-
ARKIVA BRITANIKE, Dushani dhe Miladini, padronėt e padiskutueshėm tė Enver Hoxhės
Vijon nga numri i kaluar
Pushtimi italian
Megjithėse goditja e befasishme e 7 prillit ishte shumė e fuqishme, kjo nuk i ligėshtoi patriotėt shqiptarė. Ata gjithmonė mbanin tė pashuar shpresėn pėr tė ardhmen e vendit tė tyre, veēanėrisht nė ditėt e errėta tė viteve '40. Qė prej fillimit tė pushtimit italian, patriotėt filluan tė krijonin grupet e bashkimit kombėtar pėrballė terrorit tė pushtimit fashist. Njė organizate e fshehtė kombėtare ishte formuar pothuajse plotėsisht deri nė vjeshtė tė vitit 1939.
Qindra prej shokėve tanė ishin arrestuar, burgosur apo syrgjynosur nė mėrgim, sidomos nė vitin 1940, gjatė luftės italo- greke. Grupet tona kombėtare ishin tashmė tė gatshme pėr tė goditur mė sė shumti forcat italiane nė prapavijė ndėrsa tėrhiqeshin pėrballė ushtrisė greke. Fatkeqėsisht, qeveritė e Athinės e hodhėn poshtė propozimin tonė pėr njohjen e pavarėsisė dhe kufijve shqiptarė tė vitit 1913. I njėjti propozim i ėshtė bėrė nga ana jonė ministrit tė Britanisė sė Madhe nė Beograd, por pa rezultat. Deklarimi i pavend i gjeneralit Metaksa se Korēa dhe Gjirokastra do tė konsideroheshin tėrėsisht si qytete tė Greqisė shkaktoi zhgėnjim tė hidhur dhe zemėrim tė papėrmbajtur nė gjirin e patriotėve shqiptarė; ne ishim tė pėrgatitur t'i konsideronim grekėt si viktima tė njė padrejtėsie tė pėrbashkėt dhe ishim gati te hidheshim ne lufte kundėr armikut tonė tė pėrbashkėt.
Pavarėsisht ambicieve imperialiste tė fqinjėve tanė dhe pavarėsisht masave tė egra tė milicisė italiane, organizata kombėtare bėri gjithēka ishte nė dorė tė saj pėr tė sabotuar fashizmin qė, me anė tė forcės apo intrigave, synonte t'i kthente shqiptarėt nė trupa mercenare brenda ushtrisė italiane dhe t'i pėrdorte nė luftėn kundėr Greqisė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse mė shumė se 5000 shqiptarė u internuan gjatė kėsaj kohe nė Itali, pa pėrmendur kėtu ēarmatimin e forcave shqiptare dhe dėrgimin e tyre nė kampet e pėrqendrimit nė Shijak. Njė qėndrim i ngjashėm u mbajt nga patriotėt shqiptarė kur forcat e boshtit (aksit) pushtuan Jugosllavinė, pavarėsisht aspiratave tona tė drejta kombėtare pėr Kosovėn, ku jetojnė afro njė milionė shqiptarė. Me kėtė ne u dėshmuam fqinjėve tanė, pavarėsisht pėrplasjeve me ta dhe padrejtėsive tė panumėrta qe kishin kryer nė kurrizin tonė, njė dinjitet kombėtar po aq sa "vetėdija ballkanase" qė nė vetvete nuk na lejonte tė bėheshim vegėl e fashizmit, qe synonte tė sundonte gadishullin e Ballkanit.
Qė prej fillimit tė pushtimit nga Italia fashiste, qėllimi kryesor i organizatės sonė ishte pėrfshirja e tė gjithė lėvizjes kombėtare antifashiste nė njė front tė vetėm luftarak. Fatkeqėsisht, programi ynė, qė i pėrgjigjej interesit dhe aspiratave tė vėrteta tė popullit shqiptar, u pėrball me kundėrshtimin e grupeve me prirje marksiste. Kėta tė fundit, jo vetėm qė i lejuan vetes tė ruanin njė identitet politik individual, por u vetėdeklaruan hapur kundėr tė gjitha veprimeve kundėr imperializmit fashist. Ata kėmbėngulėn qė tė konsideronin si tėrėsisht tė pavlefshme tė gjithė sakrificėn kombėtare pėr kėtė qėllim. Ata deklaruan qartė se asnjėherė nuk do tė ishin dakord tė shkatėrronin popullin pėr atė qė ata e quajtėn "vetėm pėr interesin e Britanisė imperialiste".
Po kėto grupime marksiste, qė nga viti 1939 deri nė vitin 1940 mbajtėn njė qėndrim tė heshtur dhe paqėsor nė njė kohė kur nacionalistėt dergjeshin nga njėri burg nė tjetrin dhe kur vendi prej dy vjetėsh rėnkonte nėn zgjedhėn fashiste, krejtėsisht papritur nė fund tė verės sė vitit 1941 u bėnė pjesėmarrės tė flaktė nė luftė. Tani ata na propozuan qė menjėherė t'i bashkoheshim njė rezistence kundėr forcave tė boshtit dhe jepnim ndihmesėn tonė nė atė qė tashmė ata e quanin "kauza e drejtė e Aleatėve dhe jo mė "interes i vetėm i perandorisė britanike". Kjo kthesė e menjėhershme ishte aq e papritur dhe radikale qė na krijoi bindjen e palėkundur se shtysa e vetme pėr kėtė metamorfozė ishte hyrja e Rusisė Sovjetike nė luftė.
Para hyrjes sė Rusisė nė luftė, grupet me prirje ekstremiste pėrbėheshin dhe drejtoheshin tėrėsisht nga shqiptarė. Nga fundi i vitit 1941, komunistė jugosllavė, tė dėrguar nga Komiterni, erdhėn nė Shqipėri pėr tė organizuar tė gjithė elementėt e ndryshėm shkatėrrimtarė nė njė parti tė vetme radikale. Udhėheqėsit e kėtyre elementėve radikalė ishin serbėt Dushan dhe Miladin. Ata ia dolėn tė bėheshin padronėt e padiskutueshėm tė organizatės sė sapokrijuar radikale shqiptare. Tė gjitha pėrpjekjet tona pėr krijimin e fronit tė vetėm kombėtar antifashist dėshtuan pėr shkak tė intrigave dhe papajtueshmėrisė sė kėtyre agjentėve sllavė. Kėta tė huaj u provuan se ishin zotėrues tė plotė tė organizatės revolucionare. Pėr tė pėrhapur doktrinėn marksiste, sė pari ata shfrytėzuan ndjenjėn kombėtare kundėr pushtuesit. Me shumė mjeshtėri, ata mbollėn ndjenjėn e urrejtjes dhe mosmarrėveshjeve mes bashkėkombėsve tonė pėr tė pasur dorė tė lirė nė ērrėnjosjen e idesė sė kombit, vendit dhe familjes.
Kėshtu ata ia arritėn tė pėrēanin popullin shqiptar nė dy kampe armike: qė u nxitėn t'i hidheshin nė fyt njėri-tjetrit me gjithė egėrsinė e pasionit jo njerėzor. Sot jemi tėrėsisht tė bindur se lufta kundėr pushtuesit ishte vetėm njė justifikim i shfrytėzuar me zgjuarsi nga kėta dy tė huaj me qėllimin pėr tė luftuar ēėshtjen tonė kombėtare dhe pėrgatitur sė pari rrugėn pėr bolshevizimin dhe mė pas skllavėrimin e Shqipėrisė.
Nė shtator tė vitit 1942, Partia Komuniste ftoi nė njė mbledhje sekrete individė tė caktuar tė zgjedhur nga vetė partia. Nė kėtė takim mori pjesė Abaz Kupi, lideri i partisė zogiste, dhe dy delegatė nga organizatė jonė. Delegatėt tanė u pėrballėn me njė "fakt tė kryer". Ata vendosėn tė krijonin njė organizatė, tė ashtė-quajtur patriotike, me emrin "Fronti Nacional Ēlirimtar", njė organizatė qė ishte kombėtare vetėm nė emrin e saj. Ky emėr tėrheqės i ishte vendosur kėsaj organizate vetėm pėr tė shkaktuar pėshtjellim nė popull dhe maskuar organizatėn bolshevike, radikaliste qė qėndronte pas saj. Natyrisht, ne nuk mund tė mashtroheshim nga kėto pazare, makinacione tė agjentėve sllavė, tė cilėt nėn shtirjen nacionaliste, u pėrpoqėn tė mbillnin pėrēarje dhe pėrgatisnin shpėrthimin e njė lufte civile nė vend.
Nė kėtė kohė ne ishim nė gjendje ta shkatėrronim qė nė djep kėtė Parti Komuniste. Megjithatė, nuk e bėmė njė gjė tė tillė, pasi konsideruam tė pamoralshme dhe antipatriotike krijimin e pėrēarjeve dhe konflikteve midis bashkėkombasve tanė nė njė kohė kur gjendeshim nėn sundimin fashist. Pėrkundrazi, bėmė mė tė mirėn pėr t'i mbrojtur ndaj kėrcėnimeve politike dhe ushtarake tė autoriteteve italiane. Me shpresėn se njė ditė do tė krijonim njė front tė pėrbashkėt kundėr pushtuesit, ne shkuam aq larg me qėndrimin tonė paqėsor dhe vėllazėror deri sa u pėrballėm me shfryrjen mė tė egėr tė miqve tanė ekstremistė. Ne, madje, mbajtėm qėndrim gjakftohtė edhe kur disa nga njerėzit tanė, u vranė nė mėnyrėn mė burracake vetėm se ata u qėndruan idealeve tė tyre nacionaliste. Qėndrimi ynė, tej mase i urtė, dhe pajtues ndaj radikalistėve, nė shumicėn e rasteve u konsiderua si shenjė dobėsie jo vetėm prej tyre, por edhe nga publiku i gjerė.
Nga fundi i vitit 1942, grupet nacionaliste dhe komuniste kishin filluar tashmė, pothuajse nė tė njėjtėn kohė, tė lindnin nė ēdo pjesė tė vendit, kryesisht nė Shqipėrinė e Mesme. Pavarėsisht mosmarrėveshjeve ideologjike qė i frymėzonin, dhe pėrēarjes, me shumė zgjuarsi tė krijuar midis tyre, kėto grupime, jo nė pak raste. luftuan krah njėri-tjetrit kundėr trupave italiane, sikurse ndodhi pėr shembull nė Gjorm, Rushdie, Selenicė dhe Berat. Sidoqoftė, nė tė gjitha kėto operacione, komunistėt shfaqėn mungesė tė vajtueshme ndershmėrie dhe sinqeriteti.
Nė qershor tė vitit 1943, rrėmbimi nga grupet komuniste tė njė anėtari tė Komitetit Qendror tė organizatės nacionaliste shkaktoi tėrbimin e patriotėve dhe ngjarje tė papritura qė ēuan drejt shpėrthimit tė luftės civile. Nė atė kohė, forcat komuniste dhe nacionaliste ishin pak a shumė tė njėjta nė numėr. Tė gjendur nėn kėrcėnimin e mijėra nacionalistėve tė grumbulluar menjėherė, komunistėt u detyruan tė tėrhiqeshin dhe kėrkonin falje.
Ekuilibri i forcave u prish nė dėmin tonė, si pasojė e dy faktorėve tė rinj: a) mbėrritja e Misionit Ushtarak tė Aleatėve nė Shqipėri, b) kapitullimi i Italisė. Pothuajse e gjithė elita e patriotėve shqiptarė, thellėsisht e frymėzuar nga ndjenjat liberal-demokrate dhe pas vuajtjeve tė rėnda nėn fashizėm, jo vetėm gjatė pushtimit italian, por edhe gjatė regjimit despotik tė Zogut qė u mbajt nė pushtet nga qeveria e Romės, i kishte tė gjitha arsyet t'i konsideronte oficerėt e Aleatėve si ēlirimtarė. Megjithatė, duhet tė pranojmė, me gjithė hidhėrimin dhe sinqeritetin tonė, se mbėrritja e Misionit tė Aleatėve nė Shqipėri ishte njė mashtrim i madh pėr ne. Misioni i Aleatėve ka qenė, ndoshta jo me qėllim, njė shkak i fatkeqėsisė pėr vendin tonė. Pa furnizimet me armė, qė ky mision nė mėnyrė tė njėanshme ua siguroi komunistėve, lufta civile do kishte shumė mundėsi tė mos kishte ndodhur. Kėto armatime qė iu dhanė komunistėve pėr tė luftuar kundėr pushtuesit, pėrkundrazi u pėrdorėn prej tyre sipas udhėzimeve tė dhėna nga menaxherėt sllavė pėr tė vendosur me zjarr dhe hekur bolshevizmin nė Shqipėri. Kėshtu, gjithmonė ishim ne nacionalistėt demokratė tė Shqipėrisė qė u kthyem nė viktima tė politikės britanike. Nė vitin 1924, nė sajė tė kompanisė Anglo-Persiane tė naftės, Zogu, pėrveē shumės prej 20 000 paundėsh tė kompanisė me tė cilėn ai drejtoi ekspeditėn, fitoi edhe miratimin e heshtur tė qeverisė britanike qė me ndihmėn e forcave jugosllave tė bėhej sundimtari absolut i vendit.
Mijėra patriotė, intelektualė shqiptarė u detyruan ose tė largoheshin nė mėrgim ose tė pėrfundonin tė lidhur nė birucat e burgjeve me pretendimin se ata ishin elementė subversivė. Nė vitin 1944 ishin po tė njėjtėt patriotė liberal-demokratė tė cilėt u masakruan nga terroristėt falė furnizimit tė tyre me arin dhe armėt britanike por kėtė radhė me pretendimin se ata kishin prirje fashiste. Nė vitin 1924 ishte vetė kryeministri Pashiē (Pasitsch), i cili drejtoi aktet kundėr patriotėve nacionalistė shqiptarė, dhe kėtė herė ishin serbėt Dushani dhe Miladini qė po pėrpiqeshin tė vendosnin bolshevizmin duke vringėlluar kundėr nesh po ato thika (armė) qė ua kishte dhėnė Misioni Ushtarak i Aleatėve.
Njė fatkeqėsi tjetėr ishte edhe fakti qė ushtritė italiane, tė shpėrndara pas armėpushimit, iu bashkuan partizanėve, nė bazė tė urdhrave tė oficerėve britanikė tė Misionit tė Aleatėve. Kėto grupe italiane, tė pėrbėrė kryesisht nga teknicienė, u siguruan komunistėve shqiptarė aq shumė armatim dhe pajisje ushtarake duke shkaktuar po aq andralla qė i kishin shkaktuar mė parė nėn flamurin e fashizmit.
Vijon nė numrin pasardhės
Materiali ėshtė marrė nga Arkivat britanike. Oficerėt anglezė qė morėn pjesė nė operacionet e forcave aleate nė Shqipėri, tregojnė pėr skenėn politike nė vend dhe rolin e tė gjitha partive dhe formacioneve ushtarake gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Albania
11 Nentor 2009
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 19:23
-
-
Arkiva britanike, Balli: Nė Shqipėri ka pasur luftė civile
Vijon
Populli shqiptar nė pėrgjithėsi dhe intelektualėt patriotė nė veēanti nuk mund tė ushqenin kundėr pushtimit gjerman tė njėjtat ndjenja dhe urrejtje qė pėr shumė arsye kishin shfaqur kundėr imperializmit fashist. Pas intrigave dhe makinacioneve tė kahershme, ushtria italiane doli hapur me synimet pėr tė pushtuar vendin tonė. Fashizmi e konsideronte Shqipėrinė si pjesė pėrbėrėse tė mbretėrisė italiane, ndėrsa komandanti i trupave gjermane, me tė hyrė nė Shqipėri, deklaroi se nuk kishte asnjė aspiratė nė Shqipėri dhe se pushtimi ishte tėrėsisht i pėrkohshėm dhe i diktuar nga rrethanat e luftės. Pėrkundrazi, nacionalizmi shqiptar, deri nė njė farė mase, kishte arsye tė ishte disi miqėsor kundrejt gjermanėve pasi kishte ndihmuar gjysmėn tjetėr tė shqiptarėve tė ēliroheshin nga zgjedha e urryer serbe.
Pavarėsisht kėtyre arsyeve shumė tė mira, organizata jonė vazhdoi luftėn kundėr pushtuesit gjerman pėr tre muaj me radhė, me tė njėjtėn shtysė si edhe kundėr pushtuesve tė mėparshėm fashistė. Sikurse shumė lehtė mund tė provohet pėrmes fakteve tėrėsisht tė pamohueshme, tė njohura madje edhe nga Misioni i Aleatėve, autokolonat gjermane u sulmuan nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe tė suksesshme nga grupet nacionaliste nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut, veēanėrisht nė rrethinat e Vlorės. Tė gjitha propozimet e autoriteteve gjermane drejtuar udhėheqėsve tė organizatės sonė pėr arritjen e njė mirėkuptimi me to u hodhėn poshtė nė mėnyrė kategorike nga ana jonė. Pėrkundrazi, ishin komunistėt ata qė ishin mė tė prirur pėr tė bashkėpunuar me gjermanėt sikurse edhe ndodhi nė Berat dhe nė Lushnjė.
Qėndrimi armiqėsor ndaj gjermanėve pas kapitullimit tė Italisė fashiste nuk na u diktua as nga arsye ideologjike, as nga ndjenja hakmarrjeje dhe urrejtjeje apo interesa tė vendit. Forca shtytėse qė qėndronte pas kėsaj lufte ishte vetėm detyrimi moral ndaj fuqive tė mėdha demokratike tė botės pa tė cilat vendi ynė nuk do tė kishte shpėtuar nga katastrofa dhe poshtėrimi i kthimit nė njė koloni italiane. Pra, ishte pikėrisht nxitja e kėsaj ndjenje qė ne pėr tre muaj rresht vazhduam luftėn e armatosur kundėr gjermanėve, pavarėsisht faktit se ne ishim tė armatosur keq dhe gjendeshim nėn sulmet e bandave komuniste tė armatosur shumė mė mirė. Nėse nuk do tė ishte kjo luftė e brendshme, i gjithė populli shqiptar do t'i ishte bashkuar luftės kundėr okupatorit gjerman.
Lufta civile
Nė pėrputhje me rekomandimet e Misionit Ushtarak tė Aleatėve u mbajt njė takim mes pėrfaqėsuesve tė organizatės sonė dhe asaj komuniste nė Mukje, pranė Tiranės. Tė dy palėt arritėn njė marrėveshje qė u prit me entuziazėm nga publiku i gjerė shqiptar. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, tė dy organizatat do t'i jepnin fund propagandės kundėr njėra-tjetrės, do tė kishin njė staf tė pėrbashkėt pėr vazhdimin e luftės kundėr pushtuesit dhe nė mėnyrė tė sinqertė do tė punonin sė bashku pėr njė Shqipėri demokratike brenda kufijve tė saj etnikė. Pėr njė moment u duk sikur lufta civile tashmė ishte shmangur. Pėr fat tė keq, kjo shpresė ishte shumė jetėshkurtėr. Vetėm pak ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Mukjes, njė mbledhje e pėrgjithshme e Partisė Komuniste vendosi denoncimin e marrėveshjes dhe nisjen e njė sulmi tė menjėhershėm kundėr partisė nacionaliste, duke pėrfituar nė kėtė mėnyrė nga fakti qė ne ishim tė papėrgatitur pėr njė luftė civile dhe bolshevizmi do tė vendosej kėshtu mė lehtė. Sulmet kundėr nacionalistėve nisėn menjėherė dhe kudo, veēanėrisht nė Shqipėrinė e Jugut, me njė egėrsi tė pashembullt dhe nė pėrputhje me metodat e njohura tradicionale sllave, qė tashmė kishin hyrė dhe imponuar nė vendin tonė nėpėrmjet agjentėve tė organizatės terroriste pansllave. Hordhitė e kuqe kriminale, tė quajtura brigada, tė udhėhequra nga tipat mė tė kėqinj tė kėtij vendi, filluan tė hyjnė nė vend me tė gjitha mėnyrat, jo vetėm pėrmes sulmeve kundėr trupave nacionaliste, por edhe duke ushtruar terror nė ēdo pjesė tė vendit. Tė gjithė ata qė nuk pranuan tė mbanin yllin e kuq dhe t'u bashkoheshin bandave komuniste jo vetėm qė u plaēkitėn dhe u zhvatėn nga gjithēka kishin, por gjithashtu u torturuan dhe u masakruan. Mijėra bashkėkombės tė tė dyja gjinive dhe tė tė gjitha moshave u rropėn pėr sė gjalli dhe u masakruan pa provokuar askėnd. Pėr tre muaj me radhė, patriotėve shqiptarė iu desh tė luftonin jo vetėm kundėr pushtuesit, por edhe kundėr kėtyre kriminelėve tė kuq. Aty nga fundi i vitit tė kaluar, municionet qė u kishim marrė italianėve kishin mbaruar, ndėrkohė qė bandat e kuqe furnizoheshin rregullisht nga forcat ajrore tė Aleatėve. Kėshtu, ne u detyruam tė ndalonim luftėn tonė kundėr pushtuesit dhe tė pėrforcoheshim pėrreth qyteteve.
Nė fillim tė kėtij viti, njė mbledhje e pėrgjithshme e organizatės sonė u zhvillua nė Berat. Terrorizmi ndėrkombėtar u shpall armiku numėr njė i vendit tonė. Mbledhja vendosi t'u bėhej thirrje tė gjithė energjive kombėtare pėr tė luftuar kundėr terrorizmit. Natyrisht, rrethanat nuk na lejuan tė bėnim dallimin se kush kishte luftuar kundėr pushtuesit dhe kush kishte bashkėpunua me tė. Ky vendim u mor pasi konstatuam se nuk kishte rrugė tjetėr pėr mbrojtjen e popullit nga kjo organizatė terroriste.
Vijon
Materiali ėshtė marrė nga Arkivat britanike. Krerėt e lartė tė Ballit Kombėtar tregojnė gjendjen nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, situatėn politike dhe rolin e formacioneve ushtarake nė luftėn kundėr nazi-fashizmit
Nė numrin pasardhės do tė lexoni
Gabimet e misionit britanik nė politikėn ndaj Shqipėrisė
Mbėshtetja qė dhanė grupet e forcave aleate pėr Enver Hoxhėn dhe Frontin Nacional Ēlirimtar
Ndikimi i Bashkimit Sovjetik tek grupet komuniste dhe dalja e situatės jashtė kontrollit nė mbyllje tė luftės
A ndikuan pėrplasjet e brendshme dhe lufta civile mes palėve nė Shqipėri pėr tė mbėshtetur pushtuesit
Pėr mė shumė, na ndiqni nė numrin pasardhės
Albania
12 Nentor 2009
-
-
Arkiva britanike, Balli akuzon britanikėt pėr mbėshtetjen e Hoxhės
Vijon nga numri i kaluar
Kjo tragjedi e tmerrshme qė sapo pėrshkruam, vazhdon prej nėntė muajsh nė Shqipėri. Misioni Ushtarak i Aleatėve, jo vetėm qė s'kishte bėrė asgjė pėr tė ndaluar kėtė katastrofė kombėtare, por disa prej anėtarėve tė Misionit mund tė konsiderohen pėrgjegjės pėr kėtė katastrofė pėr shkaqet e mėposhtme:
a) Oficerėt e parė tė Aleatėve mbėrritėn nė Shqipėri nė prag tė pranverės vitin e kaluar. Ata iu rekomanduan grupeve komuniste shqiptare nga partizanėt grekė dhe u mbajtėn nėn njė mbikėqyrje tė rreptė dhe pėr kėtė arsye ata ndoshta nuk kanė mundur tė hyjnė nė kontakt me popullin e aq mė shumė me grupet nacionaliste shqiptare qė luftonin kundėr fashizmit. Tė gjitha kėrkimet tona pėr ta ishin tė kota, pasi nuk mund tė gjendeshin. Duke parė se ata gjithmonė ishin tė shoqėruar nga grupet komuniste, ne filluam tė hedhim dyshime lidhur me kombėsinė e tyre. Publiku shqiptar besonte se ata ishin agjentė tė maskuar tė Internacionales sė Tretė. Ishte nė interesin e partizanėve shqiptarė pėr t'i mbajtur kėta oficerė tė Aleatėve larg lėvizjes kombėtare nė mėnyrė qė tė bindnin opinionin publik, qė nė pėrgjithėsi, nuk ishte dashamirės ndaj komunizmit, qė lėvizja komuniste ishte e vetmja qė gėzonte simpatinė dhe mbėshtetjen e fuqive tė mėdha demokratike anglo-saksone. Mbėrritja e Misionit tė Aleatėve me qėndrimin e tyre tė njėanshėm nė favor tė bolshevikėve ndikoi nė shtrirjen e pushtetit tė tyre nė vend.
b) Madje, edhe kur, pas kėrkimeve tė gjata, grupet e nacionalistėve shqiptarė hynė nė kontakt me pėrfaqėsuesin e Misionit tė Aleatėve, ky i fundit, i ndikuar edhe nga intrigat dhe propaganda degraduese qė iu servir nga komunistėt, shfaqi nė pėrgjithėsi njė qėndrim shumė tė rezervuar ndaj nacionalistėve. Njė pjesė e kėtyre oficerėve nuk hezituan qė nė mėnyrė tė hapur tė shfaqnin qėndrimin e tyre ndaj nacionalizmit shqiptar. Ne nuk e dimė nėse kėta oficerė vepruan nė pėrputhje me urdhrat e eprorėve tė tyre apo nė pėrputhje me simpatitė personale ideologjike. Sidoqoftė, ne druhemi se kėta oficerė kėtė herė, pėr fatin tonė shumė tė keq, nuk zotėronin mendjemprehtėsinė e duhur pėr tė vlerėsuar pak a shumė drejtė situatėn politiko-sociale tė njė populli pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė njė vend. Pėrndryshe, ėshtė e pamundur tė shpjegohet se pėrse ata duhej qė nė fillim tė armatosnin dhe pajisnin komunistėt nė njė kohė kur forcat nacionaliste, edhe pse jo superiore, ishin tė paktėn tė barabarta me forcat marksiste dhe nė tė njėjtėn kohė tė gatshme pėr tė bashkėpunuar me Misionin e Aleatėve nė luftėn kundėr sundimit fashist. Kjo mbėshtetje materiale dhe morale e Misionit Aleat pėr bolshevikėt prishi ekuilibrin e forcave nė dėm tė nacionalistėve shqiptarė. Tė inkurajuar nga kėto favore, kėta vartės tė Internacionales sė Tretė nuk hezituan tė hidheshin me armatimin e Aleatėve kundėr patriotėve shqiptarė me qėllim vendosjen e bolshevizmit nė vendin tonė duke e mbytur nė njė luftė tė pėrgjakshme.
c) Disa nga kėta oficerė aleatė, jo vetėm furnizuan nė mėnyrė ekskluzive tė kuqtė me armatimet e Aleatėve, por njėkohėsisht bėnė gjithēka ishte e mundur pėr tė penguar ēarmatimin e trupave italiane nga nacionalistėt shqiptarė pas kapitullimit tė Italisė duke bėrė tė mundur kėshtu qė armatimet e italianėve tė binin nė duart e tė kuqve. Kėshtu ndodhi nė Kėlcyrė kur njė regjiment italian, i rrethuar nga nacionalistėt, ishte nė prag tė dorėzimit dhe ēarmatosjes, por ndėrkohė njė oficer i Misionit tė Aleatėve mbėrriti me njė grup partizanėsh dhe i kėrkoi komandantit tė trupave nacionaliste qė pajisjet e italianėve t'u jepeshin komunistėve. Nė Gjirokastėr, gjenerali qė komandonte divizionin italian, por njė oficer i Aleatėve ndėrhyri dhe e ndaloi njė gjė tė tillė. Gjatė betejės qė pasoi kėtė ngjarje, komandanti i trupave nacionaliste ra sė bashku me disa anėtarė tė tjerė tė grupit.
Fundi
Duke qenė njė nga viktimat e para tė agresionit tė imperializmit fashist, populli shqiptar ėshtė i gatshėm tė bėjė sakrificėn sublime pėr vendosjen e njė rendi tė ri tė drejtėsisė ndėrkombėtare dhe mbrojtjen e kauzės sė Aleatėve. Megjithatė, kjo sakrificė e kėrkuar nga interesi i pėrgjithshėm duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me forcėn e kėtij populli dhe dobinė qė kjo sakrificė do tė kishte. Ėshtė e padrejtė tė pretendosh qė kombi mė i vogėl i Europės, siē ka kėrkuar deri tani Misioni i Aleatėve, tė hapė dhe mbajė njė front kundėr ushtrisė gjermane kur madje edhe miliona bajoneta tė anglo-saksonėve nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė deri tani.
Lufta kundėr fashistėve dhe pushtuesve gjermanė dhe lufta civile i kanė kushtuar popullit shqiptar mė shumė se 15 mijė tė vrarė, pa numėruar tė plagosurit apo viktimat e urisė dhe vuajtjeve, dhe gjysmėn e vendit tė rrėnuar plotėsisht. Humbjet e pėsuara nga armiku kanė qenė tė pallogaritshme nė krahasim me sakrificat tona. Oficerėt aleatė shpesh kanė kėmbėngulur qė rajone tė tėra tė ekspozohen ndaj rrezikut tė djegies dhe shkretimit tė plotė vetėm pėr tė shtėnė disa herė me armė kundėr njė autokolone gjermane.
Misioni Ushtarak i Aleatėve zotėron provat dhe faktet se si armėt, me tė cilat furnizuan komunistėt, shkaktuan gjakderdhje tė panevojshme mes shqiptarėve. Lufta Civile ka qenė nė favor tė pushtuesit. Kėtė pushtuesi e di plotėsisht dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse ai nuk orvatet tė shkatėrrojė lėvizjen terroriste kur njė gjė tė tillė mund ta bėjė shumė lehtė.
Fund
Materiali ėshtė marrė nga Arkiva Britanike. Eksponentė tė lartė tė Ballit Kombėtar kanė paraqitur versionin e tyre pėr shkaqet e humbjes sė nacionalistėve, ardhjes sė komunistėve nė pushtet dhe rolit tė misioneve tė huaja gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Albania
13 Nentor 2009
-
-
Pėr: Arkiva Britanike: Historia e Shqiperise ne Luften e Dyte Boterore
PROJEKTE TĖ ALEATĖVE TĖ MĖDHENJ PĖR STATUSIN NDĖRKOMĖTAR DHE KUFIJTĖ E SHQIPĖRISĖ GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE
- Marrėdhėniet e Aleatėve tė Mėdhenj me Shqipėrinė kanė nė thelb dy pėrbėrės: sė pari, ndihmėne e tyre ushtarake, materiale e morale, dhe sė dyti, vizionin pėr tė ardhmen e shtetit shqiptar tė pasluftės
- Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste shėnoi fundin e ekzistencės sė shtetit tė pavarur shqiptar
- Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (LDB) nė BM dhe SHBA u hartuan disa studime pėr Shqipėrinė
- Ja cilat ishin interesat britanike nė Ballkan dhe pėr tė “garantuar” tė ardhmen e shtetit shqiptar
- Britanikėt hodhėn tė parėt idenė e vėnies sė Shqipėrisė nėn mandatin e tyre
- Politika britanike ndaj Shqipėrisė dukej se ishte ende e turbullt, edhe nė periudhėn mars-korrik 1943
- Ballkani nuk pėrbėnte ndonjė zonė atraktive pėr interesat amerikane
- Pėr kufijtė e Shqipėrisė sė pasluftės janė hartuar jo pak studime si nga Anglia ashtu edhe nga SHBA
Gjatė LDB Shqipėria pėr shkak tė rezistencės sė saj kundėr pushtuesve italianė e gjermanė u radhit nė krah tė fuqive aleate dhe dha njė kontribut tė ēmueshėm e modest nė konfrontimin mė tė madh botėror tė historisė. Pėr kėtė arsye ndėrmjet Shqipėrisė dhe Aleatėve tė Mėdhenj u vendosėn marrėdhėnie bashkėpunimi, tė cilat erdhėn gjithnjė nė ngritje dhe qė me kalimin e kohės u institucionalizuan e materializuan nė forma tė ndryshme. Lufta e popullit shqiptar fitoi kėshtu pėrmasa ndėrkombėtare dhe u shndrrua nė njė hallkė modeste nė zinxhirin e koalicionit botėror antifashist. Pėr herė tė parė qė nga krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar, shqiptarėt u bėnė pjesė e njė aleance fituese duke ndjekur rrjedhėn e duhur tė zhvillimeve ndėrkombėtare. Marrėdhėniet e Aleatėve tė Mėdhenj me Shqipėrinė kanė nė thelb dy pėrbėrės: sė pari, ndihmėne e tyre ushtarake, materiale e morale, dhe sė dyti, vizionin pėr tė ardhmen e shtetit shqiptar tė pasluftės, pėr pavarėsinė, statusin ndėrkombėtar dhe kufijtė e tij. Pa nėnvleftėsuar e anashkaluar raportin e parė me aleatėt, i cili ėshtė i njohur e trajtuar jo pak nė literaturėn historike shqiptare e tė huaj, mė lejoni qė nė ligjėrimin tim tė pėrqėndrohem tek aspekti i dytė, pra tek vizioni i Aleatėve tė Mėdhenj pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe kufijtė e saj pas LDB.
1. Statusi ndėrkombėtar i Shqipėrisė
Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste shėnoi fundin e ekzistencės sė shtetit tė pavarur shqiptar. Reagimet e qeverive tė vendeve evropiane e ballkanike pėr arsyje tashmė tė njohura ishin pothuajse inekzistente. Qeveria britanike e njohu zyrtarisht pushtimin dhe aneksimin e Shqipėrisė.[i] Njė deklaratė e butė pėr mosnjohjen e pushtimit italian tė Shqipėrisė u bė nga Sekretari Amerikan i Shtetit mė 8 prill 1939. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (LDB) nė BM dhe SHBA u hartuan disa studime pėr Shqipėrinė, me objekt statusin ndėrkombėtar dhe kufijtė e saj. Ato u pėrgatitėn kryesisht nga institucione tė specializuara nė shėrbim tė Forin Ofiss-it (Foreign Office), apo tė Departamentit tė Shtetit (Department of State). Shumica e studimeve britanike qė njohim u hartuan nga “Instituti Mbretėror i Ēėshtjeve Ndėrkombėtare, Kėrkimi me Jashtė dhe Shėrbimi i Shtypit” Ballioll Kollixh, Oksford (Royal Institute of International Affairs, Foreign Research and Press Service, Balliol College, Oxford) nė Londėr, ndėrsa ato amerikane nga Sektori i Ēėshtjeve tė Evropės Jugore dhe Sektori i Studimeve Territoriale. Fragmente tė studimeve sovjetike pėr Shqipėrinė kemi hasur nė ndonjė botim dokumentar rus tė viteve tė fundit[ii], si dhe nė disa dokumente tė veēanta tė arkivave britanike e amerikane.Studimet e lartpėrmendura nuk duhen konsideruar si politika zyrtare tė qeverive aleate, por si lėndė e parė qė ushqente politikėn e tyre.
Interesat britanike nė Ballkan
Pėr tė ruajtur interesat britanike nė Ballkan dhe pėr tė “garantuar” tė ardhmen e shtetit shqiptar dhe kufijtė e tij, janė hartuar projekte tė ndryshme nga institucione tė specializuara nė Britaninė e Madhe e SHBA, brenda tė cilave do tė gjente zgjidhje edhe problemi shqiptar: pėrkatėsisht nė formėn e njė Federate apo Konfederate; Bashkimi apo Pakti Ballkanik; Federatė tė Vendeve tė Evropės Lindore. Janė projektuar gjithashtu skema tė tilla, si vėnia e shtetit shqiptar nėn njė mandat britanik apo amerikan, protektorat, madje edhe vendosjen e shtetit shqiptar nėn mbikėqyrjen e njė organizmi kolektiv,tė ngjashėm me Lidhjen e Kombeve, e cila mund tė krijohej pas mbarimit tė LDB apo pėr njė Shqipėri neutrale nėn kontrollin ndėrkombėtare dhe me sovranitet tė kufizuar etj. Duhet tė pranojmė, se pavarėsisht nga vlerat e tyre, dhe dėshira e mirė pėr ndėrtuar njė shtet normal shqiptar, nė njė pjesė tė studimeve amerikane pėr qeverisjen e ardhshme tė Shqipėrisė vihet re njė lloj mosnjohje e mirė e realitetit shqiptar, veēanėrisht pėr zhvillimet e brendshme tė Shqipėrisė. Ndonėse vet hartuesit e tyre pranojnė se “qėllimi ėshtė ndihma ndaj Shqipėrisė dhe jo kontrolli i huaj mbi tė”, disa skema e propozime tė tyre pėr statusin ndėrkombėtar dhe qeverisjen e Shqipėrisė gjatė periudhės sė tranzicionit duken larg realitetit. Sidoqoftė, duke bėrė njė vėshtrim krahasues ndėrmjet studimeve britanike e amerikane, do tė gjykoja se alternativat e paraqitura nga SHBA pėr problemet e kufijve tė Shqipėrisė, ishin mė realiste e tė pranueshme se ato britanike,por asnjėherė tė mjaftueshme pėr tė pėrmbushur aspiratat e shqiptarėve.
Britanikėt hodhėn tė parėt idenė e vėnies sė Shqipėrisė nėn mandatin e tyre
Britanikėt hodhėn tė parėt idenė e vėnies sė Shqipėrisė nėn mandatin e tyre, apo tė SHBA. Kjo ide e pėrsėritur edhe mė mbrapa do tė dėshtonte, se as Britania e Madhe dhe as SHBA nuk kishin interesa tė tilla nė Shqipėri, qė tė pėrligjnin ekzistencėn e njė mandati mbi tė, por as shqiptarėt nuk e dėshironin kėtė formė tė tejkaluar qeverisjeje. Shqiptarėt kishin dhėnė prova mėvetėsie dhe qeverisjeje tė sukseshme, veēanėrisht nė vitet 1921-1939. Ideja e njė mandati amerikan mbi Shqipėrinė, qė u servir nga Komiteti Ballkanik nė Londėr, nė korrik 1942 u kundėrshtua si nga Zogu ashtu edhe nga Faik Konica. Konica gjykonte, se shqiptarėt kishin aftėsi qeverisėse, tė cilat ishin dėshmuar me nxjerrjen e 35 kryeministrave prej tyre, gjatė sundimi osman e mė tej. Pėr Konicėn nuk ishte Shqipėria, por Greqia qė kishte nevojė pėr mandat. Duhet thėnė se LNĒL nuk fare ide pėr kėto projekte gjatė luftės, tė cilat ndryshonin kryekėput nga konceptet e saj pėr shtetin e ardhshėm. Politika britanike ndaj Shqipėrisė dukej se ishte ende e turbullt, edhe nė periudhėn mars-korrik 1943, kur nė rrethet e larta ushtarake britanike shtrohej rebusi, se si do ta konsideronin Shqipėrinė, njė vend mik apo territor tė pushtuar, nė rast se trupat e tyre do tė zbarkonin nė Shqipėri. Kėtė udhėkryq do ta zgjidhte ministri i jashtėm britanik me pėrgjigjen e tij, se Shqipėria duhet tė trajtohet juridikisht si territor mik nėn administratėn britanike. Dilema britanike pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe kufijtė e saj vazhdoi edhe nė mbarim tė luftės. Nė arkivat britanike ka njė numėr dokumentesh qė i dėshmojnė qartazi kėto dilema.
Ballkani nuk pėrbėnte ndonjė zonė atraktive pėr interesat amerikane
Ballkani nuk pėrbėnte ndonjė zonė atraktive pėr interesat amerikane dhe Shqipėria nuk pėrbėnte ndonjė pėrjashtim nga kjo politikė. SHBA ndonėse nuk kishin ndonjė interes tė veēantė nė Shqipėri, dėrguan nė vend misionet e tyre, pėr tė ndihmuar e bėrė mė efektive rezistencė e shqiptarėve, ndonėse Shqipėria nuk bėnte pjesė nė listėn e vendeve qė pėrfitonin nga programi amerikan i huadhėnies (Lend-Lease). Presidenti Rusvelt nuk e kishte pėrfshirė Shqipėrinė ndėrmjet vendeve me rėndėsi vitale pėr SHBA. Megjithė kėtė, SHBA dėrguan misionin e tyre tė parė nė Shqipėri nė nėntor 1943. Dėrgimit tė tij i parapriu njė studim i gjatė i OSS, duke u mbėshtetur nė argumentimin e veēantė se SHBA nuk e kishin njohur asnjėherė pushtimin italian tė Shqipėrisė. Misioni amerikan nė Shqipėri nuk e arriti ndonjėherė numrin e britanikėve nė kėtė vend, megjithėse ndihma nuk ishte e pakėt. Pėr sytė e shqiptarėve tė kahjeve tė ndryshme politike e ushtarake gjatė periudhės sė luftės, por edhe pas saj, imazhi i amerikanėve ishte mė i mirė dhe mė i besueshėm se i britanikėve.
2. Kufijtė e Shqipėrisė
Pėr kufijtė e Shqipėrisė sė pasluftės janė hartuar jo pak studime si nga Anglia ashtu edhe nga SHBA. Duke mos pasur mundėsi t’i pėrmend ato, mund tė shprehem pa hezitim se pėrgjithėsisht ato priren nga ideja e lėnies nė fuqi tė kufijve tė caktuar nga Konfernca e Londrės e vitit 1913, pavarėsisht se shtrohen edhe alternativa tė tjera pėr ndryshimin e tyre nė favor tė Shqipėrisė, apo vendeve fqinje. Studimet amerikane duken mė realiste pėr kėtė problem se sa ato britanike, por nė asnjė rast ato nuk pėrmbushin pritshmėrinė e Shqiptarėve.
Nėse do tė bėja njė krahasim mbi pozitėn ndėrkombėtare tė Shqipėrisė dhe kufijtė e saj gjatė Luftės sė Parė Botėrore (LPB), Konferencės sė Paqes tė Parisit tė vitit 1919, Konferencėn sė Ambasadorėve nė Paris (nėntor 1921), me pozitėn e saj gjatė dhe nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore (LDB), do tė nėnvizoja veēoritė e mėposhtme:Sė pari, gjatė dhe pas LDB nuk ndodhi sikurse nė LPB, kur problemi i pavarėsisė sė Shqipėrisė mbeti pezull e u rihap nė Konferencėn e Paqes sė Parisit. Pėrkundrazi, tre aleatėt e mėdhenj anglo-sovjeto-amerikanė, nė dhjetor 1942, riafirmuan tė drejtėn e ringritjes sė shtetit tė pavarur shqiptar pas mbarimit tė luftės, dhe i njohėn popullit shqiptar tė drejtėn pėr tė vendosur pėr formėn e qeverisjes dhe pėr tė zgjedhur qeverinė qė ata dėshironin mbi bazėn e Kartės sė Atlantikut. Kėto vendime mbetėn pikė reference dhe tė pandryshueshme nė periudhėn e mėpasme, me gjithė dilemat e krijuara nė mbarim tė luftės, si rezultat i fitores sė Lėvizjes Nacionalēlirimtare nė Shqipėri dhe epėrsisė sovjetike nė Ballkan. Ajo ē’ka mbeti e diskutueshme, sipas mendimit tim, tė mbėshtetur nė dokumentacionin mė tė fundit britanik e amerikan, ishte natyra e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, nėse ai do tė ishte plotėsisht i pavarur, apo do tė kalonte njė periudhė prove tė njė sovraniteti apo vetėvendosjeje tė kufizuar.
Sė dyti, problem delikat dhe i diskutueshėm ishte ai i kufijve tė Shqipėrisė. Nė dhjetor 1942 tre Aleatėt e Mėdhenj ndėrmorėn aktin mė tė rėndėsishėm tė periudhės sė luftės, duke deklaruar zyrtarisht ringritjen e shtetit tė pavarur shqiptar tė pasluftės. Deklarata britanike u shpall mė 17 dhjetor 1942 nė Dhomėn e Komuneve njė javė pas deklaratės amerikane. Deklarata e Iden-it pėr Shqipėrinė mbyllej me dy rezerva tė pėrgjithėshme. E para nėnkuptonte planet e ardhshme britanike pėr krijimin e njė federate apo konfederate te vendeve tė Ballkanit, brenda sė cilės do tė ishte edhe Shqipėria, ndėrsa e dyta e linte tė hapur problemin e kufijve tė saj, e cila do tė merrej nė shqyrtim nė Konferencėn e Paqes. Sekretari Iden (Eden) do tė deklaronte nė Dhomėn e Komuneve mė17 dhjetor 1942: “Qeveria e Madhėrisė sė Tij e shikon ēėshtjen e kufijve tė shtetit shqiptar pas lufte, si njė ēėshtje qė do tė duhet tė merret nė shqyrtim nė Konferencėn e Paqes”. Me kėtė deklaratė qeveria britanike shpallte mosangazhimin e saj pėr ruajtjen e kufijve tė shtetit shqiptar tė paraluftės dhe ekspozimin e tyre ndaj pretendimeve greke. Ndėrhyrjen e qeverisė greke nė emigracion pėr kėtė problem e pranon qartazi P. Dikson mė 18 dhjetor 1942, nė takimin e tij me sekretarin e ambasadės amerikane nė Londėr, zotin Kou (Coe). “Nė lidhje me problemin e kufijve, deklaronte Dikson, ne morėm nė konsideratė pretendimet e forta greke nė lidhje me kufijtė jugorė tė Shqipėrisė”.
Deklarata e SHBA, e paraqitur nga Cordell Hull mė 10 dhjetor 1942, ndryshonte nga deklarata britanike nė dy elementė jo tė parėndėsishėm, sepse ajo vlerėsonte rezistencėn aktuale tė popullit shqiptar kundėr italianėve dhe i referohej Kartės sė Atlantikut, pėr formėn e qeverisjes dhe qeverinė qė do tė zgjidhnin shqiptarėt pas luftės. Ky ndryshim solli njė farė shqetėsimi nė FO, e cila ngarkoi ambasadori britanik nė Washington, lordin Halifax qė tė kėrkonte sqarime nė DSH. Edhe deklarata e qeverisė sovjetike shpallte simpatinė e saj pėr luftėn e guximshme ēlirimtare tė patriotėve shqiptarė, dhe dėshirėn pėr t’a parė Shqipėrinė tė ēliruar nga zgjedha e pushtuesve fashistė dhe pavarėsinė e saj tė rivendosur. SHBA, nė deklaratėn e tyre tė 10 dhjetorit 1942tė paraqitur nga Sekretarit i Shtetit Hull, nuk e pėrmendėn fare problemin e kufijve tė ardhshėm tė Shqipėrisė, gjė qė nuk u prit mirė as nga qeveria greke nė emigracion, dhe as nga qeveria britanike e cila do tė kishte dashur qė qeveritė e dy vendeve tė flisnin me njė zė tė vetėm. Qeveria greke dhe ajo britanike i kėrkuan qeverisė amerikane qė ta modifikonte deklaratėn e saj pėr Shqipėrinė dhe ta pėrshtaste atė me deklaratėn britanike, duke e lėnė tė hapur ēėshtjen e kufijve. Njė kėrkesė e tillė iu e bė e njohur zėvendės Sekretarit Amerikan tė Shtetit Wells, nga ambasadori grek nė Washington, Cimon Diamantopulos, mė 21 dhjetor 1942. Por, Wells do tė pėrgjigjej se “deklarata amerikane kishte qenė standarde, si edhe pėr vendet e tjera tė okupuara”, ndėrsa shtonte mė tej se,“kjo qeveri nuk ka bėrė dhe nuk merr ndonjė angazhim sekret nė lidhje me ndryshimet territoriale tė ndonjė vendi tjetėr, dhe se askush nė Kombet e Bashkuara nuk do tė marrė ndonjė vendim pėrfundimtar lidhur me kėto rregullime deri nė pėrfundim tė luftės”. Qeveria amerikane nuk pranoi as “sugjerimin e veēantė” tė ambasadorit grek, qė tė pranonte nė heshtje dhe me rezervė ndryshimet qė mund tė bėheshin nė tė ardhmen pėr kufijtė. Mė 23 dhjetor 1942 qeveria amerikane do hidhte poshtė zyrtarisht kėrkesėn greke tė lartpėrmendur. Ky qėndrim iu bė i ditur edhe ambasadorit britanik nė Washington, Halifaks (Halifax), qeveria e tė cilit kishte kėrkuar nga qeveria amerikane qė “tė shprehte diēka mė shumė nė lidhje me Shqipėrinė”. Kėrkesa britanike u cilėsua si e pakuptimtė”. Qeveria greke nė emigracion vazhdoi tu kushtonte vėmendje dhe ndjeshmėri tė veēantė ēdo shprehjeje apo fraze qė dilte nga institucionet apo zyrtarė tė lartė tė SHBA, tė cilat pėrmendnin direkt apo indirekt kufijtė e Shqipėrisė.
Prof. Dr. Hamit KABA
Instituti i Historisė/QSA
Tiranė, 12 nėntor 2014
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt