Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë:
“Ashtu siç dituria për Allahun është dituria më e ndershme, ajo gjithashtu është edhe themeli i të gjitha diturive, andaj kush zotëron dituri për Allahun, ai zotëron dituri për të gjitha të tjerat, e kush nuk din për Zotin e vet, aq më pak do të dijë për diçka tjetër.
Allahu,
azze we xhel, në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“
E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten!” (El-Hashr, 19)
Prandaj, ata (njerëzit e tillë) nuk e dinë qëllimin e tyre, nuk e din se ç’është e dobishme në këtë botë dhe ç’është e dobishme në ahiret, prandaj, ata dredhin sikurse kafshët pas kullotave ose edhe më keq se ata, sepse ata ikin nga natyra e tyre në të cilën janë krijuar, dhe në këtë mënyrë e harruan Zotin e tyre.
Allahu,azze w e xhel, ka thënë:
“
...dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf, 28)
Pra, dituria për Allahun është themel i çdo diturie dhe themel i diturisë i robit për fatin e tij, gjë që do t’i bëjë dobi në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa injoranca është themeli i fatkeqësive të çdo njeriu.” (Miftahu-d-dari es seade, 1/311)
Në një vend tjetër, Ibn Kajjimi shpjegon duke thënë:
“Njohja e emrave të Allahut është themel i çdo diturie, sepse çdo dituri është ose dituri për atë që e krijoi Allahu ose dituri për atë që ka urdhëruar. Çdo urdhër i Tij është dobi për njeriun, urtësi dhe mëshirë, si dhe çdo vepër e Tij është drejtësi, urtësi, dobi dhe mëshirë.
Ashtu siç është e krijuar gjithçka nga Ai, po ashtu edhe dituria e krijuar për Atë është bazë e të gjitha diturive. Mendoni se si ndodh krijimi me diturinë dhe me urtësinë e Tij, dhe tek Ai nuk do të gjeni asnjë mangësi, meqë mangësitë – si pasojë e paditurisë dhe mungesës së urtësisë – janë vetëm tek njerëzit, ndërsa Zoti është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Bed’iul Fewaid, 1/147)
www.botaislame.com
Krijoni Kontakt