Me pelqejne shume shumica e shkrimeve, pervec Lures qe nuk po e trajton ne koke pyetjen qe eshte ngritur, por po i bie anash.
Me pelqejne shume shumica e shkrimeve, pervec Lures qe nuk po e trajton ne koke pyetjen qe eshte ngritur, por po i bie anash.
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
te nderuar bashkfoles
do tju sugjeroja qe po te kishit mundesi te blinit me ane te internetit apo ndonje menyre tjeter nje nder librat me te famshem qe po qarkullon ne librarite amerikane
libri eshte shkruar nga ROBERT SCHWARTZ
titullohet : TWO FACES OF ISLAM
per ju qe kuptoni anglisht dhe keni mundesi ta lexoni, me besoni se do te jete i nje vlere te jashtzakonshme.
ky liber eshte 100% i paanshem ne cdo te vertete historike dhe eshte vleresuar si libri me i arrire nga lexuesit dhe studiuesit prominente amerikane te te gjitha feve.
Dijeni te verteten, dhe e verteta do t'ju beje te lire!!!
ZOTI PASTE MESHIRE PER SHQIPTARET!!!
Ne Shqiperi kane bashkejetuar per mrekulli muslimane, katolike dhe ortodokse! Kush i fryn ketij zjarri? Pse perben rrezik islamizmi! Gjithkush eshte i lire te beje zgjedhjen e vet! Cdo musliman, e ka adhuruar fene e vet edhe kur nuk kishte objekt kulti, i ka permbushur ritualet me fanatizem, ashtu si cdo katolik, i rritur me edukate fetare, e ka gjetur rrugen per ne Kishen e Shnanoit! Nje shoqja ime perjetoi situate kritike kur e bija 19 vjec vuri nje shami ne koke! Madje ky problem eshte diskutuar gjere ne media! Dikush adhuron Krishtin, dikush Muhametin! Deshirat jane personale!
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Une nuk do te bija dakort me titullin e temes per shembell. Nuk duhet edhe as nuk mund te titullohet kjo teme: "Rreziku Islam per shqiperine"
Pikerisht, ne kete lloj kendveshtrimi, qendron edhe keqinterpretimi i ketyre lloj debateve.
tjeter gje eshte terrorizmi islamik, e tjeter gje feja islame.
Eshte nje lloj si te perzihesh natyren fetare te ndonje ekstremiteti te krishtere me vete fene!
Per faktin qe terrorizmi islamik eshe ndryshe nga feja Islame besoj se kemi rene dakord te gjithe. Puna eshte se si e ben secili prej nesh ndarjen midis ketyre te dyjave ne mendjen e tij. P.sh. per mua ne nje fare menyre kjo ndarje eshte nje vije gjeografike ne veri te se ciles qendron Ballkani dhe Turqia, patjeter Itali, France, Spanje, Malte... Ne jug te saj gjenden Afganistan, popujt e Lindjes se Mesme, Egjipt, Morocco...
Si duhet te dallojme keto dy lloje te Islamit? Ftoj te gjithe qe marrin pjese ne kete teme te japin mendimin e tyre se si duhet t'i dallojme keto.
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
"Studiuesit e njohur Francez"- priten te ndodhte tragjedia e 12-shtatorit te publikonin "Kercenimin islam per Shqiperine?" Apo ishte revista Klan qe di te kurdise vetem klane? Usa nje kontinent me vete eshte por kontrollon te gjithe kontinentet e tjera ama, nuk i nevojitet zeri i Frances. Jam e sigurte qe ju qe postoni artikuj te tille nga revista klan keni me shume se une njohuri ne kete fushe, por sikur s'tingellojne mire zerat qe tentojne te bejne Shqiperine "placke ne prang"-gegerisht.
Nuk eshte hera e pare qe revista klan publikon komente te tilla per B.Gazideden prandaj s'eshte per tu cuditur. Jane pak ato veta qe njohin Gazideden dhe domosdo pak dine se kush eshte Gazidede.
Eshte mire te komentohen zera qe na bashkojne dhe jo zera qe perpiqen te na ndajne, se s'kane per t'ja arritur kurre jo per gje.
Mbahu, Nėno, mos ki frikė,
se ke djemtė n'Amerikė!
Ja pershembell, me parashtrimin tend une nuk do te bija ne asnje pike dakort, Vajze Mistrece!
Nga menyra, ne dukje asnjanese, se si ti shkruan, une dalloj fare qarte nje mbrojtje te qyteteruar partiake, edhe asgje me shume.
Per kete vetembrojtje ti kritikon me pa te drejte keto pika:
1) Revista Klan. 2) Franca 3) Gazidede (person i panjohur, dmth njohjet edhe te dhenat e Klanit jane thashetheme).
Se fundmi do te shtoja nje pike te katert (4), ku ti, ne emer te asaj qe ti e quan unitet e bashkim, kerkon te mbulosh ndasite.
*********
Tashti Vajze Mistrece, une mendoj se duhet kuptuar nje gje se pari. Politika nuk eshte moral, as ushtrim ndershmerie, por eshte nje mjet qe perdoret me sa me teper mjeshteri, per te arritur perfitime ekonomi edhe pushtetdhenese. Keshtu qe te gjitha faktet qe politika nxjerr ne arene, kane kete natyre, me teper se ate te zemerbardhesise, ndershmerise, parimeve etj ("budallalleqe" si keto).
Ne kete kuptim, te nderuar, Franca (nje politkane e vjeter interesash) nuk ka perse te nxjerre fakte atehere kur juve u duken te sinqerta. Qe te mso zgjatemi shume ne llojin e politikes Franceze, po themi se rendesi ka vertetesia e fakteve.
Se dyti. Revista Klan eshte po ashtu nje organ shtypi politik, edhe ka te drejten e rregullave te veta te lojes politike.. Te kritikosh, si me Francen, dike sepse nuk i nxorren me pare apo me pas disa fakte te verteta, mua me duket pak si naivitet.
Se treti, bashkimi edhe uniteti nuk vijne duke mbuluar plage te renda qe rrezikojne thelle qenesine shqiptare, mentalitetin e saj te brishte pos-komuniste, i cili duke qene bosh e i zbrazur nga zhgenjimi 50-vjecar, ka hapesira qe shume lehte mund te dalin jashte kontrollit, edhe nqs keto hapesira mentaliteti do te mbushen nga ideologji te huaja e te rrezikshme, atehere i bie jo vetem qe te kemi shkuar prapa me dekada si vend, por qe ne kemi lejuar ndertimin e nje karakteri te ri shqiptar qe veshtire se do te riparohet me.
Se katerti, Amerika as qe vihet ne diskutim ne kete llj teme. Franca, edhe pse ndoshta jo aq e fuqishme si Amerika, eshte nje Fuqi qe qendron ne kembet e veta, e ka poltikat e strategjite e veta. Keshtu qe nuk ka vend ndonje verejtje ne kete drejtim.
*******
Ju kujtoj pak, se Franca, sikurse edhe Anglia (shume lojeshe), ishte ajo qe filmonte Pleniumet e Enverit, edhe me pas po ajo ia jepte PD-se per ti nxjerre ne RTVSH.....!
Bravo i qofte!
FANATIKET keshtu do ti quhaja ata qe mrojne me fanatizem fene cilado qofte
ne duhet te jemi fanatik vetem per nje qje SHQIPERIN
kur lexova artikullin ne fjal te revista "KLAN" u befasova nga moria e fakteve qe permendeshin ne te dhe me lindi pyetja "feja duhet te na ndaj apo bashkoj?" me te cilen hapa edhe nje teme me te njejtin emer
pra islamizmi arab perse tek ne te kete kaq rrenje te thella?
s'ka shqiptar ta bejne ket pun?
kisha ortodokse pse duhet ti ndertoj kishat me stil GREK?
kur kishat ortodokse shqiptare (ato qe i shpetuan shkatrimit komunist) jane krejt ndryshe dhe me me shume art (psh. kishat e VOSKOPOJES, manastiret etj)
pra keto gjera duhet te na shqetesojn neve si shqiptar helenizimi i kishave te reja qe po ndertohen
apo edhe nderhyrja e arabeve ne ISLAMIN shqiptar
me respekt pertaci
Pse kercenimi islam per Shqiperine dhe shqiptaret?!
Para se te bej nje pyetje do te doja te komentoj ne letren e"fabi"-t, ose ne porosine e tij, quote "if you don`t like me.....blah-blah.."
Do te ishte shume lehte po te ishim ata qe do te pergjigjeshim ne ate menyre. Por per fat te keq jemi ne meshiren e te tjereve e Franca edhe pse nuk e pelqej eshte nje fuqi qe ka peshe...
Megjithate argumenti im do te sillej rreth pyetjes qe do te kisha deshire te parashtroj e ne te njejten kohe te ftoj trimat e shkresave te marrin guximin e te pergjigjen me argumente e jo me fjale boshe!
Pse te vetmit ne shqiptaret u detyruam ta nderrojme fene ne "emer te rujatjes se identitetit ose ruajtjes nga asimilimi"? Cka ndodhi me spanjollet, greket, sicilianet, serbet, bullgaret?Pse ata nuk e nderruan fene edhe pse ishin te nenshtruar nga arabet(spanjollet) dhe nga turqit (te tjeret). E kemi nderruar fene, per mendimin tim vetem per te iu nenshtruar turkut sepse e kemi natyren e servilit!Ku ishte krenaria e shqiptarit?Pse nuk e pohojme kete fakt por merremi me dokrra kinse e kemi bere per ta ruajtur gjuhen, identitetin e pallavra tjera...
nak
une nuk e kuptoj perse e keni shprehur te gjithe mllefin dhe urrejtjen tuaj kunder muslimaneve dhe islamit ne shqiperi te pakten,mire per binladenin e talibanet ...cka po ndodh keshtu,mos doni te shpallni ndonje revolucion te tipit marksist-leninist,por me retorike tjeter"islami eshte opium per popullin".
A ka kush qe mund te justifikohet per ate atmosfere fashiste antiislame qe po mbizoteron tek mbare shaiptaret?
Krijoni Kontakt