
Postuar mė parė nga
fegi
Drejtuesit e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), kanė akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Punėve tė Jashtme pėr mbajtjen e bisedimeve sekrete me Serbinė. Por ata nuk kanė dashur tė japin informacione mė shumė, duke thėnė se pėrgjigje pėr kėtė duhet tė japin institucionet e vendit, si kryeministria dhe MPJ-ja.
Shefi i grupit parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini nė njė konferencė pėr media tė mbajtur martėn, ka shprehur shqetėsimin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe mos pajtimin e plot me mėnyrėn sesi Qeveria e Kosovės, pėrkatėsisht kryeministri Hashim Thaēi dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyesni, po i qasen mėnyrės se bisedimeve me Serbinė.
Kemi vėrejtje serioze, se kemi informacione tė sakta se nė kėtė kohė po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinė, takime dhe bisedime kėto tė cilat do tia humbin plotėsisht kuptimin ēfarėdo bisedimeve, tė cilat do tė ndodhin mė tutje dhe takime tė cilat e bėjnė pjesėn tjetėr tė popullit tė Kosovės dhe tė politikės sė Kosovės qė tė jetė nė pozitė qė tė mos pajtohet me gjithė atė qė bėhet nė emėr tė popullit tė Kosovės, pa dijeninė e popullit tė Kosovės, ka theksuar Gjini.
Pėr mė tepėr ai ka shtuar se Kosova duhet tė ketė tė qartė agjendėn pėr bisedime me Serbinė, cila do tė jenė ato dhe kur do qė tė ndodhin, duke shtuar se agjenda duhet tė jetė transparente.
Nuk guxon ma, nuk guxon tė dal nė kėtė demokraci tonėn, tė del dikush tė flet nė emėr tė Kosovės pa e ditė pėrfaqėsuesit legjitim pėr ēka po flitet, tha ai.
Por Gjini nuk ka dhėnė detaje rreth kėtyre bisedimeve tė pretenduara edhe pas insistimit tė madh tė gazetarėve, duke thėnė se kjo pyetje duhet ti bėhet kryeministrit dhe shefit tė diplomacisė kosovare.
Unė ju dhashė njė informacion, nėse dikush prej qeverisė mendon se nuk ėshtė ashtu ne do tė japim me tepėr informacione. Pėr sot kėtė e kemi informacion, ėshtė mirė me pyet Qeverinė e Kosovės, kryeministrin dhe ministrin e Punėve tė Jashtme, atje mund tė gjeni informacione, ka thėnė ai.
Ai ka shtuar se AAK ka probleme serioze pėr ta kuptuar kryeministrin si kėrkon largimin e prezencės ndėrkombėtare nga Kosova para integrimit tė veriut tė Kosovės. Sipas Gjinit kjo thirrje ėshtė pėr shqetėsim, ai madje i ka bėrė thirrje kryeministrit tė vendit qė tė ketė kujdes, pasi kėrkesa pėr largimin e prezencės ndėrkombėtare para integrimit tė veriut ėshtė e rrezikshme pėr Kosovėn.
Krijoni Kontakt