E para fare ne te gjithe ate shkrimin e botuar tek KLAN nuk jepet asnje shembull konkret apo fakt se si Berisha paska favorizuar OJQ islamike me shume se OJQ e feve te tjera.
Pjesmarrja ne Organizaten Islamike eshte ekuivalente me lidhjet diplomatike me Vatikanin dhe eshte krejt normale qe nje vend me shumice myslimane te jete pjese e asaj organizate.
Pasi flet e flet mashtron dhe trillon ne fund fare shkrimi thote se Cia arrestoi tre te kerkuar... a mjaftojne tre veta ne nje det OJQ per te thene se shteti paska pasur lidhje dhe i ka favorizuar ata ???
Nese po atehere Shrederi dhe Bushi qenkan bashkepunetoret me te ngushte te terroristeve perdersia i gjithe kontigjenti i 11 shtatorit ishte i strehuar ne gjermani dhe leksionet e fluturimit i mori ne amerike.
Nocioni Islam shqiptar nuk ekziston ashtu sikunder nuk ekziston nocioni Katolicizem shqiptar apo Ortodoksi shqiptare, ka myslimane, ortodokse apo katolike shqiptare por feja si filozofi eshte universale.... ato qe kerkojne islamin shqiptar duan myslimane qe nuk falen dhe qe nuk praktikojne ritet e tyre, duan myslimane qe mundesisht te thone se nuk e dine cfare feje kane.
Ku eshte e keqja qe mbreti i Arabise paska ndertuar xhami per shqiptaret dhe u ka falur 1 000 000 Kurane ??? Per kete ai duhet falenderuar dhe jo anatemuar. Nese ato OJQ qe permend shkrimi kane si qellim perhapjen e islamit konform ligjeve qe njeh shteti kjo eshte gjeja me normale...me thoni ju mua kishat nuk kane per qeelim perhapjen e krishterimit... e rendesishme eshte qe gjithcka te behet konform ligjit. Por autoret perhapjen e Islamit e konsiderojne krim dhe kjo sepse ata perfaqesojne rryma fondamentalistesh te ngjashme me ato te fallacit.
Ku eshte e keqja qe shqiptaret qe deshirojne te mesojne arabisht, nje gjuhe eshte gjithmone e dobishme per me teper per myslimanet ajo gjuhe ka nje vlere te vecante pasi eshte gjuha e Kuranit dhe gjuhe qe flitet ne vendet e shenjta per myslimanet.
Pra absurditeti ne gjithe kete histori eshte se ajo qe njihet si e lejuar me ligj na paraqitet si terrorizem nga disa autore funderrina qe kane si synim nxitjen e intolerances fetare me shkrimet e tyre.
Thuhet gjithe pompozitet se Gazidede ishte artizani......dhe si fakt sillen mardheniet e shkelqyera qe kishte me sherbimet e vendeve arabe.....
tani une po pyes ku i kane faktet autoret per nivelin e ketyre mardhenieve ???
se dyti nese ka sherbim ne bote qe bashkepunon me sherbimet arabe ajo eshte CIA pikerisht per te kapur terroristet, dmth i bie qe Geroge Tenet te jete artizani i terrorizmit.
Une habitem si ka mundesi qe shume njerez bien pre e nje propagande qe me shume se cdo gje demton harmonine fetare.
Krijoni Kontakt