-
“Tring Communications” distributor zyrtar i “Eutelsat/Skylogic” për Shqipërinë
“Tring Communications” distributor zyrtar i “Eutelsat/Skylogic” për Shqipërinë
Një marrëveshje e rëndësishme është prezantuar dje në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria “Klik Ekspo Group”. Renato Farina, Drejtor i Përgjithshëm i “Skylogic” prezantoi dje në një konferencë shtypi marrëveshjen e realizuar me “Tring Communications”. Tashmë, zyrtarisht “Tring Communications” prezantohet si distributor zyrtar i “Eutelsat/Skylogic” për Shqipërinë. Në prezantim ishte i pranishëm përfaqësuesi i “Tring Communications”, Arian Kraja. Kompania “Tring Communications” vjen me një risi në tregun shqiptar, duke lidhur njerëzit me njeri-tjetrin pavarësisht vendit ku ata ndodhen. Nuk ka rëndësi se ku jeni, nëse bëheni klient i “Tring Communication” do të përfitoni internet, televizion, telefoni dhe shumë shërbime të tjera me shpejtësi maksimale dhe sigurisht me kosto të leverdishme. Kjo arritje vjen pas një marrëveshjeje që “Tring” bëri me kompaninë ndërkombëtare “Eutelsat/Skylogic”. "Duam që të kemi sa më shumë partnerë. Ne zgjodhëm kompaninë ‘Tring’ pasi mendojmë se është kompania e duhur për të operuar në Shqipëri. Ajo është e shtrirë në të gjithë vendin dhe ky është edhe qëllimi ynë të lidhim këdo në çdo vend që ai të ndodhet”, - u shpreh Renato Farina, Drejtor i Përgjithshëm i “Skylogic”. “Tring Communications” është një kompani telekomunikacioni e cila operon në tregun shqiptar që nga viti 2007 dhe ofron shërbimin e internetit, telefonisë dhe televizionit digjital. Një tjetër element që e bën tërheqës “Tring Communication” është dhe shërbimi më i ri që ofrohet falë bashkëpunimit me “Sky Logic”, sjell shërbimin e komunikimit “broadband” për shërbim e internetit dhe televizionit për institucionet publike dhe korporatat shumë të mëdha, nëpërmjet produktit të tyre më të ri që është “Tooway” i cili është një produkt që targeton familjarët. Strategjia e “Eutelsat” është që të punojë me kompani dhe distributorë lokalë. “Një nga arsyet kryesore e realizimit të kësaj marrëveshje, - shprehet Renato Farina, Drejtor i Përgjithshëm i ‘Skylogic’,- është se me ‘Tring’ ne kemi një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft serioze. Gjithashtu investimet që ata kanë bërë deri tani në fushën e telekomunikacionit e rendisin këtë kompani në më seriozet në tregun shqiptar. Synimi i kësaj marrëdhënie është që të ofrojmë shërbimin e internetit, telefonisë dhe televizionit të gjithë shqiptarëve në çdo cep të Shqipërisë me kosto shumë të lirë”. Shërbimi i ofruar nga kompania e komunikimeve satelitore “Eutelsat”, mundëson shpejtësinë “broadband” deri në 3.6 Mbps në vendet më thella pa nevojën e linjave tokësore dhe me të njëjtin çmim si shërbimi “ADSL”. Ky shërbim i quajtur “Tooway™” përbëhet nga një antenë parabolike dhe një modem i cili lidhet me kompjuterin nëpërmjet kartës së rrjetit. Me një instalim shumë të thjeshtë me “Tooway™”, mund të arrijmë shpejtësinë në download 3.6Mpbs dhe 384 Kbps në upload. Me “Tooway™” kemi mundësinë të japim shërbimin telefonik nëpërmjet satelitit (Voice over satellite telephony services) dhe shërbimin e televizionit (Direct-to-Home television), duke përdorur antenën parabolike të “Tooway™”. “Tooway™” shpërndahet nëpërmjet një rrjeti distributorësh të certifikuar, kontaktet e të cilëve mund të gjenden në faqen “www.tooway.com”. Shërbimi “Tooway™” është i bazuar, në mbulimin me sinjal satelitor nga “Eutelsat”, kurse eksperienca e operimit komercial dhe në infrastrukturë nga filiali i “Eutelsat Skylogic” dhe teknologjia “SurfBeam” e zhvilluar nga “Via Sat”. Kjo teknologji e përdorur nga “Tooway™” vjen në Europë pas përfitimit të një eksperience të konsiderueshme në tregun e Amerikës së Veriut, ku “Via Sat” tashmë ofron pajisje dhe rrjet për më shumë se 400,000 shtëpi nëpërmjet aksesit satelitor plotësisht i pavarur nga rrjeti tokësor. Sot, “Tooway™” iu shërben klientëve nëpërmjet më shumë se 40 distributorëve në 24 vende duke përfshirë Irlandën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë, Zvicrën, Greqinë dhe vende të tjera në Evropë, që do të bashkëngjiten në muajt e ardhshëm. Në fakt, “Tooway™” është përzgjedhur në vende të tjera të Evropës si zgjidhje për shërbimin “broadband” në vendet më të thella. “Tooway™” siguron komponentët satelitor nën skemën (Ireland’s National Broadband Scheme), për të arritur shtëpitë rurale dhe bizneset dhe (Switzerland’s Universal Broadband Programme), për të pasur lidhje “broadband” më shpejtësi të lartë në të gjitha shtëpitë në rajonet malore.
E ardhmja me satelit është shumë më e shpejtë
Në vitin 2010, “Eutelsat” do të zgjerojë shërbimin “broadband” me shpejtësi deri në 10Mbps. Kjo shpejtësi revolucionare do të mundësohet nga hedhja e sateliteve “KA-SAT”, sateliti i dedikuar nga “Eutelsat” dhe i dizenjuar posaçërisht për shërbimin “broadband” në Evropë. Ky satelit kombinon kapacitetin e 40 satelitëve tradicional dhe do t’i mundësojë “Eutelsat” t’ju japë shërbim deri 2 milionë shtëpive evropiane me të njëjtën shpejtësi dhe kualitet si shërbimi tokësor “ADSL”. Me ardhjen e “Tooway™”, tani ekziston teknologjia për të pasur shërbimin “broadband” në rajonet më të thella.
Rreth “Eutelsat Communications”
“Eutelsat Communications” (Euronext Paris: ETL, ISIN code: FR0010221234, is the holding company of Eutelsat S.A.), me kapacitet e komercializuar të 27 satelitëve ka një mbulim me sinjal në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikë, Indi, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të Azisë dhe Amerikës. “Eutelsat” është një nga tre operatorët më të mëdhenj në të ardhura. Më 31 dhjetor 2008, satelitët e “Eutelsat” transmetonin 3200 kanale televizivë dhe 1100 stacione radio. Më shumë se 1100 kanale transmetohen nëpërmjet satelitit “HOT BIRD™” në 13 gradë lindje, i cili iu shërben 120 milionë shtëpive me sinjal satelitor dhe kabllor në Evropë, Lindjen e Mesme dhe pjesës veriore të Afrikës. Grupi i satelitëve, gjithashtu iu shërben një sërë shërbimeve fikse dhe mobile, ju shërben tregut të të gjithë televizioneve, rrjeteve të korporatave dhe tregut “broadband” për kompanitë që ofrojnë shërbim interneti dhe për transport në sektorin e fluturimeve. Me qendër në Paris, “Eutelsat” ka 591 punonjës ekspertë në fushën teknike, komerciale dhe operacionale që janë nga 28 shtete të botës.
Rreth “Skylogic”
“Skylogic” ofron shërbimet e komunikimeve “broadband” satelitore për aksesin në internet (nëpërmjet protokollit IP) dhe transmetime televizive për korporata dhe administratën publike. Kompania me qendër në Torino është filial i “Eutelsat”. “Sky Park”, teleporta e “Skylogic”, shtëpia e një prej platformave më të mëdha në botë për transmetimet “broadband” dy-rrugëshe (two-way). Rrjeti satelitor i “Skylogic” është i lidhur me fibër optike me operatorin me të madh të sektorit, duke garantuar konektivitet në Europë, Mesdhe, Lindjen e Mesme, në pjesën veriorë të Afrikës dhe Amerikës.
Rreth “Tring Communications”
“Tring Communications” është një kompani telekomunikacioni e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2007 dhe ofron shërbimin e internetit, telefonisë dhe televizionit digjital në Shqipëri. “Albanian Satellite Communications” është një kompani private e themeluar në vitin 2006, me shërbim në rajon. Me zyra qendrore në Tiranë, “ASC”-ja menaxhon komunikimin e sigurt të klientëve të saj me anë të një infrastrukture solide. “ASC”-ja është krenare të jetë pjesë e “Grupit Edil”, një ndër më të mëdhenjtë në vend. “ASC”-ja ofron zgjidhje integruese për telekomunikacionin për të gjithë tregjet. Në verën e vitit 2008, “ASC”-ja hodhi në treg markën e regjistruar, “Tring Communications”. Kjo markë është ofruesi kryesor për “Hi-Speed Internet”, shërbime të telefonisë dhe “Dixhital TV”, për klientët dhe bizneset në Shqipëri. “Tring Communications” vendos standardet për ofrimin e komunikimit zanor dhe të dhënave për komunitetin duke i fuqizuar me mjetet e nevojshme, për të arritur sfidat në një ambient gjithmonë në ndryshim. Me një sy në teknologjinë më të fundit dhe një grup të udhëhequr nga ekspertë, jemi të aftë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë dhe të plotësojmë pritjet e klientëve tanë. Anët e forta të saj bazohen në portofolin e integruar të shërbimeve dhe produkteve, duke krijuar lehtësim dhe komformitet për klientët e saj. “Tring” e diferencon veten duke i ofruar konsumatorëve mundësinë e shërbimeve të ndryshme komunikuese të tilla si internet, telefoni dhe televizion të gjitha në një faturë, duke kursyer kohën dhe paratë e konsumatorëve ndërkohë që u ofron atyre një shërbim të sigurt dhe kënaqësi. Portofoli dinamik i shërbimeve që “Tring Communications” ka, e bën këtë kompani të vetmen në treg që përmbush të gjitha nevojat e tregut duke u kthyer në një pikë referimi për të përmbushur të gjithë nevojat e komunikimit.
Albania
1 Dhjetor 2009
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt