Jeta e shenjtores
Ashtu sikurse Shkrimtari i Letres per Hebrenjte shkruan: “Ne rrethohemi nga nje re deshmitaresh”, Kisha Orthodhokse kujton cdo dite nje ose me shume deshmitare te tille, te cilet na sherbejne si shembuj te denje imitimi dhe inkurajimi.
Nje heroine e tille e besimit ishte dhe shenjtorja Varvara (ose Barbara), e cila u martirizua ne 4 Dhjetor te vitit 306 pas Krishtit.
Ajo jetoi ne Hierapolis. Lindi ne nje familje te pasur pagane. Ati i saj quhej Dioskur. Ai e rrethonte me luks dhe nuk i kursente asgje. Madje e mbante te mbyllur ne nje kulle per ta mbrojtur nga cdo e keqe dhe aty i siguronte cdo gje qe ajo kerkonte.
Nje dite ati i saj vendosi te ndertonte nje shtepi-banje per Varvaren afer kulles ku ajo jetonte. Me pas u largua ne nje udhetim biznesi ne nje vend te larget. Ai kishte dhene udhezime strikte per menyren se si do te ndertohej shtepia-banjo. Kur ai u largua, Varvara vizitoi ndertuesit dhe kerkoi qe shtepia-banjo te kishte 3 dritare ne vend te 2 qe ishin ne planimetri. Ndertuesit duke ditur poziten e saj para te atit, ja plotesuan deshiren dhe e bene ndertesen me 3 dritare.Kur ndertimi perfundoi, ajo vizatoi nje Kryq ne murin e nderteses qe tregonte nga lindja, duke thene fjalet : « Ne emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte » . Me pas kaloi nje kohe ne kullen e saj me lutje dhe kreshme.
Kur Dioskuri u kthye, ai u terbua nga inati kur pa keto shenja tek ndertesa e re dhe ju kerkoi ndertuesve llogari se pse ishte ndryshuar plani fillestar. Ata i thane se i bene me deshiren e vajzes se tij, Varvares.Dioskuri e pyet Varvaren se c’kuptim kishte ajo dritare shtese dhe ajo i pergjigjet se ato dritare simbolizojne 3 Dritat qe ndricojne cdo njeri qe vjen ne bote. Me pas i rrefeu te atit besimin e saj tek Trinia e Shenjte. Kjo gje e terboi Dioskurin i cili e pa se sa i paafte ishte qe ta mbante te bijen larg nga besimi i vertete. Ajo ishte takuar fshehtazi me te krishtere qe i kishin folur asaj per Jezu Krishtin dhe fjalet e tyre kishin bere qe ajo te binte ne dashuri me kete Perendi kaq madheshtor qe nuk kishte asgje te perbashket me idhujt pagane dhe ishte bere e krishtere.
Me pas, Dioskuri e dorezoi te bijen tek Marciani, prefekti i qytetit dhe troturat pasuan njera-tjetren. Ajo u kamzhikua dhe ne plaget e saj u hodh uthull, por asgje nuk e lekundi besimin e saj tek Jezu Krishti. Ajo u flak ne nje qeli nga paganet dhe ata shpresonin se te nesermen do e mohonte Krishtin. Kur ajo ishte ne qeli u gjunjezua dhe i kerkoi ndihme Zotit ta forconte qe t’i mbetej Atij besnike deri ne fund. Gjate lutjes zemra e saj u mbush me gezimin qiellor dhe plaget ju sheruan. Nje e krishtere tjeter me emrin Juliana qe ndodhej ne qeline afer saj, kur pa kete mrekulli u forcua ne bese dhe lavderoi Zotin me gezim dhe u bind qe te qendronte besnike dhe ajo deri ne vdekje.
Diten tjeter Varvara u soll para Marcianit dhe ai u habit se si plaget i ishin sheruar. Me pas urdheroi te varej ne nje peme dhe t’i gryhej lekura me thonj te hekurt . Me pas ajo u godit me topuz ne koke dhe ju dogjen plaget me hekur te nxehte por ne te gjitha keto Varvara gjeti ngushellim ne lutje. Juliana shihte se si motra e saj ne Krisht, Varvara torturohej dhe qante me deshperim qe nuk bashkohej dot me te ne vuajtje. Kur Marciani e pa kete urdheroi qe dhe ajo te torturohej ne menyre qe te mohonte Krishtin. Ajo u torturua per ore te tera dhe se bashku me Varvaren Juliana lavderonte Krishtin me himne dhe kenge. Pas kesaj Marciani urdheroi qe ato te dyja te ekzekutohen jashte qytetit.
Kur Dioskuri degjoi se bija e tij u denua me vdekje, u ofrua qe ta ekzekutonte vete me doren e tij. Ato u cuan jashte qytetit, rreze nje mali, dhe te dyja keto martire u ekzekutuan me prerje koke. Varvara nga ati i i saj Dioskuri dhe Juliana nga nje xhelat. Kur keta po ktheheshin ne qytet, zemerimi i drejte i Zotit erdhi mbi ta dhe gjeten vdekjen nga nje rrufe. Kur Marciani degjoi per vdekjen e tyre u paralizua nga frika dhe vdiq.
Shen Varvara e fitoi kuroren e martirit ne 4 Dhjetor te vitit 306 pas Krishtit duke shkuar prane Atit te saj te vertete ne qiell. Ajo eshte prane nesh me lutjet e saj, duke qene NJE NE KRISHTIN me te gjithe ata qe lavderojne Emrin e Tij.
Krijoni Kontakt