Led Zeppelin nuk ėshtė njė emėrtim i vetė Zeppelinsave..
Njė kėngėtar qė asokohe po ecte pėrpara nė karrierėn muzikore dhe ndodhej nė vendet e para tė klasifikimit tė shitjeve, mori ftesė nga Jimmy Page pėr njė audicion, nėse mund tė nisnin bashkė pėr grupin qė Page dhe Grant kishin nė mendje.
Manaxheri i kėtij kėngėtarit (qė nuk mė kujtohet me thėnė tė drejtėn) merr nė telefon Page dhe Grant dhe u thotė tė mos guxonin mė kurrė tė shqetėsonin tė ardhmen e lavdishme tė klientit tė tij (i cili, disa muaj mė pas me siguri do i ketė rėnė kokės me grushta).. kur grupi u formua, Page mori nė telefon sėrish pėr t'i treguar manaxherit tė inatosur mė sipėr se mė sė fundi grupi ishte krijuar dhe do tė kishin sukses.
Sukses?! Ju do jeni si njė balonė plumbi - u tall manaxheri i kėngėtarit.
Kjo shpoti, ėshtė frymėzimi pėr emėrtimin Led Zeppelin (a ka gjė mė absurde se njė ballonė ajri qė bėhet me plumb?)
Menjėherė sapo u lėshua albumi i parė, grupi i ri "fillestar" zuri vendin e parė nė klasifikim nė Britani dhe Amerikė (superfuqitė muzikore). Ky ėshtė njė nga rekordet e Led Zeppelin qė mesa di unė nuk e ka asnjė grup tjetėr, ēdo album nė vend tė parė nė klasifikim.
Pėr ēudi, albumin Led Zeppelin IV - grupi e nxori nė shitje pa asnjė emėrtim nė kopertinė, as tituj kėngėsh, nė njė sasi prej 20 000 kopjesh thjesht pėr tė parė reagimin e publikut se a ishte reagimi i emrit apo me tė vėrtetė publiku dėgjonte me ėndje muzikėn e tyre.
Brenda 2 ditėve zunė menjėherė vendin e parė nė klasifikim dhe Atlantic Records i duhej tė shtypte urgjentisht qindra mijėra kopje pėr tė pėrballuar kėrkesat imediate.
Kam pllakat origjinale (pllaka gramafoni) tė turit tė parė botėror tė Zeppelinsave (Angli, Danimarkė dhe Shtetet e Bashkuara - dhuratė nga njė person i pavėmendshėm qė u bė pishman mė vonė) dhe aty ėshtė "Travelling Riverside Blues" (kover- jo krijim i vetė Led Zeppelin), kėnga e parė e modeluar nga Page nė shtėpinė e tij tė re, dikur e Alaister Crowley.
(vazhdohet herė tjetėr)
Krijoni Kontakt