Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 68
  1. #21
    Ishte dikur nje kohe kur shqiptaret udhetonin pa viza ne Europe!

    Mirepo me pas erdhi lukunia komuniste dhe e ktheu Shqiperine ne Mongoli, ne nje cep te humbur te botes, ku as zogu nuk kishte te drejte te fluturonte mbi telat me gjemba e korent te Enver Hoxhes, Mehmet Shehut e Hysni Kapos!

    Tri rradhe me tela, mijera ushtare e civile te armatosur, dhjetera poste kontrolli anekend Shqiperise e mbanin shqiptarin nen kontroll, qe ai as te mos mirrte guximin per te enderruar per te udhetuar jashte.

    Udhetimi jashte ishte i rezervuar per lukunine dhe kelyshet e tyre. Edhe pasaportat ishin per lukunine dhe kelyshet e tyre oficera te sigurimit, sportista e artista.

    Populli ose duhej te dergjej ne shtetin e te cmendurve, ose duhej te hapte deren e burgut ose duhej te arratisej!

    Ndersa ish-Jugosllavi dhe shtetasit e saj kishin te drejten e udhetimit te lirshem dhe per ta kjo nuk eshte ndonje risi e as ndonje favor!

    Shqiperia e nisi udhetimin drejt Europes pa sapun per te lare syte, pa corape neper kembe, pa buke e pa mjetet me minimale te nje jetese njerezore!

    Dikush nuk i di! Dikush ben sikur nuk i di! Dikush nuk do t'ja dije!

    Ceshtje principesh!

    Ata qe guxuan te kapercenin kufirin ne vitin 1990 i vrau Ramiz Alia dhe kelyshet e lukunise komuniste! Qindra shqiptare u vrane pas shpine, u dhunuan, u torturuan, u varrosen per se gjalli, vetem se kerkonin lirine!

    Dalin sot kelyshet e lukunise dhe na flasin per liri e drejtesi!

    Shqiptari i pare qe kaperceu kufirin, ishte banori i Dibres qe perfitoi nga nje zbutje e kufirit per te vajtur deri ne Diber te Madhe, sa per nje vajtje-ardhje.

    Mirepo Shqiperise ju desh ne keto 19 vite te perballej me shume e shume probleme qe te tjeret nuk i kishin dhe mbi te gjitha ishte ceshtja e Kosoves!

    Nuk do te kishte kurre stabilitet dhe zhvillim ne Ballkan, pa u zgjidhur Kosova!

    Dhe kjo ishte nje barre e rende per nje shtet te ri qe sapo kishte nisur te rimekembej nga jeta ne cmendine.

    Mos harroni kurre nga u nisem, qe t'ja dijme vleren asaj qe kemi mberritur me shume mund e me shume sakrifica.

    Mos harroni se kur qytetaret e ish-Jugosllavise leviznin lirshem neper Europe, ne nuk kishim sapun per te lare syte!

    Mos harroni se ishin italianet dhe operacioni i madh ushtarak qe na solli dere me dere, buke e sapun, makarona e djathe etj. (http://www.esercito.difesa.it/root/attivita/mix_Pellicano.asp)

    Mos harroni te gjithe ata politikane, dikur pjese e lukunise dhe kelysheve te tyre, qe nuk donin afrim te Shqiperise me Europen, me SHBA dhe me NATO, shanin e nuk linin gje pa shkruar per hapat qe ndermerrte qeveria e dale nga zgjedhjet e vitit 1992 drejt integrimit!

    Udhetimi i Shqiperise ne te gjithe keto vite, ka qene i veshtire, ka qene plot sakrifica, plot zhgenjime dhe deshtime, ka qene plot arritje e vlera dhe mbi te gjitha ka qene nje udhetim qe ka transformuar shqiptarin, nga nje skllav i lukunise dhe kelysheve te tyre, ne nje qytetar te lire dhe zot te fateve te tij.








    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-12-2009 mė 08:28

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Po ca liberalizimi duan shqiptaret, kur nuk respektohet demokracia, e ne krye eshte nje komunist. kurr skan per tu liberalizuar sa te jete Berisha ne krye
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Fqinjėt, pa viza nė BE. Si e komentuan BBC, DW, VOA

    Radio gjermane DEUTCHE WELLE
    Serbė, malazezė e maqedonas pa viza nė BE
    Disa donin ta shijonin lirinė e lėvizjes qysh nė ditėn e parė pėr tė vizituar Gjermaninė. Policėt e kufirit nė aeroportin e Mynihut nuk kėrkojnė tė shohin mė vizėn. Ata duan tė dinė se ku do tė jetosh e sa para ke.
    Ėshtė ora tetė e mbrėmjes. Avioni i Lufthansės nga Beogradi ka mbėrritur me dy orė vonesė nė aeroportin e Mynihut, por nė fytyrėn e Zoran Klenoviēit nuk ka shenja lodhjeje. Serbi tund i gėzuar pasaportėn dhe deklaron nė njė gjermanishte me theks zviceran:
    "Kam 18 vjet qė po e pres kėtė ditė. Thjesht tė udhėtosh si dikur, me pasaportat e kuqe tė Titos. Tani kemi sėrish pasaporta tė kuqe. 18 vjet mjaft janė, apo jo?"
    Zoran Klenoviē ėshtė njėri nga afro dhjetė milionė shtetasit e Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedoniė, qė kėtej e tutje do tė udhėtojnė pa viza nė hapėsirėn Shengen. Disa nga pasagjerėt, qė mbėrritėn nė Mynihu nė ditėn e parė tė heqjes sė vizave, nuk e kishin besuar kėtė:
    "Shkova nė konsullatė dhe mora vizėn, pėr tė qenė e sigurt!", thotė njė grua e moshuar, qė ka ardhur tė vizitojė tė bijėn nė Gjermani.
    "Ja ku i kam tė gjitha dokumentet, garancinė, sigurimin, gjithēka."
    Winfrid Winterer nė pikėn e kontrollit policor nuk pyet mė pėr garanci apo sigurim. Ai skanon pasaportat biometrike, i krahason ato me modelin qė ka tė memorizuar nė kompjuter dhe shtron disa pyetje. Disa nga pasagjerėt e njohin procedurėn:
    "Keni rezervuar hotel?" pyet ai.
    Njė turiste tregon laptopin e hapur, ku ka memorizuar vėrtetimin e rezervimit.
    "Epokė e re, teknologji e re. Mė parė ishte nė letėr, tani nė laptop", komenton polici 39 vjeēar.
    "Nė bazė tė kodit kufitar tė Shengenit, pasagjerėt duhet tė tregojnė pėrse kanė ardhur. Nė se nuk janė tek tė afėrmit, atėherė ata duhet tė japin adresėn e hotelit. Nė rast tė kundėrt duhet tė tregojnė se kanė para tė mjaftueshme me vete. Pėr Gjermaninė ėshtė caktuar njė shumė prej 45 eurosh nė ditė, pra nė se dikush qendron 10 ditė, atėherė ai duhet tė ketė tė paktėn 450 Euro."
    Njė serb i ri i afrohet sportelit. Ai nuk di as anglisht, e as gjermanisht. Njė bashkėkombase e vet i vjen nė ndihmė pėr tė pėrkthyer pyetjet e policit.
    "Ka ardhur tė rrijė disa ditė nė Gjermani, do tė banojė nė hotel. 3000 Euro i ka me vete. Por biletė kthimi nuk ka."
    Winterer rrudh ballin dhe pyet se ē'punė bėn ai Serbi.
    "Deri tani ka studiuar, por ngeli nė njė provim dhe e humbi shkollėn, tani ėshtė i papunė", pėrkthen gruaja.
    Winterer shikon me dyshim. Ora po shkon afėr 22:00 dhe sė shpejti pėrfundon turni. Vendos vulėn e hyrjes.
    "I thuaj qė nuk jemi aq tė kėqinj sa ē'mendojnė ata", i thotė serbi bashkėkombases sė vet dhe humbet nė turmėn e njerėzve qė presin bagazhet.

    2
    Radio EUROPA E LIRĖ
    Nė Maqedoni festohet heqja e vizave
    Nė mesnatė, u hoq regjimi i vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė, qė duan tė udhėtojnė nė shtetet e zonės Shengen.
    Me kėtė rast, nė Shkup janė mbajtur manifestime tė shumta nė kuadėr tė sė ashtuquajturės "Nata e bardhė", ndėrsa Qeveria ka organizuar shėtitje njėditėshe nė Paris pėr njėqind qytetarė, tė shoqėruar nga studentėt mė tė mirė dhe njė grup i gazetarėve tė mediave vendore.
    Autoritetet shtetėrore thonė se heqja e regjimit tė vizave ėshtė njė e arritur e madhe pėr Maqedoninė, pasi pėrfitimet do tė jenė tė mėdha nė tė gjitha sferat.
    "Pėrfitojmė absolutisht shumė mė shumė, sepse ekonomia jonė hapet, arsimi ynė hapet e tė mos flasim pėr turizmin, pėr mbrojtjen shėndetėsore, pėr kulturėn, tė cilat deri tani kanė qenė nė njė izolim total, pėr shkak tė ekzistimit restriktiv tė vizave".
    "Tani kemi mundėsi qė shumė mė intensivisht tė pėrfshihemi nė rrjedhat evropiane tė ekonomisė, shėndetėsisė dhe arsimit", deklaron Dimitar Mirēev, kėshilltar pėr ēėshtje evropiane i presidentit Gjorgje Ivanov.
    Ndėrkohė, nga agjencitė turistike thonė se interesimi i qytetarėve pėr tė udhėtuar jashtė vendit ėshtė nė rritje e sipėr, tani pas heqjes sė vizave.
    "Interesimi ėshtė vazhdimisht nė rritje pėr tė udhėtuar jashtė shtetit, kuptohet duke i plotėsuar kushtet e nevojshme pėr udhėtim".
    "Ne, si agjenci, kemi marrė masat dhe jemi pėrgatitur me oferta tė ndryshme pėr festat e Krishtlindjeve dhe festat e Vitit tė Ri. Kemi njė ofertė tė gjerė", thotė Bunjamin Durmishi, punonjės turistik.
    Pėrkundėr kėsaj, ekspertėt nuk presin qė tė ketė largim tė madh tė qytetarėve tė Maqedonisė, ashtu siē ndodhi me Rumaninė dhe Bullgarinė.
    "Nė shtetet perėndimore kėrkohen njerėz profesionistė nė shkencat kompjuterike. Prandaj, edhe nėse hapet tema e, siē thuhet, 'ikjes sė trurit', megjithatė, elita do tė qėndrojė nė vend", thotė profesori i ekonomisė, Abdylmenaf Sejdini, pėr tė shtuar:
    "Unė nuk pres qė tė ketė ndonjė emigrim nė numėr tė madh. Do tė ketė emigrim sezonal edhe atė informal, qė i njėjti emigrim sezonal ose informal na bie dėrgesa apo remitenca, e qė ėshtė pozitive pėr ekonominė".
    "Nga aspekti i 'ikjes sė trurit', edhe nė atė aspekt nuk presim shumė, sepse fuqia e mirėfilltė punėtore kthehet pas njė kohe tė caktuar. Mund tė ketė njė emigrim afatshkurtėr dhe ata kthehen, por parakushti ėshtė qė kėtu brenda shtetit tė krijojmė kushte", shprehet Abdylmenaf Sejdini.
    Nga ana tjetėr, njė pjesė e madhe e qytetarėve thonė se kriza e rėndė ekonomike, nė tė cilėn ndodhet Maqedonia, e pamundėson udhėtimin e tyre nė shtetet e Bashkimit Evropian. Disa prej tyre deklarojnė:
    "Nė bazė tė krizės qė ėshtė dhe qė shihet, besoj se nuk do tė ketė shumė mundėsi. Njė numėr i njerėzve do tė kalojė nė Evropė, por shumica do tė mbetet kėtu me siguri".
    "Tė ardhurat janė shumė tė ulėta, papunėsia ėshtė shumė e madhe, pensionet janė tė ulėta, kjo ėshtė".
    "Nė Evropė - jo, nuk jemi nė gjendje, ekonomia ėshtė baza. Kush mund tė shkojė nė Evropė, me rrogat tona...".
    Heqja e vizave nuk nėnkupton edhe lėvizjen krejt tė lirė tė qytetarėve tė Maqedonisė. Ata do tė kenė tė drejtėn e qėndrimit nė BE pėr 90 ditė, por pėr kėtė ata duhet tė posedojnė edhe dokumentacionin pėr vendin ku do tė udhėtojnė, sigurimin shėndetėsor, si dhe mjete financiare, shuma e tė cilave do tė varet nga kėrkesat e autoriteteve doganore nė shtetet ku udhėtojnė.
    Gjatė qėndrimit nė vendet e BE-sė, qytetarėt e Maqedonisė nuk do tė mund tė punojnė, pasi pėr kėtė nevojiten marrėveshje tė posaēme.

    3
    Radio ZERI I AMERIKES
    Protesta nė Prishtinė pėr mospėrfshirje nė liberalizimin e vizave
    Nė Prishtinė, njė grup organizatash joqeveritare protestuan sot kundėr mospėrfshirjes sė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave, ndėrsa njė pjesė e fqinjėve tė saj qė nga sot do tė udhėtojnė pa viza nė shumicėn e vendeve tė Bashkimit Evropian. Protestuesit i bėnė thirrje kėtij bashkimi tė ndryshojė qasjen ndaj Kosovės, e cila nuk ėshtė njohur nga pesė prej 27 vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian. Kjo shihet edhe si arsyeja kryesore qė Kosova vazhdon tė mbetet jashtė kėtij procesi.

    4
    BBC ne shqip

    Nė Evropėn pa viza
    Qytetarėt nga Maqedonia, Serbia, dhe Mali i Zi mund tė udhėtojnė pa viza nėpėr tė gjitha vendet evropiane qė kanė nėnshkruar Marrėveshjen e Shengenit.
    Ky vendim i BE-sė ėshtė mirėnjohje pėr pėrparimin qė kanė bėrė kėto tre vende nė rrugėn pėr anėtarėsimin e tyre pėrfundimtar nė BE.
    Regjimi i vizave pėr ish-republikat jugosllave u vendos nė fillim tė luftės nė hapsirat e ish- Jugosllavisė, nė vitin 1991.
    Korrespondentėt thonė se nė Sheshin e Shkupit mijėra qytetarė kanė festuar kėtė "ditė tė bardhė - pa viza pėr Maqedoninė", megjithėse ka pasur mospajtim tė kėngėtarėve shqiptarė pse nuk janė lejuar qė nė manifetsimin e mbajtur me kėtė tė kėndojnė nė gjuhėn e tyre.
    Pėr tė shėnuar solemnisht ditėn e parė tė hyrjes nė fuqi tė liberalizimit tė regjimit tė vizave, nė Paris do tė qėndrojnė 100 qytetarė nga Maqedonia, kurse nė Bruksel kanė mbėrritur dhjetėra qytetarė serbė.
    5
    'POLITIKA' - BALLKANI
    Qysh nė vitin 2003 BE vendosi si objektiv tė tij zgjerimin me vendet e Ballkanit Perėndimor. Por sa ėshtė arritur afrimi dypalėsh nė tė vėrtetė?
    Komisari i BE-sė pėr zgjerim, Olli Rehn e pati vlerėsuar atė si njė hap tė madh drejt integrimit evropian: vendimin e Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė nė fund tė nėntorit pėr heqjen e vizave pėr Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė. Prej 19 dhjetorit, qytetarėt e kėtyre vendeve mund tė udhėtojnė pa vizė nė Bashkimin Evropian. Nė shikim tė parė njė sinjal pozitiv pėr rajonin. Por ky vendim fsheh pas vetes njė potencial konflikti. Kjo pėr faktin se Shqipėria, Kosova dhe Bosnje - Hercegovina nuk janė liruar nga regjimi i vizave pėr shkak se nuk kanė plotėsuar kushtet pėr dhėnien e pasaportave biometrike.
    Njė gabim, mendon Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Evropian pėr liberalizimin e vizave: "Ndoshta nė atė kohė ka qenė njė vendim i mirė teknik por ai ka pasoja politike shumė negative pėr rajonin. Kjo pėr faktin se nė Bosnje - Hercegovinė disa grupe etnike mund tė udhėtojnė pa vizė ndėrkohė qė boshnjakėt myslimanė mbeten jashtė liberalizimit tė vizave. Ne i izolojmė ata dhe krijojmė ndarje tė reja nė Ballkanin Perėndimor".
    Serbėt dhe kroatėt e Bosnjės meqenėse kanė dyshtetėsinė, me pasaportat e tyre tė dyfishta mund tė udhėtojnė nė vendet e BE-sė. Por kjo nuk ėshtė e mundur pėr boshnjakėt myslimanė, tė cilėt nuk kanė njė 'vendlindje tė dytė'. Me rregullimin e ri po krijohen dy klasa tė qytetarėve nė Evropėn Juglindore, protestojnė disa politikanė, nė mesin e tyre edhe ish-pėrfaqėsuesi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Bosnjė e Hercegovinė, Christian Schwarz-Schiling. Bashkimi Evropian pėrdor kritere tė ndryshme vlerėsimi. Kėtė akuzė e hedh poshtė Zoltįn Martinusz nga Kėshilli i Ministrave tė BE-sė. Shqipėria dhe Bosnje - Hercegovina thjesht nuk kanė plotėsuar kushtet nė tė cilat bėjnė pjesė edhe pasaportat e sigurta dhe kontrollet funksionale kufitare: "Dukej e pamundur nė Bosnje - Hercegovinė qė tė plotėsoheshin kushtet pėr liberalizimin e vizave. Dhe meqė ra fjala ato janė pėrcaktuar nga Komisioni Evropian, pra nga njė institucion jopolitik. Kėshtu qė ky ka qenė njė vendim konkret e jo politik".
    Pikėrisht pėr kėtė shumė vėzhgues kanė dyshimet e tyre. Para sė gjithash nė Kosovė dhe Bosnje -Hercegovinė po shtohet gjithnjė e mė shumė frustrimi pėr BE-nė dhe dyshimi pėr besueshmėrinė e politikės sė zgjerimit tė BE-sė, thotė Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetės kosovare Koha Ditore: "Ne jemi nė dispozicion tė Bashkimit Evropian. Por si ėshtė puna me Bashkimin Evropian? Nė ēfarė mase ėshtė e gatshme BE-ja qė tė mendojė seriozisht pėr Ballkanin Perėndimor si pjesė tė Evropės? Mė saktė, ashtu si Bashkimi Evropian ka nevojė pėr lajmet tė mira mbi zhvillimet nė rajonin tonė ashtu edhe ne kemi nevojė pėr lajme tė mira nga Bashkimi Evropian. Madje edhe mė shumė".
    Dėshpėrimi nė Kosovė dhe Bosnje - Hercegovinė ėshtė i rrezikshėm. Tė dy vendet janė vendimtare pėr stabilitetin dhe tė ardhmen paqėsore nė rajon dhe kjo ėshtė njė pjesė qendrore e politikės sė BE-sė ndaj Ballkanit Perėndimor. BE po ndjek strategjinė e 'kulaēit dhe kėrbaēit". Kulaēi ėshtė nė kėtė rast perspektiva pėr anėtarėsim nė BE apo tė paktėn negociatat pėr anėtarėsim. Ndėrsa si kėrbaē shėrbejnė kushtet qė duhet plotėsuar nga vendet ballkanike.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shkup: Sqarime pėr udhėtimin pa viza

    Me afrimin e festave tė fundvitit, ėshtė shtuar edhe interesi i qytetarėve nė Maqedoni pėr tė bėrė udhėtime pa viza nė Evropė. Kėrkesat specifike financiare qė sugjerojnė ambasadat perėndimore si dhe dokumentet e nevojshme qė mund tė kėrkohen nė kufi, kanė ngjallur paqartėsi.

    Ministria e Jashtme e Maqedonisė ka bėrė sqarime shtesė se si mund tė udhėtohet nė zonėn Schengen.

    Njė qytetar fillimisht duhet tė ketė pasaportė biometrike, mė pas nga autoritetet kufitare mund tė pyetet pėr qėllimin e udhėtimit. Nėse ėshtė pėr turizėm mund tė kėrkohet rezervim nga hoteli ose garanci nga personi ku do tė qėndrojė.

    Nėse udhėtojnė tek familjarė tė afėrt qė kanė tė rregulluar qėndrimin e tyre nė ndonjė vend evropian, atėherė nuk ėshtė e nevojshme letra e garancisė, por vetėm tė dhėnat e mikpritėsit.

    “Rreth 50 euro nė ditė”

    Sigurisht qė udhėtarėt duhet tė kenė edhe dėshmi tė mjeteve financiare. Risi ėshtė se vende tė ndryshme evropiane kanė pėrcaktuar se sa para do tė duhet tė ketė njė person pėr njė ditė qėndrimi nė njė vend.

    Shuma ėshtė rreth 50 euro nė ditė, por mund tė ketė edhe ndryshime, sepse pėr shembull Sllovenia kėrkon 70 kurse Holanda 34 euro nė ditė.

    Nėse pėrmbushen kėto kushte nuk duhet tė ketė probleme edhe pse nuk pėrjashtohet mundėsia qė autoritetet kufitare, nėse kanė dyshime, mund tė mos lėnė ndonjė udhėtar tė hyjė nė vendin e tyre.

    Liberalizimi i vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė, si dhe pėr ata tė Serbisė e Malit tė Zi, filloi mė 19 dhjetor.

    Korrespondenti i BBC-sė nė Shkup thotė se lėvizja e qytetarėve drejt Evropės ėshtė nė rritje, por agjencitė turistike pranojnė se numri i tyre ėshtė nėn parashikimet. /BBC/
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176

    Genjeshtra ne VIZION PLUS

    Ne lajmet e sotme ne VIZION PLUS sot u dha nje lajm,pa dheneasnje burim, qe gjoja shqipetaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi fajsojne qeverine shqipetare per mosheqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise.

    Kjo eshte nje rrene e kullume ,sidomos flas per sa i perket shqipetareve te Malit te Zi ku edhe vete jetoj.

    Ne qe jetojme ketu dhe kemi edhe familjare ne Shqiperi dhe e vizitojme shpesh ,fare nire e dijme se sa mbrapa ka qene Shqiperija me te gjithe kriteret teknike per heqjen e vizave e gje qe nuke e ka shkaktuar kjo qeveri,por perkundrazi po ben cmos per pajisjen e qytetareve me dokumenta si dhe perpermbushjen e kritereve tjera teknike,dhe duke pasur kete parasysh vonesa gjysmevjetore per heqjen e vizave paraqet nje sukses te madhe te kesaj qeverije.


    Ne te gjithe komunikimet e mija private rreth problemeve te tanishme politike ne Shqiperi Edi Rama figuron si tradhetar,kurse mediat si Top Chanel dhe Vizion Plus si antikombetare.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176

    Genjeshtra ne VIZION PLUS

    Ne lajmet e sotme ne VIZION PLUS sot u dha nje lajm,pa dhene asnje burim, qe gjoja shqipetaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi fajsojne qeverine shqipetare per mosheqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise.

    Kjo eshte nje rrene e kullume ,sidomos flas per sa i perket shqipetareve te Malit te Zi ku edhe vete jetoj.

    Ne qe jetojme ketu dhe kemi edhe familjare ne Shqiperi dhe e vizitojme shpesh ,fare mire e dijme se sa mbrapa ka qene Shqiperija me te gjithe kriteret teknike per heqjen e vizave, e kjo gje qe nuk e ka shkaktuar kjo qeveri,por perkundrazi po ben cmos per pajisjen e qytetareve me dokumenta si dhe perpermbushjen e kritereve tjera teknike,dhe duke pasur kete parasysh vonesa gjysmevjetore per heqjen e vizave paraqet nje sukses te madhe te kesaj qeverije.


    Ne te gjithe komunikimet e mija private rreth problemeve te tanishme politike ne Shqiperi Edi Rama figuron si tradhetar,kurse mediat si Top Chanel dhe Vizion Plus si antikombetare.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Cfare zbulimi paske bere dhe ti! Tv ne Shqiperi jane te njeanshme, dhe nuk eshte cudi te genjejne. Po me siguri e kane nxjerre rezultatin nga ndonje sondazh ne rruge, se kane dale ne mode tani ne Shqiperi dhe shquhen per saktesine e rezultateve.

  8. #28
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    SI ka mundesi qe gjith Shqiptaret jashta kufinjve aktual te Shqiperise, Prof Berishen dhe qeverine e tij e duan dhe simpatizojne pa asnje medyshje dhe pathos rreal....kurse nje nuk del te perkrah ps-ne me shoqet e veta.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    SI ka mundesi qe gjith Shqiptaret jashta kufinjve aktual te Shqiperise, Prof Berishen dhe qeverine e tij e duan dhe simpatizojne pa asnje medyshje dhe pathos rreal....kurse nje nuk del te perkrah ps-ne me shoqet e veta.
    Nuk do shume mend pse. Se Sala i ka rrejt me fjale te bukura. Se gjoja u keput per Shqiptaret jashte territorit te Shqiperise. Ata mjaftohen vetem me fjale te bukura, se e dine qe Sala s'mund te bej me shume per ta pervec fjaleve, por jo Shqiptaret e Shqiperise. Nuk e di c'mendojne per miqesine qe po ben Sala me Serbin?

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Nuk do shume mend pse. Se Sala i ka rrejt me fjale te bukura. Se gjoja u keput per Shqiptaret jashte territorit te Shqiperise. Ata mjaftohen vetem me fjale te bukura, se e dine qe Sala s'mund te bej me shume per ta pervec fjaleve, por jo Shqiptaret e Shqiperise. Nuk e di c'mendojne per miqesine qe po ben Sala me Serbin?
    Kujdes se do te degjoj Edushi dhe do te te perfshij ne listen e kandidat - deputeteve qe pregatit per te zevendesu ata qe nuk i binden.

    Zaten mund te dalesh me qar, se nxjer harxhet e navllose per te vajt nje here ne gjashte muaj veresie ne Shqiperi.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •