe ti, bojaxhiu piktor, je fajtor pėr tė gjitha ato qė tė ka thėnė Berisha, berishėt e jo-berishėt. Je i zhytur deri ku nuk shkon mė me borxhe ndaj shqiptarėve. E me gjithė gjatėsinė tėnde, prapė tė kanė ardhur deri nė fyt rėnkimet e tyre. Janė ngjitur deri aty duke shkelur mbi kurrizet e mbuluara me xhaketat e vjetra. Me ato qė njohin vetėm trazirėn, gjakun, hakmarrjen dhe dhunėn, se pėrndryshe, nuk dinė tė frymė-shkėmbejnė politikisht.
Ti je fajtor zoti Rama pėr kokė-shkėmbėsinė me tė cilėn e mban peng kėtė vend tė copėtuar nga kapriēot e tua, tė Ruēit, tė Berishės apo tė kujtdo tjetėr. Ti je fajtor qė sduhet tė kesh guximin as ti gjunjėzohesh kėtij populli varfanjak qė e ke vėnė spektator tė njė shfaqje tė shėmtuar bėrtitjesh e paradoksesh me kuti. Ti je fajtor qė durimin e kėtij populli tė vėnė nėn thundėr, e pėrdor si dordolec pėr tė trembur ata qė nuk tė lanė tė ngjitesh nė pushtet.
Ti je fajtor qė i mbledh me bori 64 njerėzit qė ata qė gjoja besojnė majtas, votuan pėr ti pasur pėrfaqėsues nė parlament.
Ti je fajtor qė nuk do tė mundte tė ndrinte dot as kokėn nga pesha e fajit, ngaqė lejon mitizimin e njė ish-sekretari partie. Po ti do ishe i dėrrmuar nga faji po tė vazhdoje teatrin e dėshtuar e tė shėmtuar tė kutive.
Ti je pėrgjegjės pėr zhdukjen e alternativės sė majtė, qė do tė rrėzonte vėrtet monopolizimin e Shqipėrisė. Po ti je kahu tjetėr i medaljes sė oligarkisė. Prandaj kot e vazhdon komedinė e ulėt me shumė akte mbi kurrizin e buzėplasurve shqiptarė.
Ju jeni tė dy fajtorė dhe pėrtacė. Fajtorė dhe pėrgjegjės. Fajtorė dhe tė padėshiruar nė kėtė katrahurė tė shėmtuar politike qė keni krijuar.
Ngaqė asnjėri prej jush nuk mundet tė heqė dorė nga ėndrra e shfrytėzimit nė maksimum tė gjithēkaje qė mund ti zhvatet Shqipėrisė, juve ju intereson zgjatja pa fund e pseudo-sherreve. Ose ndryshe, shashkave qė e mbajnė opinionin publik larg krizave tė vėrteta.
Ju jeni kryeministri dhe krye-opozitari i njė vendi qė nuk prodhon asgjė; qė ka njė kaos arsimor, krizė punėsimi, inflacion diplomash, tumor korrupsioni, gangrenė nepotizmi, dara monopoli, kontroll tė rreptė klanesh, mbikėqyrje fataliste grupimesh ndikuese, pėrpėlitje mediatike, shtrėngim-dhėmbėsh tek gjyqėsori, supervizim tė ēdo qindarke qė qarkullon nė vend, duke u kujdesur tė shkojė nė xhepat tuaj. Ju jeni betejaxhinjtė falso tė njė lufte publike, qė ballė pėr ballė nuk ėshtė as sa njė flluskė sapuni. Nuk zgjidhni dot asgjė madhore, dhe merreni me personalizmat e njėri-tjetrit.
Ju jeni perandorėt e tokave nė kryeqytet apo bregdet. Jeni mbretėrit e manipulimit publik. Jeni edhe personazhet qė duhet ta lėnė skenėn menjėherė, nėse akoma nuk e keni ndarė tragjedinė nga komedia.
Kėrcėnimet dhe sharjet mund ti kurseni pėr takimet tuaja tė pėrzemėrta larg kamerave. Kur tė jeni pėrballė tyre, jepni pak llogari pėr koston sociale qė kanė kapriēot tuaja tė patolerueshme.
Pse sdini njė herė tė vetme tė luani rolin qė iu ėshtė dhėnė, po vetėm atė qė keni mėsuar nga njėri-tjetri? Ju jeni pėrgjegjės, zotėrinj. Dhe e shpėrfillni kėtė me papėrgjegjėsinė mė tė madhe.
Dhe lexuesit e dinė kėtė!
Edlira Gjoni (Tirana Observer)
Krijoni Kontakt