Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    KE i zhgënjyer me marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA

    KE i zhgënjyer me marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA




    KE thotë se Shqipëria duhet ta rishikojë marrëveshjen e saj me SHBA-të


    Komisioni Evropian tha se ishte i zhgënjyer me vendimin e Shqipërisë për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara që u njeh imunitet shtetasve amerikanë nga ndjekja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

    Por, pas bisedimeve në Bruksel ndërmjet ministrit të jashtëm, Ilir Meta, dhe komisionerit evropian për çështjet e jashtme, Chris Patten, një zëdhënëse e komisionit evropian tha se kjo nuk do të ndikonte në vazhdimin e negociatave me Shqipërinë.

    Një korrespondente e BBC-së në Bruksel thotë se Tirana duhet ta rishikojë këtë marrëveshje në mënyrë që kërkesa e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian të merret seriozisht nga Bruskeli.

    Javën e kaluar Shqipëria u bë vendi i 32-të që nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara për mosndjekjen e shtetasve amerikanë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

    Mosmarrëveshjet për këtë gjykatë i acaruan mardhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Amerikës verën e kaluar.

    Rumania ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje të tillë.

    Vendet që shpresojnë të anëtarësohen në NATO dhe në BE, në disa raste po e gjejnë veten mes dy zjarresh.

    Nga njëra anë, Amerika u kërkon imunitet për shtetasit e saj nga ndjekja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndërsa në anën tjetër Bashkimi Evropian e mbështet fuqimisht këtë institucion.

    Pasi komisioni evropian shprehu pakënaqësi, parlamenti i Rumanisë vendosi ta shtyjë pa afat ratifikimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

    Bullgaria abstenoi nga nënshkrimi i një marrëveshje të ngjashme. Tashmë që senati amerikan ka votuar unanimisht për ratifikimin e zgjerimit të NATO-s, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë në këtë proces, të dyja këto vende pritet të ndjekin një linjë më pro-evropiane për t'i shtuar shanset a anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

    Shqipëria, nga ana e saj, e nënshkroi marrëveshjen, duke i përjashtuar të gjithë shtetasit amerikanë nga procedurat e ekstradimit për në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pavarësisht nga direktivat e Bashkimit Evropian shtatorin e kaluar se imunitet duhet të gëzonin vetëm zyrtarët amerikanë që ndodheshin në vende të tjera për shërbime shtetërore.

    Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, duke folur në anglisht, tha:
    "Ne nuk e konsideruam nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë si zgjedhje mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo u realizua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara, të cilat na e kërkuan një gjë të tillë dhe ne vendosëm ta hidhnim këtë hap duke e ditur rëndësinë që ka prania dhe angazhimi amerikan në Shqipëri dhe në rajon për stabilitetin", tha zoti Meta.

    Zyrtarët evropianë thonë se e kuptojnë që vende të vogla si Shqipëria u vunë në një pozitë të vështirë si rezultat i presionit amerikan.

    Por ata shpresin shqetësim se mos vende të tjera të rajonit, veçanërisht Bosnja, hedhin një hap të ngjashëm. Kjo do të minonte përpjekjet për ekstradimin e personave të akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës. Zëdhënësja Emma Udwin thotë

    "Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Shqipërisë. Ne presim nga vendet që janë për lidhje më të ngushta me Evropën që të respektojnë politikat tona të përbashkëta kur ato ekzistojnë. Në këtë rast, pozicioni i Bashkimit Evropian është shumë i qartë, si përsa i përket Gjykatës Penale Ndërkombëtare ashtu edhe për direktivat që vendet e veçanta duhet të ndjekin nëse vendosin të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo nuk do të na pengojë që të vazhdojmë punën e rëndësishme që kemi nisur me negociatat për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Shqipërinë. Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet ditët e ardhshme. Por, hedhja e hapave drejt integrimit evropian është gjithmonë çështje e vullnetit politik, prandaj, zgjedhja që ka bërë Shqipëria në këtë rast na ka mërzitur pak", tha Emma Udwin.

    A do ta ndihmonte Shqipërinë mos-ratifikimi i kësaj marrëveshjeje apo modifikimi i saj në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian. Sërish zëdhënësja e Komisionit Evropian, Emma Udwin.

    "Shqipëria është një vend sovran dhe duhet t'i marrë vetë vendimet. Është e qartë se tash për tash ekziston një marrëveshje që nuk është ratifikuar. Pra për Shqipërinë është e hapur mundësia që të mos e ratifikojë - gjë që po e bën Rumania. Kjo do të thotë se marrëveshja nuk hyn dot në fuqi. Sigurisht, ne e mbështesim fuqimisht Gjykatën Penale Ndërkombëtare, dhe do të donim që kjo marrëveshje të mos hyjë në fuqi, në fakt do të kishim dashur të mos ishte nënshkruar, në radhë të parë. Por perspektiva është se ne shpresojmë që një ditë ta mirëpresim Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse duhet shumë punë, shumë reforma dhe më shumë zgjedhje për Evropën, derisa të arrijmë në atë pikë", thotë zëdhënësja e komisionit evropian Emma Udwin.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Shqiperia e ka fituar pavaresine ne 1912. Kjo pavaresi i jep te drejten te nenshkruaj marrveshje per interesat e saj jetik.
    Nqs KE do qe te respektojme direktivat e saj, le te na jape nje date reale per hyrjen ne te dhe jo 2020-n si limit minimal!!! Prit gomar te mbij bar i thone kesaj pune!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet në Bllog
    22
    RoniSotiri, e ke humbur thelbin e 'Europes se Bashkuar'. Ajo BE qe do te ndertoje Franca dhe Gjermania nuk u njeh te drejten e politikes se jashtme vendeve ne zhvillim si Shqiperia. Perkundrazi, keto vende shikohen si vende satelite te boshtit franko-gjerman, qe dine vetem te brohorasin dhe mbeshtesin vendimet e "europianeve" franceze dhe gjermane.

    Anti-amerikanizmi europian eshte teper i rrezikshme per te ardhmen e Europes dhe kjo eshte arsyeja perse une jam dhe kam qene kunder anetaresimit te Shqiperise ne BE. Europianet asnjehere ne keto 100 vjetet e fundit nuk e kane pare Shqiperine si "vend europian", perse shqiptaret duhet te kerkojne te marrin pjese ne nje familje qe i ka braktisur dhe persekutuar ne 100 vitet e fundit?!

    Ky eshte paradoksi shqiptar qe lind nga mentaliteti foshnjor qe cdo hap inisiative perendimore europiane eshte inisiative e mire per Shqiperine. Te vetmit qe perfitojne nga anetaresimi i Shqiperise ne BE jane politikanet shqiptare qe do tua shesin shqiptareve kete si "shpetim", kur ne fakt eshte i njejti fenomen i ngopjes me lugen bosh. Ashtu sic do te perfitojne edhe firmat europiane qe do te kalojne neper Shqiperi mallrat e tyre pa paguar dogane apo tarifa te ketij lloji. Shqiptaret do te marrin vetem nje karte Shengeni per tu braktisur Shqiperine dhe per te zene nje pune te rendomte ne kontinentin e plakur europian.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    ne jemi dy here te zhgenjyer me KE-ne,nqs ata jane njehere.Atyre u bie mendja per Shqiperine vetem kur na viziton ndonje perfaqsues Amerikan.
    Persa nuk jemi anetare te BE-se jemi te pavarur te marrim vendime qe jane ndoshta dhe kunder me ato te saj.
    Atyre u intereson qe te mos kemi perkrahjen e nje shteti si USA se e kane me te lehte me loz me fatet tona
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    once bitten, twice shy Postimi #2

    Kjo ishte pergjigjia ime te nje teme paksa te ngjashme te bonuar nga Peadix. Kam pershtypjen qe Peadixu qenka ne maxhorance megjithate do ta valevise flamurin e KE dhe vetem po qe nevoja....
    Dear Peadix,
    Forgive my temerity in answering your somewhat ill-conceived critique of EC's attitude towards our 'poor, little albania' in English.
    But seeing as you come across as rather enamoured of US of A, I am sure you won't mind.
    It has been our historic misfortune to be unwise in the friendships we make. Whether it was Byzantium, the Otomans, the Soviets, the Chinese and now the Americans, we have always lived to regret our choices. It was partly these choices of friends that have left Albania where it is today- namely, the most backwards country in Europe.
    What these past and present 'friends' of ours have in common other than their military pre-eminence is their distant geographic proximity to Albania. This is by no means a coincidence. It firmly points the finger at our national inability to foster constractive relationships with our imidiate neighbours. Before you start start reciting to me the 'devilish' intentions of our neighbours, reflect for a moment on one thing. What do two of our closest neighbours, Greece and Serbia, have in common? They are both mainly Christian countries of course, and their continous fight against the Turks was seen as a way of preserving this status. We, however, with the death of Gjergj Kastrioti could not embrace Islam quickly enough, foolishly thinking that it would buy us peace. I have nothing against Islam; in actual fact I am quite proud of my countriy's islamic traditions. But I am quite certain that our motives for embracing this relegion had more to do with our desire to be treated favourably by the Otomans and not by Allah. And as for your claim that USA was the only country to support the creation of an Albanian state at the League of Nations in 1913, we have only ourselves to blame for this. Wheras the rest of the Balkans and indeed the world realised that the 'sick lady' of Bosphorous was about to give up her ghost and took full advantage of this, we clang apathetically to the hope that Turkey was too big to go down. Your compatriots and mine refused till the end to entertain the idea of a free, independent Albania begging the Sultan to crash the Independence Movement. It looks like History is repeating itself. Europe, our neighbours, for once took a moral stance in their opposititon to the illegal war in Iraq. This view was shared by most of the world, but not us. America is the strongest superpower in the world today and our historic role, it seems, is to be the macho man's loyal servant. Even Turkey, for Heaven's sake, said no despite billions of US dollars offered to them in aid money. Not us though. We will somehow defy gravity and bridge the gap between us and our 'true' neighbours- America. If we think that our contribution to the Iraq campaign was vital, we should go back to sleep for another 500 years. Then, maybe UNESCO is going to turn the whole of Albania into a historic site, and us into historic artefacts of a world that once was. Then we can sit on our backsides, congratulating ourselves on our wise choice of friends. The unchageable fact is that our future lies in Europe and the sooner we realise that, the better it will be for our children. If it involves humility to accept our low position in the European league, so be it. By accepting our presently deperate situation we stand a better chance of changing things for the better. Enough of daydreaming. Our bitter reality will not change because of our slavish dedication to whichever country happens to be the mightiest. It can change if we stop looking at our neighbours as a clear and present danger and start treating them as partners even if we have to be the junior partner. The last train is about to depart the station, destination - Europe. We can either get on it or forever wait for the American jumbo jet. The choice is ours!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet në Bllog
    22
    Odisea, zgjidhja jone eshte e thjeshte, ose do te adoptohemi nga mjerku europian, nga nje familje ku kemi qene nje femije e padeshiruar per te paketn 100 vjetet e fundit, ose do te zgjedhin te rritemi vete duke u mbeshtetur tek miqte qe na jane ndodhur ne dite te veshtira, dhe u jemi ndodhur ne dite te veshtira.

    Ajo qe i mban larg shqiptaret nga familja europiane nuk eshte feja muslymane e nje pjese te shqiptareve, por perbuzja, rracizmi dhe intoleranca europian per "europianet ndryshe". Ajo qe Amerika ofron qe Europa nuk ofron eshte pikerisht pranimi i diversitetit fetar dhe bashkejeteses nderfetare.


    P.S Shprehu shqip kur shkruan ne forum.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...me Ameriken nuk behet shaka kollaj,nji here ta thote me te bute,pastaj ta pret me te keq,per ne eshte mire ta kemi me te dy,por ta kemi me mire me Ameriken...Amerika dhe Europa jane "moter & vlla" sot bejn llafe neser behen ****&breke (me falni per shprehjen) prap...po llafja keqe te amerikanet ngelet,jo per gje,por USA e terheq Evropen per hunde (me aq sa ka ndodh deri tani),ndersa Evropa e ka "kujtesen e dobet"...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    Ky mentalitet mercenari qe pergjigjja jote pasqyron, Albo, eshte per te ardhur keq. Por ndoshta dora qe te ushqen, s'kafshohet dhe servilizmi ndaj te fortit u vjen natyrisht disa segmenteve te popullates shqiptare. One more thing Herr AlbO. Cencorship is a form of compliment.
    Pershendetje

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga odisea e kurbet
    Ky mentalitet mercenari qe pergjigjja jote pasqyron, Albo, eshte per te ardhur keq. Por ndoshta dora qe te ushqen, s'kafshohet dhe servilizmi ndaj te fortit u vjen natyrisht disa segmenteve te popullates shqiptare. One more thing Herr AlbO. Cencorship is a form of compliment.
    Pershendetje
    Mentalitet mercenari?

    Po e marr si kompliment kete. Po te them vetem dy fjale mbi dallimin e mendimit tim nga i juaji. Une rrugen e te ardhmes se popullit tim e shoh qarte vetem atehere kur mesoj ne menyre te pareshtur historine e shkuar te tij. Nuk mund te ndertosh nje te ardhme, pa nxjerre mesimet e duhura nga e shkuara.

    Njerezit qe nuk i qendrojne besnike historise jane edhe ata qe mashtrohen shume lehte nga ideologjite e mbrapshta te vjetra dhe te reja.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo!
    Ne cdo teme qe hapet ne lidhje me politiken amerikane e kam vene re qe merr pjese aktivisht dhe e mbron me zell.
    Meqe te interesoka shume historia jone e vjeter apo e re po te kujtoj qe kur ne shqiptaret dolem neper Evrope ne vitin 90 pjesa me e madhe e vendeve perendimore qer shkuam na njifnin per popull puntor te beses po te varfer nga sistemi komunist ku kishim jetur. Nje pjese te madhe te shqiptareve te ambasadave ne Gjermani, France Itali...ju ofruan pune te ndryshme per ti ndihmuar, i sistemuan neper shtepi apo kampe....ndihme kjo qe dhe per vete shtetasit e ketyre vendeve ofrohej shume me pak se sa ju ofrua shqiptareve.
    ç'fare ndodhi me vone te gjithe e dime mire , vjedhje , trafiqe, vrasje; trafiqe klandestinesh, droge, prostitucion.....lista eshte e gjate. Atehere ketu me duket se nuk eshte me Evropa raciste por ne qe i shkaktuam shume probleme Evropes dhe per kete natyrisht qe dhe nuk na duan si duan vende te tjera te cilat jane me pak problematike se ne.
    Po te shohesh ne Amerike Albo se ti i ke qef krahasimet me amerikane, ne jemi meksikanet e Evropes me nje fjale dembela, njerez qe ta hedhim, te hsemtuar, qe na gjen me shumice neper burgje, ne pune te rendomta...
    Te gjitheve na vjen keq per kete po ky eshte realiteti i hidhur qe perballemi sot.
    Nuk ka shtet dhe politike ideale keshtu qe nuk ja vlen te mbrrosh qorrazi politiken amerikane pasi kur do ta kuptosh realitetin zhgenjimi do te jete akoma dhe me i madh.
    Ate qe ka bere Shqiperia me marveshjen e neshkruar duket qarte qe kerkon mbeshtetjen e nje te madhi dhe deri ketu eshte llogjike po problemi eshte se Shqiperia nuk quhet Zvicer dhe mund ta kete mire me te gjitha shtetet! Ne anen tjeter Shqiperia pretendon te futet ne Evrope dhe nga Evropa vijne 95% e ndihmave me te cilat po jeton populli dhe shteti shqiptar sot.
    Atehere me duket pak e cuditeshme si politike se si mund te vazhdojme te lypim para ne tryezen Evropiane kur ne marrveshjet qe nenshkruajme jemi kundra politikes se jashteme te KE-se!
    Megjithate politika nuk behet vetem pezr interesat e shteteve pôr dhe te individeve qe e drejtojne ate keshtu qe kur shoh personazhet qe kemi ne krye te politikes gjerat behen akoma me te qarta ...
    Just God Can Judge Me

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •