Tadiqin e zemërojnë paraqitjet e përfaqësuesve kroatë para GJND
QIK,Prishtinë
Beograd, 10 dhjetor - President i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar të enjten se paraqitjet e politikanëve dhe përfaqësuesve kroatë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë i keqësojnë raportet ndërmjet Serbisë e Kroacisë. Sipas Tadiqit, kjo paraqet përzierje në punë të brendshme të Serbisë. "Pres nga zyrtarët kroatë të definojnë pozicionin e tyre dhe shpresoj se kjo që ka ndodhur nuk është qëllim për uljen e marrëdhënieve të ndërsjella në nivel më të ulët", ka thënë Tadiq, dhe ka kujtuar se "marrëdhëniet e mira ndërfqinjsore janë parakusht për integrimin evropian të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor". Tadiqi është takuar me Presidentin e Hungarisë Laslo Sholja, takim ky pas të cilit Tadiq ka theksuar se dy vendet janë pajtuar për shumëçka, por për çështjen e Kosovës qëndrimet e dy palëve kanë qenë krejtësisht drastike.
Krijoni Kontakt