Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 167
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    të lumtë o trim te lumtë o shqipe e laberisë trime patriote
    qenke shqiptar i vertet brum patrioti


    e paq miresi

    sa i mirë qe je qe i denoncon te gjith ata te dyshimtit sabotatorët


    njerzt qe sillen gjithnji posht e lart dhe rrijn gati rreth themeleve te shqiperisë

    ne menyrë qe kur ti jep sinjal armiku kur te vie koha ti rrenojn ato pamshirshem siq i rrenuan ne vitin 97 viti 97 ishte bomba atomike mbi shqiperi hiroshima e shqiperisë

    qe e hodhi partia socialiste stalinisto komuniste e varfrisë

    partinë socialiste ne shqiperi e quaj parti te varfrisë

    sepse i gjith populli ne shqiperi mund te deshmoj se ajo parti nuk ka bë as nji perparim te vendit ne atdhe hiq per asgjë por zakonisht kjo parti ka si synim qe te mbaj popullin shqiptarë sa me te varfer
    kjo nuk do te thot se partit tjera shqiptare nuk kan vrejtje ne ket drejtim

    por jan ma pak te rrezikshme se kjo parti

    [QUOTE=SystemA;2508230]
    Citim Postuar më parë nga angert Lexo Postimin

    Ti Brari zwei apo dysh,je shume larg per ta kuptuar....


    nuk jam brari zwei

    ket e dijn te gjith anteret ne forum

    por sa per partinë socialiste staliniste te varfrisë

    per te cilen paske dhimbje ti

    e dijn edhe pulat ne shqiperi se ajo ka bere sabotime
    dhe ka varfruar popullin shqiptarë ajo ka destabilizuar vendin dhe ka hubmur kohen e shqiptarve duke i varfruar mjeruar dhe izoluar -
    populli shqiptarë e din nuk ka shqiptar qe te mos e dij ket se q veprime ka bë partia socialiste në dëm te ekonomisë stabilitetit dhe shtetit shqiptarë duke sabotuar kombin qysh s e lindi ne trojet shqiptare -
    a nuk ke sy me lexu se qka shkruajn deshmitarët peer veprimet e tyre duke filluar q e nga viti 1939 kur ajo filloj dal nga dal te behet ma aktive

    deri sa erdhi ne pushtet pas luftes se dyt botrore

    ndersa sot kjo parti perseri kerkon dhunë e lot e gjak rremuja ne shqiperi
    vetem parti antikombtare duan luftera dhe rremuja kur populli shqiptarë nuk i do ma rremujat ne atdhe asnji shqiptarë ne shqiperi nuk esht i intresuar per rremujat per veq partisë socialiste staliniste te varfrisë -
    pra kjo parti duhet te len te qet shqiptarët dhe te shperbehet
    mjaft ma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 06-12-2009 më 15:38

  2. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    [QUOTE=angert;2508827]
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin

    nuk jam brari zwei

    pra kjo parti duhet te len te qet shqiptarët dhe te shperbehet
    mjaft ma
    sa i squet, bre ...

    a din ti qka don me than monizem - don me than ni ...

    kishim ni ne Shqypni ... e mbajti 50 vjet ... na bani tollona, bani tufa deri edhe me pula ...

    u bom me dy para 19 vjetesh ... zanati i vjeter nuk harrohet ...

    u dashka veten ni ...

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Partia socialiste staliniste e varfrisë

    nuk mund te msyj ma vloren as durrsin
    as lushnjen

    njerzit SHQIPTARë jan vetedijsuar per tragjedinë qe ndodhi ne vitin 97
    dhe mashtrimet djallzore te socialistve

    dhe jan menquruar themelete forta q epo nderton shqiperia dal ngadal me hapa te ngadalshem por te sigurt nuk guxon ti djeg e as ti prek kush ma

    le te dijn te gjith armiqt e kombit pra sepse kesaj radhe do te jet ndryshe
    shum njerz jan ndergjegjsuar dhe e dijn se nuk esht ma viti 97 i mashtrimeve dhe grackave naive ne te cilat kan ra shum shqiptarë nga mos njohuria e detaleve

    dhe informimeve


    nuk do te bien ma ne grackat e ksaj partie socialiste djallzore qytetaret e shqiperisë

    qe per qellim e ka djegjen perseri te shqiperisë

    nese partia staliniiste komunisto socialiste e varfrisë shqiptare

    perseri fillon nje aventurë te re

    secili socialist le ta dij s e kombi shqiptarë ka per ti msy ata

    pikrisht socialistet

    sepse shqiptarët jan per se tepermi te revoltuar ne socialistet -
    le te dijn socialistet se nuk kan per ta kaluar provimin nga revolta e popullit

    qe do ti kerkoj me qiri pastaj ne qdo vrimë ku futen ata

    nese kta edhe njiher e djegun shqiperinë

    socialist e kembe te tyre mbi dhe nuk do te duroj ma shqiptari -



    prandaj le te mendohen para se te bejn veprime mizore e barbare

    ndaj kombit aventura te tilla manjake djeg ja e shqiperis

    edhe njiher


    perfundimisht do te thot tmerri ferri i vertet i shqiptarve


    por le ta dijn socialistet se pergjegjs do te jen ata ne jet te jetve


    jam i bindur s e populli shqiptar pastaj do ti shuaj te gjith socialistet


    dhe faren e tyre te keqe negative destabilizuese ne trojet etnike shqiptare
    sepse populli i stervuajtur shqiptarë esht teper i lenduar nga veprimet e tyre barbare

    nga te tilla veprime vandaliste shkatrrimtare per kombin
    te tilla siq dihet ne gjith boten qe jan deshmitare qe kan pa vperimet rrenimtare te tyre me kaq egersi

    qdo d etal i veprimeve te tyre antikombtare dihet prandaj mjaft dhe le te heshtin
    nuk i duam ma as ne parlament vendine tyre le ta zene partit t jera ne parlament ata jan sabotatorë

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    [QUOTE=Duaje Siveten;2508842]
    Citim Postuar më parë nga angert Lexo Postimin

    sa i squet, bre ...

    a din ti qka don me than monizem - don me than ni ...

    kishim ni ne Shqypni ... e mbajti 50 vjet ... na bani tollona, bani tufa deri edhe me pula ...

    u bom me dy para 19 vjetesh ... zanati i vjeter nuk harrohet ...

    u dashka veten ni ...
    --------------------


    jo nuk qendron kjo qe thua

    por disa parti perse krijohen ne trojet shqiptare
    sikur te krijohet partia e djajve dhe vandalistve q ka do te thoshe ti per ta

    le te rrijnëedhe ata ne shqiperi
    se perndryshe esht monizem le te djegun shqiperinë te mos shperbehen se esht monizem
    sa arsyetim banal i juaj ky

    ti thua le te kcejn djajt socialist perpjete neper civilizim shqiptarë se perndryshe nevrikoset greku e serbi

    si thua ti

    demokracia esht funksion mbrenda ligjit por ndalohen shkatrrimet kombtare


    dhe devijimet


    shkatrrimet vandalizmat demtimet kombtare ndalohen me ligj

    partia socialsite duhet te ndalohet ajo gjithmonë do te provoj djegjen e shqioperisë rremujat
    sa vite u nevoiten per ket destabilizim apo ke hall te shkojm edhe nja njizet vite prapa siq na shtyu partia socialiste ne vitin 1997

    nese partia socialiste merr pushtetin ajo d e mbyllë rrugen me kosoven a nuk esht antikombtarizem ky veprim
    partia socialsite esht parti tradhtare e kombit dhe pikë ket e dijn e dhe pulat si thua ti





    nje mbrojtje kush do qe i ben asaj partie ai person mbronë tradhtinë e amdhe kombtare

    socialistet te ne jan te veqant dhe dihet kujt i sherbejn ata

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    kur kam pas degjuar per ket albert shytin

    dhe disa te tjerë se partris demokratike i vihet kufij ne shkumbin

    sipas planeve te grekut te para vitit 1913 kur agjenturat greke pregatitesthin s e bashku me ato serbe per ndarjen e shqiperisë -dhe kufizimine tyre ne shkupmbin ku shqiperi nuk do te kishte ne hartë jam befasuar


    un rrenqethesha nga keta shqipfolsa shqiptarë


    mund dte ju thuash keytre njerzve shqiptarë albert shytve

    jo ne asnji menyrë jo shqiptari nuk ben kso veprimesh qe te shemtoj aq shum adtheune vet deri ne vllavrasje dhe shkatrrim

    si ka mundesi kjo kjo jan shkaqet e ketyre njerzve qe sillen keshtu me kombin
    mbetem pa tekst ne disa sjellje aq te pa kuptimta qe nuk mund ti akceptoj qytetari shqiptar perse dhe ne sherbim te kuj jan keto sjellje

    me vjen keq qe po shprhem keshtu por amerika ne nje krizë dhe eperhapur ne shum vende te botes nuk esht e perqendruar te shqiperia etnike dhe mbrojtja e saj

    partia demokratike esht mberthyer per fyti edhe nga qarqe nderkombtare dhe pengohet -
    poashtu predident barak obama nuk esht i perkushtuar ndaj shqiptarve -
    pikrisht jan keto krizat qe e kan perfshi partinë demokratike dhe ecjen tonë para
    un mendoj se ne partinë dmeokratike duhen energji te reja kuadra te afta -
    dhe reformime te mdha si dhe ti kushtohet ne maksimum rendesi ekonimis se vendit

    europa duket e pa interesuar per progresin e shqiperisë edhe kjo esht nje pengesë per partinë demokratike
    ndersa turqia poashtu nuk e ndihmon qeshtjen shqiptare ka ma shum llafe se sa veorime konkrete ashtu si italia qe sherbehet me demagogji per nuk i sherben me asnje te mirë shqiperisë ndersa gjermani ma teper esht e kthyer kah bota sllave

    dhe nuk perkushtohet ne asgjë shqiptare thjesht ne nuk kemi miq neper botë prandaj partia demokratike ka ec aq ngadal dhe zhvillimi i atdheut megjithat ka perparime
    te cilat edhe keto socialistet duan ti shembin

    mos ndjenja kombtare mos pergjegjsia politike mos pergjegjsia civile mos peergjegjsia ndaj inventarit atdheut strrukturave politikes institucioneve qytetarit

    vlerave morale

    perbejn njeriun barbar perbejnë njeriun hipokrit te pa ndjenja dhe vertet ne analizat dhe konstatimet e mia kam pa njerz irocaional dhe nevrik
    qe kan pozita nbe shoqeri dhe jan ne gjendje te devjojn situatat pa marr para syhs se sa e demtojn kombin sepse nuk jan te ndergjegjshem

    vallja qe e hedhin disa cigane qe bejne gjithqka per lek dhe leku esht kulti i tyre ata mund te rreshqasin ne prishje te mdha morale degjenrime dhe deviji m paraja

    i detyron ata te hedhin gjithfar lloj vallesh ata jan vegla te rgrutuara te pa moral te armikut regrutohen pa vetedije nga mendja e cekt por edhe varfria i ka vu
    shkelm ne fyt popullit shqiptar

    te gjith ata qe per para bejne qmose jan ne gjendje qe te pranojne degjenrimin dhe ti vrasin edhe babë e nene per para ky esht kypitullim mental dhe barbari degjenrim esht kunder principeve njerzore dhe kultures qytetare -
    afresia njerzore duhet te krijohet ne gjetjen tjera me te ndershme te burimeve

    te ardhura ku jeta e njeriut esht me elumtur nji shoqeri e organizuar civile dhe e aft per punë nuk duhet te shtrij doren kah armiku dhe te presë paranë dhe urdhrin e armikut se kur duhet djegur atdheun mendoj se mendja dhe shpirti i shum shqiptarve duhet te ndryshoj e te kerkoj burime se si te ftohet paraja se si te aftesohet qytetari dhe ti lehetsohet fitimi e paraja sepse te gjitha agjenturat botrore jan fut ur ne trojet tona etnike qe pagaujn e blejne njerz
    agjentura ka ne te gjitha shtetet e botes por vetedija qytetare dha pasuria e sht aq e lartë te popujtt jere sa qe nuk bien ne keto gracka te ndyra te ofertave -
    prandaj populli yne duhet te marr seriozisht ket qeshtrje se si te pasurohet e te ngritet ne vetedije qytetari qe te mbrohet me mir atdheu jon i shtrejte i dashur

    qasja ne politikë per perfitime personale dhe irracionalizma e e krijime te situatave konfuze antagoniste

    jan veprime

    te cilat shum i demtojne interesat nacionale te nji vendi populli kerkon jetë stabilitet perparim paqe zhvillim ekonomi ideale te reja zhvillime te rja
    nuk duam njerz destruktiv dhe sabotator ne politiken ekombit e ne parlamente
    mjaft ma me keto zullume ndaj kombi t te vjeter autotkton shqiptarë
    qe jeton ne trojet e veta e nuk i ka kujt borgj pra i vraft zoti te gjith ata qe i sjellin rremuja shqiperis etnike

    shqiperia etnike duhet te jet ne qdo megje e ne qdo guri e bashkuar dhe eshendetshme kombtarisht paqsore dhe demokratike e zhvilluar dhe e integruar nuk duam rremuja e destabilizime te situatave ne ballkan duam paqe liri demokraci
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 06-12-2009 më 15:38

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    [QUOTE=angert;2508827]
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin



    nuk jam brari zwei

    ket e dijn te gjith anteret ne forum

    por sa per partinë socialiste staliniste te varfrisë

    per te cilen paske dhimbje ti

    e dijn edhe pulat ne shqiperi se ajo ka bere sabotime
    dhe ka varfruar popullin shqiptarë ajo ka destabilizuar vendin dhe ka hubmur kohen e shqiptarve duke i varfruar mjeruar dhe izoluar -
    populli shqiptarë e din nuk ka shqiptar qe te mos e dij ket se q veprime ka bë partia socialiste në dëm te ekonomisë stabilitetit dhe shtetit shqiptarë duke sabotuar kombin qysh s e lindi ne trojet shqiptare -
    a nuk ke sy me lexu se qka shkruajn deshmitarët peer veprimet e tyre duke filluar q e nga viti 1939 kur ajo filloj dal nga dal te behet ma aktive

    deri sa erdhi ne pushtet pas luftes se dyt botrore

    ndersa sot kjo parti perseri kerkon dhunë e lot e gjak rremuja ne shqiperi
    vetem parti antikombtare duan luftera dhe rremuja kur populli shqiptarë nuk i do ma rremujat ne atdhe asnji shqiptarë ne shqiperi nuk esht i intresuar per rremujat per veq partisë socialiste staliniste te varfrisë -
    pra kjo parti duhet te len te qet shqiptarët dhe te shperbehet
    mjaft ma
    Une s'kam dhimbje per ate ose ata qe na lane...............
    Por terbohem kur prinderit e mi ju doli lesht e tajares duke punuar me tre turne,ne Shqiperi atehere.Dhe vjen ti,qe se ke idene dhe me bene moral....patriolesh.
    Ma kurse............por ti s'merr vesh.
    Ik tashti,mos na grric shume.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    KUJTESË

    Çdo ditë e më shumë në Shqipëri, kohët e fundit, po konstatojmë se opozita shqiptare kërcënon në forma të ndryshme për hapjen e kutive të votimit, 28 qershor 2009 dhe po paralajmëron se do të sjellë vitin 1997 duke kujtuar firmat piramidale që shkatërruan demokracinë e brishtë shqiptare. Thuhej se kishte dorë ndërhyrja greke. Sa vjen dhe po bindemi se po përsëritet i njëjti skenar nga socialistët që përsëri janë në opozitë. Ata nuk mund të durojnë më shumë se një legjislaturë pa komanduar, kupto shkatërruar Shqipërinë. A thua, përsëri ideatorët janë fqinjët grekë, se e nxorrën kokën disa filogrekë-shqiptarë emigrantë të manipuluar nga Edvin Rama e ndonjë deputet socialist inkonjito ose hapur. Kohët e fundit u grumbulluan në Greqi në një demonstratë para selisë ku zhvillohej mbledhja ku merrte pjesë dhe Ministri ynë i Jashtëm, z. Ilir Meta?!
    Këtu poshtë po jap disa mendime të ish presidentit Sali Berisha dhe të medjave të ndryshme botërore për ngjarjet e vitit 1997. Dëshiroj që lexues të kësaj rubrike të shprehin mendime të paanshme në mënyrë që të kuptojmë ç’po bëhët në këtë Shqipëri të vogël në prag të heqjes së vizave për të qarkulluar lirshëm nëpër Evropë.

    Viti 1997 shënoi majën e krizave në Shqipëri. Me 8 mars 1997, presidenti Berisha në një intervistë i kërkoi popullit shqiptar të tregonte maturi përndryshe harta e vjetër shovinise dhe nacionaliste e Epirit të Veriut ishte pothuajse gati për t’u zbatuar dhe me 20 mars 1997 presidenti Berisha shpjegoi përpara deputetëve ngjarjet e rëndësishme gjatë kohës së tij si president, “Incidenti i organizuar nga Nikolas Gage dhe lobit grek gjatë vizitës time në SHBA në shtator të 1995, dhe Berisha vazhdon me komentin; si dhe ndikimi i lobit grek në politikën amerikane ka qenë armiku im më i rrezikshëm” (Krasniqi, 1997: p 189, 221).

    “Ngjarjet e vitit 1997 ishin një rebelim i komunistëve dhe i instalimit të platformës së dhunës dhe terrorit më të eger në Evropë”, - tha Berisha në përkujtimin e 15-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

    Gjatë vitit 1997, Shqipëria pati rënë në një anarki të plotë. Me 8 mars 1997 “Zevendes Sekretari i Jashtëm grek, Yiannos Karanidiotis, përfundoi një vizitë dyditore në jug të Shqipërisë, ku ai u takua me përfaqësues të minoritetit grek, autoritete lokale dhe përfaqësues të Komiteteve Qytetare ose Komiteteve të Shpëtimit në Gjirokaster” (Hellenic Republic, Ambasada Greke, 20 Mars 1997). Së pari, takimi me Komitetet e Qytetarëve ose të ashtuquajturit “Komitete të Shpëtimit” konsideroheshin si grupe jo ligjore, të cilat nuk bënë asgjë përveç se dogjen dhe shkatërruan çdo gjë të rëndësishme në qytetet jugore shqiptare. Një takim me grupe të tilla do të thoshte dhe tregonte që një bashkëpunim i këtyre grupeve me shtetin grek ishte një knspiracion që Greqia kishte për të shkatërruar dhe coptuar Shqipërinë.

    Në fund të marsit 1997, ish Drejtori i SHIK-ut (Shërbimi Informativ Shqiptar), Bashkim Gazidede, në një fjalim në Parlamentin shqiptar, bëri akuza direkte për të gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Ai i adresoi akuzat e tij si më poshtë, “Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Kiço Mustaqi, i cili po u shërbente Sherbimeve Sekrete Greke, duke u dhënë informacione të rëndësishme rreth ushtrisë dhe lokalizimin e pikave të rëndësishme ushtarake shqiptare (Krasniqi, 1997: 224-227).
    Nuk mund te kete kthim pas ne 97 ne menyre kategorike sa do keq te rrjedhin ngjarjet ! Shoqeria shqipetare eshte sot aq e maturuar sa ti shmanget interesave pariake per kredo politike!

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    [QUOTE=SystemA;2508943]
    Citim Postuar më parë nga angert Lexo Postimin
    Une s'kam dhimbje per ate ose ata qe na lane...............
    Por terbohem kur prinderit e mi ju doli lesht e tajares duke punuar me tre turne,ne Shqiperi atehere.Dhe vjen ti,qe se ke idene dhe me bene moral....patriolesh.
    Ma kurse............por ti s'merr vesh.
    Ik tashti,mos na grric shume.
    --------------------------



    per qfar e ke fjalen ti zoteri per qfar grricjesh e turnesh te punes flet ti

    kan punuar njerzit edhe me zi kan thyer gur e jan bë copa neper miniera kan humbur pa gjurmë njerzt per qfar me thua ti mua grricje q jan ato shprehje q e flet e qka nuk kutpoj un per qka e ke fjalen

    a ka mundesi te jesh me i kjartë se un nuk kuptoj per qfar kuptimesh flet ti ktu

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Shkaterimi i ushtrise shqiptare nga komunistet e mirefillte.

    Nga Dritan Zeneli

    Kur revoltat ishin të mbërthyera në kërkesën për fajdet strategjia komuniste e përmbysjes së pushtetit me dhunë, futi në lojë serinë e dytë të skenarit, i cili ishte përzier me elementë të rëndësishme të shitjes kombëtare. Që të bëhej përngjitja midis revoltës ekonomike, dhunës proletare dhe shitjes së interesave kombëtare tek segmentet shoviniste greke duhej një faktor i ri.

    Ky faktor i ri ishte hapja e depove të armatimit dhe sado që bëhet një lojë politike për këtë hapje duhen nënvizuar dy gjëra.

    E para se njerëzit e dhunës komuniste ishin të armatosur edhe para hapjes së depove dhe se depot ata i hapën për njerëzit e revoltuar ekonomikisht me preteksin se paratë nuk merren pa dhunë se paratë që i mori Sala duheshin marrë me armë. Turbullira në kokën e njerëzve nuk mund ta kontrollonte skenarin, i cili zanafillën e kishte që në vitin 1991 dhe për këtë disponohen dokumenta, por sot po marrim në analizë dhe po bëjmë me dije rastin konkret të Llakatundit ku depot i hapën ish-oficerët e liruar si Baxhul Bajrami e Muço Besho nga Kanina, ish shef i MCR-së apo Baftjar Hoxhaj, shef armatimi. Këta banonin në Vlorë, këta e kanë ngritur dhe organizuar. Prandaj, turmën e njerëzve që shkonte drejt Vlorës e kthyen në Qafë të Risilisë. Komunistët e fëmijët e tyre të parët morën kthesën tek Bushajt dhe pastaj nën udhëheqje të emrave të përmendur e drejtuan turmën në repartin e Bunavisë. U kërcënua shefi i shtabit dhe ju tha: Mos qëllo se do të vrasim . Turma erdhi nga Vlora.

    Edhe në Pashaliman u ndoq e njëjta skemë. Dihet mirë se si i thanë edhe Dilaver Bajramit se po na ndalove do të vrasim fëmijët, gruan.
    Është kaq absurde dhe qesharake kur dëgjon shprehjen e komunistëve enveristë se depot i hapi Saliu , saqë mjafton një pyetje dhe rrëzon gjithçka.

    Se dyti, përse do t'u jepte Saliu armë, socialistëve, kundërshtarëve të vet?
    Pa sillni ndërmend portretet dhe veprimet e njerëzve si Muço Beshua që u hoq jo pak kohë si i PD-së apo ballist dhe pastaj u shndërrua në Lej Fen për të mirën e partisë e të shokut Enver.

    Le ta kujtojnë matanë Llakatundit dhe Pashalimanit Zoto Ahmetin ky hapës i depove të Peshkëpisë dhe depove tek varret e '20-ës.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Nga Benjamin Gjergji

    Nuk jam gazetar të rëndis bukur fjalët, megjithatë po ju drejtohem me lutjet për ta bërë publike shqetësimin tim që më gërryen përbrënda prej kaq kohësh.
    Jam një pjesmarrës në demonstratat e para të shkurtit të viti 1997. Atëherë edhe unë si shumë të tjerë bërtisnin nëpër rrugët e Vlorës Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Poshtë Berisha. Kam qënë në protesta dhe me 26 janar të vitit të kaluar. Sot ndjehem tepër i fyer nga ato që bëra ato ditë. Tani do të shprehem si për të lehtësuar shpirtin tim.

    Me datën 25 Janar 1997, në mesditë, më ka kapur Robert Brokaj në Skelë duke më thënë që: Nesër do të bëhet e madhe në Sheshin e Flamurit. Në Lushnje dje i kanë djegur të tëra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesër do ta shohin këlyshët e Saliut se çdo të bëjmë... Do t'u... nënën në vërë të tërëve. Hajdutët e ***** që na vodhën paratë...Pak a shumë edhe unë ashtu shava atë ditë me Bertin, e shumë ditë më pas deri sa kaluam edhe zgjedhjet. Berti më tha ato ditë që udhëheqja të ka caktuar ty përgjegjës për lagjen Partizani. Sot do të merresh me organizimin që nesër të dalim sa më shumë në Sheshin e Flamurit. Jevgjitët do të na bëjnë shumë punë, ka thënë Edi, po t'u premtohen paratë. Paratë do t'i jap unë t'ua shpërndash atyre që janë më kapot dhe ata do të ndihmojnë për nxjerrjen e njerëzve në shesh.
    -Po sikur të më kapë policia e Beratit, si do t'ia bëj i them?
    -Mos e çaj kokën fare për policinë-më tha-se i kemi marrë masat.
    Mulosmani për dy ditë do të hiqet nga Vlora. E ka marrë këtë punë në dorë Edi me ca te PD-së që janë tanët.
    -Hik tani më tha-se s'duhet t'i dish të tëra. Shko tani, paratë do t'i jap në orën 4 tek kinemaja.
    Pasi u ndamë shkova në lagje dhe fola me shokët e mi për detyrën që kisha marrë, dhe se për këtë do të na shpërblente Berti. Para një viti ai më pati bërë një nder me dy veta që i nisa për në ltali dhe s'më mori para. Në fakt edhe unë e kam ndihmuar disa herë me njerëzit deri sa i ndodhi ajo fatkeqësia në det me djalin e Fatmir Hanxharës në skaf.
    Filluam menjëherë duke u ndarë në drejtime të ndryshme. në orën 4.00 Berti më solli 2 milion lekë. I thashë që janë pak o Berti.
    -E, e, e se jevgjitët gënjehen edhe me një shishe vaj... Shiko këtu më thotë,-gjeni disa djem që të futen në Bashki.Duhet ta djegim se, përndryshe nuk kemi gjë për vijë. Mos kini frikë se jemi bërë gati shumë djem që ti vëmë zjarrin bashkë me Gëzim qenin.
    -Mos çani bythë-më tha-se kemi edhe armë me vete.

    Të nesërmen, ne filluam që në orën 9. 30 në Sheshin e Flamurit. Erdhi më vonë edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin. Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija. Ne bërtisnim së bashku një grup djemsh: Eja mblidhuni këtu, këtu dhe Duam paratë tona. Përballë meje ishte Liza Hoxha, dhe sa filloi të thërriste Qeveri hajdute dhe Poshtë qeveria ne e shoqëruam të gjithë me një. Edi me një artopolant në dorë po shante qeverinë Meksi dhe Berishën, që i vodhën paratë e popullit. Paratë u'a vodhi Gëzim Zilja-tha Edi-prandaj të gjithë të protestojmë para Bashkisë. Ata na vodhën votat, ata na vodhën edhe paratë, prandaj siç jemi t'i shporrim që andej hajdutët. Vlora është e jona...

    Arben Malaj fliste me një celular, dhe ne na jepte siguri kjo duke menduar se, nuk ishte pa përkrahje.
    Me thirrjen : Vlora është e jona, Poshtë qeveria, Duam paratë tona, shkuam tek sheshi para Bashkisë. Para ndërtesës ishin rreshtuar policë dhe Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës. Kur pamë se me policët ishte oficeri Hasan Hasani më zuri frika. Kur ai ishte shef rendi më pati futur një herë në birucë dhe ta mbaja mend. Ai nuk të falte për ligjin. Krenar Cekerri më pati thënë një herë në dhjetor (l996) që e ka marrë përsipër Qerim Vrioni për ta hequr nga Vlora Hasanin dhe Mulosmanin. Qerimi ishte shef i zjarrfikseve në komisariat, po i shkonte fjala shumë si i persekutuar në Partinë e Ballit.
    Ai nisej nga pozita që kishte si i persekutuar Qerimi, dhe nga miqësitë që ai mund të kishte me deputetë të PD-se. Megithatë unë kisha frikë. Thonë se Mulosmani nxirrte njerëz që filmonin. Thuhej që njerëzit më të besuar të tij i caktonte me kamera.
    E ku ta shkoja unë po të më kapnin kamerat?
    E haja burgun dhe s'kishte njeri që të më nxirrte që andej. Mulosmani kishte arrestuar të kunatin e tij e ku pyeste ai për njeri tjetër...
    Rreth gjysëm ore kemi bërtitur para Bashkisë me thirrjet që kishim ardhur nga Sheshi i Flamurit. Disa nga djemtë tanë i çuam të marrim gurë në parkimin aty pranë dhe filluam të qëllonim policinë me gurë. Pashë në krye të njerëzve nga ana e pallatit Eduard Alushin që e ngritën në supe një grup djemsh. Ai fliste me një autoparlant, por unë nuk dëgjoja se çfarë thoshte nga thirrjet e shumta të njerëzve. Dikush pak më tutje thërriste: E dëgjuat, futuni në Bashki më pas pati shumë që thërrisnin:-futuni, futuni. Ata ishin afër Edit dhe unë u binda që Berti për ata që më kishte thënë kishte mbështetjen e Edit. Filluam të shtyjmë njerëzit që kishim përpara për të çarë rreshtin e policëve që ishin me skafandra dhe shkopinj gome. Jepnin me kolpo duke bërtitur ooop-ooop, dhe në një moment i çamë dhe i futëm brenda. Me zor shpërthyem portën e hyrjes që e kishte mbyllur dikush, dhe kishte vënë prapa shumë tavolina.
    Kur hymë në koridor u ndodha afër një djali nga Kota, që e quajnë Halim Hoxha.
    E njoh se kemi patur disa llogari për hashashin.
    Çfarë të bëjmë-i them Halimit.
    -Çfarë të mendosh,-ma ktheu si me të bërtitura dhe me vrap ai u ngjit shkallëve në katin e dytë.
    Se çfarë bëmë më pas më vjen turp nga vetvetja sot. Thyenim karrige, tavolina, dikush hidhte kolltuqe dhe letra nga dritarja. Ishim aq shumë brënda sa nuk lëviznim dot nga njeri-tjetri. Të tërë bënim si të babzitur.
    Dikush më ra nga mbrapa me një shkop dhe më ndau frymën.
    Kur shikoj ishte një polic i kriminales që godiste pa pushim mbarë ç'gjente përpara.
    Më tutje shikoj Sokol Bizhgën, që goditi me grusht një djalë të lagjes tonë, që e quajnë Emiliano.
    Kishte dhe policë të tjerë që goditnin me shkop si në derra, po s'i kam fiksuar dot me emra. U shmanga si munda pa marrë goditje tjetër dhe zbrita në shkallë. Nga një zyrë dilte shumë tym. Me sa duket i kishin vënë zjarrin, mendova të kthehem edhe një herë tjetër, por pata frikë se njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke ikur nga shkopinjt e policisë. Një djalë ishte gjakosur në fytyrë dhe po e, zbrisnin nga shkallët dy veta. Një natë më parë atij i kisha dhënë 10 mijë lek, kur më tha se do të më shohësh nesër se kush jam unë...
    Më erdhi keq për të por edhe më hyri inati dhe u ktheva për ta ndihmuar ata që po ndesheshin me policët në korridorin e katit të dytë të bashkisë. Sa ngjita disa shkallë pashë Ilir Kuçin, që i kish te marrë përpara disa djem. I godiste sa me shqelma, sa edhe me një këmbë karrigeje që kishte në dorë.
    Kur pashë llirin vendosa të dal jashtë. Ai ishte shefi i Inspektorëve të kriminales. E pata provuar në kurriz se ç'qe ai, kur ishte komandant i fordit kur më kapën në Ujin e Ftohtë me dhjetë bidona me benzol. Benzolin ma patën sekuestruar dhe mua më patën futur 12 orë në birucat e policisë.
    Duke zbritur shkallëve me turmën e njerëzve, dikush më qëlloi me shqelm nga prapa. Pa kthyer kokën mirë më ra me grush në nofull.
    Ishte një oficer që e quanin Gjergji. Për të thuhej se ishte nga Tepelena dhe e kishte marrë që andej Mulosmani si të besuar. Dikush thoshte se Mulosmani, e kishte marrë nga Tepelena, se e kishte njeriun e tij, ndërsa të tjerët thoshin se e ka marrë për oficer të zotin e të pakompromentueshëm. Unë di që ne në Vlorë kemi patur frikë prej tij. Skafistët e dinë mirë se sa benzol kanë humbur e sa njerëz janë kapur prej tij dhe policëve të furgonit.
    Një herë në mesnatë thonë se ka kapur pilotin dhe shoqëruesin e skafit të Rahim Micit. Masi u kishte marrë radion kishte komunikuar me rojet e skafit në det e se kapi dot.
    Skafin e kishte bllokuar në pikën e policisë në Radhimë.
    Kur kam marrë vesh që këtë oficer e kishin djegur në Sarandë pata folur keq për të, ndërsa sot ndjej pendesën...
    Në një rast tjetër thonë se Tozo i pati premtuar 15 milion, që të bashkëpunonin me skafin e tij dhe për këtë shkak thonë, se i pati dhënë Tozos një mësim të mirë me shkop gome në Skelë.

    Si munda dola përjashta përmes njerëzve që shtypnin kush e kush të dalë më parë, e tu shpëtonte shkopinjëve të policisë. Në oborr një polic me zorrën e zjarrfikëses po shuante një zjarr që ishte ndezur në shesh.
    U largova që aty dhe ndenja afër ish hetuesisë. Krenar Cakërri me një grup djemsh pak më tutje filluan të thërrisnin Drejt Komisariatit, drejt Komisariatit.
    Shumë shpejt u mblodhën dhe të tjerë dhe filluam të lëvizim drejt Kapeles dhe dolëm në rrugën e re. Gjatë rrugës me ne u bashkuan shumë të tjerë që po iknin po për në shtëpi. Në kor bërtitnin Eja mblidhuni këtu, këtu, Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Qeveri hajdute.
    Kur dolëm në rrugën e gjyqit të vjetër e shkuam para Komisariatit gjetëm policë me skafandra e shkopinj gome, që kishin bllokuar rrugët ndërmjet pallateve që të çonin në Komisariat. Prapa murit rrethues të Komisariatit, afër zyrës së patentave dukeshin disa policë që mbanin helmeta në kokë. Mbi taracën e burgut nga dy roje që bënin shërbim zakonisht ishin 6 policë me armë e helmeta që kishin zënë pozicione në distancë nga njeri-tjetri. Oficerët që kishin bllokuar rrugën me policë, dëgjonin radiot e dorës dhe u flisnin diçka policëve. Një grup pak më tutje vendit ku isha unë filloi të bërtiste: Lironi të burgosurit, lironi të burgosurit, Do të nxjerrim të burgosurit. Me këto thirrje u bashkuan pjesa më e madhe e njerëzve që ishin aty. Mund të ishin 2-3 mijë veta në rrugë, nga lokali i Kamberit deri tek Ura. Pjesa më aktive ishin para lokalit të Shezos. Nga kurioziteti se ç'farë thuhej në radio ju afrova një oficeri të kufirit, emrin e të cilit s'dua ta them meqë e kemi në radhë miqësie.
    -Çfarë thuhet i thashë, dhe i zgjata dorën për t'i marrë radion.
    -Largohu që këtu se do të hash ndonjë ***** plumbi-më tha ma vuri në vesh radion pa e lëshuar nga dora e tij. Dikush po fliste me zë të lartë dhe munda të kap këto shprehje: ...ua bëni të qartë njerëzve që Komisariati mbrohet me armë. Vlonjatët e dinë mirë se këtu ruhen kriminelë të rrezikshëm, që kanë bërë vrasje dhe grabitje. Kush të guxojë të futet në komisariat do të qëllohet me armë...
    Ky që fliste mësova që ishte Mulosmani, kur tha që jam 04 dhe urdhëroi 40-tën, që të dilte dhe të instruktonte rojet për përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e burgut e të komisariatit...
    Kaq munda të dëgjoj, se ma hoqi radion miku im. E more vesh tani. Në atë kohë turma filloi të bërtiste poshtë Mulosmani, poshtë Mulosmani ; Të burgosurit janë me ne, Policia është me ne. Lëviza që aty për të qënë pak më larg, filluan të largohen njerëzit. Kish shumë që iknin, shanin e bërtisnin hikni se do të na vrasë ai maloku i qenit. Për ndonjë çerek ore aty sikur nuk kishte patur njeri. Mbetën vetëm policët dhe oficerët me radio që i mbanin në vesh.
    Dikush prej tyre ndonjë herë fliste. Më shpesh fliste Sokol Bizhga që ishte i krimëve, dhe një oficer që e quanin Kristaq, një jevg i shkurtër që kish detyrën e shefit të policisë. Atë ditë në darkë më vjen miku im, që kisha oficer me kufirin dhe më thotë i shqetësuar, që të largohesha nga Vlora, se do të më arrestonte policia. Atë pasdite Mulosmani paska mbledhur oficerët e krimëve dhe disa të plotfuqishëm në laboratorin e kriminalistikës, dhe kanë parë dy kaseta të filmuara tek Sheshi i Flamurit, para Bashkisë dhe para komisariatit. Aty ishin përgatitur listat me emrat që do të arrestoheshin. Më pas Mulosmani, kish thirrur në zyrën e tij Sokol Bizhgen, shefin e policisë Limoz Fallani, Ilir Nuren, Oficerin e Fordit që e quanin Gjergji, një oficer që quhet Enver dhe një tjetër që ishte marrë me objektet me emrin Andrea. Se ç'planë ishin bërë në zyrë ky nuk i dinte por tha që Ai është egërsuar fare nga djegia e Bashkisë dhe ka lëshuar urdhër për forcimin e rojeve në të gjitha institucionet dhe mbrojtjen e tyre me zjarr.
    -Ruani kokat, të keqen nëna, se ai ndoshta është çmendur-i thotë mamaja.
    Çdo tê bëjmë. E ku pyet njeri ai. Mbrëmë i shkuan në zyrë të gjithë deputetët e PD-s. Oficeri i rojës, kish dëgjuar në oborr, kur ky kish ngritur zërin: Unë jam shef komisariati dhe përgjigjen për luftën kundër krimit dhe sigurimin e objekteve. Ju punoni me njerëz që të zbatojnë rregullat e demostratës dhe të mos sulmojnë institucionet.-Unë s'jam vlonjat, por institucionet e Vlorës do t'i mbroj qoftë dhe me armë.... Aty është debatuar shumë dhe vonë kanë ikur deputetët me prefektin e disa të tjerë. Atë natë shkova dhe i strehova në shtëpinë e tezes, ku ndenja disa ditë. U tmerrova. Përditë dëgjoja për arrestime. U arrestuan dhe Eduart Alushi e Medin Xhelili. Pas 4-5 orësh djali i tezes më thotë se është bërë keq fare.... Thuhej që atë ditë e kish nxjerrë nga zyra Adhurimin, kur ky i kish kërkuar lirimin e një djali të lagjes tonë që quhet Edison.
    Më pas ngjarjet e rrokullisën përmbarë siç e mendoja atëherë, ndërsa tani më vjen turp nga vetja. Më vjen turp që jam vlonjat për të gjítha ato që ndodhën në Vlorë.

    Unë kam qënë shumë aktiv jo vetëm vitin e kaluar, por që në pranverën e vitit 1996, që PS të vinte né pushtet. Unë kisha fituar shumë, kish fituar edhe Myzaferi nga ne që na linte të lirë (Myzafer Zaloshnja, shef policie i komisariatit në vitet 1994-1995). Po ato para që bëra nuk më hynin në sy kur më thonin se po të fitojë PS, mua do të më çonin në doganë. Tani unë jam rrugëve si mos më keq. Dy kushërinj m'u vranë në fund të muajit mars. Ato ditë në Vlorë thuhej se po vrasin bandat e Saliut. Unë e dija se kush ishin vrasësit. Ata ishin kapot që rrinin me Eqerem Osmanin, si mbrojtës të qytetit. Njëri prej tyre, sot është në polici dhe për këtë shkak, pa kaluar shumë kohë do të shlyej detyrimet që ka për atë që ka bërë.

    Më vjen turp që jam vlonjat, se shkatërruam gjithçka për të çuar në parlament qorrin me syze të lagjes tonë, vjedhësin e veprave të kulturës së vjetër Vladimir Fejzon, revizorin e firmës Cenaj, ku humba 80 mijë dollarë, lajkatarin e Llakatundit Arben Malajn, Liza Hoxhën mashtruesen, që miliona lekë ju ka marrë njerëzve në Vlorë, gjoja për tregëti, dhe nuk jua ktheu prej disa vitesh. Ne shkatërruam jetën tonë, për mandatin e Skënder Gjinushit, që vinte në Çole dhe hanin e pinin me Zanin e Arben Latifin, tërë natën. Për turpin tim, unë ato ditë bëja roje në Çole. Roje të Zanit kanë qënë dhe burra më të mirë se unë, që sot i kemi në krye të shtetit. Me ne ishte atëherë Vladimir Fejzo, deputeti i ynë i nderuar.
    Ladit besoj se kujtonte një çast kur ne ishim me Zanin e Arbenin në Skelë afër Bolonjës, dhe një grup gazetarësh italian donin të filmonin njerëzit e Zanit me kallash në dorë. Arbeni nuk pranoi të filmohej, ndërsa Ladi Fejzo, qe i pari i gatshëm për t'u filmuar. Pas tij u afruan dhe të tjerë nga ata që ishin me ne. Ladi në atë kohë ishte një ushtar i mirë i Zanit, ndërsa sot i ka ardhur radha të bëjë ligje në parlament.

    Më mirë të isha unë sot në parlament se të paktën ndjej pendesën, për ato që kemi bërë, ndërsa këto shëmtira që janë sot, atëherë na rrinin si pula, kur ne nuk i kishim punët në rregull me Gaxhain. Po të mos ishim ne nuk do të kishte Vlora sot, këta deputetë e ndoshta do t'u kishte ardhur disa të tjerëve për të vjedhur Vlorën, por këtyre jo, këto ditë unë sillem rrugëve dhe mallkoj veten time, që u shërbeva si i verbër këtyre që sot janë të pangopur me mbushjen e xhepave të tyre.

    Doganën e ka bllokuar Liza Hoxha, Arben Malaj e Eduart Alushi me njerëzit e tyre.
    Sabit Brokaj ka privatizuar policinë. Ai solli Gjon Abazin, jo për të vendosur rendin por për të siguruar mallrat kontrabandë, që vijnë me anije si dhe transportimin e hashashit nga lumi i Vlorës në bregdet dhe hedhjen me motoskaf në Itali. Këta janë morrat e Vlorës, që po e shtupin Vlorën me një varfëri ekstreme, për mbushjen e valixheve të tyre me para të pista. Vlora sot është katrahurë. Policia as që ndjehet fare. Ata që janë tani në polici, e kanë mendjen të vjedhin për vete. Po në vitin 1996 u mbush Vlora me pashaporta me çmime zyrtare. Atëherë thuhej që zyra e pashaportave kontrollohej me kamera nga Mulosmani. Pati bërë bujë, atëherë kur nga kamera Mulosmani pati zbuluar mbesën e Elham Sharrës, që merrte para mbi çmimin e shtetit dhe për këtë e pati pushuar nga puna. Këto histori tani në Vlorë kujtojnë si një ëndërr e largët, dhe pak shpresa kemi, që ndonjë herë të rikthehet ai rregull që kishim. Tani Gjon Abazi, ka çuar çmimin e një pashaporte nga 15 mijë në 800 mijë! Gjithë kjo para e madhe kalohet në tre duar. Gjoni me pashaportat ka vënë polic Lamçen që e ka nga fshati(Tërbaçi) dhe Asqeri Alijan, mikun e tij nga Bolena. Para një viti këta nuk ndjeheshin të gjallë, ndërsa sot të shtypin me këmbë! Po nuk tunde 800 mijë, nuk e merr dot pashaportën. Kjo ndodh edhe kur e takon vetë drejtor Gjonin.
    Gjoni vuri para të madhe, këto muaj në Vlorë. Thonë që pati humbur 25 milion në firmën Gjallica. Tani ato i ka harruar sepse shumë herë ka marrë me një dorë shumë më tepër se kjo vlerë nga transportimi e cigareve kontrabandë. Ky qe shkaku që ai rrahu me grushta nën/drejrorin Mejtim Meçe, shefin e kuadrit Vladimir Zanaj dhe shefin e inspektoriatit rrugor. Kur ata i hynë në pjesë, ky nuk j'ua kurseu dhe pas i nxorri në lirim. Në fakt nuk i liroi Gjoni. Por Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, me të cilin i ndajnë paratë. Sabiti nuk e solli drejtor policie në Vlorë Gjonin, vetëm pse është miku i Hysni Kapos. Ai e solli sipas garancisë që i dha Lili (Ilirjan Brokaj) se me Gjonin do të dilnin mirë. Lili, Pëllumbi, Berti dhe Aljosha, që shanin e mallkonin Mulosmanin, që u kishte sekuestruar 20 skafe e gomone, tani hanë e pijnë në lokale të shtrejta me Gjonin. Nuk jam i sigurtë nëse i japin gjë Gjonit, dhe fitimet e skafëve apo majmen me shpërblimin e mbajtjës në atë detyrë.
    Në Vlorë të gjithë e dinë që kjo është koha e tyre, jo thjesht për t'u pasuruar, se ata të pasur u bënë me vitet që shkuan, por për të siguruar me para edhe ata që s'kanë lindur akoma. Kur sjell ndërmend situatën e një viti më parë, sot duhet t'i luteshim zotit, që të na rrojë PS-ja, antarë i së cilës kam qenë, dhe veçanarisht Frrok Çupi, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Vlajdimir Fejzo, Bashkim Fino, soj e sorollopi i tyre që ishin me ne gjashtë muaj të tërë, me thirrjet kundër Berishës. Sot të gjithë këta dhe Fatos Nano, që na mashtroi se do të na jepnin paratë e firmave, kanë harruar ato, që i thanë popullit të Vlorës në Sheshin e Flamurit: Tani ne shajmë Berishën, ndërsa ata po mbushin valixhet!

    Njëherë kur më kishin futur në dhomat izolimit të policisë kisha dëgjuar në korridor një oficer me mustaqe, që u thoshte shokëve të tij: Ju vlonjatët gjithmonë keni nxjerrë ushtarë të mirë, ndërsa ne tepelenasit oficerë të mirë.

    Kjo shprehje e atij oficeri, më ka mbetur në mendje. E kam kujtuar me qindra e mijëra herë, kur bëja shërbim në Çole, për të ruajtur Zanin e ata që sot i kemi dëputet e ministra. E kam kujtuar me dhjetra herë kur këta shijonin trupin e vajzave, që i sillnin forcërisht aty. E kujtoj dhe sot kur sillem rrugëve, ndërsa këta janë bërë të mëdhenj e lëvizin me makina luksoze, e ruhen me roje. Vlora sot zjen. Përplasen varfëria e jonë me luksin e pasurinë e këtyre motërq... (shkurtim i redaksisë).
    Këta qenër nuk goxojnë të vijnë me ne në Vlorë, po edhe ne duam dru që i besuam. Para një viti kërciste peshku e karkaleci në të gjitha lokalet e Vlorës deri në Llogara. Askush nuk llogariste shpenzimin, ndërsa sot djathin e blejmë me gram! Para dy ditësh pritëm që të vinte për të festuar, Presidenti e qeveria. Unë nuk dola për festë se tani nuk kam me se të ushqehem në shtëpi po si kureshtar. Mungonin gjeneralët tani! Ata që folën nuk kursyen furçat për popullin e Vlorës që bënë histori.

    Ne vërtetë bëmë histori: U ngritëm si lugetër dhe bëmë katrahure gjithçka që të hipnin në poste morrat e Vlorës.
    gjirfabe, (alias Benjamin Gjergji ), sa shume me ke sqaruar me kete "KUJTESE" mbrapshtije te atij populli miredashes e patriot, vlonjat. Kaq kam dashur qe te pastroj ndergjegjen time per ngjarjet e '97-es. Nuk qenka e vertete qe shteti vodhi parate e firmave te mallkuara "PIRAMIDALE", por struktura te Partise Socialiste dhe ideologe te saj nxiten revolucionin komunist per te marre pushtetin, ata mos e gezofshin se lane nena pa djem, femije pa prinder, Shqiperi pa te ardhme. Mjer kush i beson ata trushkulur qe vazhdojne te nxitin percarje e mosbesim te ky popull vetem e vetem per pushtet mafiozesh, halabakesh e trushkulurish. Pendesa jote eshte nje mesazh popullor per gjithe ata qe, per para, shesin nene e baba e perfundojne si protoganistet e atij revolucioni makabre: ne burgje, ne emigracion e jetojne si gjarperi nen gur. Lotet e popullit te pafajshem do t'i ndjekin kudo qe te jene. Zoti, thone, vonon, por s'harron.

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •