Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja disa paralelizma te asaj qe do ndodhe me liberalizimin e vizave ... qofsha i gabuar (ashtu qofte), por kam frike se do te jete edhe me i dukshem efekti i triumfit anti-shqiptar te burokracise ne RSH ...

    PANORAMA, 28/02/2010

    Nė shenjė tė triumfit tė tyre
    KIM MEHMETI

    Gjithnjė e mė pavullnetshėm e hapi postėn elektronike. Jo vetėm pse shtohet numri i atyre qė mė shkruajnė, jo pse nuk jam mėsuar t’i pėrballė kritikat dhe ofendimet e atyre qė nuk pajtohen me qėndrimet e mia publike, por shkaku se tė gjitha shkresat, si ato qė lėvdojnė, po ashtu edhe ato qė shajnė, kanė diēka tė pėrbashkėt, pėrcjellin njė porosi tė pashkruar, por qė lexohet lehtė: ndjenjėn se balta e pashpresės ėshtė bė ngulfatėse, se janė thėnė tė gjitha qė duhet thėnė, se tė gjithėve sa jemi dhe me atė qė bėjmė, si e arrirė mė e dukshme na pėrshkruhet dėshtimin. Pastaj, aty ka letra tė gjata, jetėrrėfime rinore nga mė tė ndryshmet, nga ato qė tregojnė pėr idealet e varrosura, deri te ato qė gjurmojnė fajtorin dhe mbase me tė drejt, tė gjithėve na bėjnė bashkėfajtorė pėr situatėn nė tė cilėn ndodhen shqiptarėt e Maqedonisė. E tė gjitha ato shkresa sė bashku, tė ēojnė tė besosh se sot ėshtė fatkeqėsi e madhe tė jesh i ri, se sot nuk ėshtė pėr ta lakmuar atė qė jeton stinėn mė tė bukur tė jetės. Me ēka edhe fillon t’ia pranosh vetes se shoqėri mė tė dėshtuara janė ato ku tė moshuarit nuk ua kanė zili tė rinjve, ku paraardhėsit ua kanė harxhuar ardhmėrinė pasardhėsve tė vet, ku prindėrit ua kanė mbyllur fėmijėve tė tyre tė gjitha shtigjet qė ēojnė drejtė njė tė ardhme mė tė mirė.

    Pra, fillon t’ia pranosh vetes se tė gjithė ne tė sotmit, politikanė apo shkrues, njė ditė mbase do kemi turp tė tregojmė se kemi qenė ata qė jemi sot, se do vijė dita kur do e kuptojmė se ne ndoshta pa hile e kemi dashur popullin, por kemi dashur tė flasim vetėm ne dhe atij kurrė nuk i kemi besuar. Me ēka do u ngjamė politikanėve dhe shkruesve tė ardhur nga e djeshmja, e tė cilėt sot e fshehin se janė marrė me politikė apo nuk duan t’ua pėrmendėsh gazetat ku kanė shkruar.

    Kohėve tė fundit, gjithnjė e mė pavullnetshėm mė dilet rrugėve tė Shkupit. Sepse aty gjithnjė e mė qartė shihet numrit i pakėsuar i tė rinjve shqiptarė dhe gjithnjė e mė tė dukshėm janė autobusėt qė tė rinjtė e kėtushėm i ēojnė drejtė ėndrrės sė vet diku nėpėr metropolet e Evropės. Pastaj, edhe kur shkon te miqtė apo tė tė afėrmit, aty dėgjon emrat e atyre qė mungojnė, tė atyre qė kanė braktisur vendlindjen. Dėgjon rrėfime si e kanė kaluar kufirin ata qė kanė shkuar t’i bėjnė jetė ėndrrat qė kanė ėndėrruar kėtu, pėr ata qė u janė bashkangjitur familjarėve tė tyre apo qė me padurim presin tė takohen me fatin e vet mė tė mirė. Rrėfimeve pėr ata qė kanė shkuar, u bashkėngjiten ato pėr tė rinjtė qė me padurimin presin tė marrin pasaportėn biometrike, edhe atė me procedurė tė pėrshpejtuar, pra duke paguar trefish mė shtrenjtė se pasaportėn qė mund ta kėrkosh sot e ta marrėsh nė vitin 2011. Dhe kur dėgjon rrėfimin pėr tė rinjtė qė marrin para borxh pėr tė nxjerr pasaportėn e ngutjes sė tyre, s’ke si mos mendosh se pse kėta abdallėt tanė nė pushtet nuk e pyesin Gruevskin si ėshtė e mundur ky shtet tė ketė para pėr kisha e pėrmendore, e tė mos ketė pėr pasaporta edhe nė gjuhėn shqipe, si nuk u kujtohet tė bėjnė njė kontroll e tė shohin pse pėrnjėherė u plotėsuan tė gjitha afatet pėr marrjen e pasaportave deri nė vitin e ardhshėm, tė shohin mos vallė dikush ua paguan shqiptarėve edhe taksėn e braktisjes sė vendlindjes, mos vallė pasaportat dygjuhėsorė u zhdukėn vetėm qė Maqedonia tė rinjtė shqiptarė t’i pėrcjellė nė gjuhėn maqedonase. Dhe ēka nuk tė shkon ndėrmend kur sheh lotėt e nėnave qė lagin shtigjet e njė shpėrnguljeje tė madhe, e cila nga pak ta rikujton atė tė viteve tė pesėdhjeta tė shekullit tė kaluar, kur me qindra mijė shqiptarė u nisėn rrugės drejtė Turqisė, nga nuk u kthyen kurrė mė. Mbase kjo mund tė jetė edhe ndjenjė e gabuar, por shkurajua e tanishme e tė rinjve shqiptarė nė shtetet perėndimore, ka shijen e njė shpėrnguljeje masive, ka shijen e humbjes sė madhe tė asaj mė tė vlefshmen qė ka ky popull.

    Muajve tė fundit mė shkaktojnė trishtim tė ēuditshėm lajmet televizive. Mbase andaj i jam kthyer radios. E kam mė lehtė kur nuk i shoh fytyrat e buzėqeshura tė politikanėve tė kėtushėm qė shesin optimizėm e ndėrkaq tan kohėn mbjellin vetėm premtime tė kota dhe papėrgjegjėsi. Sa herė qė i dėgjojė tė flasin pėr rezultatet e arritura, nuk mundem tė mos e pyes veten se vallė ėshtė e mundur ata tė kenė shtegtuar aq larg kėtij realiteti nė tė cilin jeton populli, ėshtė e mundur tė mos shohin atė qė shihet mė qartė se kryqi mbi malin Vodno nga ana jugore e Shkupit, se vallė ata nuk shohin murin prej betoni qė ndėrton Gruevski nga bregu verior i Vardarit, me ēka i ndan ata qė duhet tė mbeten kėtu nga ata qė bėhen gati tė shkojnė, se ėshtė e mundur kėta "dudukėt" tanė nė pushtet tė mos e shohin se ky shtet dy dekada me radhė i ngjanė njė salle pėr pritje, sallė ku shqiptarėt presin dikush t’ua tregojė rrugėn qė i shpie drejtė tė ardhmes mė tė mirė, e Gruevski pretė tė pėrfundojė hapja e tunelit qė Maqedoninė do e ēojė drejtė shekullit tė nėntėmbėdhjetė.

    Pra, sa herė qė i shoh ato fytyra tė buzėqeshura qė pėrhapin optimizėm pėr ardhmėrinė e Maqedonisė nė BE e NATO, nuk mund tė mos e pyes veten se vallė kėta pėrfaqėsuesit tanė politik mund tė jenė aq kokėtulė sa mos e kuptojnė sa shtrenjtė e paguajnė shqiptarėt kėtė pritje. Aq mė shumė, mos shohin sa shtrenjtė e kushton tė riun shqiptarė edhe ikja nga shtet, duke qenė i detyruar tė paguajė pasaportėn e marrė me procedurė tė pėrshpejtuar.

    Kohėve tė fundit kamė ndjenjėn se shoqėria e shqiptarėve tė kėtushėm ėshtė ndarė nė dy botė qė nuk komunikojnė mes veti: nė botėn e mirė ku jetojnė elitat politike dhe tė gjithė tė pėlqyerit dhe tė dėgjueshmit e krerėve partiak, dhe nė botėn mjerane nė tė cilėn banon populli. Kėto dy botė tė ndara, e qė takohen mes veti vetėm gjatė fushatave parazgjedhore, janė brigjet e humnerės sė pafundmė qė i gėlltit gjeneratat e reja, brigjet e humnerė sė thellė aq kilometrat sa ka mes vendlindjes dhe kryeqendrave evropiane ku shpėrngulen tė rinjtė e kėtyre trojeve.

    Ka kohė qė mė ikin fjalėt kur vjen dita tė shkruaj kolumnėn javore pėr "Kohėn Ditore". Mbase shkaku se mė ngulfat ndjenja se edhe shkrimet a mia e sforcojnė demokracinė shqiptare, demokraci e cila lindi dy lloje parazitėsh qė freskohen nga i njėjti burim - nga fatkeqėsia kolektive e popullit: politikanėt qė angazhohen pėr tė "mirėn" e popullit dhe kastėn e kritikuesve tė politikanėve tė papėrgjegjshėm. Dhe mbase nga ky angazhim "patriotik" i partiakėve pėr tė mirėn e popullit dhe nga kjo zhurmė e vlerėsuesve "objektiv" shqiptarė tė situatės politike nė Maqedoni, Gruevski e ushqen besimin e vet se s’ka ēka e pengon nė realizimin e projektit "Shkupi 2014". Pra, tė gjithė sa jemi dhe mėnyra se si veprojmė, Gruesvkit i jep tė drejtė tė ngre "Portėn Triumfale" nė qendėr tė Shkupit. Mė nė fund, pse Gruesvki tė mos e shėnojė me diēka triumfin njėzetvjeēarė tė elitave politike maqedonase mbi ato shqiptare, triumfin e njė politike qė ia doli dy dekada me radhė ta mbajė nė pritje dhe tė mposhtur njė popull qė pėrbėn 30 pėr qindėshin e banorėve tė Maqedonisė

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shkup: I punėsuari qeveritar kėrkon azil nė Belgjikė

    Kėrkesat pėr azil nė Belgjike nuk kėrkojnė vetėm shqiptarėt nga rajonet e pazhvilluara por edhe tė punėsuarit gjatė qeverisjes sė VMRO-BDI tė cilėt edhe pse pranohen nė punė nė institucionet e shtetit nuk sistematizohen nėpėr vendet e punės por edhe ata tė paktėt qė sistematizohen nuk pėrfillen nga zyrtarėt dhe shpesh qėndrojnė nė oborret e institucioneve.

    “Unė jam njė shtetas I Maqedonisė, qė ėshtė I interesuar pėr tė migruar nė Belgjikė. Besoj se jeni tė njoftuar me kėtė punė, mėnyrėn dhe afatin deri kur mund tė aplikoj pėr azil “ – thuhet nė emailin e derguar nė Ambasadėn e Maqedonisė nė Belgjikė nga njė bashkėpunėtor I ri I punėsuar nė Ministrinė pėr Punė dhe Politikė Sociale pranė Qeverisė sė Maqedonisė.

    Kėrkesa e cili ėshtė dėrguar nga emaili zyrtar i R. J ėshtė botuar nga e pėrditshmja maqedonase “Vest” dhe e konfirmuar pastaj nga zėdhėnėsja pranė Ministrisė sė lartpėrmendur duke potencuar se “ E drejta pėr azil ėshtė e drejta personale ēdokujt” .

    Pėr shkak tė rritjes sė kėrkesave pėr azil nga Maqedonia pėr nė Belgjikė, me 8 mars pėr vizitė nė Shkup do tė arrijė kryeministri belg Iv Leterm.

  3. #63
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ore se jan aq budallej qe dalin o burra nga vendi vet se kujtojn do i majn shtetet e tjera e po nuk kam fjal per keto njerez....
    ca na thon vizat nga shqiperia i her kur do na i heqin?a ka njeri ndonji lajm aktual dhe real?

  4. #64
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    ore se jan aq budallej qe dalin o burra nga vendi vet se kujtojn do i majn shtetet e tjera e po nuk kam fjal per keto njerez....
    ca na thon vizat nga shqiperia i her kur do na i heqin?a ka njeri ndonji lajm aktual dhe real?
    me keta klepto-qeveritare qe ka vendi yne, vizat per Shqiperine do te liberalizohen pas bosnjes, kosoves, moldavise ... edhe bjellorusise ...

  5. #65
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Do lirohen edhe vizat, kufijte shteterore s`do kene me ndonje kuptim te madh. Jane kompanite ato qe kane rendesi sot. Kompania e zgjedh punetorin e afte ku i do qejfi asaj, ne c`do vend te botes. Duhet vetem njohuri dhe kompetenca. Ndersa vendet e ballkanit keshtu kane per te ngele te pazhvilluara ashtu sic i kane edhe njerzit.

  6. #66
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Do lirohen edhe vizat, kufijte shteterore s`do kene me ndonje kuptim te madh. Jane kompanite ato qe kane rendesi sot. Kompania e zgjedh punetorin e afte ku i do qejfi asaj, ne c`do vend te botes. Duhet vetem njohuri dhe kompetenca. Ndersa vendet e ballkanit keshtu kane per te ngele te pazhvilluara ashtu sic i kane edhe njerzit.
    ec se do ta beje salis konfederate ballkanin, ashtu si enveri e tito ...

    behu pak me optimist o shtangist ... se salis do ta ēoje edhe nja 50 vjet mbrapa kete vend ...

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    shqiperia , kosova dhe bosnja hercegovina nuk e moren ligjin per heqjen e vizave .
    pse?

    nje mendim te pafajshem po bej dhe pastaj gjykoni dhe arsyetoni vete.

    shqiperia.
    grindjet politike midis pozites dhe opozites
    miqesia ose alenca ndaj amerikes nuk shihet mire nga disa vende te evropes per shqiperine
    ndikim islam dhe ikona pro islamike e shqiperise nuk pelqehet shume nga europa

    kosova
    eshte nje shtet qe ende pa u formuar mire po keqqeveriset dhe po shperdorohet dhe ende eshte nje zone e mundshme destabiliteti per ballkanin

    bosnja
    pak a shume te njejtat gjera
    ata jane muslimane
    e tjera .

    mbase ja kam futur kot se nuk jam analist por te pakten keshtu e mendoj une si qytetar shqiptar .

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shqiperia pa viza ndoshta ne fund te vitit 2010
    kurse kosova mund te endrroj edhe nja 10 vjet qe ti hiqen vizat dikush dote qesh per ket por ja qe realiteti esht ky qytetaaret e kosoves duhet te mendojn ne nje vend qe ka MISION NDERKOMBTAR ATY DOTE thot qe nuk esht ne rregull diqka pra gjendje konflikti pra njeher duhet te ikin EULEX-I pastj setuata dhe gjendja ne kosove mund te thuhet qe esht stabel
    KLM VLLEZER EUROPIAN DHE TE VARFUR MENTALISHT

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •