-
"Falenderoj Ruēin pėr qėndrimin pas 3 korrikut"
"Nuk ka shesh nė PS ku tė mungojė Petro Koēi"
EKSKLUZIVE/ Edi Rama nė "Gazeta" pėr herė tė parė pas kandidimit nė krye tė PS ...
Edi Rama rikthehet tė flasė nė shtyp. Pėr herė tė parė kandidimimit tė tij pėr postin e kryetarit tė partisė, kryetari i Bashkisė sė Tiranės ka pranuar tė shprehė pėr Gazetėn Shqipėtare opinionet e tij rreth temave tė mėdha qė trazojnė tė majtėn shqiptare. Ai deklarohet i gatshėm pėr ndėrtuar njė opozitė tė gatshme "jo vetėm pėr tė kritikuar qeverinė, por edhe pėr t'u vendosur nė skenėn politike si njė alternativė qė nuk thotė vetėm si nuk bėhet njė punė, por edhe si mund tė bėhet njė Shqipėri mė e mirė duke e bėrė punėn ndryshe". Rama shprehet nė intervistėn e tij edhe pėr dorėheqjen e Nanos, pėr qėndrimin ndaj Metės dhe LSI dhe ndaj rivalėve tė tij Koci e Malaj. Duke folur rreth maxhorancės dhe Berishės, Rama nuk mungon tė lėshojė kėrcėnimin e tij "do e lemė pa gjumė kryeministrin", ndėrkohė qė nuk harron t'u bėjė njė premtim tundues socialistėve: "Kthehemi nė pushtet nė tė parat zgjedhje legjislative".
A mund tė na bėni fillimisht njė koment pėr rezultatin e mbledhjes sė fundit tė KPD-sė, ku u adoptua vendimi i kryesisė sė partisė qė "conte ujė nė mullirin tuaj" dhe ra poshtė promemoria e pėrgatitur nga njė grup mbėshtetėsish tė Nanos?
Ju falenderoj pėr kėtė pyetje sepse, qė nė fillim, do tė doja tė thosha se nuk jam ndjerė mirė kur pashė se tė tėrė titujt dhe komentet e sė nesėrmes e paraqisnin atė mbledhje mu kėshtu sic e ndėrtuat pyetjen edhe ju! Nuk u ndjeva mirė sepse nė tė vėrtetė nuk u ndjeva absolutisht as triumfatori qė pėrshkruanin mediat e as "ujėmbledhėsi" qė thoni ju, dhe, njėkohėsisht, sepse nuk dėgjova nė sallėn e mbledhjes tė lexohej ndonjė promemorie a tė ngrihej nė kėmbė ndonjė grup qė tė kėrkonte ku e di unė se cfarė. Pati debat, gjė qė ishte mėse e natyrshme pėr mbledhjen e parė tė KPD-sė nė opozitė, pati edhe shkėmbime emocionale batutash pa shije apo ndonjė shpėrthim tė tepėrt ilariteti - gjėra qė i shoh si shprehje e sėmundjes sė vjetėr tė PS-sė tė cilėn duhet e do ta shėrojmė me durim, tė gjithė bashkarisht -, por nuk pati fitimtarė e tė humbur e aq mė pak triumfatorė dhe tė mundur. Pėrkundrazi, mendoj se vendimi qė u mor ishte nė rrugėn e duhur, nė rrugėn e reformimit, tė vetėkorrigjimit, tė bashkimit e tė solidaritetit nė parti, duke ftuar tė tėrė anėtarėsinė nė njė proces ringritjeje tė Partisė Socialiste, pėrmes pjesėmarrjes sė drejtėpėrdrejtė tė cdo anėtari nė vendimmarrjen e parė tė rėndėsishme pas 3 korrikut, qė do tė jetė zgjedhja e kryetarit tė partisė nė qendėr e nė cdo degė tė saj. Falė kėtij procesi qė u hap nė atė mbledhje, partia do tė dalė nga guacka e forumeve, do tė kthehet nė njė arenė debati pėr tė ardhmen e vet, do tė bėhet e gjallė dhe e prekshme pėr tė gjithė anėtarėt e saj, do tė japė pėr opinionin publik shenjėn e parė tė njė ndryshimi serioz, nė funksion tė njė opozite tė gatshme jo vetėm pėr tė kritikuar qeverinė, por edhe pėr t'u vendosur nė skenėn politike si njė alternativė qė nuk thotė vetėm si nuk bėhet njė punė, por edhe si mund tė bėhet njė Shqipėri mė e mirė duke e bėrė punėn ndryshe. Tė tjerat janė konsum i natyrshėm, por pėr mua jo i nevojshėm mediatik.
Konsum mediatik ishte edhe pėrkrahja e Rucit pėr ju?
Do t'ju lutesha tė mos spekullojmė mė tutje me kėtė rezultat tė pėlqyeshėm tė mbledhjes sė parė tė KPD-sė nė opozitė, ku u miratua hapja e njė procesi ripėrtėritės pėr Partinė Socialiste. E meqė m'u dha rasti, do tė doja ta falenderoja megjithė zemėr Gramoz Rucin pėr vullnetin dhe militantizmin shembullor me tė cilin e administroi qysh tė nesėrmen e 3 korrikut kėtė periudhė kaq tė vėshtirė e kaotike pėr Partinė Socialiste, duke pėrballuar njė tension tė vecantė e duke marrė pėrsipėr edhe shigjeta mediatike aspak tė merituara nė planin njerėzor. Duke u kthyer tek mbledhja nė fjalė do t'ju siguroja se, edhe nė atė rast, zoti Ruci mbajti qėndrimin e tij tashmė tė mirėnjohur prej vitesh nė Partinė Socialiste, qėndrimin e administratorit tė zot e luajal tė besimit e tė sensibilitetit tė gjithėsecilit, tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm qė di tė mos e bėjė kurrė tė ndjehet keq atė qė gjatė njė debati qėllon tė jetė nė pakicė brenda familjes sonė politike. Pra shkurt, nė atė mbledhje ai argumentoi qartė vendimin e kryesisė sė Partisė Socialiste, duke krijuar hapėsirė tė plotė pėr shpalosjen e cdo mendimi apo opsioni alternativ dhe duke e drejtuar procesin e votimit nė respekt tė plotė tė gjithkujt. Tė tjerat janė llafe.
Po por Petro Koci dha dorėheqjen pasi nuk ishte aspak dakord me kėtė vendim dhe mė pas bėri njė prononcim shqetėsues...
Nuk ka shesh nė PS ku tė mungojė Petro me personalitetin dhe origjinalitetin e tij. Ai i ka dhėnė shumė PS-sė e jam i bindur qė do tė vazhdojė t'i japė, me dinjitet e pėrkushtim. Por duke kėrkuar gjithnjė e me cdo kusht tė jetė origjinal bie nganjėherė edhe nė plagjiatura si ky prononcim i pafat, me njė argument tė cilin e kanė stėrkonsumuar dhe jam i bindur se do tė vazhdojnė ta tejpėrtejkonsumojnė kundėrshtarėt tanė tė pėrbashkėt politikė, nga Sali Berisha deri tek papagalli mė i fundit i kafazit tė tij. Sipas meje nė Partinė Socialiste duhet tė mbyllet njėherė e mirė epoka e shėmtuar e akuzave, shpifjeve, insinuatave, thashethemeve dhe banaliteteve tė gjithėfarshme qė e kthyen jetėn partiake tė socialistėve nė njė makth pėr ne, pėr njerėzit tanė e pėr tėrė qytetarėt. Kjo ėshtė njė sėmundje qė e ka mbėrthyer PS-nė nga qendra dhe deri nė degėn e saj mė periferike, e qė u shfaq sporadikisht edhe nė ndonjė moment tė KPD-sė sė fundit ndėrkohė qė ne tanimė duhet tė jemi nė garė kush tė japė mė shumė ide e energji pozitive pėr familjen tonė politike, e cila po kalon njė periudhė shumė tė vėshtirė e ka nevojė mė shumė se asnjėherė pėr dashuri, mirėkuptim, zemėrgjerėsi, bashkėpunim e bashkėjetesė mes tė ndryshmėve. Me kėtė s'dua tė them aspak qė t'i shmangemi domosdoshmėrisė pėr tė luftuar cdo fenomen abuziv e korruptiv, por, e para, duke bėrė njė reformim tė sistemit tonė tė organizimit tė partisė e duke nxitur reforma nė organizimin e shtetit tonė si edhe duke e mbyllur pėrfundimisht hullinė e mbrapshtė tė dhunės verbale "katarsiste" e tė ndarjes nė pro e nė anti brenda familjes. E dyta, duke u thelluar seriozisht nė arsyet qė na sollėn deri nė kėtė derexhe e duke kuptuar tė gjithė bashkė se, mbi tė gjitha, ne nuk jemi as nė Kongres, as nė KPD, as nė kryesi dhe as para publikut individė qė s'mbajmė pėrgjegjėsi pėr atė qė themi, po pėrfaqėsues tė njė vullneti qė i kalon caqet e unit tonė e qė ėshtė vullneti i mijėra e mijėra socialistėve, tė cilėt, pa farė dyshimi, nuk duan mė baltė nė shtėpinė e pėrbashkėt politike.
Zoti Malaj ka deklaruar qė statuti i partisė duhet tė parashohė dorėheqje automatike tė kryetarit tė partisė nė rast humbjeje tė zgjedhjeve legjislative: A jeni dakord?
Padyshim. E pata propozuar kėtė pikė nė paketėn e vitit 2003, qė sic dihet u rrėzua unanimisht e tėra, dhe e hoqa nga paketa e Kongresit Elektoral tė 5 majit 2005 sepse nuk doja absolutisht tė nxisja keqinterpretime nė prag tė zgjedhjeve. Por sot jemi nė kushte krejt tė reja pasi ish-kryetari i Partisė Socialiste Fatos Nano krijoi njė precedent tė pakapėrcyeshėm, sipas tė cilit me humbjen e zgjedhjeve duhet tė ndryshojė edhe lidershipi i partisė. Me vendosjen e kėsaj norme tė pashkruar tė moralit demokratik europian nė jetėn e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, futja e kėtij paragrafi tė ri nė statut ėshtė thjesht njė akt formal qė, edhe po tė mos bėhej normė e shkruar, ne nuk do tė mund ta kapėrcenim si precedent nė rast humbjeje. Pastaj shkojmė duke u europianizuar e jo duke u ballkanizuar apo jo.
Si e gjykoni dorėheqjen e Fatos Nanos?
Sapo e dhashė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, njė precedent i pakapėrcyeshėm nė drejtim tė normimit tė sjelljes politike nė rrugėn e demokratizimit tė Partisė Socialiste e tė partive tona politike nė pėrgjithėsi.
E parashihni njė rikandidim tė Fatos Nanos pėr kreun e partisė?
Eshtė njė hipotezė absurde qė skualifikohet nga vetė akti racional i dorėheqjes sė kryer.
Ilir Meta ka vėnė si kusht tė bashkėpunimit me PS-nė "fundin e nanoizmit". Sipas jush a ekziston qysh sot ky kusht apo nuk ka mjaftuar dorėheqja e Nanos pėr tė bashkėpunuar me LSI-nė?
Bashkėpunimi ynė me LSI-nė ėshtė njė cėshtje qė i kapėrcen kufijtė e pikėpamjes dhe vendimmarrjes personale. Pėr marrėdhėnien tonė me simotrėn e vogėl socialiste unė mbroj mendimin se duhet tė pyetet anėtarėsia e partisė si edhe duhet diskutuar gjerė e gjatė nė kuadrin e njė bashkimi sa mė tė vėrtetė e tė qėndrueshėm tė tė gjithė faktorėve progresistė. Leksioni i 3 korrikut ėshtė mjaft i vlefshėm nė kėtė drejtim, por pa asnjė dyshim duhet tė arrijmė mė parė nė njė lexim sa mė tė njėjėsuar brenda nesh tė kėtij leksioni e pastaj tė hedhim hapa tė mėtejshėm.
Le tė supozojmė se ju u zgjodhėt: kur do tė kthehet PS-ja nė qeverisje?
Nė tė parat zgjedhje legjislative qė do tė bėhen nė Shqipėri.
Si do tė jetė opozita nė drejtimin tuaj?
Diametralisht ndryshe nga c'ishte nė drejtimin e zotit Berisha. Duhet dhe do tė jetė njė opozitė e aftė pėr tė lėnė pa gjumė kryeministrin dhe 15 besnikministrat e tij, por jo qytetarėt shqiptarė, tė cilėt do tė kuptojnė shumė shpejt se opozita do tė jetė gardiani i tė drejtave tė tyre dhe garancia se Shqipėria jo vetėm do tė dalė nga llumi paralizues i konfliktualitetit shterpė, por edhe do tė ketė zėrin e sė ardhmes sė saj nė gjuhėn tonė. Ne nuk do tė tolerojmė cėnime tė arritjeve tė bėra nė fushėn e tė drejtave e tė lirive themelore dhe do t'i japim fund barbarizmit gjuhėsor e kulturor nė politikėn shqiptare, duke qenė tė vetėdijshėm se roli ynė ėshtė tė korrigjojmė qeverisjen nga pozitat e interesit tė qytetarit shqiptar e jo tė frenojmė zhvillimin pėr tė stimuluar dėshtimin e qeverisjes nė kurriz tė kėtij populli, qė mjaft ka hequr tė zitė e ullirit pėr shkak tė politikės e tė konfliktualitetit irracional tė saj.
A ju kufizon tė mosqenit parlamentar nė rolin tuaj si kryetar i opozitės?
Absolutisht jo, modeli i kryetarit tė opozitės qė unė kam nė kokė nuk ka kufizime tė tilla. Nė Kuvendin e Shqipėrisė Partia Socialiste ka njė grup tė cilit nuk i mungon eksperienca, kurajoja, profesionalizmi, vullneti dhe gojtaria e nevojshme pėr tė ngritur shqetėsimet e bėrė propozimet qė na takojnė nė emėr tė shumicės sė shqiptarėve qė e majta parlamentare pėrfaqėson duke qenė pakicė nė Kuvend. Ndėrsa mė anė tjetėr unė nuk e shoh as opozitėn e as veten nė krye tė opozitės si mishėrim i vullnetit tė liderit, por si njė forcė e drejtuar kolegjialisht ku i pari ėshtė thjesht shprehje e njė ekipi qė, jashtė mureve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, do tė duhet tė kuvendojė me dhe pėr shqiptarėt pėrgjatė tė 28 mijė kilometrave katrorė tė atdheut tonė. Dhe e kotė tė shtoj se me zhvillimin e sotėm tė teknologjisė sė informacionit e tė komunikimit, muret mes kuvendit "tė vogėl" dhe kuvendit "tė madh" janė praktikisht inekzistentė.
Por si do t' i pėrgjig-jeshit kritikėve tuaj thonė se ju jeni njė lider qė nuk punon nė ekip?
Le tė vijnė nė Bashkinė e Tiranės tė bėjnė verifikimin e kėsaj teze tė ngritur nė hava. Duke mė ndjekur nė punė do tė kuptojnė se suksesi im ėshtė nė fakt suksesi i njė ekipi, sepse do tė shohin me sytė e tyre sesi jo vetėm dėgjoj po edhe shpesh dorėzohem pėrpara argumentave tė atyre qė bėjnė shumicėn nė njė tavolinė pune, ku debatohet fort e ku unė sillem as mė shumė e as mė pak po si i pari mes tė barabartėve, i bindur se karrigia ku jam ulur apo statusi qė kam nuk pėrbėjnė njė argument nė njė debat pėr punėn tonė tė pėrbashkėt. Por pak rėndėsi ka c'thonė ata qė mė shohin nga larg apo qė mė gjykojnė nga mėnyra e tė folurit pa ditur mėnyrėn sesi punoj, rėndėsi ka c'thonė veprat qė janė realizuar pikėrisht falė punės nė ekip. Mund t'ju them me kėtė rast me shumė krenari se kėto ditė tė mbingarkuara pėr shkak tė punės jashtė Bashkisė e jashtė fushės sė problematikės sė saj, kam konstatuar se tashmė bashkėpunėtorėt e mi nuk janė vetėm individualisht tė zotė, por janė pjesė e njė ekipi drejtues kompakt, i cili e udhėheq institucionin me shumė kompetencė e pa e ndjerė aspak mungesėn time nė funksionimin e mekanizmit qė me shumė mund kemi krijuar bashkarisht. Ne debatojmė pėr tė marrė vendimet, vendosim nė njė pikė tė caktuar se c'do bėjmė, pakica bie dakord me shumicėn, e pastaj gjėrat vihen nė lėvizje thuajse mekanikisht. Secili di dhe bėn detyrėn e vet.
A do tė mjaftojė rinovimi i forumeve tė partisė pėr ta nxjerrė PS-nė nga kriza morale dhe psikologjike e pas 3 korrikut?
Kam pasur debat interesant me miq tė afėrt pėr konceptin tim se asnjė rinovim mekanik, ulje - ngritje apo zėvendėsim njerėzish, nuk na shpie gjėkundi. Sė pari duhet tė kuptojmė se problemi themelor nė Partinė Socialiste nuk janė njerėzit, po sistemi qė kemi aktualisht. Qė do tė thotė se duhet tė ndėrrojmė sistemin, duke filluar nga sistemi i komunikimit brenda partisė, tek sistemi i organizimit strukturor e deri tek sistemi i organizimit tė punės sė pėrditshme. Unė nuk besoj se ndėrrimi i njerėzve sjell domosdoshėmrisht ndėrrim tė sistemit, pėrkundrazi, nė PS njerėzit nuk ėshtė se s'kanė ndėrruar e s'kanė qarkulluar brenda pėr brenda, por gjithshka ka qenė njė rrethrrotullim nė njė qerthull vicioz qė ka shkaktuar njė konsum marramendės nė raport me rezultatin gjithnjė e mė negativ. Pėr tė ardhur nė pikėn ku jemi sot, ku duket sikur s'ka mbetur mė asgjė pėr tė thėnė e bėrė mes nesh, ndėrkohė qė nė fakt ėshtė e kundėrta. Tė kuptohemi, situata s'ėshtė aspak e lehtė pėr t'u kapėrcyer, duhet qė gjithėsecili tė jetė gati tė lėshojė pak nga vetja dhe nga e vetja, gjė qė sot, pėr hir tė sė vėrtetės, nė PS-nė e coroditur e pa kokė ngjan si njė utopi. Megjithatė unė jam i bindur se do i'a dalim, ka shumė eksperiecė tė vyer aty brenda, nga kjo pikė duhet tė fillojmė.
Cfarė fushate do tė jetė kjo pėr kreun e partisė, spektakolare apo thjesht politike?
Pėr mua duhet tė jetė njė fushatė me dy plane, gara brenda partisė dhe opozita me qeverinė e zotit Berisha. Ne nuk kemi kohė pėr tė humbur, duhet t'i bėjmė tė dyja njėkohėsisht dhe pėr kėtė fushata duhet tė konsiderohet njė rast i shkėlqyer e jo njė problem mė vete e i shkėputur nga misioni opozitar. Jemi tė tėrė nė njė mendje se duhet tė bėjmė fushatė kryesisht tė pėrbashkėt, tė paktėn nė tė gjitha takimet e qyteteve ku socialistėt do tė mblidhen nė salla tė mėdha pėr tė dėgjuar kandidatėt. Kjo nuk ėshtė njė garė pėr tė fituar mbi njėri-tjetrin, po pėr tė rikthyer nė qendrėn e sheshit tė betejės pėr njė Shqipėri mė tė mirė Partinė Socialiste, kauzėn dhe idetė tona. Ja pse pėrfshirja e tėrė anėtarėsisė nė vendimmarrjen e madhe, pavarėsisht vėshtirėsive objektive logjistike, s'duhet tė ngjallė asnjė ngurrim, por pėrkundrazi duhet tė na mbimotivojė tė gjithėve pėr tė garantuar njė proces sa mė tė shėndetshėm debati e zgjedhjesh. Ky ėshtė rasti ideal pėr tė rigjetur njėri-tjetrin, duke debatuar pėr tė sotmen e tė nesėrmen e Partisė Socialiste e duke i lėnė, njėherė e mirė, thashethemet, fyerjet e vulgaritetet jashtė dyerve tė shtėpisė sonė tė madhe. Askush nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr qėllimin e pėrbashkėt, por tė tėrė janė tė nevojshėm, tė mos harrojmė asnjėherė se nuk pėrfaqėsojmė veten po ata qė na kanė dhėnė zėrin e tyre pėr tė folur pėr interesat e tyre e tė Shqipėrisė e jo pėr t'u batėrdisur mes nesh me fjalė tė rėnda e pėr cėshtje tė rėndomta. Shumica e shqiptarėve nuk e kanė votuar Sali Berishėn dhe aleancėn e tij, ata kanė nevojė pėr njė forcė tė denjė e tė madhe politike qė t'i mbrojė e t'i inkurajojė nė kėtė moment, pėr njė bashkim tė shėndetshėm e tė qėndrueshėm njerėzish tė pėrgjegjshėm e tė vetėdijshėm pėr misionin e politikės nė shoqėri, pėr njė projekt politik e perspektivė tė qartė pėr tė cilėn ata, shqiptarėt nė shumicė, tė mund tė investohen moralisht. Dhe ne do t'ua plotėsojmė me cdo kusht kėtė nevojė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt