Ka nderruar jete ne moshen 82 vjecare aktori, i cili per gati gjysem shekulli u be figura me e shquar e ekranit. Me meskinitetin e tij, obsesionet dhe filozofine e perhershme dhe artin e perjetshem te te sajuarit, ai i dha Italise ndoshta me shume nga cfare i afroi ajo. Me Alberto Sordin nuk zhduket vetem nje aktor i madh, por dhe nje protagonist unik i ekranit, ne te cilin interpretoi me shume se 150 filma
Aktori i madh Alberto Sordi vdiq ne Rome ne moshen 82 vjecare. Popullori Albertone (keshtu thirrej me perkedheli) lindi ne 15 gusht 1920 ne kryeqytetin italian. Nje nder artistet me perfaqesues te Italise, debutimin e tij te pare e kishte si dopiues i Stenlios dhe Olios ne vitin 1937. Iku duke shtrenguar doren e se motres, Amelia e cila eshte kujdesur per te gjate semundjes. Me shume dhimbje, por gjithnje i vetedijshem Sordi u shua "qetesisht". Fale karrieres se tij te shkelqyer, Alberto Sordi kishte marre shume vleresime, mes te cilave titulli i "Ambasadorit te kultures italiane ne bote", vleresimi "Honorios causa ne shkencat e komunikimit". "Per vdekjen mendoj si gjithe te tjeret, por pa ankth. E di qe nje dite do te iki, por vazhdoj te jetoj me te njejtin entuziazem, qe kur isha i ri. Jeta eshte nje dhurate shume e madhe per te mos e shijuar. Pastaj si katolik besoj ne pavdeksine e shpirtit": keshtu reflektonte Alberto Sordi rreth marredhenies se tij me vdekjen ne fillim te vitit 1997. Prej pak ditesh kishte vdekur Marcelo Mastrojani, "por per mua - kishte thene - nuk ka vdekur, njerez te tille nuk ikin teresisht. Marcelo, Vitorio, Federiko...i ndiej gjithnje prane, kane lene deshmi te pashlyeshme te se kaluares se tyre". Te paret, qe kane mberritur per ti dhene lamtumiren kane qene pikerisht qytetaret e Romes. Me tu dhene lajmi, qytetaret e thjeshte jane mbledhur ne vilen e sheshit "Numa Pompilio", per ti bere homazhe aktorit te madh. Pothuajse te gjithe mbajne me vete tufa me lule, rigorozisht te verdha e te kuqe. Nderkohe qe perpara baneses se tij ne Rome, vazhdojne te mberrijne turma me njerez, miq, te aferm e gazetare, te cilet duan te pershendesin per here te fundit tragjikomikun e madh. Funerali do te behet te enjten ne Baziliken e San Xhovanit.
Biografia e nje gjigandi
Alberto Sordi ka lindur ne Rome ne vitin 1920, djali i nje drejtuesi orkestre. Qe nga viti 1936 Sordi ka provuar fusha te ndryshme te spektaklit: fantazist, figurant ne disa filma, imitues, djali i revistave, dopiues, kishte fituar dhe konkursin e MGM si dopiuesi i Oliver Hardy. Ne vitin 1942 fare rastesisht u be protagonisti i pjeses "Tre balonat", ne krah te Leonardo Korteze. Afirmohet perfundimisht ne boten e teatrit, pikerisht ne vitet e luftes, nderkohe mban marredhenie te ngurta me kinemane. Ne vitin 1947 fillon te punoje ne radio, ku per tre vjet rresht behet prezantuesi me i degjuar i saj. Keshtu nisi te marre forme struktura e atij, qe me vone do te behej nje marke e padiskutueshme: nje djalosh i qeshur, katastrofik, naiv ne thelb, por ne menyre te pavullnetshme i keq ne forme, e cila nga nje ane rekuperon tonet e nje gazetarie humoristike. Filmi i tij i pare si protagonist u drejtua nga Roberto Savarese me titullin "Mamma mia, cfare pershtypjesh", i cili u prit shume ftohte ne daljen e tij ne vitin 1951, si nga kritika ashtu dhe nga publiku. Ne te njejtin vit, Federiko Felini, i cili e njihte prej kohesh dhe e kishte nuhatur potencialin e tij te jashtezakonshem, e zgjodhi per filmin e tij "Sheiku i bardhe". Ne vitin 1953 dolen dhe dy filma te tjere, te destinuar per te ushtruar nje fluks te rendesishem ne karrieren e aktorit. Ne mesin e dhjetevjecarit, filmat e interpretuar nga Sordi ishin me te shikuarit ne kinema e televizion, keshtu kritika nisi te merrej me dimensionin tragjik dhe qesharak te maskes se tij. Nga viti 1954 e me tej, Rodolfo Sonego u be skenaristi i tij me i besuar: nje dyshe perfekte, e cila do te vazhdoje te funksionoje ne 100 filmat e tjere, te shenuara nga prezenca e Albertones, se bashku me Gazman, Tonjacin e Manfredin, ose sic i kane etiketuar Mostrat e komedise italiane.
Nje lloj, i cili njohu majen e tij ne mesin e viteve '60, kur prodhuan nje repertor me heronj te vegjel borgjeze me nje negativitet emblematik dhe nje force satirike. Sordi firmosi me profesionalzimin e tij, pothuajse te gjithe perfundimet me gratifikuese e groteske te atij sezoni: nga 'Lufta e madhe' (1959) tek 'Te gjithe ne shtepi' (1960), nga 'Polici i trafikut rrugor' (1960) tek 'Nje jete e veshtire' (1961), nga 'Mafiozi' (1962) tek 'Komplekse' (1965), nga 'I burgosuri ne pritje per gjykim' (1971) tek "Fshesa shkencore (1972). Ne vitin 1966 licensoi filmin e tij te pare si regjisor, "Tymi i shkeqyer i Londres", ne te cilen arriti te limonte energjine e personazhit, duke e bere ate me te adaptueshem. Ndersa ne filmat e tjere, qe ka drejtuar nuk mundi te rinovonte klishene e aktorit komik e te shkonte pertej nje humorizmi tashme te bere rutine. Nje problem, i cili eshte ripropozuar me shpesh ne vitet e fundit te karrieres se tij triumfuese ( e vene ne evidence dhe nga vlereimet e panumerta kombetare e nderkombetare). Nga "Monstrat e rinj" (1977) e me tej, ai ka qene padron i nje talenti te pakufi, por dalengadale humbi "dhuntite" baze, poshtersine dhe cinizmin, provincializmin dhe utopizmin, sharlatanizmim dhe patetizimin, per tu strehuar ne nje gjendje ekuivoke. Nje konsiderate e dhimbshme qe erreson vetem nje pjese te figures me kolosale te nje epoke te arte te kinemase italiane.
Filmografia e Sordit
1937 "Shiponi afrikan" i Karmine Gallone
1937 "I tmerrshmi Saladino" i Mario Bonard
1938 "Princesha Tarakanova" i Fedor Ozep
1940 "Nata e mashtrimeve" i Karlo Kampoxhaliani
1941 "Zemra ne furtune" i Karlo Kampoxhaliani
1942 "Zonjushat e portes ngjitur" i Xhanpaolo Rosmino
1942 "Casanova do te bente keshtu!" i Karlo Ludovico Bragaglia
1943 "Sant'Elena ishulli i vogel" i Renato Simoni
1944 "Tre vajza kerkojne burre" i Duilio Koleti
1945 "Kush e ka pare" i Gofredo Alesandrini
1947 "Krimi i Xhovani Episcopo" i Alberto Latuada
1948 "Cfare kohesh" i Xhorxho Bianki
1948 "Nen diellin e Romes" i Renato Castellani
1951 "Mama mia cfare pershtypjesh" i Roberto Savarese
1952 "Toto, mbreti i Romes" i Steno Moniceli
1952 "Sheiku i bardhe" i Federiko Fellini
1954 "Dy net me Kleopatren" i Mario Matoli
Numri i filmave te interpretuar nga aktori italian Alberto Sordi eshte 150. Keto jane vetem nje pjese e vogel e tyre.
--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri: 26/02/2003
Krijoni Kontakt