-
“Midis dy dasmave”, një film-dokumentar nga Esat Teliti
“Midis dy dasmave”, një film-dokumentar nga Esat Teliti
“Midis dy dasmave”, një film-dokumentar kushtuar një 26 vjeçari nga Kavaja që u vra gjatë Luftës në Kosovë, u shfaq dje në ambientet e Kinema Millenium. Dokumentari u realizua nga regjisori i njohur Esat Teliti me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Në qendër të tij është historia e një djali në moshë për t’u bërë dhëndër, por që “martohet” me vdekjen ndërsa luftonte për lirinë e Kosovës. Indrit Cara ishte një nga të rinjtë shqiptarë që megjithëse kishte një jetë komode në Angli, vendos të marrë pjesë në çlirimin e Kosovës. Një “dasmë” të cilën e përgatiti, edhe pse nuk jetoi që ta festonte, ashtu sikurse dhe dasmën e tij të pritur nga e gjithë familja. Këtu ngrihet dhe subjekti i filmit dokumentar i cili u realizua gjatë periudhës kohore prej një viti. Ndërkohë, xhirimet janë shtrirë në tre territore: në Londër ku jetonte dhe heroi, në Kavajë ku ishte rritur dhe në Kosovë ku dha jetën duke luftuar. Në hapësirën midis dy dasmave, ne këmbë të përmendoreve të tyre ngrihet harku i triumfit njerëzor që e bën të pavdekshëm dhe të respektuar nga të gjithë, 26-vjeçarin Indrit Cara. Ishin vlerat e rralla njerëzore ato që e shtynë regjisorin Teliti t’i kushtojë këtë film i cili u ndoq me shumë emocion.
40 shtete pjesëmarrëse në Skena Up
Nga data 4 deri më 11 dhjetor do të mbahet edicioni i shtatë i festivalit ndërkombëtar të studentëve për film dhe teatër Skena Up, ku këtë edicion kanë konkurruar rreth 500 filma dhe rreth 40 shfaqje teatrore. Programi i filmit do të ndahet ne dy kategori, ai për konkurrencë ndërkombëtare dhe kosovare. Për programin ndërkombëtar të filmit do të konkurrojnë 88 filma, selektimin e të cilëve e ka bërë Doruntina Basha dhe Visar Krusha. Ndërsa në konkurrencën për filmin më të mirë të Kosovës do të jenë 10 filma. Bernd Buder nga Gjermani ka kuruar një program special “exYU Generation next” program me regjisor debutant nga vendet e ish-Jugosllavisë, pastaj dy filma të shkurtë fitues të festivalit të Berlinit do të prezantohen nga aktorja jonë Arta Dobroshi. Në programin e teatrit do të jenë 9 shfaqje në konkurrencë dhe një shfaqje mysafire nga Franca. Do të mbahen edhe dy punëtori të udhëhequra nga Robert Primes nga SHBA, ndërsa Jerry Coyle nga SHBA bashkë me Arno Aschauer nga Austria do ta mbajnë punëtorinë së bashku. Mysafir special do të jetë producenti i famshëm anglez Nick Poëell që është drejtor i shkollës kombëtare për film dhe televizion në Angli dhe zv/kryesues i bordit të “European Academy Aëard”, i cili do ta mbaj edhe një ligjëratë në kinemanë ABC. Pastaj Katriel Schory, drejtor i Fondacionit të filmit të Izraelit, i cili po ashtu do ta mbajë një ligjëratë. Njëri ndër ekspertët më të njohur francez të skenarit Jacques Achoti, që në karrierën e tij ka punuar me regjisorë të famshëm si Last Von Trier etj. Skenari i tij i fundit “Mos shiko mbrapa “, film i Marina De Van me Sophie Marceau dhe Monica Belluçi ka qenë pjesë e Programit Zyrtar të Festivalit të Filmit në Kanë 2009.
Pra janë rreth 40 shtete pjesëmarrëse sivjet dhe rreth 150 mysafirë ndërkombëtarë do ta vizitojnë Festivalin Skena Up.
Albania
1 Dhjetor 2009
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt