
Postuar më parë nga
gjirfabe
Nga Benjamin Gjergji
Nuk jam gazetar të rëndis bukur fjalët, megjithatë po ju drejtohem me lutjet për ta bërë publike shqetësimin tim që më gërryen përbrënda prej kaq kohësh.
Jam një pjesmarrës në demonstratat e para të shkurtit të viti 1997. Atëherë edhe unë si shumë të tjerë bërtisnin nëpër rrugët e Vlorës Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Poshtë Berisha. Kam qënë në protesta dhe me 26 janar të vitit të kaluar. Sot ndjehem tepër i fyer nga ato që bëra ato ditë. Tani do të shprehem si për të lehtësuar shpirtin tim.
Me datën 25 Janar 1997, në mesditë, më ka kapur Robert Brokaj në Skelë duke më thënë që: Nesër do të bëhet e madhe në Sheshin e Flamurit. Në Lushnje dje i kanë djegur të tëra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesër do ta shohin këlyshët e Saliut se çdo të bëjmë... Do t'u... nënën në vërë të tërëve. Hajdutët e ***** që na vodhën paratë...Pak a shumë edhe unë ashtu shava atë ditë me Bertin, e shumë ditë më pas deri sa kaluam edhe zgjedhjet. Berti më tha ato ditë që udhëheqja të ka caktuar ty përgjegjës për lagjen Partizani. Sot do të merresh me organizimin që nesër të dalim sa më shumë në Sheshin e Flamurit. Jevgjitët do të na bëjnë shumë punë, ka thënë Edi, po t'u premtohen paratë. Paratë do t'i jap unë t'ua shpërndash atyre që janë më kapot dhe ata do të ndihmojnë për nxjerrjen e njerëzve në shesh.
-Po sikur të më kapë policia e Beratit, si do t'ia bëj i them?
-Mos e çaj kokën fare për policinë-më tha-se i kemi marrë masat.
Mulosmani për dy ditë do të hiqet nga Vlora. E ka marrë këtë punë në dorë Edi me ca te PD-së që janë tanët.
-Hik tani më tha-se s'duhet t'i dish të tëra. Shko tani, paratë do t'i jap në orën 4 tek kinemaja.
Pasi u ndamë shkova në lagje dhe fola me shokët e mi për detyrën që kisha marrë, dhe se për këtë do të na shpërblente Berti. Para një viti ai më pati bërë një nder me dy veta që i nisa për në ltali dhe s'më mori para. Në fakt edhe unë e kam ndihmuar disa herë me njerëzit deri sa i ndodhi ajo fatkeqësia në det me djalin e Fatmir Hanxharës në skaf.
Filluam menjëherë duke u ndarë në drejtime të ndryshme. në orën 4.00 Berti më solli 2 milion lekë. I thashë që janë pak o Berti.
-E, e, e se jevgjitët gënjehen edhe me një shishe vaj... Shiko këtu më thotë,-gjeni disa djem që të futen në Bashki.Duhet ta djegim se, përndryshe nuk kemi gjë për vijë. Mos kini frikë se jemi bërë gati shumë djem që ti vëmë zjarrin bashkë me Gëzim qenin.
-Mos çani bythë-më tha-se kemi edhe armë me vete.
Të nesërmen, ne filluam që në orën 9. 30 në Sheshin e Flamurit. Erdhi më vonë edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin. Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija. Ne bërtisnim së bashku një grup djemsh: Eja mblidhuni këtu, këtu dhe Duam paratë tona. Përballë meje ishte Liza Hoxha, dhe sa filloi të thërriste Qeveri hajdute dhe Poshtë qeveria ne e shoqëruam të gjithë me një. Edi me një artopolant në dorë po shante qeverinë Meksi dhe Berishën, që i vodhën paratë e popullit. Paratë u'a vodhi Gëzim Zilja-tha Edi-prandaj të gjithë të protestojmë para Bashkisë. Ata na vodhën votat, ata na vodhën edhe paratë, prandaj siç jemi t'i shporrim që andej hajdutët. Vlora është e jona...
Arben Malaj fliste me një celular, dhe ne na jepte siguri kjo duke menduar se, nuk ishte pa përkrahje.
Me thirrjen : Vlora është e jona, Poshtë qeveria, Duam paratë tona, shkuam tek sheshi para Bashkisë. Para ndërtesës ishin rreshtuar policë dhe Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës. Kur pamë se me policët ishte oficeri Hasan Hasani më zuri frika. Kur ai ishte shef rendi më pati futur një herë në birucë dhe ta mbaja mend. Ai nuk të falte për ligjin. Krenar Cekerri më pati thënë një herë në dhjetor (l996) që e ka marrë përsipër Qerim Vrioni për ta hequr nga Vlora Hasanin dhe Mulosmanin. Qerimi ishte shef i zjarrfikseve në komisariat, po i shkonte fjala shumë si i persekutuar në Partinë e Ballit.
Ai nisej nga pozita që kishte si i persekutuar Qerimi, dhe nga miqësitë që ai mund të kishte me deputetë të PD-se. Megithatë unë kisha frikë. Thonë se Mulosmani nxirrte njerëz që filmonin. Thuhej që njerëzit më të besuar të tij i caktonte me kamera.
E ku ta shkoja unë po të më kapnin kamerat?
E haja burgun dhe s'kishte njeri që të më nxirrte që andej. Mulosmani kishte arrestuar të kunatin e tij e ku pyeste ai për njeri tjetër...
Rreth gjysëm ore kemi bërtitur para Bashkisë me thirrjet që kishim ardhur nga Sheshi i Flamurit. Disa nga djemtë tanë i çuam të marrim gurë në parkimin aty pranë dhe filluam të qëllonim policinë me gurë. Pashë në krye të njerëzve nga ana e pallatit Eduard Alushin që e ngritën në supe një grup djemsh. Ai fliste me një autoparlant, por unë nuk dëgjoja se çfarë thoshte nga thirrjet e shumta të njerëzve. Dikush pak më tutje thërriste: E dëgjuat, futuni në Bashki më pas pati shumë që thërrisnin:-futuni, futuni. Ata ishin afër Edit dhe unë u binda që Berti për ata që më kishte thënë kishte mbështetjen e Edit. Filluam të shtyjmë njerëzit që kishim përpara për të çarë rreshtin e policëve që ishin me skafandra dhe shkopinj gome. Jepnin me kolpo duke bërtitur ooop-ooop, dhe në një moment i çamë dhe i futëm brenda. Me zor shpërthyem portën e hyrjes që e kishte mbyllur dikush, dhe kishte vënë prapa shumë tavolina.
Kur hymë në koridor u ndodha afër një djali nga Kota, që e quajnë Halim Hoxha.
E njoh se kemi patur disa llogari për hashashin.
Çfarë të bëjmë-i them Halimit.
-Çfarë të mendosh,-ma ktheu si me të bërtitura dhe me vrap ai u ngjit shkallëve në katin e dytë.
Se çfarë bëmë më pas më vjen turp nga vetvetja sot. Thyenim karrige, tavolina, dikush hidhte kolltuqe dhe letra nga dritarja. Ishim aq shumë brënda sa nuk lëviznim dot nga njeri-tjetri. Të tërë bënim si të babzitur.
Dikush më ra nga mbrapa me një shkop dhe më ndau frymën.
Kur shikoj ishte një polic i kriminales që godiste pa pushim mbarë ç'gjente përpara.
Më tutje shikoj Sokol Bizhgën, që goditi me grusht një djalë të lagjes tonë, që e quajnë Emiliano.
Kishte dhe policë të tjerë që goditnin me shkop si në derra, po s'i kam fiksuar dot me emra. U shmanga si munda pa marrë goditje tjetër dhe zbrita në shkallë. Nga një zyrë dilte shumë tym. Me sa duket i kishin vënë zjarrin, mendova të kthehem edhe një herë tjetër, por pata frikë se njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke ikur nga shkopinjt e policisë. Një djalë ishte gjakosur në fytyrë dhe po e, zbrisnin nga shkallët dy veta. Një natë më parë atij i kisha dhënë 10 mijë lek, kur më tha se do të më shohësh nesër se kush jam unë...
Më erdhi keq për të por edhe më hyri inati dhe u ktheva për ta ndihmuar ata që po ndesheshin me policët në korridorin e katit të dytë të bashkisë. Sa ngjita disa shkallë pashë Ilir Kuçin, që i kish te marrë përpara disa djem. I godiste sa me shqelma, sa edhe me një këmbë karrigeje që kishte në dorë.
Kur pashë llirin vendosa të dal jashtë. Ai ishte shefi i Inspektorëve të kriminales. E pata provuar në kurriz se ç'qe ai, kur ishte komandant i fordit kur më kapën në Ujin e Ftohtë me dhjetë bidona me benzol. Benzolin ma patën sekuestruar dhe mua më patën futur 12 orë në birucat e policisë.
Duke zbritur shkallëve me turmën e njerëzve, dikush më qëlloi me shqelm nga prapa. Pa kthyer kokën mirë më ra me grush në nofull.
Ishte një oficer që e quanin Gjergji. Për të thuhej se ishte nga Tepelena dhe e kishte marrë që andej Mulosmani si të besuar. Dikush thoshte se Mulosmani, e kishte marrë nga Tepelena, se e kishte njeriun e tij, ndërsa të tjerët thoshin se e ka marrë për oficer të zotin e të pakompromentueshëm. Unë di që ne në Vlorë kemi patur frikë prej tij. Skafistët e dinë mirë se sa benzol kanë humbur e sa njerëz janë kapur prej tij dhe policëve të furgonit.
Një herë në mesnatë thonë se ka kapur pilotin dhe shoqëruesin e skafit të Rahim Micit. Masi u kishte marrë radion kishte komunikuar me rojet e skafit në det e se kapi dot.
Skafin e kishte bllokuar në pikën e policisë në Radhimë.
Kur kam marrë vesh që këtë oficer e kishin djegur në Sarandë pata folur keq për të, ndërsa sot ndjej pendesën...
Në një rast tjetër thonë se Tozo i pati premtuar 15 milion, që të bashkëpunonin me skafin e tij dhe për këtë shkak thonë, se i pati dhënë Tozos një mësim të mirë me shkop gome në Skelë.
Si munda dola përjashta përmes njerëzve që shtypnin kush e kush të dalë më parë, e tu shpëtonte shkopinjëve të policisë. Në oborr një polic me zorrën e zjarrfikëses po shuante një zjarr që ishte ndezur në shesh.
U largova që aty dhe ndenja afër ish hetuesisë. Krenar Cakërri me një grup djemsh pak më tutje filluan të thërrisnin Drejt Komisariatit, drejt Komisariatit.
Shumë shpejt u mblodhën dhe të tjerë dhe filluam të lëvizim drejt Kapeles dhe dolëm në rrugën e re. Gjatë rrugës me ne u bashkuan shumë të tjerë që po iknin po për në shtëpi. Në kor bërtitnin Eja mblidhuni këtu, këtu, Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Qeveri hajdute.
Kur dolëm në rrugën e gjyqit të vjetër e shkuam para Komisariatit gjetëm policë me skafandra e shkopinj gome, që kishin bllokuar rrugët ndërmjet pallateve që të çonin në Komisariat. Prapa murit rrethues të Komisariatit, afër zyrës së patentave dukeshin disa policë që mbanin helmeta në kokë. Mbi taracën e burgut nga dy roje që bënin shërbim zakonisht ishin 6 policë me armë e helmeta që kishin zënë pozicione në distancë nga njeri-tjetri. Oficerët që kishin bllokuar rrugën me policë, dëgjonin radiot e dorës dhe u flisnin diçka policëve. Një grup pak më tutje vendit ku isha unë filloi të bërtiste: Lironi të burgosurit, lironi të burgosurit, Do të nxjerrim të burgosurit. Me këto thirrje u bashkuan pjesa më e madhe e njerëzve që ishin aty. Mund të ishin 2-3 mijë veta në rrugë, nga lokali i Kamberit deri tek Ura. Pjesa më aktive ishin para lokalit të Shezos. Nga kurioziteti se ç'farë thuhej në radio ju afrova një oficeri të kufirit, emrin e të cilit s'dua ta them meqë e kemi në radhë miqësie.
-Çfarë thuhet i thashë, dhe i zgjata dorën për t'i marrë radion.
-Largohu që këtu se do të hash ndonjë ***** plumbi-më tha ma vuri në vesh radion pa e lëshuar nga dora e tij. Dikush po fliste me zë të lartë dhe munda të kap këto shprehje: ...ua bëni të qartë njerëzve që Komisariati mbrohet me armë. Vlonjatët e dinë mirë se këtu ruhen kriminelë të rrezikshëm, që kanë bërë vrasje dhe grabitje. Kush të guxojë të futet në komisariat do të qëllohet me armë...
Ky që fliste mësova që ishte Mulosmani, kur tha që jam 04 dhe urdhëroi 40-tën, që të dilte dhe të instruktonte rojet për përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e burgut e të komisariatit...
Kaq munda të dëgjoj, se ma hoqi radion miku im. E more vesh tani. Në atë kohë turma filloi të bërtiste poshtë Mulosmani, poshtë Mulosmani ; Të burgosurit janë me ne, Policia është me ne. Lëviza që aty për të qënë pak më larg, filluan të largohen njerëzit. Kish shumë që iknin, shanin e bërtisnin hikni se do të na vrasë ai maloku i qenit. Për ndonjë çerek ore aty sikur nuk kishte patur njeri. Mbetën vetëm policët dhe oficerët me radio që i mbanin në vesh.
Dikush prej tyre ndonjë herë fliste. Më shpesh fliste Sokol Bizhga që ishte i krimëve, dhe një oficer që e quanin Kristaq, një jevg i shkurtër që kish detyrën e shefit të policisë. Atë ditë në darkë më vjen miku im, që kisha oficer me kufirin dhe më thotë i shqetësuar, që të largohesha nga Vlora, se do të më arrestonte policia. Atë pasdite Mulosmani paska mbledhur oficerët e krimëve dhe disa të plotfuqishëm në laboratorin e kriminalistikës, dhe kanë parë dy kaseta të filmuara tek Sheshi i Flamurit, para Bashkisë dhe para komisariatit. Aty ishin përgatitur listat me emrat që do të arrestoheshin. Më pas Mulosmani, kish thirrur në zyrën e tij Sokol Bizhgen, shefin e policisë Limoz Fallani, Ilir Nuren, Oficerin e Fordit që e quanin Gjergji, një oficer që quhet Enver dhe një tjetër që ishte marrë me objektet me emrin Andrea. Se ç'planë ishin bërë në zyrë ky nuk i dinte por tha që Ai është egërsuar fare nga djegia e Bashkisë dhe ka lëshuar urdhër për forcimin e rojeve në të gjitha institucionet dhe mbrojtjen e tyre me zjarr.
-Ruani kokat, të keqen nëna, se ai ndoshta është çmendur-i thotë mamaja.
Çdo tê bëjmë. E ku pyet njeri ai. Mbrëmë i shkuan në zyrë të gjithë deputetët e PD-s. Oficeri i rojës, kish dëgjuar në oborr, kur ky kish ngritur zërin: Unë jam shef komisariati dhe përgjigjen për luftën kundër krimit dhe sigurimin e objekteve. Ju punoni me njerëz që të zbatojnë rregullat e demostratës dhe të mos sulmojnë institucionet.-Unë s'jam vlonjat, por institucionet e Vlorës do t'i mbroj qoftë dhe me armë.... Aty është debatuar shumë dhe vonë kanë ikur deputetët me prefektin e disa të tjerë. Atë natë shkova dhe i strehova në shtëpinë e tezes, ku ndenja disa ditë. U tmerrova. Përditë dëgjoja për arrestime. U arrestuan dhe Eduart Alushi e Medin Xhelili. Pas 4-5 orësh djali i tezes më thotë se është bërë keq fare.... Thuhej që atë ditë e kish nxjerrë nga zyra Adhurimin, kur ky i kish kërkuar lirimin e një djali të lagjes tonë që quhet Edison.
Më pas ngjarjet e rrokullisën përmbarë siç e mendoja atëherë, ndërsa tani më vjen turp nga vetja. Më vjen turp që jam vlonjat për të gjítha ato që ndodhën në Vlorë.
Unë kam qënë shumë aktiv jo vetëm vitin e kaluar, por që në pranverën e vitit 1996, që PS të vinte né pushtet. Unë kisha fituar shumë, kish fituar edhe Myzaferi nga ne që na linte të lirë (Myzafer Zaloshnja, shef policie i komisariatit në vitet 1994-1995). Po ato para që bëra nuk më hynin në sy kur më thonin se po të fitojë PS, mua do të më çonin në doganë. Tani unë jam rrugëve si mos më keq. Dy kushërinj m'u vranë në fund të muajit mars. Ato ditë në Vlorë thuhej se po vrasin bandat e Saliut. Unë e dija se kush ishin vrasësit. Ata ishin kapot që rrinin me Eqerem Osmanin, si mbrojtës të qytetit. Njëri prej tyre, sot është në polici dhe për këtë shkak, pa kaluar shumë kohë do të shlyej detyrimet që ka për atë që ka bërë.
Më vjen turp që jam vlonjat, se shkatërruam gjithçka për të çuar në parlament qorrin me syze të lagjes tonë, vjedhësin e veprave të kulturës së vjetër Vladimir Fejzon, revizorin e firmës Cenaj, ku humba 80 mijë dollarë, lajkatarin e Llakatundit Arben Malajn, Liza Hoxhën mashtruesen, që miliona lekë ju ka marrë njerëzve në Vlorë, gjoja për tregëti, dhe nuk jua ktheu prej disa vitesh. Ne shkatërruam jetën tonë, për mandatin e Skënder Gjinushit, që vinte në Çole dhe hanin e pinin me Zanin e Arben Latifin, tërë natën. Për turpin tim, unë ato ditë bëja roje në Çole. Roje të Zanit kanë qënë dhe burra më të mirë se unë, që sot i kemi në krye të shtetit. Me ne ishte atëherë Vladimir Fejzo, deputeti i ynë i nderuar.
Ladit besoj se kujtonte një çast kur ne ishim me Zanin e Arbenin në Skelë afër Bolonjës, dhe një grup gazetarësh italian donin të filmonin njerëzit e Zanit me kallash në dorë. Arbeni nuk pranoi të filmohej, ndërsa Ladi Fejzo, qe i pari i gatshëm për t'u filmuar. Pas tij u afruan dhe të tjerë nga ata që ishin me ne. Ladi në atë kohë ishte një ushtar i mirë i Zanit, ndërsa sot i ka ardhur radha të bëjë ligje në parlament.
Më mirë të isha unë sot në parlament se të paktën ndjej pendesën, për ato që kemi bërë, ndërsa këto shëmtira që janë sot, atëherë na rrinin si pula, kur ne nuk i kishim punët në rregull me Gaxhain. Po të mos ishim ne nuk do të kishte Vlora sot, këta deputetë e ndoshta do t'u kishte ardhur disa të tjerëve për të vjedhur Vlorën, por këtyre jo, këto ditë unë sillem rrugëve dhe mallkoj veten time, që u shërbeva si i verbër këtyre që sot janë të pangopur me mbushjen e xhepave të tyre.
Doganën e ka bllokuar Liza Hoxha, Arben Malaj e Eduart Alushi me njerëzit e tyre.
Sabit Brokaj ka privatizuar policinë. Ai solli Gjon Abazin, jo për të vendosur rendin por për të siguruar mallrat kontrabandë, që vijnë me anije si dhe transportimin e hashashit nga lumi i Vlorës në bregdet dhe hedhjen me motoskaf në Itali. Këta janë morrat e Vlorës, që po e shtupin Vlorën me një varfëri ekstreme, për mbushjen e valixheve të tyre me para të pista. Vlora sot është katrahurë. Policia as që ndjehet fare. Ata që janë tani në polici, e kanë mendjen të vjedhin për vete. Po në vitin 1996 u mbush Vlora me pashaporta me çmime zyrtare. Atëherë thuhej që zyra e pashaportave kontrollohej me kamera nga Mulosmani. Pati bërë bujë, atëherë kur nga kamera Mulosmani pati zbuluar mbesën e Elham Sharrës, që merrte para mbi çmimin e shtetit dhe për këtë e pati pushuar nga puna. Këto histori tani në Vlorë kujtojnë si një ëndërr e largët, dhe pak shpresa kemi, që ndonjë herë të rikthehet ai rregull që kishim. Tani Gjon Abazi, ka çuar çmimin e një pashaporte nga 15 mijë në 800 mijë! Gjithë kjo para e madhe kalohet në tre duar. Gjoni me pashaportat ka vënë polic Lamçen që e ka nga fshati(Tërbaçi) dhe Asqeri Alijan, mikun e tij nga Bolena. Para një viti këta nuk ndjeheshin të gjallë, ndërsa sot të shtypin me këmbë! Po nuk tunde 800 mijë, nuk e merr dot pashaportën. Kjo ndodh edhe kur e takon vetë drejtor Gjonin.
Gjoni vuri para të madhe, këto muaj në Vlorë. Thonë që pati humbur 25 milion në firmën Gjallica. Tani ato i ka harruar sepse shumë herë ka marrë me një dorë shumë më tepër se kjo vlerë nga transportimi e cigareve kontrabandë. Ky qe shkaku që ai rrahu me grushta nën/drejrorin Mejtim Meçe, shefin e kuadrit Vladimir Zanaj dhe shefin e inspektoriatit rrugor. Kur ata i hynë në pjesë, ky nuk j'ua kurseu dhe pas i nxorri në lirim. Në fakt nuk i liroi Gjoni. Por Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, me të cilin i ndajnë paratë. Sabiti nuk e solli drejtor policie në Vlorë Gjonin, vetëm pse është miku i Hysni Kapos. Ai e solli sipas garancisë që i dha Lili (Ilirjan Brokaj) se me Gjonin do të dilnin mirë. Lili, Pëllumbi, Berti dhe Aljosha, që shanin e mallkonin Mulosmanin, që u kishte sekuestruar 20 skafe e gomone, tani hanë e pijnë në lokale të shtrejta me Gjonin. Nuk jam i sigurtë nëse i japin gjë Gjonit, dhe fitimet e skafëve apo majmen me shpërblimin e mbajtjës në atë detyrë.
Në Vlorë të gjithë e dinë që kjo është koha e tyre, jo thjesht për t'u pasuruar, se ata të pasur u bënë me vitet që shkuan, por për të siguruar me para edhe ata që s'kanë lindur akoma. Kur sjell ndërmend situatën e një viti më parë, sot duhet t'i luteshim zotit, që të na rrojë PS-ja, antarë i së cilës kam qenë, dhe veçanarisht Frrok Çupi, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Vlajdimir Fejzo, Bashkim Fino, soj e sorollopi i tyre që ishin me ne gjashtë muaj të tërë, me thirrjet kundër Berishës. Sot të gjithë këta dhe Fatos Nano, që na mashtroi se do të na jepnin paratë e firmave, kanë harruar ato, që i thanë popullit të Vlorës në Sheshin e Flamurit: Tani ne shajmë Berishën, ndërsa ata po mbushin valixhet!
Njëherë kur më kishin futur në dhomat izolimit të policisë kisha dëgjuar në korridor një oficer me mustaqe, që u thoshte shokëve të tij: Ju vlonjatët gjithmonë keni nxjerrë ushtarë të mirë, ndërsa ne tepelenasit oficerë të mirë.
Kjo shprehje e atij oficeri, më ka mbetur në mendje. E kam kujtuar me qindra e mijëra herë, kur bëja shërbim në Çole, për të ruajtur Zanin e ata që sot i kemi dëputet e ministra. E kam kujtuar me dhjetra herë kur këta shijonin trupin e vajzave, që i sillnin forcërisht aty. E kujtoj dhe sot kur sillem rrugëve, ndërsa këta janë bërë të mëdhenj e lëvizin me makina luksoze, e ruhen me roje. Vlora sot zjen. Përplasen varfëria e jonë me luksin e pasurinë e këtyre motërq... (shkurtim i redaksisë).
Këta qenër nuk goxojnë të vijnë me ne në Vlorë, po edhe ne duam dru që i besuam. Para një viti kërciste peshku e karkaleci në të gjitha lokalet e Vlorës deri në Llogara. Askush nuk llogariste shpenzimin, ndërsa sot djathin e blejmë me gram! Para dy ditësh pritëm që të vinte për të festuar, Presidenti e qeveria. Unë nuk dola për festë se tani nuk kam me se të ushqehem në shtëpi po si kureshtar. Mungonin gjeneralët tani! Ata që folën nuk kursyen furçat për popullin e Vlorës që bënë histori.
Ne vërtetë bëmë histori: U ngritëm si lugetër dhe bëmë katrahure gjithçka që të hipnin në poste morrat e Vlorës.
Krijoni Kontakt