Reshat Kripa: Dosjet e 1997-ës dhe dosjet e politikanëve
E Premte, 29-10-2010, 09:59pm (GMT+1)
DOSJET E 1997-ës
DHE DOSJET E POLITIKANËVE
Nga Reshat Kripa
Para dy vitesh u mor vendimi për hapjen e proçeseve të hetimit për ngjarjet e vitit 1997. Të them të drejtën atëherë ndjeva brenda vetes një ndjenjë respekti për organet e policisë hetimore që më në fund, pas njëmbëdhjetë vitesh, po kujtoheshin të hetonin ato ngjarje të errëta të vendit tonë. Duke kujtuar ato ngjarje makabre më doli para syve Vlora ime e atij viti të zymtë, ajo Vlorë e bukur, perla e Adriatikut, por e ngjashme me nje qytet pas nje tërmeti të tmerrshëm. Kush e bëri të tillë Vlorën time qiellore? Kush e ndezi luftën e pakuptimtë që zhvillohej ato ditë nëpër rrugët e atij qyteti?
Ende dëgjojmë mendime të ndryshme rreth atyre ngjarjeve. Një palë ia hedhin fajin ish presidentit të asaj kohe. Të tjerë flasin për udhëheqës të së majtës që, në të vërtetë, e vizitonin si shumë shpesh dhe lirshëm Vlorën e atyre ditëve, kur shumëkush nuk guxonte të udhëtonte për në atë qytet nga tmerri i bandave që sundonin atje. Madje në njerin prej mitingjeve të famshme të zhvilluar në sheshin historik të qytetit, një prej tyre, deklaroi se si Vlorën do e bënin të gjithë Shqipërinë. Dhe si për ironi Vlora ishte kthyer në gërmadhë. Kudo shihje godina dhe banesa të hedhura në erë. Ngado dilte tym dhe flakë. Siç duket zotnia në fjalë kështu donte ta bënte të gjithë Shqipërinë.
Sot dëgjojmë zëra majtas dhe djathtas që thonë se politika nuk duhet ngatërruar në këtë çështje. Por a mos vallë politika nuk është shkaktare e ngjarjeve të atyre ditëve? Kush i ngriti bandat e Zan Çaushit, Gaxhait, Kakamit dhe dhjetra të tjera në atë qytet. Mos vallë lindën nga hiçi? Ata që i përjetuan ato ditë të tmerrshme i dinë shumë mirë organizatorët e tyre. Si ka mundësi që prokuroria të mos i dijë? Kush e organizojë sulmin kundër punonjësve të SHIK-ut, ku mbetën të vrarë dy të përndjekur politikë, Lek Çoku dhe Besnik Hidri. Kush e kultivoi atë urrejtje të madhe kundër tij, në një kohë kur për ish sigurimin famëkeq të shtetit totalitar, kur njihen botërisht krimet e kryera prej tij, në vitet 1992 nuk pati asnjë reagim të tillë hakmarrës. Kush e organizoi pritën kundër punonjësve të policisë së qytetit ku mbetën të vrarë tre vetë, midis të cilëve dy të përndjekur politikë, Besim Manoli dhe Gëzim Shabani, të dy bij ish të burgosurish? Kush e vrau Valter Harizajn dhe Viron Rapajn edhe këta dy të përndjekur politikë? Si për çudi në ato ditë vriteshin kryesisht ish të përndjekurit.
Këto ditë takova një mikun tim. Biseduam për fillimin e hetimeve për atë vit makabër. Me një zë të qetë ai citoi shprehjen e famshme të Hamletit:
- Fjalë, imzot, vetëm fjalë!
Nuk e di si do të përfundojë ky hetim. A do ketë të drejtë miku im? A do të jetë një hetim që do të peshkojë vetëm bishtrat, apo do të thellohet edhe në kokat? Të presim dhe të shohim. Megjithatë, kanë kaluar dy vjet dhe deri tani asgjë nuk është zbardhur. Personalisht do të isha që të përfshinte këdo, qoftë i djathtë apo i majtë, qoftë kryetar qeverie apo partie, qoftë deputet apo funksionar i çdo rangu. Nuk do më vijë mirë që të përfundojë si ai i vitit 1998 në parlamentin shqiptar, i ashtuquajturi komisioni Ngjela, që u katandis në një flluskë sapuni. Çuditërisht kështu përfundokan të gjithë komisionet parlamentare në Shqipëri. Megjithatë fjalët e mikut tim më tundojnë. Brenda ndërgjegjes time ndiej një zë që më thotë se ky hetim do të përfundojë si ai i para disa viteve. Dhe për këtë kam argumentat e mia. Kush është ai jurist, gjykatës, prokuror apo punonjës i lartë i administratës shtetërore që do të kryejë këtë hetim? Shumica dërmuese e tyre janë ish punonjës të administratës së vjetër. A mund të dalin ata kundër vetes, kur akoma nuk kanë shprehur asnjë ndjenjë pendese për të kaluarën e tyre?
Kanë kaluar katër vjet nga koha kur parlamenti shqiptar miratoi rezolutën “Për ndëshkimin e krimeve të kryera nga rregjimi komunist“. Në pikën e parë të kësaj rezolute thuhet:
“Të organizohet konferenca kombëtare me pjesmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë,
partive politike, shoqatave të përndjekurve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për hetimin e krimeve të kryera nga rregjimi komunist.”
Çfarë është bërë për organizimin e kësaj konference? Asgjë. Përse? Sepse nuk ka vullnet politik për të dënuar komunizmin. Sepse partitë politike vazhdojnë të mendojnë dhe veprojnë sipas mentalitetit komunist. Sepse në rradhët e tyre vazhdojnë të qëndrojnë elementë me prejardhje nga ajo shtresë. Sepse në vendin tonë vazhdon akoma të hymnizohet ajo epokë e zymtë që e la vendin në këtë gjendje dhe të mohohen meritat e nacionalistëve shqiptarë që së bashku me të gjithë popullin luftuan për lirinë e këtij vendi dhe ndoshta për këtë qëllim u persekutuan për gati pesëdhjetë vjet me rradhë. Organizimi i një konference të tillë dhe krijimi i një grupi të pavarur për hetimin e krimeve komuniste do i hiqte petën lakrorit dhe do të zbulonte të vërtetën për atë epokë që u bë tmerri i atdheut tonë martir. Në një nga pikat e tjera të kësaj rezolute thuhet:
“Të hapen të gjitha dosjet e ish bashkëpuntorve të sigurimit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale si dhe të mediave të shkruara dhe audio-vizive.”
Megjithatë, gjithçka ka mbetur në letër, si një projekt i humbur që nuk gjen dot rrugën e zbatimit. Kush e pengon? Përse nuk hapen dosjet e deputetve, antarëve të qeverisë, këshilltarëve dhe zëvendës ministrave e drejtorëve të drejtorive, antarëve të gjykatës kushtetuese, asaj të lartë, të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë, prokurorisë qëndrore dhe atyre të rretheve dhe bosëve të mediave të shkruara dhe audio-vizive? Askush nuk përgjigjet. Megjithatë të gjithë e dinë shkakun e vërtetë. Në vorbullën e kësaj organizme të madhe shtetëroro-partiake, notojnë lirisht dhe të pashqetësuar pjellat e sigurimit të zi të komunizmit. Këtë gjë e tregoi Gjykata Kushtetuese kur hodhi poshtë ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mbi pastrimin e figurave qeveritare.
A do të pastrohet ndonjëherë shoqëria shqiptare nga këto pjella? Vështirë të japësh përgjigje. Megjithatë një shembull i mirë është dhënë në këtë drejtim. Krijoimi i komisionit për hetimin e krimeve të rregjimit komunist, që pritet të fillojë punë së shpejti, është një tregues i mirë. Edhe përfundimi i hetimeve për ngjarjet e vitit 1997 do të jetë gjithashtu një shenjë e mirë, nëse do i shkohet deri në fund. Megjithatë unë mbetem dyshues në këto drejtime pasi në veshët e mi tingëllojnë ende fjalët e mikut tim:
- Fjalë imzot, vetëm fjalë!
Le të shpresojmë që ato të mos jenë më vetëm fjalë!
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Opzita socialiste nuk zgjidhte mjete vetem e vetem te mirte pushtetin ne Shqiperi.Pas fiunancimit nga ana e Greqis me lek b.hlpirsit nanoist qe me gjdo kusht te vinte ne pushtet nji garnitur kuislingesh shqipfolsish.
E ter makineria prapagandistike ishe ven ne shenjester te shtetit shqiptar.Ndihma per nanoistet ishte e pa kursyer nga fqiu grek e serb(jevg e gabel).
Ngjarjet rrodhen me planet oguzeza per Shqiprin dhe shqiptaret,ato plane ishin aq mir te kordinuara sa veshtir ta kuptoi nji mendje me logjik te shnosh.
Piramidat nuk ishin shkaku pore shkasi qe nxoren ne pah te shiturit socialist nese mund te thuhet por me drejt kta spcialist ishin qetnik qe historia shqiptare duhet te i ruaj ne kujtesen e tyre deri ne qjamet,sepse kurtha dheqellimi i rrenimit te shtetit shqiptar e besa edhe kombit shqiptar.
Qellimi i doli per mallagda ktyre syrratve shqipfojes .. ku per ti sherby djallit vetem ta mposhtin kundershtarin jon ne gjendje ta djegun edhe vetveten e tyre.
Ngritja e tre gishtrinjeve nga pislleku qe ndyn te qenurit shqiptar nga gjinushoist paskalist e shum te tjerve treguan fetryren ku vetem ne shoqrin shqiptare te tillet nuk varen ne trekembesh.
Radio dhe tv-et e shqipris ishin ne duart e maskarenjeve qe mbi vete kishin mar porosit e armiqve te Shqiptaris se tani esht momenti i fundit te zhbehen shqiptaret nga kto troje.
Ndihma ne kto pun te pista nuk mungoi ,thjesht u tregua ftyra e tyre ne ket ngjarje te dhemshme po dhe aq nenqmuese qe ishte ven kombi yne ne sproven e atdhe dashuris.
Kujtimi per ket ngjarje me esht fiksuar ,sepse shihja nji shkatrrim moral tek kombi ose tek pjestaret e kombit tim .
Autobuset nga Zveqani po nisej ,drjtimi ishte Vlora aty ku per mendimin tim ishte qeliza embrionale e ringjalljes te kombit shqiptarku me 1912 patrioti i madh shqiptar Ismail Qemali lexoi deklaraten e mvetsiosdhe ngriti flamurin komtar.
nuk me befasoi shkuarja e tyre me plisa te bardh pore pritja qe po i behej atyre qe kishin qellim djeg'je, vrasje dhe shenimin e nji date e nji moti qe do duhej te mos kujtohej kurre,vetem te sherbej si mesim dhe tek brezat qe vin se baballaret i patet budallenj e ju te beheni te menqur.
Nji kujtim i till te ben te turprohesh se je shqiptar .
Ket konstatim nuk e veqoj jo vetem tek ata te Shqipris por mar ne pergjethsi ,vetdijsimi i mendjeve te bllokuara do me arsytoi me te drejt nji dit pamvarsisht seq tani mendojn.Po e perdor nji simbolik per ti dhen nji spjegim me adekuat njarjes se 97 se pse largimit te mjegulles bashk me te iken edhe ujku..por kjo mjegullaj akoma duket se po mer malet po largimi i ksaj nuk perkon me djellin por me ngritjen e vetdijes si komb .
Bona hallall.
Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 30-10-2010 më 05:31
Ka dite qe nuk e kam hap kompiuterin te kjo faqe e t'me falesh zotni Brari se po Jua kthej pak me vonese pergjigjen e sakte:" pa lule e shtesa":
Komisioneret e cilesdo parti u caktuan disa dite para zgjedhjeve, madje edhe u ba trajnim i tyne se si do te veprohej ne zgjedhje. Rregullat ne qender jane te perbashketa. Materialet e votimit i marrin tre vete (mos u gabofsha): Kryetari i qendres se votimit, sekretari e nji nenkryetar, pavaresisht te ciles parti. Ate dite qe po merrnim fletet e votimit e kutite, po bisedonim shoqnisht, se njiheshim me kohe me anetaret e komisioneve te dy partive: PD, PS. Sa bisedojshim erdhi ora me marre kutite dhe u afruem te vendi i furnizimit. Vazhdimisht kisha marre materiale me shokun socialist e kurre s'patem pas debat. Zgjedhjet shkonin ne rregull, pavaresisht tendencave te zakonshme me "lshue" diku, nepotizmi, te afermit etj. Sa socialisti po bahej gati me marre materialet, atij qe furnizonte i sollen nje leter ku socialistet momentin e fundit i kishin nderrue komisioneret, kishin sjell "duar te forta" batakçite e katundit, te dy me nga 5 klase shkolle, ndersa te paret ishin me shkolle te mesme. U erdh keq socialisteve kur e pane veten te zevendsuem me fundrrina, po ishte shkrue emni i tyne : e zeze mi te bardhe. U terhoqen. Ma vone , per t'i qetesue, u thane se do t'ju dergojme me numrue votat, ka leke ma shume. Pranuen. I morem ato te shkreta kutia e u nisem te shoqnuem me police. Nje asosh "te fortish" iu afrue policit me i dhane doren. U çudita ku e njihte. Polici ma shpjegoj vete: " Cka duen keta te dy ne qender te votimit?! Keto jane kontigjent yni, te kerkuem e denuem me kusht..." Jane te PS-se,- i thashe,- mall dum-dum. Fola ne sy te atyne. S'bzane. Filluen votimet te nesermen masi erdhen nja 30 minuta me vonese. Te gjitha materialet, kutite, vulat i nxorrem ne te PD-se. Asnjani s'levizte, jo se s'donte, po s'dinte cka me ba. Gjate votimeve tash e pare largohej, sekretari socialist, e fuste vulen ne xhep e thoshte:" Pritni sa t'baj shurren"... Nji here , dy e duruem . Kur erdhi puna me myll kutite, tha:" Njata flete qe kane mete, po i futim pergjyse ne kutija. Firmat po i veme vete atyne qe s'kane ardh me votue apo jane jashte vendit. Bre ban, bre s'ban,- thoshte. Po s'u ba keshtu, nuk ve firme ne procesverbal. U detyruam, per hir te mbylljes se votimeve, se ishim merzite, e lame te vepronte si donte. I hodhi nja 5 fletevotimi. Kur i numruam fletevotimet, ishte i paknaqun me rezultetin, se, kush e di sa vota i kishin thane ata te partise me marre ne kete Qender. Prap, s' ve firme,- thote, megjithse ishte myll qendra. Si me ia ba?! M'i shtoni edhe 20 fletevotimi, se m'ka dhane filani ( kandidat per deputet ) 100 000 mije leke. Dhe i nxorri nga xhepi. Nuk pranuem me shtu asnji vote ma. Doli pa firmos. Dikush i tha firmos se duhet me pas shkelje per mos me vu firme. I bane presion se shkon ne burg. Ai per ate rruge ishte nis, po, kush e di çka i kishin premtue. Erdhi. Vuni nji palo firme se s'kishte haberin e saj. Po mireboll. I myllem kutite, mirepo telat e vulave sekrete te kutive, ai biramel i kishte kepute tuj i perdredh fort, ndoshta me qellim, ndoshta ashtu e kishin instruktue. Atje te numrimi i kutive, kjo kuti doli e pavlefshme, se, gjoja, ishte hapur nga demokratet. Kulmi, O tempora, o moris. Kaq. Merrnie me mend dramen qe vazhdoi disa dite ne Shkoder fale ketyne "komisionereve".![]()
He, Duaje Siveten, si t'u duk revolucioni i bllokmeneve te rinj qe u ba me 21 janar 2011 I pe ata" te hunit , litarit, kalloshve, tymceve, lubine e vertete kunder policise e gardisteve qe na ruejn mua edhe ty. Cka po m'thue tash. A kam pas te drejte me vargjet e Naimit qe Ju na e quejshi ka "qene bektashi". Mos e duaj veten aq shume, po edhe te verteten. E po m'vjen keq, se, m'duket qenkemi nga e njajta krahine, Shkodra. Per kete nisem nga shprehja popullore e masiperme Juaja: " duke marre arratine (toskerisht)... "si VOJI ( gegnisht) n'lakna?![]()
]FILIZI i PARTISË[/B]
Keqan Gjela i Gjelan Dushkut,
bukurosh si baba i mushkut,
shtat kolos si “shtat” purrinit,
ftyren kuq si lkurè çapinit,
flokèt rudè,si lesh iriqit,
cungitë thojt,si t’lakuriqit,
nji palë veshë tue ndritè si derrit,
nji grimè hundè sa bishti i berrit,
me i’ fanelè si ballè kaçorri,
nen fanelè gerhit’te morri,
ngjtè me morrin pshtetun brijsè,
gjithè kujdes djali’i malsisè
ndrynte trisken e partisè.
Madje thonè,ku lloj florinit
i ka ngja Coluk Shurrinit,
dajè i tij,qè n’per malsi
asht ma i madhi spijaxhij..
Besoj tash merret me mend
se çfarè shtaset poll ai vend,
“–Keqan Gjela i pari i vendit
der tue kenè pra qen birè qenit”–
Lulash Llici,sekretar,
saherè ndeshte n’kte bullar,
shkyente zanin si n’pazar,
“Tungjat jeta proletarè..
A e din more Keçan
sa sa vlerè ke per vatan.?
Po vazhdove me kto mend
fillè qebesa t’çojmè n’Kuvend,
e kur t’quhesh deputet
ke me pasè aq shum pushtet,
sa me dridhè mal e qytet.”–.
Duket dreqi s’e kish thanè
deputet me shkue n’Tiranè,
e pra ishte per atè anè,
kshtu si ai ,karrigen nxuni,
sa hajduti e sa spiuni,
sa injoranti e sa tutkuni,
sa gjaksori e firauni,
vàr nè gozhdè der Mau Ce Duni,
ndersa Keqon,”kompetent”,
qè sa’i breshkè i kishte mendt,
paska çue me e thirrè urgjent.
Keqan Gjela mbytè n’undyrè
dy gisht bloza shtrij per ftyrè,
sekretarit i vojt nè zyrè.
Lshoi nji erè sa hyni n’derè
qè n’per zyrè u hap me’j herè,
si erè zharit e t’mullarit
qè perzij me t’ sekretarit
moren eren e gomarit…
“Ti Keqan sot je rinija
prej ku e merr gjakun partija,
e qysh sot djali i malsisè
do jeshè kuader i partisè.
Me qè je dhe komunist
a dishron me t’çue dentist
a por don me shkue artist.?
A por ti si i t’mirit fis
a t’ pelqen me u veshè polis,
me i ra Shkodes per mjedis,
masandej more djalè nanet,
si po’i don me’i zgjedhè shkodranet?
Heuuuu,vikati Keqan Gjela,
tue futè gishtat n’kaçurrela,
prej ku nxuer nja dy tre tela–
Bleu xhaketè e opangè t’reja
u nis poshtè ma shpejt se rrfeja,
tue dihatè si punè gomarit
bashkè me leter t’sekretarit.
N’breg tè Kirit,n’ujè bilùr,
pak kerkoj e muer nji gur
me krue ftyrè e kambè e duer,
e madje ku kish nevojè
me i qitè “vendit” tjeter bojè.
Hoq opangèt lidhè me fije,
e çorapet me lesh dhije,
zhveshi brekè e holl kapelè,
por kur desht me hjekè fanelè
aty dreqi bani’i t’mirè,
doli triska e’i rà nè Kir…
Hauuuu! vikati Keqan Gjela
kur ra triska nga fanela
e t’u hodh permbrenda kot
nga qè s’dinte me ba not..
Vala ketu ja mbylli sytè
tue e shty nga krahi i dytè,
te’i thellsì me ujè tè ndytè,
ku nè te qinda kanale
u shkarkojshin me fekale.
Kur u zhyt pesè pllambè mbi brez,
u perzij me topa t’zez,
qè filluen der n’gojè me i hì,
e kur mbeti pa fuqi
atje thellè nè dy tri meter,
si pa dashtè shkoi n’boten tjeter.
N’mos gabohem,kje nanduer
kur Keqani u ba deshmur,
i shoqnuem me lapidàr
me dy rreshta shkrue me “àr”:
“Ti Keqan trimi i malcisè,
jetè i fale lumtunisè,
mbrenda gjirit tè partis.”–
GJOSHO VASIJAergim..99
i shkodran...
Krijoni Kontakt