Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shqipëri, shënohet viktima e parë e AH1N1

    Gripi i derrit eshte shume afer Shqiperise. Perfaqesuesi i zyres se OBSH-se ne Shqiperi shprehet se virusi H1 N1 eshte afruar shume ne Europe, ndaj edhe Shqiperia duhet ta konsideroje pothuajse te mberritur kete virus, kur OBSH e ka rritur ne 5 alertin e pandemise. (UPDATe)

    “Ne nuk mund te themi se kur mund te kete nje rast te pare ne Shqiperi, per nje dite apo per nje jave. Kete nuk mund ta parashikojme, por kemi pare qe nga dita ne dite jane shtuar shtetet e prekura nga ky virus dhe eshte e mundur qe edhe Shqiperia te preket”, u shpreh perfaqesuesi Anshu Banerjee.

    Specialiste te Institutit te Shendetit Publik kerkojne tashme qe mjeket te konsiderojne cdo rast me grip te zakonshem si gripin e derrit.

    Nje mbledhje e posacme eshte zhvilluar me te gjithe mjeket e shkollave, te poliklinikave dhe Drejtorive te Shendetit Public per t’i paraprire pandemise.

    Ministria e Shendetise ka hapur fondin e emergjences prej 10 milione lekesh, per t’u rritur ne rast ne nevoje, si dhe ka ngritur sherbimin sanitar 24 oresh ne te gjitha pikat kufitare.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Godo: Gripi, vetem nje rast i dyshuar


    Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka bere te ditur se ne Shqiperi eshte shfaqur vetem nje rast i dyshuar i prekjes se njerezve nga gripi i derrave.

    Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Godo ka deklaruar se behet fjale per nje shtetase amerikane, qe sapo ka mberritur ne Shqiperi iu eshte nenshtruar kontrolleve.

    “Sot patem dyshime per nje shtetase amerikane qe mberriti ne aeroportin e Rinasit, por pas kontrolleve rezultoi se ajo nuk ishte e prekur nga asnje faze e virusit”, ka pohuar Godo.

    Ministrja ka sqaruar se struktura te specializuara po kontrollojne pikat kufitare kryesore, nga te cilat pervec rastit te siperpermendur nuk ka rezultuar asnje person me simptomat e gripit.

    Sipas saj, Ministria e Shendetesise ka marre edhe masa te tjera, duke u koordinuar me Organizaten Boterore te Shendetesise, e cila ka shpallur nivelin 5 te alarmit nga virusi.

    “Virusi i derrave neve na gjeti te pergatitur. Ne kemi riaktivizuar komitetin e pandemise, i formuar ne periudhen e gripit te shpendeve, i cili ka nisur punen per te adaptuar strategjite e duhura. Gjithashtu, po perditesojme qendrimin tone me informatat qe vijne nga OBSH”, ka nenvizuar Godo.

    Ministrja ka shtuar me tej se per te shmangur hyrjen e virusit ne Shqiperi u jane percjelle direktiva te caktuara agjenteve te policise kufitare, te cilet po bashkepunojne me inspektoret sanitare.

    “I kemi kaluar direktiva policise kufitare ku shpjegohet se cfare duhet te behet, duke filluar nga pyetja “nga vjen” per cdo pasagjer. Nuk ka karantine per nje njeri qe vjen nga jashte, por jane pyetur personat qe vijne nga vendet ku ka pasur vatra infeksioni”, ka shtuar Godo.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka rendesi qe politkanet tane nuk i zen fare se jane vete derra, max do jen mbartes te ksaj H1N1

  4. #4
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Po shqiptari ka imunitet kunder cdo gjeje te keqe,kshu qe se gjen gje
    ... Nuk bie rrufeja ne h ***
    Really Dude... Get A Life!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309

    Një rast i dyshuar me H1N1 në Tiranë

    Një rast i dyshuar me H1N1 në Tiranë
    Virusi i rrezikshëm i gripit të derrit dyshohet se ka prekur dhe Shqipërinë. Autoritetet shëndetësore në Shqipëri shprehen se janë analizat ato që do thonë fjalën e fundit nëse kemi të bëjmë me një rast konkret të gripit të derrit ose jo.
    Tiranë-Një rast i dyshuar me gripin e derrit është evidentuar sot në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT) “Nënë Tereza”. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një rast i dyshuar me virusin A/H1N1 ishte paraqitur sot ne infektivin e QSUT. Personi i dyshuar që ndodhet i shtruar në raportin e infektivit është izoluar dhe po i nënshtrohet analizave dhe ndodhet larg kontaktit me të sëmurët e tjerë. Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se rasti mbetet ende nën statusin e të dyshuarit pasi janë analizat ato që do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për virusin e rrezikshëm A/H1N1.

    Mësohet se personi është i moshës rreth 50 vjeç, funksionar i larte tek Ministria e Jashtme por emri nuk behet i ditur ne respekt te privatësisë. Mësohet se ai sapo kishte mbërritur nga një udhëtim pune nga Siria. Personi kishte temperaturë, dhimbje koke, barku dhe të vjella, të njëjtat simptoma që ka edhe ky grip i rrezikshëm që po kërcënon botën.

    Dyshimi, flet kreu i Infektivit: Do presim rezultatin e analizave te pacientit

    Pas publikimit të lajmit se një rast i dyshuar me gripin e derrit është evidentuar në Shqipëri, ka reaguar menjëherë Reparti i Infektivit në QSUT. Drejtori i Repartit të Infektivit, Gazmend Bejtaj sqaroi se tani nuk mund të të flitet përveçse për dyshim, pasi do të jetë rezultati i analizave që do të vërtetojë nëse bëhet fjalë për një rast me A/H1N1. Bejtaj vuri në dukje se është në procedurë të punës të tyre të ekzaminojnë çdo rast me temperaturë të lartë, ashtu siç po veprohet edhe në rastin e dyshuar. Bejtaj tha se personi i dyshuar si i sëmurë me grip derrash tani i është nënshtruar analizave.

    Situata ne rajon

    Virusi i gripit H1N1 tashmë se është përhapur dhe në Ballkan. Rumania ka identifikuar dhe konfirmuar sot rastin e parë të personit të infektuar me virusin H1N1 ndërsa Greqia konfirmoi rastin e tretë, ndërsa 4 raste të tjera janë të dyshimta
    BOTA SOT
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mos, na paska ardh virusi edhe ktu!

    O burra te blejm maska e te mbyllemi ne shtepi tani.

    Po buke ku do marrim?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    shpresojm te jet vetem dyshim,na informo .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    zyrtari e ka emrin sajmir repishti,

    dhe kishte qene me lul shaben ne damask ne konferencen islamike.

    Ne vjene ishte diagnostiku me ket gripin.

    p.s kam frike se ka ka bo PS-ja me e fut Lul shaben ne karantine me rastin e fushates
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309



    Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një rast i dyshuar me virusin A/H1N1 ishte paraqitur sot ne infektivin e QSUT.

    Mjekët në spitalin infektiv në Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë bërë të ditur se 57 vjeçari, Sajmir Rrepishti, punonjës i Ministrisë së Jashtme dyshohet është personi i parë që është prekur nga virusi.

    Personi i dyshuar që ndodhet i shtruar në raportin e infektivit është izoluar dhe po i nënshtrohet analizave dhe ndodhet larg kontaktit me të sëmurët e tjerë.

    Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se rasti mbetet ende nën statusin e të dashuruarit pasi janë analizat ato që do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për virusin e rrezikshëm A/H1N1.

    Nuk bëhet i ditur ende emri i personit të dyshuar me gripin e derrit. Mësohet vetëm se ai është i moshës rreth 50 vjec dhe se sapo kishte mbërritur nga Siria.

    Rrepishti ishte pjesë e delegacionit të Shqipërisë që mori pjesë në Konferencën Islamike. Ai u ndje keq gjatë kthimit nga Siria.

    Sajmir Rrepishti u vizitua dhe në aeroportin e Vjenës dhe mjekët dyshuan për një virus mesdhetar, për këtë shkak e këshilluan të vizitohej sa më parë.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Tiranë: Dyshimi për H1N1, analizat e para negative
    Tiranë- Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se analizat paraprake të pacientit të dyshuar për gripin e derrit, i izoluar në Infektivin e QSUT-së, kanë dalë negative. Por, për të deklaruar prerë se pacienti nuk është prekur nga sëmundja e rrezikshme duhet të priten analizat përfundimtare, që mësohet se mund të dalin nesër. Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare të ISHP-së, të cilat pohojnë se analizat paraprake të dala nga laboratori i ISHP-së, treguan se pacienti, punonjës i Ministrisë së Jashtme nuk është prekur nga virusi A/H1N1, njohur si gripi i derrave. "Të dhënat klinike dhe epidemiologjike nuk flisnin për këtë virus. Këtë e konfirmon edhe rezultati paraprak laboratorik, që do të thotë se nuk përbën rrezik për popullatën"- thonë burimet. Ato kanë sqaruar se vendi nga vinte pacienti(Siria) nuk është në listën e vendeve të prekura nga virusi dhe më pas këtë e vulosën edhe analizat. Bartësi i dyshuar, është 57 vjeçari Sajmir Rrëbishti punonjës i Ministrisë së Jashtme, i sapo kthyer nga Damasku i Sirisë. Ditën e hënë ne kryeqytetin sirian u zhvillua Konferenca Islamike për Rezolutën e Kosovës
    BOTA SOT
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •