Bakteret në gjendje të prodhojnë ar
Ata që janë të pasuksesshëm në kërkimin e arit do të mund të regjistrohen në mikrobiologji.
E hënë, 23 Nëntor 2009 13:37
Shkencëtarët, në realitet, kuptuan që bakteret cupriavidus metallidurans mund të prodhojnë ar. Ekipi shkencor rreth Frank Reitha nga Universiteti Adelaide në Australi para disa viteve zbuloi këto baktere në copëzat e arit, duke pyetur nga këto në këtë metal fisnik.
Në hulumtimet e bëra, shkencëtarët kanë konfrontuar bakteret me komplekset helmuese të arit. Cupriavidus metallidurans shumë shpejtë i ka pranuar komplekset toksike të arit. Për t'u ruajtur nga dëmi i këtyre toksineve, bakteret shumë shpejtë i përpunojnë në pjesë të vocërra të arit të pastër. Kështu shtresë pas shtrese krijohen kokrrat e arit. Këta mekanizma janë pasojë e stresit oksidativ, i cili bëhet për shkak të veprimit të komplekseve helmuese të arit. Vie deri te aktivizimi i gjeneve të caktuar produktet e të cilit reduktojnë arin në formën metalike për ne të njohur.
Studimi u krye edhe në ESRF (European Synchrotron Radiation Facility).
Krijoni Kontakt