Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 68
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga daniel00 Lexo Postimin
    Keto viza qe hiqen nuk hyjne shume ne pune sa kohe nuk eshte e drejta per tu punesuar . A do kene qytetaret e ketyre shteteve te drejte punesimi ne ndonje vend evropian ?
    Nese jo mungesa e vizave eshte vetem turistike .
    po gjithsesi ma mire me viza se pa viza
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    Anesti_55

    Futja kot futja kot Anesti_55. Po de ma mir mi mbyll syt si ti nga realiteti dhe me jetu ne iluzione. Te kishe pas nje logjik te mire ta kish rrok se Shqiperia u duk me qen ne liberalizimin e vizave e para. Serbia me gjith ato sene qe i ka bo ne histori akoma i lejohet gjdo gje e para.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga daniel00 Lexo Postimin
    A do kene qytetaret e ketyre shteteve te drejte punesimi ne ndonje vend evropian ?
    Jo, nuk kanė tė drejtė pune. (Pėrveē studentėve)

    Gjithsesi ne Shqiptarėt e kemi qejf rrezikun lol, pastaj ato qė kanė familjarėt apo tė afėrmit e tyre jashtė nė mėrgim, do ikin tek ato e do gjejnė ndonjė vend pune me ndihmėn e tyre pėr tė punuar nė tė zezė. (Tani mė ka plotė Shqiptarė qė kanė firmat e tyre, mund tė marin nė punė ato tė afėrmit, apo njerėzit qė i njohin).

    Tė drejtė qėndrimi nė njė shtet shengen ke vetėm 3 muaj, pas kėsaj kohe duhet tė kthehesh prap, dhe tė shkosh nė ndonjė shtet tjetėr.
    Nuk e di sa e vėrtetė ėshtė por me tė dėgjume e kam, nėqoftėse e respektosh kthehesh nė tamam kohė, herėn tjetėr kur shkon mund tė kesh dhe tė drejtė pune.
    #VamosArgentina

  4. #14

    ..Fatkeqesisht eshte e vertete qe:

    ..shqiptaret qe fatkeqesisht udhehiqen nga serbet do te levizin lirshem ne Europe. Po ashtu eshte e vertete qe shqiptaret qe fatkeqesisht udhehiqen nga maqedonasit edhe ata do te levizin pa viza ne Europe dhe gjithashtu eshte e vertete qe edhe ata shqiptare qe fatkeqesisht udhehiqen jo nga shqiptaret por nga malazezet edhe ata do te jene te privilegjuar per te udhetuar neper Europe pa viza.
    Edhe mua me vjen shume -shume inat dhe te jap shume te drejte ty Nice-Boy kur thua qe;

    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Shum inati po mė vjen si arriten mė para se Shqiperia kėto vende me hy kur dihet se Shqiperia ėshtė shum mė e fort ekonomikisht dhe ma e sigurt se gjith kėto vende. Sidoqoft prap skemi cka tė bojm shpresojm qė sa mė shpejt tė pranohemi biles mė pėrpara se kėto vende nė EU.

    Urime pra gjith shqiptarve nė Macedoni/Serbi/Mal tė zi sepse ju u hap rruga me shkel EU-n e mu knaq tu shetit.

    ..Nice-Boy edhe mua me vjen shume -shume inat qe shqiptaret qe udhehiqen nga shqiptaret ngelem te fundit. Duket sikur e keqja e shqiptareve vjen nga vete shqiptaret..

    ..Dėgjova dy ditė mė parė Jozefina Topallin, tė shfytyruar nga shterpėsia e ideve dhe mungesa e argumenteve, t’u drejtohej shqiptarėve se, nėse nuk liberalizohen vizat as nė korrik, fajin e ka Edi Rama. Ky kob i kumtuar me aq papėrgjegjėsi nga kryetarja e parlamentit tė vendit tonė, tė nxjerr nga Evropa, edhe sikur tė kesh hyrė brenda saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASrock4u2 : 20-12-2009 mė 23:40

  5. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    lavdi prijesit legjendar anti-komunist salis, i cili me udheheqjen qe i ka bere Shqiperise, ka siguruar levizjen e Shqiptareve te IRJM, te Malit te Zi dhe te Serbise te levizin pa vizan ne tere ato shtete te Europes ...

    dhe ka ketu kanibale, vampira, shushunja, ēakalle qe nuk ia njohin meriten pa diskutim, sigurisht, domosdoshmerisht, shkelqyeshmerisht, padyshimisht shokit salis, i cili po e ben Shqiperine nje superfuqi te vogel atomike, te energjise se paster dhe kampion i te drejtave te pederasteve dhe lezbikeve ...

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    lavdi prijesit legjendar anti-komunist salis, i cili me udheheqjen qe i ka bere Shqiperise, ka siguruar levizjen e Shqiptareve te IRJM, te Malit te Zi dhe te Serbise te levizin pa vizan ne tere ato shtete te Europes ...

    dhe ka ketu kanibale, vampira, shushunja, ēakalle qe nuk ia njohin meriten pa diskutim, sigurisht, domosdoshmerisht, shkelqyeshmerisht, padyshimisht shokit salis, i cili po e ben Shqiperine nje superfuqi te vogel atomike, te energjise se paster dhe kampion i te drejtave te pederasteve dhe lezbikeve ...
    Nuk ishte Sala por '97 qe te coi ne fund te listes bashke me vendet Afrikane. E pastaj edhe marreveshjet aka socialiste me "fuqite e Ballkanit" ne Krete.

    Sala do shkoje kur te dale nje me i mire nga "kanibale, vampira, shushunja, ēakalle", po shtoj edhe mizat.

    Kosova po behet dy vjet shtet dhe posta e saj ende eshte e regjistruar si province Serbe, e Serbia ben ligjin me tarifat dhe fatin e dergesave. A thua sa mundim i madh duhet me dergu letrat ne IPU... Ne e kemi mendjen me be cdo qytetar minister se paku nga nje here, dhe jo qe secili te beje punen e vet si duhet me dedikim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 21-12-2009 mė 22:55

  7. #17
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ishallah ne shqiperia pa viza vitin tjeter....

  8. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tė fundit
    Afrim Krasniqi | 21/12/2009

    Ky fundviti erdhi ndryshe nė Ballkan. Dy vende afėr nesh, njėri fqinj i Shqipėrisė dhe tjetri i Kosovės, dy vende qė deri para 3-4 vjetėsh pėrfaqėsonin trashėgiminė e regjimit kriminal tė Millosheviēit, pėrfituan heqjen e vizave pėr nė vendet e Bashkimit Evropian. Nė Beograd dhe nė Podgoricė u bė festė dhe ata patėn arsye pėr tė festuar.


    Dhjetė vjet mė parė shtetet anėtare tė NATO-os , dėrguan avionėt e tyre bombardues pėr tė shkatėrruar ndėrtesat dhe pikat strategjike tė regjimit nė Beograd, u goditėn godina qeveritare dhe media shtetėrore, urat kryesore dhe komplekset mė tė mėdha ekonomike.


    Qėllimi ishte qė regjimi kriminal i Millosheviēit tė dorėzohej duke pranuar largimin nga pushtimi i Kosovės, dhėnia fund e gjenocidit antishqiptar dhe e natyrės kėrcėnuese serbe pėr sigurinė e stabilitetin nė rajon dhe nė Evropė.


    Serbia e post Millosheviēit pati njė kryeministėr reformator qė u vra nga klanet mafioze, ose siē njihen edhe nė Tiranė, nga klani i Zemunit. Mė pas nė fuqi erdhi Koshtunica, njė politikan produkt i regjimit nacionalist, nė formim anti-evropian dhe mbėshtetės i status quo-s sė vjetėr.


    Dhjetė vjet nėn presion ndėrkombėtar pėr reforma, pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės, pėr afrim me Evropėn dhe largim nga dominimi rus, pėr bashkim me familjen evropiane dhe heqja dorė nga politikat ekstreme nacionaliste shkaktare tė katėr luftėrave ballkanike.


    Dhe sot, 10 vjet pas luftės sė NATO-s kundėr Serbisė, ky vend pranohet politikisht dhe fizikisht nė familjen evropiane, duke u bėrė pėrfituese direket dhe pakushte e procesit tė lėvizjes sė lirė, liberalizimit tė vizave dhe tregjeve. Suksesi i fqinjėve rajonale vlen tė pėrgėzohet, por edhe nė aspektin e brendshėm, vlen tė analizohet pėr tu pėrballur me vetveten, pasqyrėn e asaj ēfarė jemi, ēfarė bėjmė, ēfarė kemi gabuar dhe ēfarė duhet tė pėrmirėsojmė.


    Nė Tiranė fundviti erdhi si pėrherė, i zymtė, i heshtur, i ftohtė dhe pa shampanjė. Nė Tiranė nuk ka arsye pėr tė festuar. Shqipėria shpreson tė pėrfitojė procesin e liberalizimit tė vizave nė korrikun e vitit tė ardhshėm, pra e fundit nė grupin e fundit nė tė gjithė listėn e shteteve evropiane.


    Sindroma e qenies nė fund duket se na vjen si njė sindromė historike, fatkeqe, e pandryshueshme, e pėrcaktuar nga rrethanat dhe fatet por edhe nėn zė, e merituar pėr shkak tė sjelljes dhe veprimeve tė atyre qė kanė qeverisur dhe na qeverisin.


    Mė 1912, ne ishim vendi i fundit qė u nda nga Perandoria Osmane, madje nuk ėshtė e qartė nėse ne u ndamė prej perandorisė apo nėse perandoria kishte pėrfunduar pėrpara se ne tė ndaheshim. Mė 1914 ne ishim vendi i fundit rajonal ku Fuqitė e Mėdha vendosėn protektoratin dhe dėrguan njė princ evropian.


    Mė 1918 ne ishim vendi i fundit qė u pranua nė bisedimet e Paqes nė Paris, sepse vetėm ne nuk kishim shtet, qeveri por shtatė delegacione tė ndryshme qė vet shpalleshin pėrfaqėsuese tė shtetit formal shqiptar.


    Mė 1921 ne ishim tė fundit qė u bashkuam me Lidhjen e Kombeve dhe qė krijuam institucionet shtetėrore kombėtare. Mė vitet 40 ne ishim tė fundit qė krijuam njėsitė e rezistencės antifashiste, dhe mė 1943-44 tė fundit qė u pranuam nga Aleanca Atlantike.


    Mė 1990 ne ishim tė fundit qė rrėzuam sistemin komunist dhe vendosėm demokracinė, mė 1992 tė fundit qė kryem rotacion politik, mė 1995 tė fundit qė u pranuam nė KE, mė 2009 tė fundit qė u pranuam nė NATO dhe mė 2015-2020 me siguri tė fundit qė do tė pranohemi edhe nė BE.


    Sindroma e vendit tė fundit ose e listės sė fundit shtrihet edhe nė sektorėt e tjerė jopolitikė. P.sh, mė 1957 ne ishim tė fundit qė hapėm njė universitet kombėtar, mė 1970 tė fundit qė krijuam media vizive, mė 1991 tė fundit qė krijuam mediat e lira, apo edhe simbolikisht, gjithnjė tė fundit / parafundit nė 40-45 vitet e lojės sė kombėtares tonė nė futboll.


    Natyrisht qė ka ndodhur qė kemi qenė edhe tė parė, por fatkeqėsisht, nė shumicėn e rasteve pėr veprime e vendime negative. Pėr shembull, ishim tė parėt qė dėbuam princin gjerman 1914, tė parėt qė zėvendėsuam njė pushtues me gjatė fuqi pushtuese mė 1915-1918, tė parėt qė mbajtėm zi pėr vdekjen e Leninit 1924 dhe qė akulluam sistemin parlamentar shumėpartiak mė 1925, tė parėt qė krijuam monarki pa parti politike mė 1928, tė parėt qė pėrshėndetėm pushtimin italian tė Etiopisė mė 1938, tė parėt qė bashkuam kurorėn me pushtuesin mė 1939, tė parėt qė zhvilluam gati njė luftė civile mė 1943, tė parėt qė vendosėm sistemin komunist njėpartiak 1944, tė parėt qė dėbuam nga vendi kritikėt politikė 1945, tė parėt qė nisėm gjyqet masive politike 1956-1947, tė parėt qė denoncuam Jugosllavinė nė dobi tė rusėve mė 1948, tė parėt qė braktisėm sovjetikėt nė favor tė kinezėve nė vitet 60, tė parėt qė vendosėm nė kushtetutė rolin udhėheqės tė partisė mė 1976, tė parėt qė shpallėm politikėn e izolimit tė plotė ndaj lindjes e perėndimit, tė parėt qė shpallėm armiq institucionet dhe besimet fetare mė 1967, tė parėt qė kolektivizuam e shtetėzuam tėrėsisht ekonominė, tė parėt qė ndaluam pronėn private, tė parėt qė kopjuam modelin e revolucionit kulturor kinez, tė parėt qė vramė (vetėvra) kryeministrin pas 37 vjetėsh nė detyrė si tradhtar, tė parėt qė ngritėm njė piramidė nė nderim tė diktatorit, tė parėt qė aplikuam vrasje periodike nė kufi, tė parėt qė morėm ēmimin e OKB-sė pėr ushqimin kur ne kalonim natėn nė garė pėr tė zėnė radhėn e shishes sė qumėshtit, dhe nė periudhėn e tranzicionit, tė parėt qė morėm armėt nė depo e sulmuam shtetin, qė paratė tona ia besuam ca mashtruesve ordinerė, qė dėbuam trashėgimtarin mbretėror e mė pas mbajtėm referendum pėr formėn e regjimit, tė parėt ku u vodhėn votat dhe tė fundit ku ende nuk ka vota tė lira.
    Bilanc i frikshėm por i dhimbshėm pėr njė popull qė gjatė njė shekulli provoi tė gjitha regjimet e mundshme, pushtimet e disa shteteve, republikėn, monarkinė, protektoratin, diktaturėn dhe demokracinė.


    Ky shikim i shpejtė nė pasqyrė i historisė sonė, fateve tona dhe aktualitetit tonė bėhet edhe mė i dhimbshėm kur kemi parė e shohim ata qė na kanė qeverisur e qė na qeverisin tė na thonė ēdo vit, ēdo muaj, ēdo javė, ēdo ditė, ēdo orė dhe minutė se ne jemi vendi mė i suksesshėm nė Evropė, mė i lumtur, mė i begatė; se demokracia jonė dhe standardet e saj janė mė tė mirat, se duhet t'ia dimė pėr nder atyre qė na morėn votat pėr tė udhėhequr pėr ekzistencėn tonė, pėr tė ardhurat financiare qė fitojmė me mund e djersė, pėr mbijetesėn sociale, pėr ditėt pa shi dhe sė fundi edhe pėr faktin se jemi tė fundit nė NATO dhe nė korrik 2010, tė fundit pėrfitues tė liberalizimit tė vizave.


    Normalisht ne duhet tė ishim krenarė e mirėnjohės nėse politika vendimmarrėse e kėsaj dekade tė kishte arritur rezultate tė cilat tė shkurtonin rrugėn tonė evropiane, por kur ne e arrijmė rrugėn tė fundit e mė tė fundmėve, atėherė ata qė na kanė keq qeverisur meritojnė minimalisht mosmirėnjohjen tonė.

    Sindroma e tė fundit u shoqėrua e po vijon tė shoqėrohet me sindromėn e politikės sė turmave, politikės qė zhvillohet dhe mbijeton pėrmes propagandės, dezinformimit dhe deformimit tė sė vėrtetės, historisė dhe marrėdhėnie tė saj me qytetarėt. Gjatė komunizmit, atėherė kur ne ishim vendi mė i varfėr nė Evropė, regjimi na mėsonte nė shkollė, kopsht, gazeta, ndėrmarrje e media shtetėrore se ne jemi mė tė lumturit, tė vetmit tė lumtur nė botė.


    Nė demokraci, kur ne vijojmė tė jemi mė tė varfėritė nė Evropė, politika e jonė me fytyra tranzicioni por me mentalitet e formim tė periudhės sė vjetėr komuniste vijon tė konceptojė politikėn si propagandė dhe paradė suksesesh, arritjesh, festash, meritash, tė cilat nė fakt janė e mbeten simbolike, pėrderisa ne jemi dhe vijojmė tė jemi pjesė e listės sė fundit nė mos, nė vendin e fundit.


    Shqiptarėt meritojnė mė shumė. Ēdonjėri qytetar i kėtij vendi, prindėrit dhe brezi i mesėm qė humbėn njė jetė nė diktaturė dhe brezi mė i ri qė po humbet vitet e rinisė nė tranzicion, meritojnė mė shumė. Si individė ata janė mė tė suksesshėm, integrohen mė lehtė nė Evropė, por si bashkėsi, popull dhe shtet, ne vijojmė tė jemi peng i gabimeve tona kolektive.


    A do tė shpėrbėje ky kontrast fundviti pėr tė kuptuar se sindroma e fundit ndonjėherė (tek ne, fatkeqėsisht shumė herė), vjen i merituar, si njė ndėshkim pėr keqqeverisjen, arrogancėn, spekulimin e politikės dhe shpenzimit tė pafund tė energjive tė saj pėr politika boshe, konflikte verbale, fushata propagandistike nė vend tė punės pėr reforma reale, qeverisje tė lirė, krijimit tė njė sistemi vlerash qytetare e demokratike dhe pėr rrjedhojė, pėr njė Shqipėri qė ndryshon, zhvillohet dhe synon tė mos jetė mė e (vet)izoluara apo e (vet)dėnuara tė jetė nė listėn e fundit ose nė vendin e fundit tė shteteve dhe popujve qė meritojnė tė jetojnė si qytetarė tė barabartė nė familjen e madhe evropiane? Uroj qė po, megjithėse thellė - thellė, si shumica e qytetarėve tė kėtij vendi, kam frikė se jo, se ky dimėr ashtu si shumė tė tjerė nė tė kaluarėn e tė tjerė nė tė ardhmen do tė vijojė tė jetė njė dimėr tjetėr i vetmisė sė madhe!

  9. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rikthim nė pikėn poshtėruese
    Mero Baze | 21/12/2009

    Shekulli

    Prej dje nė mėngjes njė shqiptar nga Ulqini ose njė shqiptar nga Struga mund t'i hipė avionit dhe tė udhėtojė ku tė dėshirojė nė Bashkimin Evropian. Tė njėjtėn gjė mund tė bėjė dhe njė shqiptar i Preshevės, si qytetar nėn juridiksionin e Serbisė. Kėtė gjė s'mund ta bėjė nesėr vetėm njė qytetar i Shqipėrisė, e cila qeveriset nga shqiptarė. Shqiptarėt e tjerė, qė qeverisen nga serbė, malazezė dhe maqedonas, janė 20 vite pas rėnies sė Jugosllavisė sėrish pėrpara shqiptarėve tė Shqipėrisė. Kjo garė e humbur me kohėn ėshtė sot gjyqi mė i madh qė duhet t'i bėhet politikės shqiptare.

    Dėgjova dy ditė mė parė Jozefina Topallin, tė shfytyruar nga shterpėsia e ideve dhe mungesa e argumenteve, t'u drejtohej shqiptarėve se, nėse nuk liberalizohen vizat as nė korrik, fajin e ka Edi Rama. Ky kob i kumtuar me aq papėrgjegjėsi nga kryetarja e parlamentit tė vendit tonė, tė nxjerr nga Evropa, edhe sikur tė kesh hyrė brenda saj.

    Partia Demokratike ka ardhur nė pushtet nė vitin 2005 dhe gjatė 5 viteve i ka pasur tė gjitha shanset qė sot nė mėngjes tė mos i ndėshkonte qytetarėt e Shqipėrisė. Tė gjitha premtimet ndėrkombėtare dhe tė gjitha objektivat tona kombėtare ishin qė nė vitin 2009 do tė fitonim liberalizimin e vizave. Kėtė nuk e quanim, as dhuratė nga Sali Berisha, as dhuratė nga Jozefina Topalli, por e quanim njė stacion normal nė rrugėn tonė drejt Evropės. Ky stacion u prish duke u hedhur nė erė nga kjo qeveri. Debati sot nuk ėshtė kush do na e prishė stacionin tjetėr, atė tė korrikut 2010, por kush na e prishi sot stacionin tonė, kur bashkė me shqiptarėt e tjerė nė Ballkan do tė ishim tė lirė tė udhėtonim si qytetarė tė lirė nė Evropė.

    Sali Berisha ua ka borxh qytetarėve shqiptarė kėtė datė tė zezė, kur e riktheu Shqipėrinė nė klasifikimin e para viteve '90, kur tė gjithė ėndėrronim tė kishim qoftė dhe aq pak liri, sa kishin shqiptarėt nėn Jugosllavi. Sot jemi sėrish nė atė gjendje, sot jemi sėrish aq tė poshtėruar sa atėherė.

    Dhe nė vend tė dalė e tė kėrkojė ndjesė tė thellė pėr kėtė gjėmė qė na ka bėrė, na paralajmėron njė gjėmė tjetėr dhe pėrsėri duke e para-hequr pėrgjegjėsinė nga vetja. Na paralajmėron se vizat mund tė mos na I heqin as nė korrik dhe pėr kėtė e ka fajin Edi Rama.

    Mungesa e sensit tė pėrgjegjėsisė pėr kohėn qė qeveris, dhe vendin ku qeveris, ėshtė njė dimension i qartė antiperėndimor, qė e kanė tipar vetėm regjimet e korruptuara parademokratike.

    Ky tipar po kthehet nė portret tė qeverisė aktuale. Qeveria, e cila sot duhet tė kishte shpallur ditė zie pėr shqiptarėt dhe t'u kėrkonte ndjesė tė thellė qė uli standardin e vendit tė tyre nėn standardin qė gėzojnė shqiptarėt e tjerė nė Ballkan, qė qeverisen prej serbėve, malazezėve dhe maqedonasve, guxon dhe turfullon paradhėnie, qė ne mos tė guxojmė tė akuzojmė, edhe nėse ndodh gjėma tjetėr, ajo e shtyrjes sė vizave dhe nė muajin korrik.

    Kjo fyerje kombėtare, qė sot ne po e gėlltisim nė heshtje, ėshtė nė tė vėrtetė ilustrim i gjithė tezave antishqiptare qė janė pėrdorur deri mė sot kundėr nesh dhe qė provojnė shprehjen e famshme se, armiku mė i madh i shqiptarėve ėshtė vetė shqiptari.

    Aty ku shqiptarėt qeverisen nga shqiptarėt, s'ka liri pėr tė lėvizur, pasi qeveritė janė tė korruptuara, pasi fėmijėt e Familjes nė pushtet e konsiderojnė vendin bahēe tė tyre, pasi korrupsioni dhe inkriminimi ėshtė mjet politik qė tė hap rrugėt e karrierės, pasi tė kufizon lirinė politike pėr t'i rrezikuar pushtetin pashallarėve tė rinj tė mafies nė Ballkan.

    Ky turp kombėtar sot ka njė emėr nė Shqipėri dhe quhet Sali Berisha. Ky dhe shpura e tij po kėrkon qė ne ta gėlltisim kėtė fyerje, jo vetėm tani, por larg qoftė dhe nė korrik. Nė fakt, qė korriku tė mos i shkojė nė mendje, duhet qė kėtė turp tė mos e gėlltisim tani. Tani ne kemi njė fajtor konkret dhe njė armik tė lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve dhe ajo ėshtė qeveria shqiptare. Ēdo shqiptar krenar, qė respekton lirinė e tij, nuk ka mė punė me kėtė qeveri, qė ka uzurpuar liritė e tyre dhe qė guxon t'i fshihet dhe pėrgjegjėsisė pėr poshtėrimin kombėtar qė po na bėn, duke qenė mė tė lirė si shqiptarė nėn qeveritė serbe, malazeze dhe maqedonase sesa nė qeverinė e njė dhėndėri tė Serbisė nė Shqipėri.

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shija e hidhur e kėsaj tė shtune

    Bardhyl Berberi / Shkup | 20/12/2009

    Shekulli

    Prej dje (e shtunė 19 dhjetor), qytetarėt nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi mund tė udhėtojnė pa viza nėpėr tė gjitha vendet evropiane qė kanė nėnshkruar Marrėveshjen e Shengenit. Ky vendim i BE-sė ėshtė mirėnjohje pėr pėrparimin qė kanė bėrė kėto tre vende nė rrugėn pėr anėtarėsimin e tyre pėrfundimtar nė BE. Regjimi i vizave pėr ish-republikat jugosllave u vendos nė fillim tė luftės nė hapėsirat e ish- Jugosllavisė, nė vitin 1991.
    Dje, nė sheshin e Shkupit, mijėra qytetarė kanė festuar atė qė ata e quajtėn "ditė tė bardhė - pa viza pėr Maqedoninė". Nė shesh ka pasur mospajtim tė kėngėtarėve shqiptarė pse nuk janė lejuar qė nė manifestimin e mbajtur me kėtė rast, tė kėndojnė nė gjuhėn e tyre. Pezmatim pėr kėtė, por pezmatimi mė i madh ėshtė tjetėrkund.
    Mė qėlloi tė isha dje atje dhe sinqerisht qė unė dhe ēdo shqiptar i Shqipėrisė do ndiheshim keq nė atė ambient. Ata nė gėzimin e tyre tė ligjshėm dhe ne nė trishtimin tonė po kaq tė kuptueshėm.

    19 vjet mė parė, klasa jonė "e re" politike na premtoi nga sheshet e Tiranės njė "Shqipėri si Evropa" pa muret ndarės dhe pa izolimin qė kishim vuajtur gjysmė shekulli me radhė. Por, kėtij gjysmė shekulli iu mbivendosėn edhe kėto 20 vite tė tjerė. 20 vite. Dhe ja ku jemi. Sėrish tė fundit. "Ja, edhe njė hap na ndan", - vazhdojnė tė na e zgjatin lugėn bosh politikanėt tanė, tė cilėt pėr vete dhe familjet e tyre kanė prej vitesh nė xhep pasaportat diplomatike apo ato tė shėrbimit, tė cilat nuk kanė nevojė pėr viza.

    Dhe jo vetėm Shqipėria. Edhe Kosova ka mbetur jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave. Pėrfaqėsues tė Bashkimit Evropian thanė dje se kjo ėshtė kushtėzuar nė radhė tė parė nga problemet politike. Shteti i ri qė shpalli pavarėsinė nė shkurt tė vitit 2008, ėshtė njohur nga 64 vende tė botės, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore tė Bashkimit Evropian. Por, mosnjohja e pavarėsisė nga pesė vende tė kėtij Bashkimi, po e lė Kosovėn jashtė proceseve integruese.

    Pėr tė shėnuar solemnisht ditėn e parė tė hyrjes nė fuqi tė liberalizimit tė regjimit tė vizave, nė Paris do tė qėndrojnė 100 qytetarė nga Maqedonia, kurse nė Bruksel kanė mbėrritur dhjetėra qytetarė serbė.
    Dje, bashkė me maqedonasit kanė festuar edhe rreth 1200 pogradecarė pėrreth liqenit tė Ohrit tė "quajtur nga maqedonasit: malltisva-qė do tė thotė emigrantė). Pse gėzonin? Sepse kėta janė pajisur nga shteti maqedonas me pasaportė maqedonase dhe kėsisoj kanė tė drejtė, tashmė, tė lėvizin edhe ata lirisht nė Evropė pa poshtėrimin e padurueshėm nė radhė ambasadash. (shifra 1200 u bė e njohur nga zėdhėnėsi i policisė maqedonase, cili foli mbi privilegjet e kėsaj kategorie "maqedonasish tė Shqipėrisė").
    Tragji-komike ėshtė qė njė pjesė e mirė prej tyre janė drejtues institucionesh nė rrethin e Pogradecit apo punonjės nė Bashki dhe anėtarė tė Kėshillit Bashkiak tė rrethit, madje njė pasaportė maqedonase me certifikatė nga Pogradeci ka marrė edhe Aldo Bare nė kohėn kur ishte ministėr i Brendshėm, Lube Boshkov. Natyrisht ka edhe tė humbur nga liberalizimi i vizave nė kėtė rajon. Rrjeti i fuqishėm i trafikantėve tė qenieve njerėzore qė vepronin nė kėtė zona, tashmė, duhet t'i bėjė hesapet ndryshe.
    Ėshtė e qartė qė kronika e ditės sė djeshme ka shumė aspekte. Por, pėr ne qytetarėt e Shqipėrisė, dje ishte njė ditė e trishtuar. Ngado qė ta rrotullosh, ndjenja se jemi tė padėshiruar nė Evropė tė le njė shije tė hidhur.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •