Paratë, sa të rëndësishme janë në një lidhje
Paraja është shkaku numër “1” për mosmarrëveshjet në një lidhje martesore. Studimet e fundit kanë treguar se motivet më të shpeshta për tu grindur në marrëdhënien në çift janë paratë. Që paratë sjellin lumturinë në çift është e vërtetë. Por po aq e vërtetë është që shpesh paratë janë baza e tensioneve dhe anktheve që bien mbi çiftin. Çështja e parave para se të martohemi apo bashkëjetojmë është një diskutim që duhet bërë ballë. Shumë çifte e evitojnë këtë debat deri në momentin që nuk ja dalin dot, me konseguenca divorc. Ka dhe shumë situata të tjera, ku një raport i gabuar me paratë influencon dhe prish një lidhje. Mjafton të mendosh se meshkujt kanë nevojë për pushtet dhe para për të kontrolluar jetën dhe të njëjtën gjë bëjnë dhe me gratë apo me të dashurat. Ka femra të cilat nuk mund të rrinë kurrë me një burrë, i cili nuk i siguron një nivel të lart jetese. Kjo lloj sjellje lind zakonisht nga pasiguria dhe nevoja për të blerë dhe të tregojë pasurinë për të siguruar një rol në shoqëri.
Pyetjet
Të gjithë martohen. Megjithëse disa thonë se është përvojë e mirë, shumica pohojnë të kundërtën. Por për mossukses në një lidhje të tillë permanente ka shumë arsye. Ne do të mundohemi, që përmes këtij artikulli ju ti evitoni disa gabime, për të pasur gjasat më të mëdha për një jetë të lumtur bashkëshortore. Këshilluesit e lidhjeve flasin për një listë të gjërave, që do t’ju tregojnë nëse jeni të gatshëm për të hyrë në një lidhje të përhershme. Ajo që është më me rëndësi është, që ju me partnerin tuaj të flisni hapur për këtë çështje. Brenda asaj bisede theksin duhet ta kenë disa tema. A keni ndonjë borxh? Nëse partneri juaj ka ndonjë borxh të vogël, si për shembull: ndonjë këst të papaguar në fakultet, kjo nuk është dhe aq problematike. Por nëse bëhet fjalë për ndonjë borxh më të madh, atëherë ai mund të ndikojë në jetën tuaj të përbashkët, duke u kufizuar të mos bleni shtëpi, veturë apo diçka tjetër. Me siguri nuk dëshironi të jetoni në të njëjtën dhomë me prindërit e partnerit. Atëherë çfarë do të bëni? Ku do të kishit dashur të jetoni? A ka ndonjë punë partneri juaj, që do të kërkoj nga ju, që të shpërnguleni? A pajtoheni ju me këtë? A ju lejon puna juaj, që edhe ju të shpërnguleni? A i keni edhe ju fantazitë tuaja të fshehta se ku dëshironi të jetoni? Për çfarë do të harxhoni më tepër? A dëshironi që më tepër të harxhoni në konsum të artikujve ushqimor? Në veshje? Sa para dëshironi të kurseni brenda një muaji? Kur jeni të martuar paratë e mia, bëhen paratë tona. Dhe kjo do të thotë se edhe shprehia e harxhimit të tyre duhet të ndryshohet. Ku e shikon veten pas 5 vitesh? Nëse e dashura juaj studjon ndonjë drejtim me të cilin ajo mendon, që të jetoj larg vendlindjes a do të ishit pajtuar ju me vendimin e saj. Ndoshta këto pyetje në shikim të parë duken shumë formale dhe jo shumë përfituese, por e vërteta është se të gjitha konfliktet në një lidhje bashkëshortore bëhen për shkak të këtyre faktorëve dhe pyetjeve të lartpërmendura.
Ndjenjat
Përpos parave, ana tjetër e medaljes që mban në zinxhir të hekurt një lidhje është edhe ajo seksuale. Gjithkush ka nevojë për siguri në jetën seksuale. Njerëzit shprehen se kanë nevojë për një siguri në jetën e tyre të përditshme, në punë, në çift, etj. Duke u rikthyer në vitet ’80-të, në anketat lidhur me dëshirën femërore vihet re se një femër ka dëshira seksuale, porse ajo duhet të ndihet e sigurt. Pra çiftet duhet të jenë të sigurt. Tashmë nuk mund të pyesim më se deri në çfarë mase kjo siguri mund të bëhet e bezdisshme. Ka një nuancë, ndryshim mes besimit aq sa duhet dhe të mos bërit të mërzitshem. Për qëndrueshmërinë të gjitha gratë ëndërrojnë një dashuri të madhe dhe të rrish gjithë jetën bashkë. Por jeta është e gjatë. Natyrisht që ato e kanë këtë dëshirë thellë brenda vetes, por ky detaj fshihet papritur kur ato shohin rreth tyre se jeta në çift nuk zgjat shumë për shumë arsye. Sot i jep fund lidhjes me dëshirë për gjërat që nuk të shkojnë më për shtat, duke përfshirë edhe anën seksuale. Ne kemi nevojë për tu përmirësuar. Te çiftet e tanishëm është shumë e vështirë të realizohet, kështu që shkojnë drejt ndarjes.
Ndarja
Sipas statistikave një në dy çifte ndahen. Ekspertët thonë se do të gaboheshim nëse do të mendonim se pasioni zgjat 50 vjet. Fjala “pasion” bllokon gjithçka. Në pjesën e parë të shekullit XX, zgjidhej një njeri që ishte punëtor dhe që vinte nga e njëjta shtresë sociale. Nëse ishin mirë me njëri-tjetrin, ishte se e zbulonin njëri-tjetrin në mënyrë progresive. Pasioni është buka e bardhë që duam ta hamë menjëherë! “Nëse nuk bëjmë asgjë, pasioni zgjat vetëm 18 muaj. Ose njerëzit nuk bëjnë asgjë me idenë se fajin e ka gjithmonë tjetri”, - shprehen seksologët. Prandaj për të dalë nga kjo gjendje, duhet thënë se në dashuri pasioni i jep një energji që në fillim dhe në vazhdim për çiftin. Njerëzit merren me punët familjare, me paratë, fëmijët, projektet profesionale. Asnjë nuk të flet për anën seksuale. Të thuash: “I bëra llogaritë, ajo nuk më dëshiron më”, apo “Ajo më la” është një ngushëllim i përgjithshëm. Dimensioni seksual përhapet gjatë fazave të jetës dhe sipas prioriteteve të momentit. Seksualiteti nuk është asnjëherë linear. Ideali i shkrirjes, i një energjie të vazhdueshme është një gënjeshtër. Kur thuhej se “në fillim ishte më mirë”, kjo nuk ka të bëjë me gjërat konkrete, materiale. Por kjo ka të bëjë me aftësinë për të ndarë emocionin.
Disa fakte mbi paratë
Me siguri mendoni se dini shumë për paratë. Dhe me siguri nëse mendoni ashtu mund të dini shumë, por ja që ekzistojnë disa tregues dhe të dhëna në lidhje me paratë, që shpresojmë se do ta ngjallin befasinë tuaj.
Më tepër fantazojmë për para, se sa për seks.
90 për qind e amerikanëve që mbajnë ndonjë kafshë në shtëpi u blejnë atyre dhuratë për Krishtlindje.
Paraja është shkaku numër 1 për mosmarrëveshjet në një lidhje martesore.
65 për qind e amerikanëve do të kishin jetuar të vetëm në një shkretëtirë për një vit për 1 milionë dollarë.
Ndërsa për 10 milionë dollarë shumica nga ne do të kishte bërë pothuajse gjithçka. Duke e inkuadruar këtu edhe braktisjen e familjes, shoqërisë apo edhe të fesë.
Një përqindje e madhe e njerëzve për këtë shumë do ta kishin ndryshuar racën ose gjininë.
Dhe 1 në 14 do të kishtë vrarë ndonjë njeri për 10 milionë dollarë. Është shumë interesante se sipas të dhënave, njerëzit ato gjëra, që i bëjnë për 3 miliona i bëjnë edhe për 10 miliona, por assesi edhe për 2 milionë.
92 për qind e njerëzve, së pari, do të kishin zgjedhur të jenë të pasur, përpara se të kishin zgjedhur ta gjejnë dashurinë e jetës.
Në jetën e amerikanëve ajo që më tepër u shkakton stres është pikërisht paraja.
Në qarkullim në Amerikë janë rreth 405 miliardë dollarë. Vetëm 32 milionë nga kjo shumë është fallso. Kjo do të thotë se në përqindje kjo shumë është 0,0079 për qind. Dhe më tepër janë bërë fallso banknotat prej 20 dollar.
1 në çdo 4 amerikan beson se mënyra më e mirë për tu bërë i pasur është duke luajtur llotari.
83 për qind e amerikanëve ende paguajnë me çek, në vend që të paguajnë me kredi karte.
Një dasmë mesatare amerikane kushton rreth 20 mijë dollarë.
Më tepër se një e treta e femrave amerikane besojnë se për një jetë të mirë bashkëshortore më me rëndësi është të kesh para se sa seks të mirë.
9 Maj 2009
albania
Krijoni Kontakt