Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Klithma e Dragobise

    Nate e erret mbi Shkumbin,
    mbi Bujane,
    dhe mbi Vjosen vale - turbull :
    anembane.
    Jashte,akull,shkon si gjarper
    vetetima.
    edhe fryn ne gryk e male
    syferina.
    Nje kasolle me kandil
    dike pret.
    burrin malit ose djalin
    lark ne det.
    O,sa hena ! O, sa motra
    shqipetare
    Po pergjojne qyqet sonte
    ne dritare !
    Jashte akull e furtune,
    bora, det.
    O, sa dimer i terbuar
    ky, sivjet !
    Jashte lufta mortje- madhe
    kudo zjen;
    siper maleve te larta
    ne Derven,
    Bumbullojne kudo topi,
    batareja
    buze Vjoses,nga Tomorri,
    nga Dumreja.
    Kullon malin, kullon fushen
    gjaku det.
    O, sa dimer i tmerruar
    ky sivjet!
    Si te flere mendja ime
    kesaj nate ?!
    Ajo gjuan neper shtigje,
    monopate.
    Po can hijet mal me mal,
    neper dete
    fluturon permbi katunde,
    mi qytete.
    Si te heshte zemra ime
    sonte valle ?!
    Ajo ndizet e terbohet,
    vjen verdalle.
    Qan si gajne gra e gjora
    shqipetare,
    shfryn. gucet si djemeria
    luftetare.
    Po, pa dale ... se kush ndjeu
    zemren time ,
    se kush shkon si zjarr i shpejte
    n' agullime.
    Ja ne brigjet e Tiranes
    del Naimi;
    dyll i verdhe,sy shkelqyer
    nga meitimi.
    Pa shiko Orman Cifliku
    si leviz,
    Me cdo shteg, e me cdo grope,
    me cdo lis.
    Gjashte djem posi shqiponja
    fluturojne
    dhe te Shpella e Dragobise
    po qendrojne.
    Vet shpella si termeti
    oshetin ;
    Plaku i maleve ka dale,
    sokellin.
    Selam Musa Salaria
    del nga Vlora,
    me nje shark,qylaf te bardhe
    si debora.
    Prite, prite vjen Avniu
    Dragoni,
    rroi e vdiq zemer luani
    per liri.
    Ja po del Riza Cerova
    qe nga varri,
    rreth e rrotull i shkelqejne
    yje zjarri.
    E te gjithe ato hije
    luftetare,
    mblidhen rrotull Dragobise
    legjendare.
    Vete shpella gryk' e male
    bubullojne
    kur deshmoret token puthen,
    kuvendojne.
    Vete shpella gryk' e male
    po bucasin,
    Kur deshmoret gjithe bashke
    po kelthasin;
    Lufte luftes,lufte zgjedhes
    Shqiperi !
    Ngrehu popull me flamur
    per liri.
    Klithm' e madhe po can naten
    si rrufeja,
    po perhapet buze Vjoses
    nga Dumreja.
    E degjon maj' e Tomorit
    e therret.
    E degjon val' e Shkombinit,
    e bucet.
    E degjon shpirt' i poetit
    e kendon.
    Keng e tij ,trumbete lufte
    po gjemon.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #12
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kush e ka poezine "Poeti Rrebel "...do te me sillte kenaqesi te vecante ,une si femije e kam mesuar nga nje fletore e babait( e shkruar me dore)..do te sjelle disa vargje qe me kane mbetur ne kujtese.


    Poeti Rrebel

    Pa ndegjoni gra e burra anembane,
    doli urdheri per mua ne Tirane.
    Neper fusha ,male, kodra e luadhe;
    po me ndjekin kemba kembes me koshadhe.
    Po s'kam frike une nga zagari me dyfek,
    ku do vete hidhem une shteg me shteg.
    Ku do vete hidhem une prag me prag,
    Shqiperine anembane kam jatak....
    .................................................. .................
    .................................................. .................
    Sokellin Baba Tomorri si termet,
    dhe Shkumbini vale vale po bucet.
    .................................................. ...............

    Hajde hajde tunde vallen moj Kosove,
    me Krasniq e Bajram Curr dhe Tetove.

    .................................................. ........................
    Duke thirrur mbi te gjitha Krahinat Shqiptare , e perfundon disi keshtu kete poezi kushtrimi.

    Vjershe o vjershe shko si bombe ,
    me terbim.
    Shko perhapu si flamur,
    si KUSHTRIM.

    Si femij kur kam lexuar me duket 4 poezi ,njera ka qene "Si e dua Shqiperine".me ka lene mbresa te perjetshme ky poet..athere me ka pelqyer shume shpirti i tij parahatshem dhe kryengrites,eshte skalitur ne zemren time dashuria per Shqiperine ashtu sic e shkroi poeti Sejfulla Maleshova..Nje poet atdhetar ra pre e ideologjise c'njerezore vellavrasese... si shume te tjere.

    me nderime per Sejfulla Maleshoven,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-07-2008 mė 09:25
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #13
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poeti rebel

    Pa dėgjoni,gra e burra,
    Anmbanė
    Doli urdhėri pėr mua
    Nė Tiranė.
    Nėpėr male,nėpėr fusha
    Nė luadhe
    Po mė ndjekin kėmba-kėmbės
    Me koshadhe.
    Po s'kam frikė nga zagari
    Me dyfek
    Kudo shkoj e hidhem unė
    Shtek mė shtek.
    Kudo vete e futem unė
    Prak mė prak
    Shqipėrinė anembanė
    Kam jatak.
    Jam rebel e jam hajdut
    Edhe mburrem
    Kundėr beut edhe fronit
    Unė turrem.
    I kam dalė pėr zot unė
    Vegjėlisė,
    Edhe luftė i kam shpallur
    Skllavėrisė.

    * * * *

    Kush ngre pushkėn kundėr meje
    Kėshtu vallė?
    Kush pas gjurmėve tė mia
    Vjen vėrdallė?
    Qėndro pakė,dėgjo mua,
    Or ushtar
    Nuk je vallė bir fshatari,
    Ti, fshatar?
    Qėndro pak,dėgjo mua,
    Or vėlla
    Mbaje dorėn,kurse plumbin
    Pėr ata
    Pėr ata qė rrjepin,shtypin
    Shqipėrinė,
    Pėr ata qė na ēkallmuan
    Katandinė.
    Edhe vjersha mė ka hie
    Si hajdut,
    Pse dhe vjershat i mbush unė
    Plot barut.
    Kėngė lufte,kėngė zjarri
    Kam nė gojė
    E kam unė kraharorin
    Si dėbojė.
    Vjershė,o vjershė,shko si bombė
    Me tėrbim
    Shko pėrhapu si flamur,
    Si kushtrim.
    Anembanė Shqipėria
    Le tė mblidhet
    Nė pallate tirania
    Le tė dridhet.
    Ngrehu Korēė,Korē' olule,
    Korēa-Zonjė,
    Me Devoll e me Opar,
    Me Kolonjė.
    Del,pra del,o lumi i Vlorės
    Me bajrak
    Sikur del tė marrėsh nuse
    Me duvak.
    Shko nė ballė si Gjoleka,
    Kurvelesh,
    Hidhu ti,moj Ēamėri,
    Si rrebesh.
    Sokėllin Baba Tomori
    Si tėrmet.
    Dhe Shkumbini valė-valė
    Po buēet
    Ngrehu,popull,shkunde zgjedhėn
    Si luan,
    Nė Berat e nė Tiranė,e
    N'Elbasan.
    Dhe ti Mat e Lumė e Dibėr
    Si duhi,
    Rrokni armėt e luftoni
    Pėr liri.
    Gjėmo,Shkodėr,moj mizore,
    Shkodra- plakė,
    Hajde,hajde,tunde vallenė
    Moj Kosovė,
    Me Krasniqn'e Bajram Currit,
    Me Tetovė.
    Anembanė Shqipėria
    Le tė mblidhet
    Ndėr pallate tirania
    Le tė dridhet.
    Vjershė o vjershė,shko si bombė
    Me tėrbim
    Shko pėrhapu si flamur,
    Si kushtrim.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •