Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    E-shkollat në Shqipëri, premtimi i papërmbushur

    Ministri: 2107 shkolla në Shqipëri kanë internet. Nxënësit: Kemi vetëm kompjuterë


    Premtimi i pareshtur i kreut të Arsimit, Tafaj, dhe realiteti në shkollat e Tiranës

    Ministria e Arsimit dhe e Shkencës prezantoi dje përmbylljen e projektit të lidhjes së shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me internetin. Nga ky projekt, sipas të dhënëve të ministrisë, janë pajisur me kompjuterë dhe internet 2107 shkolla nga veriu deri në jug të Shqipërisë.


    Po sipas këtyre të dhënave në këto laboratorë informatike do të marrin njohuri mbi kompjuterët dhe internetin rreth 500 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.


    Lidhja e shkollave në internet është pjesë e projektit "Cilësi dhe Barazi në Arsim" (CBA), i cili bashkëfinancohet nga Qeveria Shqiptare, Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, i cili ka nisur të zbatohet që në vitin 2006-të. "Hapësira e mundësive që ofron interneti për të mësuar dhe për t'u informuar është e pafund.


    Këtë privilegj e kanë tani jo vetëm nxënësit dhe mësuesit e qyteteve të Tiranës, Durrësit etj., por edhe të fshatrave të Derviçanit në Gjirokastër, Maqellarës në Dibër, Bujanit në Tropojë, etj.", u shpreh Ministri. Por, ndërkohë që ministri fliste, jo shumë larg Pallatit të Kongreseve, ku po bëhej ky prezantim, në shkollën 9-vjeçare "1 Maji", kabineti i informatikës, jo vetëm që nuk ishte i mbushur me nxënës, jo vetëm që nuk ishte lidhur me internetin, por as nuk funksiononte.


    Ky laborator (në dukje) ndoshta nga më modernit nga të gjitha laboratorët e shkollave të tjera, nuk ka punuar ndonjëherë. Janë 16 kompjuterë, me monitorë me plazmë, të cilët ende kanë përsipër qeset plastike të ambalazhit. Nuk është kryer asnjë orë mësimi për shkak të problemeve me qarkun elektrik, e në të tilla kushte as që mund të bëhej pyetja: "Po internet a ka në shkollën tuaj?".


    Një tjetër deklaratë e ministrit Tafaj ishte: "Nxënësit dhe mësuesit e shkollave tona do të ndihen më afër, jo vetëm me homologët e tyre në vend, por edhe në botë, dhe, ajo që është shumë më e rëndësishme, ato do të kenë mundësi që ndjekin çdo ditë zhvillimet e reja në të gjitha fushat". Por, si do të ndjekin këto zhvillime kur laboratorët e informatikës janë të zëna deri në orën 6 pasdite (të paktën në Tiranë, ku mësimi zhvillohet me turne).


    Që kur nisi projekti "Shqipëria në moshën e internetit" është premtuar vazhdimisht se nxënësit, veç orëve të mësimit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë internetin edhe për projekte tee ndryshme mësimore.


    Por, ky është një premtim qee zor se do të mbahet. P.sh., në shkollën "Ismail Qemali" (që është një nga shkollat që ka fatin të ketë internet, edhe pse për të hapur një faqe interneti duhet të presësh disa minuta), të vetmet hapësira kohore kur nxënësit mund të përdorin internetin janë pushimet mes orëve të mësimit apo gjatë pushimit të madh.


    Nuk është e vështirë të llogarisësh se sa informacion mund të marrin këta student gjatë kësaj kohe e për më tepër se sa mund të jenë në koherencë me homologët e tyre në mbarë botën.
    E nëse probleme të tilla gjenden në kryeqytet, çfarë mund të ndodhë një shkollë një skajin verior apo jugor të vendit?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Zona wirless edhe në universitete

    Arsimi përfundon projektin e instalimit të internetit në 2017 shkolla, instalohet metoda

    Interneti në formë të "modernizuar", zonat wirless do të jenë të pranishme edhe në ambientet universitare. Fakultetet e Universitetit të Tiranës do të nisin të parët nga zbatimi i projektit ambicioz, duke sjellë për studentët jo vetëm ‘tendencën‘ e homologëve të tyre në Perëndim, por duke i ndihmuar ata edhe me financat. Interneti në fakultet do të thotë më pak shpenzime në qendrat e internetit dhe më shumë prestigj për vendin ku fitohen dije të specializuara. Sakaq, negociatat me kompanitë që ofrojnë shërbim të internetit kanë nisur një muaj më parë dhe pritet që finalizimi i këtij projekti të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Fakulteti i parë që do të ofrojë shërbim wirless është i Histori-Filologjisë, por edhe të tjerat nuk do të mbeten pas.

    Dje është konfirmuar zyrtarisht se 2107 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin, aktualisht kanë pjesë të "aseteve" të tyre edhe lidhjen me internet. Kompjuterë, kabinete informatike dhe "paketat" e dijes ofruar nga mësuesit janë pjesë e ofertës arsimore që u jepet nxënësve shqiptarë, nga jugu në veri. Lidhja e shkollave në internet është pjesë e projektit që bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare, Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka mbështetur hartimin e "masterplanit për programin e shkollave në Shqipëri". Dje, përfaqësi të trupave diplomatike, përfaqësues të sistemit arsimor, ishin pjesë e aktivitetit përmbyllës për suksesin e projektit, organizuar nga Ministria e Arsimit. I ftuari i nderit në këtë event ishte Kryeministri Sali Berisha, në nderim të prioritetit të qeverisë së tij, lidhur me "Shqipëria në moshën e internetit". "Sot bëhet realitet ajo që vetëm 4-5 vjet më parë ishte një ëndërr për thuajse gjithë nxënësit e Shqipërisë, mësimi me kompjuter dhe lundrimi në internet. Rreth 500 mijë nxënës fillojnë të mësojnë me kompjuter dhe internet në shkollë. Investimi total për infrastrukturën dhe lidhjen e internetit arrin vlerën 15.45 mln USD", tha ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Nga ana tjetër, Kryeministri u ka premtuar nxënësve se deri në fund të mandatit të tij qeverisës, do të plotësohet dëshira e fëmijëve, duke u dhënë mundësi të gjithë nxënësve të kenë internet në shtëpitë e tyre.

    L.Mixha

    Shqip

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •