Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 117
  1. #51
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Cfare na ka gjetur o njerez! Gjer me sot ne kete forum nuk e kisha idene qe kishim fondamentaliste ne Shqiperi, ose me mire kisha degjuar perralla por te pakten nuk kisha pasur kontakt drejtperdrejt me ndonjerin prej tyre. Jo Jihad, nuk kam pare muslimane kaq agresive sa ty ne Shqiperi, dhe mes tyre jam rritur, edhe ju kam vajtur ne shtepi per Bajram disave prej tyre qe kam pasur shoqeri. Ti nuk perfaqeson asgje rrenjesisht shqiptare! Dhe sa per muslimane, shqiptaret kane dhe Bektashinjte qe jane shume te nderuar ne shtetin tone!

    Shqiperia e ka pasur dhe e ka vendin e saj ne Perendim, ashtu sic edhe eshte ne mes te Evropes. Ti po deshe ik ne s'te pelqen!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #52
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    po ti mor lal cpate,a nuk te pelqeu fotografia e postuar ke ceshja nderkombetare?pse mor lal cka deshe ti qe te postoja une ndonje foto sadiste te stilit evropian apo ndonje portret te ndonje homoseksuali "HERMAFROJDIST",cka nuk te pelqen ty mor vlla, a e lexove mire mesazhin tim,qellimi i vetem i imi per postimin e asaj fotografie ishte qe te njallja nje indinjate persiative qe ju t pakten te vinit te pune ndergjegjjen tuaj te ndryshkur...sepse ne nje ngjarje qendrojne dy aspekte apo dy qendrime te kunderta,dhe nuk mjafton te tregosh interes vecse per ate cka propagandojne me te fuqishmit...por duhet te dish se cka pretendojne kundershtaret...

    ti me duket se i mbushe....me kete reagimin tend prej anormali,ose me shqip prej rrugaci,kur pe ate foto,

    nese je ateist ,mbaje per veten tend ateizmin por cfare dreqin kerkon ti qe te demonizosh islamin dhe muslimanet,me duket se edhe tema per te cilen po diskutoj per kete ceshtje ben fjale apo jo?Une mor vlla jam filoshqiptar,flas shqip me paster se ty po te duash dhe vete mbaj emrin e shqiperise mbi krye, ALBAN
    e une nuk jam as arab e as turk mor ti profan i gjore,e as levantin si puna juaj qe shkoni jashte tokes shqiptare dhe me pas e injoroni vete perkatesine tuaj,kulturen apo gjithcka qe ka te bej me vendin ku keni lindur,e nderroni emrin pa pike turpi ne emra te shemtuar gjysmekafsheror te tipit sllav apo ku di une,
    une nuk po polemizoj per ndone interes te imin personal aspak,as per te bere figure ne forum,porse ti me dukesh se je nje soj xhahili qe nuk merr ere nga qytetaria apo nga morali qytetar...

    une te sugjeroj qe te largohesh prej kesaj teme dhe te shikosh me mire per ndonje teme qe ka te beje me anatomine a seksit apo te ndonje teme per adoleshente...

    hajt djale i mbare...behu burre !

  3. #53
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    ej angeldust,sa per dijeni une vertet jam fondamentalist,por ju cka do te thoni tani qe une kam ndonje lidhje me ndonje grup integralist ė?Mos u beni qesharak ju lutem,une po i permbahem tes qe po trajtohet duke mos kaluar ne apologji per binladenin...
    a nuk po i lexoni mire ato cka po shkruaj,ju qenkeni te verber fare...
    ty angeldust te paskan bere lavazho truri amerikanet,prandaj flet keshtu ti?Une pstova mesazhin tim te pare ne forumin shqiptar pikerisht tek kjo teme dhe ju drejtova pergjithesisht se perse perben rrezik islamizmi per shqiperine dhe shqiptaret...e nuk hyra direkt ne loje...cka nuk ju pelqen?Pse sekelldiseni?Keto fjale qe thua ti me bejne per te qeshur...

    "Shqiperia e ka pasur dhe e ka vendin e saj ne Perendim, ashtu sic edhe eshte ne mes te Evropes. Ti po deshe ik ne s'te pelqen!"

    Me ler te pyes,perse pas luftes se dyte boterore,ne te cilen shqiptaret luftuan njekohesisht kunder fashizmit e nazizmit,duke dhene nje kontribut shembullor si nje shtet i vogel qe ishte perkrah shteteve evropiane e amerikes qe luftuan kunder pushtimit nazist,pas mbarimit te,luftes,u la ne ne kthetrat e komunizmit sllav,perse nuk u kujdes evropa dhe amerika per shqiperine ne shenje mirenjohjeje per luften qe bene shqiptaret,te cilet ishin te shkaterruar e te mjeruar prej saj,ashtu sic vepruan me greqine ?

  4. #54
    Perjashtuar Maska e mirseld
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    9
    Angeldust Dhe Ronisotiri Ju lutem te jeni me te Sjellshem me anetarin tone te forumit ,personalisht nuk e njof por mendoj se cdokush ka mendimin e vet ne kete forum>Ronisotiri do te doja qe te takoheshim nese je ne shqiperi Gjithashtu edhe Ty Abujihad,Me pelqejne temat qe ti poston Ndaj do te doja qe te flisnim nga afer,Persa i perket shkretetires Ronisotiri Provoje nje here te shkosh vete sepse tema ishte A perben rezik islami ne shqiperi, ,dhe me fjalen islam une Per vete kuptoj nje besim dhe jo Rrezik per jeten e shqiptareve,dhe nese doni ta pranoni apo jo ne shqiperi mbi 50% e popullsise eshte muslimane .Ndaj folini mendjes se nuk jeni as te vegjel,Mendoj se jeni te zotet e mendjes,mos u beni kunder dikujt vetem per te terhequr vemendjne e te tjereve,Me falni per nderhyrjen time.........Ju uroj gjithe te mirat.

  5. #55
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    angeldust as ti nuk ke emer shqiptar mos duhet te ikesh dhe ti nga forumi ??

  6. #56
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Re: Kercenimi islam per Shqiperine

    Postuar mė parė nga Enri
    Si infiltruan grupet ekstremiste dhe si u shnderrua vendi ne fole te terroristeve. Roli i Bashkim Gazidedes dhe nderhyrja e CIA-s amerikane. Nje pasqyre e plote e rrjetit radikal islamik dhe rreziku qe nuk eshte zhdukur akoma. Sepse rrenjet jane te thella...

    Teksti i meposhtem, qe po botohet nga revista Klan, eshte shkeputur nga "Fjalori boteror i islamizmit", pjesa qe ben fjale per Shqiperine. Ai eshte pergatitur nga gjashte studiues te njohur ne kete fushe dhe eshte publikuar pese muaj me pare ne France, pikerisht ne nje kohe kur krejt rruzulli eshte perfshire nga debatet qe shperthyen pas ngjarjeve te 11 shtatorit. A perben islamizmi nje rrezik boteror? Si duhet dalluar islami i vertete nga islamizmi qe tenton te krijoje kombe myslymane, qe perjashton integrimin, qe kerkon te islamizoje ose riislamizoje ambientin shoqeror, familjar ose profesional ne te cilin zhvillohet?

    Nje debat ka nisur se fundi edhe ne Shqiperi lidhur me situaten ne te cilen gjendet sot feja myslymane ketu. Po flitet per dy rryma qe synojne te shtien ne dore kontrollin e bashkesise islamike shqiptare. Njera, qe eshte ne frymen e myslymanizmit tradicional shqiptar, dhe tjetra, me frymezim arab, kryesisht e huazuar nga islami qe praktikohet ne vendet e Gjirit. Perfaqesues te komunitetit myslyman shqiptar i kane pergenjeshtruar zera te tille, por thuhet se ata kane qene te detyruar ta bejne kete ne emer te unitetit fetar dhe se kontradiktat ne gjirin e myslymaneve shqiptare jane thelluar se tepermi.

    Ne tekstin e meposhtem, gjashte autoret e specializuar ne ceshtjet e islamit, sjellin fakte dhe deshmi qe sipas tyre provojne nje tendence te kahershme, kryesisht te vendeve arabe, per te ngjallur besimin islamik radikal ne te vetmin vend myslyman te Europes. Ato depertuan ne Shqiperi nen petkun e organizatave joqeveritare dhe fondacioneve bamirese, me qellimin per te hequr qafe islamin shqiptar dhe per ta zevendesuar ate me nje islam sipas konceptit uahabit. Duke sjelle per pasoje krijimin e disa vatrave dhe cerdheve per elemente radikale dhe terroriste. Sipas autoreve, gjithcka ka ndodhur gjate qeverisjes se Partise Demokratike dhe me bekimin e presidentit te atehershem, Sali Berisha. Megjithese teksti qe flet per Shqiperine mund te ngjalle reaksion dhe kundershtime, mund te cilesohet si i pavertete apo pjeserisht i vertete, ne fund te fundit ai eshte nje fragment i vizionit qe te huajt kane krijuar per vendin tone.

    Ne Shqiperi, nje vend i cili ne histori me shume njihet per nacionalizmin e tij te rrepte se sa per problemet fetare, islamizmi perkufizohet ne kohe si nje fenomen shume i vonshem. Popullsia e Shqiperise ndahet ne myslymane (70%) dhe te krishtere (30%). Myslymanet ndahen ne sunite (gati 2/3) dhe pjesetare te bashkesive, nder te cilat me e njohura eshte ajo e bektashinjve. Ndersa te krishteret ndahen ne ortodokse (25%) dhe katolike (5%).

    Shqiperia ka Veriun dhe Jugun, te cilet i ndan lumi i Shkumbinit. Veriu ne pjesen e tij me te madhe perbehet nga myslymane dhe udhehiqet nga ligjet zakonore, ndersa Jugu, eshte me shume i krishtere, me i hapur dhe u bindet ligjeve moderne. Feja myslymane perben per shumicen e shqiptareve nje shenje te rendesishme identifikuese, e cila gjithesesi nuk ndikon ne aspektet e tjera si nacionalizmi, gjuha dhe kultura. Ne saje te tyre, shqiptaret munden t'i shpetonin zgjedhes se Perandorise Otomane, ku Shqiperia bente pjese deri ne vitin 1912 si dhe Greqise. Nacionalizmi shqiptar ishte ne themel te krijimit te Shqiperise se Madhe ne vitin 1941 nga Gjermania, fakt i cili solli si rrjedhoje krijimin, ne prill te vitit 1944, te divizionit SS Skenderbej, ashtu si emri i heroit shqiptar te shekullit te XV-te.

    Pas luftes dhe ardhjes ne pushtet te komunisteve te Enver Hoxhes, Shqiperia i mbylli kufijte dhe me 27 dhjetor 1967 u shpall Shtet ateist: u dogjen dhe u shkaterruan rreth 2.200 kisha dhe xhami. Ne vitin 1991, pasardhesi i Enver Hoxhes, Ramiz Alia, u perpoq te forcoje pushtetin e tij duke lejuar lirine e besimit si dhe duke i kthyer disa xhami komunitetit islamik (1.700 ishin shkaterruar qe ne vitin 1946).

    Partia komuniste, e shnderruar ne Parti Socialiste, fiton zgjedhjet e para te lira ne vitin 1991. Por zgjedhje te reja pasuan ne vitin 1992. Kete here, ishte Partia Demokratike, e themeluar ne vitin 1991, ajo qe fiton dhe se bashku me te vendoset edhe islamizmi ne Shqiperi.

    Strukturat shteterore te vendit pothuajse u shperbene pas renies se regjimit komunist ne vitin 1992. Per rrjedhoje, Shqiperia ushtronte nje force te madhe terheqese per aktivistet dhe OJQ-te islamike. Ata shihnin ne kete rast mundesine per te ngjallur besimin islamik ne te vetmin vend te Evropes- duke lene menjane rastin e vecante te Turqise, ku pjesa me e madhe e popullsise ishte myslymane, megjithese ne pjesen derrmuese jo praktikante. Si zone kaosi politik, Shqiperia do te behet edhe nje zone strehimi per nje numer islamistesh radikale, sidomos egjiptiane. Keta perfitojne nga mbeshtetja e OJQ-ve uahabite, si per mireseardhjen, ashtu edhe per te ardhurat e mepasme te qendrimit.

    Presidenti i ri Sali Berisha, myslyman sunit, qeveris ne menyre autoritare, duke patur si perparesi forcimin e pushtetit te tij. Per kete, ai ben aleance me islamin, te cilin e fut ne lojen politike shqiptare. Me 2 dhjetor 1992 Shqiperia hyn ne Organizaten e Konferences Islamike. Pervec kesaj, presidenti Berisha kthehet nga Arabia Saudite per mbeshtetje financiare dhe nga Turqia per mbeshtetje ushtarake. Ky hap sjell si pasoje nje orientim te ri te islamit shqiptar drejt atij qe praktikohet ne Vendet e Gjirit. Ky islam ndryshon konfigurimin e pamjes: nga njera ane, qe ketej e tutje, per te qene shqiptar, duhet te jesh myslyman dhe nga ana tjeter, Shqiperia duhet te mbaje marredhenie prioritare me boten myslymane. Artizani i ktheses islamike te vendit quhet Bashkim Gazidede, nje keshilltar i Berishes, i cili behet shef i sherbimeve sekrete ne vitin 1992 dhe mban marredhenie te privilegjuara me sherbimet sekrete arabe dhe iraniane. Socialistet dhe te krishteret reagojne ndaj ketyre ndryshimeve dhe e akuzojne Berishen se kerkon te vendose ne Shqiperi nje Shtet islamik, nderkohe qe pozita ne fuqi mbeshtetet gjithnje e me shume ne bazen e saj ne veri te vendit dhe vetem ne komunitetin myslyman, duke e vene ne nje pozite te veshtire konsensusin tradicional te shqiptareve. Mes islamisteve te pare te mberritur ne Shqiperi regjistrohet edhe Mohammad Al Zavahiri, i vellai i Ayman Al Zavahirit, udheheqesi i Xhihadit Islamik egjiptian dhe krahu i djathte i Osama Bin Ladenit. Ai mberrin ne Shqiperi si inxhinier i Kompanise International Islamic Relief Organization, OJQ saudite, e cila u ngarkua me vone qe te ndihmonte anetare te tjere te Xhihadit Islamik, per te gjetur vende pune prane "organizatave te bamiresise qe ndertonin xhami, jetimore dhe qendra kurimi" ne Shqiperi.

    Kjo marreveshje e fshehte do te shohe driten e diellit gjate hetimit te bere nga sherbimet amerikane dhe shqiptare, hetime keto qe do te sjellin si pasoje shperberjen e kesaj strukture ne korrik te vitit 1998. Ne janar 1993, Mohamed Al Zavahiri rekruton Mohamed Hasan Titan, arkitekt dhe anetar i Xhihadit egjiptian, per te punuar edhe ai ne kete organizate. Ai i ve detyren qe te mbledhe 20% te rrogave te anetareve te Xhihadit te punesuar nga OJQ-ja. Ne mesin e viteve '90, njesia e Tiranes numeronte deri ne gjashtembedhjete vete. Nga ana e tij, Tita, pret nepermjet OJQ-ve islamike Cauki Salama Atijan, nje instruktor me pervoje ne kampet e Afganistanit ne vitet '80 dhe specialist i dokumentave te fallsifikuara. Ai mberrin ne Shqiperi nen emrin Maged Mustafa dhe fillon pune ne nje jetimore te organizates me nje rroge mujore prej 700 dollaresh. Nje tjeter rekrut i Titas eshte Ahmad Osman Saleh, i kerkuar nga autoritet egjiptiane per implikimin e tij ne vrasjen e mbetur ne tentative kunder kryeministrit Atef Sedki ne vitin 1993. Ai arrin zyrtarisht ne Shqiperi si drejtues i nje jetimoreje si dhe per t'iu mesuar njerezve Kuranin. Se fundi, ne vitin 1997, nje fare Nagar vendoset ne Tirane ku ze nje pune ne gjirin e OJQ-se Al Haramein. Nagar, sic do te zbulohet me vone, ishte krahu i djathte i Atijase dhe te dy mbanin lidhje te drejtperdrejta me Ajman Al Zavahirin, i cili nderkohe ishte bashkuar me Bin Ladenin ne Afganistan.

    Ne te njeten periudhe, Shqiperia behet vend tranzit per shume te ardhur nga Algjeria, Sudani dhe Afganistani. Ne vend gelojne sherbimet sekrete te shume vendeve myslymane. Nderkohe, mafia shqiptare ushqen, nder te tjera, edhe kasafortat e UCK-se ne Kosove. Ndihma e Arabise Saudite e inkurajon Berishen ne riislamizimin e vendit, i cili behet ne menyre sistematike nepermjet predikuesve dhe OJQ-ve islamike. Para se gjithash, predikuesit kane si synim heqjen qafe te islamit shqiptar, per ta zevendesuar ate me nje islam me te afert me konceptin uahabit. Per kete arsye nxitet edhe mesimi i arabishtes me ndihmen e mjeteve te fuqishme financiare. Islami, ne formen e tij me radikale, predikohet si feja e vetme e vertete ne kete bote, ndersa toleranca konsiderohet nje shenje dobesie. Ne kete vend krenar per nacionalizmin e vet, predikuesit imponojne vizionin e kombit myslyman (uma), nderkohe qe urrejtja ndaj Perendimit ngrihet ne nivel dogme. Ne kete periudhe, OJQ-te islamike shumohen si lepujt. Ato ndertojne xhami- 200 te tilla vetem OJQ-te saudite- si dhe veprojne ne fushen humanitare, ekonomike dhe shoqerore. Mbreti Fahd i Arabise Saudite ofron nje milione Kurane ne gjuhen shqipe. Tridhjete OJQ dhe shoqata islamike punojne per te arritur nje qellim, te cilin nuk u munduan kurre ta fshehin: riislamizimin e Shqiperise. Trembedhjete mes tyre mblidhen ne gjirin e Keshillit te Koordinimit te Fondacioneve Arabe. Ato me radikalet mbajne lidhje te ngushta me Libine dhe Sudanin. Arabia Saudite paraqet Haramein dhe Muvafaqin (me qender ne Britanine e Madhe). Irani vepron permes Xhihadit te Ndertimit dhe Fondacionit Saadi Shirazi. Turqia mjaftohet vetem ne kuadrin e aktivitetit politik dhe ushtarak, por partia Nexhmetin Erbakanit, Refah Partisi, siguron OJQ-ne e saj. Te gjitha kane te perbashket perdorimin e ndihmes humanitare si mjet proselitizmi dhe presioni per te krijuar nje shoqeri islamike sipas kritereve, ne me te shumten e rasteve uahabite. Ndikimi i Iranit u forcua edhe nga bektashinjte. Ne fakt, bashkesia vendosi nje rishikim te organizimit te saj, gje qe e vuri ate ne linjen e islamit shiit iranian. Kleri bektashi behet ne kete menyre promotori kryesor i ndikimit iranian ne vend. Ky sulm islamik provokon reagimin e se djathtes greke, te mbeshtetur nga kleri, e cila kerkon me force pjesen e jugut te Shqiperise, qe sipas saj perben Epirin e Veriut.

    Ne muajin shkurt te vitit 1997, gjendja financiare e Shqiperise perkeqesohet. Shoqerite piramidale, te cilat financonin presidentin dhe partine e tij, rrenohen. Ne Jug shperthejne revoltat e armatosura. Paqja civile sigurohet vetem ne saje te ndihmes nderkombetare. Italia, Greqia dhe Franca nderhyjne ne kuadrin e "Operacionit Alba" (prill 1997). Ne vere te po atij viti, organizohen zgjedhjet qe sollen fitoren e Partise Socialiste: Rexhep Mejdani zgjidhet president dhe Fatos Nano, nje i krishtere ortodoks, i cili njohu burgun ne kohen e Berishes, behet kryeminister i vendit.

    Me te ardhur ne pushtet, socialistet marrin ne dore ceshtjen e islamit ne shoqerine shqiptare. Per ta, identiteti myslyman, ashtu sic eshte paraqitur para syve te tyre nga islamistet, eshte i papajtueshem me identitetin evropian. Kujdestaria qe imponon FMN-ja ne fushen e finances dhe Evropa ne fushen e sigurise, ndihmon per te zvogeluar ndikimin e islamisteve. Socialiste dhe intelektuale laike perpunojne nje teori te "komplotit islamik", e cila implikon Berishen dhe vendet arabe. Ne fakt, sherbimet sekrete shqiptare dhe CIA arrestojne ne qershor te vitit 1998 tre islamiste egjiptiane te kerkuar per aktivitete terroriste. Arrestime te reja pasuan edhe ne shtator te vitit 1998, pas atentateve kunder ambasadave te Shteteve te Bashkuara ne Najrobi dhe Dar Es Salam (gusht 1998).

    Lufta ne Kosove permban ne vetvete rrezikun e destabilizimit. Partia Demokratike deklaron se eshte e shqetesuar per ate qe po ndodh ne provincen jugosllave, nderkohe qe, per Partine Socialiste, kjo lufte nuk ka te beje me te. Por gjithesesi, uniteti i shqiptareve mbetet i kercenuar.

    Ne korrik 1998, Partia Demokratike terhiqet nga Parlamenti. Ajo nxit nje grusht shteti pas vrasjes se nje prej deputeteve te saj dhe hedh poshte kushtetuten e re te miratuar me referendum ne 22 nentor 1998. Ne mars 1999, Nato e shnderron Shqiperine ne prapavijen e nderhyrjes se saj ne Kosove, duke i shmangur ne kete menyre nje krize te mundshme vendit te shqiponjave. Ardhja e refugjateve kosovare (450.000 ne vitin 1999) nuk ndikon shume ne gjendjen e brendshme te Shqiperise. "Rreziku islamik" mbetet i dobet, megjithe perpjekjet e islamisteve. Gjendja nuk ka gjasa te ndryshoje persa kohe qe socialistet qendrojne ne pushtet dhe perendimoret ushtrojne ndikimin e tyre ne Shqiperi. Por ne saje te Berishes, islamistet kane hedhur rrenje te forta ne kete vend. Ne nje periudhe afatgjate, keto rrenje mund te shnderrohen ne nje problem te madh per mbarevajtjen e unitetit te vendit.

    (Marre nga Dictionnaire Mondial de l'Islamisme)

    Kush jane autoret

    "Fjalori boteror i islamizmit" doli ne drite ne gusht te vitit 2002 nga shtepia botuese franceze, Plon. Ai eshte cilesuar si nje veper ambicioze dhe pa precedent ne historine e analizes dhe botimit, qe trajton nje fenomen teper te vjeter dhe te komplikuar. Ky botim voluminoz u pergatit nga gjashte studiues te njohur te botes islame. Ata jane:

    Khattar Abou Diab, politolog, studiues i marredhenieve nderkombetare dhe strategjike, autor i disa librave mbi ceshtjet e islamit.

    Patrick Karam, doktor i shkencave politike, specialist i gjeopolitikes. Autor i shume artikujve dhe veprave studimore.

    Richard Labeviere, kryeredaktor i Radio France Internationale. Autor i disa librave.

    Julien Lariege, politolog, studiues prane Qendres se Studimeve te Larta mbi Afriken dhe Azine Moderne si dhe Qendres se Studimeve dhe Reflektimeve mbi Lindjen e Aferme.

    Olivier Roy, drejtor i studimeve ne CRNS. Autor i shume veprave studimore.

    Antoine Sfeir, gazetar, drejtor i redaksise, Cahier de l'Orient, president i Qendres se Studimeve dhe Reflektimeve mbi Lindjen e Aferme. Autor i disa studimeve mbi fene islame.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ja ku doli dhe shoku i Sale trimit njeriut qe futi Shqiperine ne Konferencen Islamike. Orku, poshte Amerika, rrofte Arabia he. Me ngjan si Sala ne 96'. Iku Enveri dolen keta te tjeret. Ca bicim populli jemi ne?????

  8. #58
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    waveney per kuriozitet nuk e kam shkrujt une shkrimin lart...hahaha......se ca jane kto tjeret nuk e di por ti e di qe je popull kercimtar..sidomos kur cpohesh

  9. #59
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ok, njerez, e kam thene dhe po e them dhe njehere... Me titullin e temes une nuk kuptoj islamin ne pergjithesi, por islamin te tipit Binladenist-terrorist. Nuk e kuptoj se si mund te adhurosh Bin-Ladenin me shoke...

    Nuk e kuptoj se si guxuan disa djem te vegjel shqiptare ne kohen e Sales, qe vinin ne kurs me ca muslimane arabike ne Korce, shkuan ne kisha me afreske te Onufrit ne Voskopoje dhe i gervishten afresket barbarisht. Kjo andej rrotull nga '96-ta. Banoret e Voskopojes apeluan ne polici qe ata njerez te mos vene me ne fshati i tyre, dhe jo ne fshat, por as afer tij mos duken, dhe policia jua pranoi kerkesen.

    Nuk e kuptoj se si guxuan njerez te tille te shkojne ne kisha e Ristozit e shekulit te 16-17te ne Mborje te Korces, dhe hoqen njady gure te medhenj nga themelite e asaj kishe te mocme qe mezi mbahet ne kembe. Bile edhe hoxha i Korces e denoi rende kete akt, keshtu qe keto nuk jane frymezuar nga thjesht muslimane shqiptare.

    Nuk e kuptoj se kush vuri bomba ne te vetmen kishe Orthodokse te qytetit te Shkodres ne 1998 dhe e hodhi ne ere duke demtuar keq.

    Edhe jo, Amerika mua nqs. me ka influencuar me ka bere njerri me tolerant, se Amerika eshte vend ku bashkejetojne njerez te gjitha racave dhe feve, dhe nqs. bejne ndonje avaz si keto qe permenda me lart, i pret burgu i perjetshem ose denimi me vdekje. Se te me kishe takuar me perpara se te vija ne Amerike, ndoshta s'do kisha qene kaq e sjellshme ne kete teme. Edhe pse se kam nickun shqiptar, te pakten e kam prej nje vendi qe shqiptaret kane qejf te kopjojne, po c'e do se me keto mend qe kemi, dhe me kete milet, kam frike se s'do t'ia dalim dot kurre ta bejme Shqiperine vend per te qene.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #60
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ah, po, dhe per ate pyetjen e vogel te Jihadit, per te njejten gje ankohen dhe polaket, ceket, sllovaket, dhe gjithe njerezit e Evropes Lindore, dhe pergjigjja e pelqyeshme apo e papelqyeshme per ty eshte se ne si shtet e kishim zgjedhur rrugen tone pro-sovjetike komuniste dhe komunizmi s'perputhet me idealet e Perendimit. Edhe gjithe keto nacionalitete qe permenda me lart kane dhene dhe nje kontribut shume me te madh se Shqiperia kunder nazisteve ne WWII. Edhe e di nje gje te tille nga vete njerez te erdhur ne Amerike nga keto vende me te cilet kam patur rastin te takohem. Pothuaj gjithe Evropa Lindore (nuk e di Rusia) ankohet qe nuk u perfshi ne planin Marshall ashtu sic ishte Gjermania perendimore... Vazhdo ti me te kaluarat e Perendimit, se mua me paska perrallepsur Amerika dhe me paska kthyer ne zombie.

    Po ty ne cfare te ka kthyer Arabia? Apo per ate pune jane shume te mire ata, nuk ju bejne njerezve lavazh truri, dhe nuk ju perrallepsin perralla se si te mbajne Sadamin ne krye, ashtu sic nuk na perrallepsej dhe ne ne Kohen e Enverit.... Ehuuuuu, sa me lart jane Arabiket se Amerikanet....., sa me te zhvilluar dhe te emancipuar....., kot qe flasim....Po le bre, Arabiket jane bota vete, c'e zgjat muhabetin o byrazer...!

    Plus, se po permendje hollandezet dhe Bosnjen. Nje miku im hollandez ketu ne shkolle, me tha se ishte nje turp per qeverine e asaj kohe ne Hollande, dhe qeveria vete pa i thene njeri, kur u be ai turp, qeveritaret pushtetuesse ishin te paret qe thirren per zgjedhje te parakohshme ne Hollande dhe hoqen dore nga pushteti VULLNETARISHT. Ja si eshte Perendimi..., qe kur ma tha ai kete gje une mbeta me goje hapur. Ja se c'njerez me mendje te haput dua une qe te ndjeke Shqiperia si shembull. Por paska ca njerez tani ne mijevjecarin e ri ne Shqiperi qe duan te dalin me te zgjuar se qyteterimi Evropian dhe duan te na shpikin formula te reja per te permiresuar gjendjen ne Shqiperi, ose me keq, duan te kopjojne formulat arabike qe jane shembull i gjalle dhe aktual i deshtimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 07-03-2003 mė 16:41
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •