-
Java teatrore e tė rinjve 2009
Java teatrore e tė rinjve 2009. Bernarda Alba e Morsa triumfojnė nė Teatrin Kombėtar
Izaura Ndoj
Ka pėrfunduar nė teatrin Kombėtar Java teatrore e tė rinjve, njė javė plot projekte dhe shfaqje nė konceptime tė reja regjisorėsh tė rinj, ku mes shumė dilemash, prezantimesh dhe emrave, juria shpalli fituesit. Juria e ngritur pėr tė pėrcaktuar projektin fitues nė disa kategori, e pėrbėrė nga aktori i mirėnjohur i skenė dhe kinematografisė Ndriēim Xhepa, regjisori i ri Mikel Kalemi dhe pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Kulturės, Joli Gjovreku kanė shpallur fituesit nė ambientet e kėtij institucioni. Regjia mė e mirė u fitua nga Alma Hoti pėr konceptimin skenik tė shfaqjes Shtėpia e Bernarda Albės. Aktori mė i mirė protagonist, njė ēmim i cili i shkoi aktores sė re Klodi Keco, pėr interpretimin nė shfaqjen Morsa, ndėrsa aktori mė i mirė jo protagonist u shpall Marsela Lena pėr rolin e realizuar nė dramėn Shtėpia e Bernarda Albės dhe skenografia mė e mirė i takoi Beqo Nanajt pėr konceptimin skenik tė shfaqjes Morsa nga Luixhi Pirandelo. Organizatorėt e kėtij aktiviteti ishin TK dhe MTKRS-ja. Shtėpia e Berndarda Albes vepėr e Federiko Garsia Lorkės ka konkurruar si premierė e festivalit tė regjisorėve tė rinj. Lorka ėshtė rikthyer pas njė mungese tė gjatė nė skenėn e vogėl tė Teatrit Kombėtar nėn regjinė e tė rinjve tė festivalit tė dramės. Kjo vepėr e dramaturgut dhe poetit tė shquar spanjoll ėshtė ngjitur pėr herė tė parė nė vitin 1961nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Nė atė kohė nė rolin e Bernarda Albes luante Marie Logoreci. Ngjarjet e dramės zhvillohen nė Andaluzi. Nėntė aktore femra, me nė krye personazhin e Bernarda Albes, luftojnė pėr dashurinė e njė mashkulli. Kanė interpretuar aktoret e reja Armela Demaj (Bernarda Alba), Elona Hyseni (Poncia), Esmeralda Metka (Adela), Marsela Lena (Martirio), Gladiola Harizi (Angustias), Klodiana Keco (Magdalena), Anisa Dervishi (Amelia), Denalda Teli (sherbyesja), Jonida Cunga (Prudencia) dhe Adriana Tolka (Marķa Josefa). Vetė Garcia Lorca e kualifikoi veprėn si drama e grave tė fshatrave tė Spanjės, tragjedi qė shfaqet me njė forcė tė pakalueshme: njė ambient i mbyllur, mbytės, zija e detyruar nga zonja dhe ndalimi pėr tė dalė nga shtėpia pėrfundojnė nė njė fatalitet. Pėr tė gjithė kėto, kjo vepėr, nė tė cilėn nuk duket as edhe njė personazh mashkullor, nėnkupton njė qėndrim nė favor tė lirisė mbi tė gjitha konvencionet shoqėrore. Regjia mė e mirė, e fituar nga Alma Hoti, i jep tė drejtėn regjisores tė ketė edhe disa shfaqje tė tjera nė Teatrin Kombėtar, si edhe njė vlerėsim material i cili shkon nė kufijtė e 100 mijė lekėve. Burime tė brendshme brenda institucionit tregojnė se kjo dramė do tė vihet nė skenė nė datat 7-8 dhjetor. Parė nga jashtė kjo vėnie e regjisores sė re nė ditėt e para tė dhjetorit ėshtė gjetur nga drejtuesit e institucionit, jo thjesht si njė projekt fitues, por edhe si njė mundėsi shpėtimi pėr tė patur njė shfaqje tė re tė sezonit, gjė qė ky institucion tregoi se e kishte tė pamundur pėr ta realizuar nė fillim sezonin teatror 2009-2010.
Ekspozita e Armėve 1944 nė Muzeun Historik Kombėtar
Dje paradite, nė hollin kryesor tė Muzeut Historik Kombėtar u hap ekspozita e armėve tė luftės gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė nė vitet 1939-1944. Tė vendosura nė mjedis tė kėtij institucioni, armėt janė prodhime italiane dhe gjermane, tė marra gjatė luftės nga forcat shqiptare antifashiste. Nė ceremoninė e hapjes, drejtori i kėtij Muzeu, Luan Malltezi shpjegoi pėr tė pranishmit se Kjo ekspozitė dėshmon pėr luftėn dhe pėrpjekjen e popullit shqiptar, aspiratat e tij pėr liri, nė periudhėn e pushtimit. Ekspozitė, e prezantuar nė kuadėr tė festimeve nė Tiranė tė 65-vjetorit tė Ēlirimit tė vendit sjell eksponate tė rėndėsishme dhe me vlerė historike si :Automatiku dhe doreza goditėse metalike e oficerit gjerman, Fon Essen, nip i Geringut, i vrarė nė Shqipėri nė luftėn e Pezės. Me interes tė veēantė janė edhe eksponatet e armėve qė sjellin frymėn e luftės, ku mitraloz, pistoleta tip Esperanza, Berrette, Belgjik 2547 janė njė dėshmi e gjallė e luftės partizane, nė vitet e pėrpjekjes pėr liri dhe pavarėsi. Ėshtė menduar nga organizatorėt tė zbresė nga pavijoni i armėve edhe njė tas dhéu nga kampi i Mathauzenit, dhuruar Muzeut Kombėtar nga Dhimitėr Simoni, ish-rob lufte nė kėtė kamp famėkeq tė pėrqendrimit. Nė njė mjedis tė kufizuar tė ekspozimit mund tė shohėsh edhe dylbi gjermane, granata, aparate radio -marrėse, radiostacion, murtaja, etj. Njė nga armėt me vlerė dhe qė e bėn mė tė rėndėsishme kėtė ekspozitė mbetet padyshim mitralozi i Mujo Ulqinakut, tip Brenda italiane, njė nga dėshmitė mė tė gjalla tė qėndresė shqiptare ndaj pushtimit fashist 1939. Ekspozita ėshtė e hapur pėr publikun deri nė fund tė dhjetori 2009.
27 Nentor 2009
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt