Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Argumentimi i Kosovës në GJND, shumëdimensional

    Nga Express më 17.12.2009 në ora 13:54
    Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni e kanë vlerësuar procesin e përballjes së Kosovës me Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke thënë se argumentimi i Kosovës në gjykatë ka qenë shumëdimensional dhe absolutisht i plotë, ndërkohë që kanë shprehur besimin se do të ketë njohje të reja pas këtij procesi.

    Kreu i ekzekutivit vendor tha të enjten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se procesi i njohjeve do të vazhdojë, duke u mbështetur edhe në prezantimin dinjitoz të Kosovës në GJND.

    “Është një proces që do të vazhdojë i njohjeve, Kosova në GJND ka pasur një prezantim mjaft dinjitoz, në kuptimin më profesional dhe nivelin më të lartë të mundshëm. Ekipi kosovar ka pasur një prezantim të shkëlqyeshëm. Presim njohje të reja”, ka thënë ai.

    Para kabinetit qeveritar, ministri Skënder Hyseni ka folur lidhur me ecurinë e procesit në GJND, duke vlerësuar si mjaft të suksesshëm paraqitjen e Kosovës, ndërkohë që ka shprehur besimin e Kosovës në qëndrimin e drejtë të drejtësisë ndërkombëtare dhe në paanësinë e këtij institucioni ndërkombëtar, para të cilit, sipas Hyseni, Kosova ka paraqitur argumente shumëdimensionale.

    “Ky shumëdimensionalitet nuk do të ishte ai që është pa mbështetjen e fuqishme që Kosova ka pasur nga më tepër se 16 kombe të lira të botës që janë paraqitur për dëshmi gojore në gjykatë. Ka qenë përshtypje e përgjithshme në GJND të pjesëmarrësit se Kosova ka arritur në mënyrë bindëse të dëshmojë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ta mbështesë të drejtën e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur”, ka thënë ai.

    Sipas Hysenit, në një afat optimal që mund të sillet mes 4 dhe 6 muajve të ardhshëm gjykata mund të vendosë të japë një mendim siç është kërkuar në rezolutën e OKB-së.

    Kreu i diplomacisë së Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mos ketë fare mendim nga ana e GJND-së, megjithëse duke e pas parasysh kërkesën e OKB-së për një gjë të tillë, ai beson se nuk do të mbetet pa mendim, po beson fuqishëm se ai mendim do të jetë neutral me nuanca në mbështetje të Kosovës.

    “Mendimi i gjykatës, nëse do të vijë, do të jetë neutral me nuanca të theksuara në favor të Kosovës, sepse pas gjithë asaj që është dëgjuar në gjykatë që një institucion aq serioz të deklarohej kundër pavarësisë së një vendi. Në fund, Kosova i mbetet konsekuent qëndrimit dhe besimit te drejtësia ndërkombëtare dhe në paanësinë e këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë”, ka thënë Hyseni.

    Kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë ka falënderuar shtetin e Malavit për njohjen e Kosovës, ndërkaq, duke folur për procesin zgjedhor, ka thënë se populli ka folur dhe ka vendosur, ndërkaq tani duhet fokusim në certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe të depolitizohet ky proces. (Kosovapress)
    bashkpunimi ne mes dhise dhe ujkut
    po na befason!!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2009
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    23
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Koh (SHBA): Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës!

    Melazim Koci, Hagë

    Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan, ka thënë sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh.

    Në një fjalim që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë.

    “E drejta ndërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia e Kosovës është kaptina e fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se “nuk ka inkonsistencë ndërmjet shpalljes paqësore të pavarësisë së Kosovës, të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”.

    Në vazhdim, Harold Koh u është drejtuar gjykatësve të GJND-së, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për 1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e pastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirë një proces politik.

    “Shpallja e pavarësisë së Kosovës është artikulim i vullnetit të popullit, që as mund të autorizohet dhe as ndalohet”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se Serbia kishte thënë se edhe në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë ishte shkelur e drejta ndërkombëtare, por që tash nuk thotë.

    Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh, për t’iu referuar pastaj Rambujesë dhe “vullnetit të popullit” dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk prejudikojnë dhe as përjshatojnë asnjë epilog të statusit politik të Kosovës.

    Nëse Rezoluta 1244 përmban dispozitën për integritetin territorial të Serbisë, pse atëherë për shumë kohë Beogradi është ankuar se ajo ia hap rrugën pavarësimit të Kosovës, ka pyetur Harold Koh, për të shtuar se Rezoluta 1244 thirret në integritetin territorial të Jugosllavisë, por Jugosllavia më nuk ekziston.

    Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetëm si fazë kalimtare, ndërsa mbështetësit e Serbisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë rresht në rezolutë që të mund të thonë se Kosova, duke e shpallur pavarësinë, e ka shkelur atë, ka thënë Harold Koh.

    Serbia thotë se i ka ofruar Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme, por ata që mbajnë mend tanket rreth Parlamentit të Kosovës në vitin 1989, e dinë mirë se për çfarë autonomie bëhet fjalë, ka thënë në vazhdim përfaqësuesi amerikan.

    Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhë as me Kosovën.

    Nga kjo gjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron të kthejë situatën prapa ose të lejojë Kosovën dhe fqinjët të ecin përpara, ka thënë Koh.

    Serbia ka përsëritur se nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse kjo gjykatë shpreh mendim në favor të Kosovës dhe, rrjedhimisht, gjykata nuk ka nevojë të japë mendim, të cilin shtete kanë thënë se edhe ashtu nuk do ta respektojnë, ka thënë përfaqësuesi amerikan dhe ka shtuar se nëse këtë do ta bëjë, atëherë duhet të ketë parasysh: kujdesin intensiv të Këshillit të Sigurimit ndaj Kosovës, shqetësimin e OSBE-së për popullin e Kosovës, historinë e autonomisë së Kosovës dhe pjesëmarrjen e Kosovës në procesin ndërkombëtar të statusit”, ka thënë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harold Koh.

    Në vazhdim ka folur përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, që ka thënë se kjo gjykatë ka juridiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai në vazhdim ka folur për, siç ka thënë, shumë deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshme nga Këshilli i Sigurimit, për të shtuar se Qiproja Veriore është një rast i tillë.

    Shpallja e pavarësisë së Kosovës është jolegale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar, ka thënë Kiril Gevorgian, për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje.

    Në vitin 2008 nuk kishte kërcënim ndaj popullit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk mund të merret si argument për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi rus.

    Populli i Kosovës asnjëherë nuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në vitin 1999, veproi pa e njohur të drejtën e vetëvendosjes së popullatës së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, për të pohuar se e drejta ndërkombëtare e ndalon pavarësimin e Kosovës.

    Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova, sipas së drejtës ndërkombëtare, është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët dhe as Beogradi nuk mund të ndërmarrin hapa unilateralë që sfidojnë UNMIKU-un.

    Kiril Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, kur tha se fakti që bisedimet nuk kanë sjellë rezultate, nuk do të thotë se të gjitha mundësitë janë shterur.

    Serbia i ka ofruar Kosovës jo vetëm shkallë të lartë të autonomisë së brendshme, por edhe pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare, ka thënë përfaqësuesi rus, për të konkluduar se “sipas Rezolutës 1244, statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale në kuadër të Serbisë dhe kjo rezolutë mbetet tërësisht në fuqi”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian.

    Seancën e sotme dëgjimore në GJND e ka hapur Spanja, që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me të është shkelur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Përfaqësuesja e Spanjës, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thënë se “Spanja konsideron se Rezoluta 1244 ende është në fuqi, ndërsa procesi politik për gjetjen e zgjidhjes është ende në vazhdim e sipër, gjithnjë derisa Këshilli i Sigurimit nuk miraton një vendim tjetër”.

    Hernandez ka pohuar se “shpallja e njëanshme e secesionit nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse lejohet vetëm në rastet e kolonive” dhe ka konkluduar se “çështja e Kosovës është zgjidhur me Rezolutën e KS të OKB-së, që shqiptarëve u ka ofruar vetadministrim të gjerë”.

    E fundit në seancën e sotme ka folur Finlanda, që pa asnjë hezitim ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

    Paiva Koukuranta ka folur për deportimet dhe dhunën e Serbisë në Kosovë, që ka qenë sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme të autonomisë dhe referendumin e vitit 1991 për pavarësinë.

    Ajo ka pohuar se pas rënies së Murit të Berlinit, rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit.

    Shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt, por është diçka që buron nga ata që krijojnë shtetin e tyre, ka thënë Paiva Koukaranta, për të shtuar se edhe pavarësia e vendit të saj ishte bërë nga Parlamenti i Finlandës në kuadër të Rusisë.

    Rasti i Kosovës është sui generis, ndërsa argumentet e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës janë sipërfaqësore, ka thënë përfaqësuesja e Finlandës. (rel)
    -------------------
    KJO QE KA NDODHE ME KOSOVEN ESHTE NJE NGA RASTET E RRALLA KUR DREJTESIA E DEMOKRACIA E VERTETE KANE DAL NE SHESH, E NEVE NA MBETET TE UA DIME PER NDER VENDEVE VERTET DEMOKRATIKE QE E KANE PERKRAHE E E PERKRAHIN KOSOVEN NE çESHTJEN E SAJ, ME ç'RAST E PERKRAHIN DHE E AFIRMOJNE DEMOKRACINE E DREJTESINE E VERTETE, E LAVDI JU QOFTE, NDERSA KETA TE TJERET, TE MJERET, PO MUNDOHEN ME "GJUEJTE HI SYVE", PO SI DUKET, VETEMSE PO E TREGOJNE "PAMJEN" E TYRE TE VERTETE, SE KETE HERE ARGUMENTIMET FALLSE S'DO TE KENE VLERE,

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •