Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 82
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Koh (SHBA): Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës!

    Melazim Koci, Hagë

    Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan, ka thënë sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh.

    Në një fjalim që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë.

    “E drejta ndërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia e Kosovës është kaptina e fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se “nuk ka inkonsistencë ndërmjet shpalljes paqësore të pavarësisë së Kosovës, të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”.

    Në vazhdim, Harold Koh u është drejtuar gjykatësve të GJND-së, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për 1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e pastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirë një proces politik.

    “Shpallja e pavarësisë së Kosovës është artikulim i vullnetit të popullit, që as mund të autorizohet dhe as ndalohet”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se Serbia kishte thënë se edhe në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë ishte shkelur e drejta ndërkombëtare, por që tash nuk thotë.

    Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh, për t’iu referuar pastaj Rambujesë dhe “vullnetit të popullit” dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk prejudikojnë dhe as përjshatojnë asnjë epilog të statusit politik të Kosovës.

    Nëse Rezoluta 1244 përmban dispozitën për integritetin territorial të Serbisë, pse atëherë për shumë kohë Beogradi është ankuar se ajo ia hap rrugën pavarësimit të Kosovës, ka pyetur Harold Koh, për të shtuar se Rezoluta 1244 thirret në integritetin territorial të Jugosllavisë, por Jugosllavia më nuk ekziston.

    Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetëm si fazë kalimtare, ndërsa mbështetësit e Serbisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë rresht në rezolutë që të mund të thonë se Kosova, duke e shpallur pavarësinë, e ka shkelur atë, ka thënë Harold Koh.

    Serbia thotë se i ka ofruar Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme, por ata që mbajnë mend tanket rreth Parlamentit të Kosovës në vitin 1989, e dinë mirë se për çfarë autonomie bëhet fjalë, ka thënë në vazhdim përfaqësuesi amerikan.

    Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhë as me Kosovën.

    Nga kjo gjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron të kthejë situatën prapa ose të lejojë Kosovën dhe fqinjët të ecin përpara, ka thënë Koh.

    Serbia ka përsëritur se nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse kjo gjykatë shpreh mendim në favor të Kosovës dhe, rrjedhimisht, gjykata nuk ka nevojë të japë mendim, të cilin shtete kanë thënë se edhe ashtu nuk do ta respektojnë, ka thënë përfaqësuesi amerikan dhe ka shtuar se nëse këtë do ta bëjë, atëherë duhet të ketë parasysh: kujdesin intensiv të Këshillit të Sigurimit ndaj Kosovës, shqetësimin e OSBE-së për popullin e Kosovës, historinë e autonomisë së Kosovës dhe pjesëmarrjen e Kosovës në procesin ndërkombëtar të statusit”, ka thënë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harold Koh.

    Në vazhdim ka folur përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, që ka thënë se kjo gjykatë ka juridiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai në vazhdim ka folur për, siç ka thënë, shumë deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshme nga Këshilli i Sigurimit, për të shtuar se Qiproja Veriore është një rast i tillë.

    Shpallja e pavarësisë së Kosovës është jolegale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar, ka thënë Kiril Gevorgian, për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje.

    Në vitin 2008 nuk kishte kërcënim ndaj popullit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk mund të merret si argument për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi rus.

    Populli i Kosovës asnjëherë nuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në vitin 1999, veproi pa e njohur të drejtën e vetëvendosjes së popullatës së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, për të pohuar se e drejta ndërkombëtare e ndalon pavarësimin e Kosovës.

    Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova, sipas së drejtës ndërkombëtare, është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët dhe as Beogradi nuk mund të ndërmarrin hapa unilateralë që sfidojnë UNMIKU-un.

    Kiril Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, kur tha se fakti që bisedimet nuk kanë sjellë rezultate, nuk do të thotë se të gjitha mundësitë janë shterur.

    Serbia i ka ofruar Kosovës jo vetëm shkallë të lartë të autonomisë së brendshme, por edhe pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare, ka thënë përfaqësuesi rus, për të konkluduar se “sipas Rezolutës 1244, statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale në kuadër të Serbisë dhe kjo rezolutë mbetet tërësisht në fuqi”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian.

    Seancën e sotme dëgjimore në GJND e ka hapur Spanja, që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me të është shkelur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Përfaqësuesja e Spanjës, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thënë se “Spanja konsideron se Rezoluta 1244 ende është në fuqi, ndërsa procesi politik për gjetjen e zgjidhjes është ende në vazhdim e sipër, gjithnjë derisa Këshilli i Sigurimit nuk miraton një vendim tjetër”.

    Hernandez ka pohuar se “shpallja e njëanshme e secesionit nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse lejohet vetëm në rastet e kolonive” dhe ka konkluduar se “çështja e Kosovës është zgjidhur me Rezolutën e KS të OKB-së, që shqiptarëve u ka ofruar vetadministrim të gjerë”.

    E fundit në seancën e sotme ka folur Finlanda, që pa asnjë hezitim ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

    Paiva Koukuranta ka folur për deportimet dhe dhunën e Serbisë në Kosovë, që ka qenë sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme të autonomisë dhe referendumin e vitit 1991 për pavarësinë.

    Ajo ka pohuar se pas rënies së Murit të Berlinit, rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit.

    Shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt, por është diçka që buron nga ata që krijojnë shtetin e tyre, ka thënë Paiva Koukaranta, për të shtuar se edhe pavarësia e vendit të saj ishte bërë nga Parlamenti i Finlandës në kuadër të Rusisë.

    Rasti i Kosovës është sui generis, ndërsa argumentet e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës janë sipërfaqësore, ka thënë përfaqësuesja e Finlandës. (rel)
    -------------------

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje ICJ të njohin pavarësinë e Kosovës

    Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje ICJ të njohin pavarësinë e Kosovës

    botuar më 08/12/2009 at 12:09 gazeta" SuDEst


    E martë,

    Shtetet e Bashkuara i kërkoin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) qe të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës vis-à-vis Serbisë, duke siguruar se ajo kishte stabilizuar situatën në Ballkan. "Deklarata e njëanshme e pavarësisë ka përfunduar dhe ishte e nevojshme për të stabilizuar një kapitull të trazuar në historinë e Ballkanit Perëndimor," tha kreu i delegacionit të SHBA-së Harold Koh Hongju. "Kosova ka bërë të mundur një tranzicion në një të ardhme të përbashkët evropiane për Kosovën dhe fqinjët e saj," iu tha 15 gjyqëtareve të Gjykatës, organi kryesor juridik i OKB-së që ështeë përgjegjës për një opinion këshillues.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Franca, Norvegjia dhe Jordania paraqesin dëshmitë në GJND

    Në ditën e shtatë të shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, argumentet e tyre do t'i paraqesin Franca, Norvegjia dhe Jordania....
    Postuar: 10:39:41 / 09.12.2009
    Dje Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda u shprehën në mbrojtje të pavarësisë, ndërsa Rusia dhe Spanja e kundërshtuan.

    Përfaqësuesi amerikan tha se pavarësia e Kosovës është vullnet i popullit të saj dhe faktor stabiliteti në Ballkan.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Franca, Jordania dhe Norvegjia pro Kosovës

    Melazim Koci, Hagë

    Franca, Jordania dhe Norvegjia kanë mbështetur para GJND-së në Hagë, pa asnjë hezitim, pavarësinë e Kosovës. Franca ka thënë se GJND-ja nuk ka fare përse të deklarohet, sepse Kosova tashmë është njohur nga 63 shtete, ndërsa Jordania dhe Norvegjia kanë pohuar se kosovarët gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes.
    Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ka vazhduar debati rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ekspozetë e Francës, Jordanisë dhe Norvegjisë, që unanimisht kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.

    Përfaqësuesja e Francës, Hedvig Belliar, ka kërkuar nga GJND-ja të mos japë fare mendim rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi praktike, pasi që pavarësinë e Kosovës tashmë e kanë njohur 63 vende.

    Ajo ka thënë se çështja që po diskutohet, është gjendur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në formë artificiale. Belliar ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ajo nuk e rregullon çështjen e secesionit.

    Përfaqësuesja e Francës, në vazhdim, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ai ka të bëjë me raportet ndërshtetërore, por jo me vende të caktuara, për të shtuar se rasti i Kosovës është ‘sui generis’, siç është çdo shpallje e pavarësisë.

    Në emër të Francës ka folur edhe përfaqësuesi tjetër, Matias Fortju, që ka thënë se rasti i Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me rastet siç janë: Rodezia, Qipro ose Kongo.

    Fortju, në vazhdim, ka pohuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, për të shtuar:

    “Delegacioni i Serbisë, në tekstin e shkruar, ka pranuar se nuk ka dispozitë specifike në të drejtën ndërkombëtare që ndalon secesionin, por, megjithatë, Beogradi vazhdon të thotë se pavarësia e Kosovës është e paligjshme, që është një kontradiktë”, ka konkluduar përfaqësuesi i dytë i Francës, Matias Fortju.

    Pavarësinë e Kosovës e ka mbështetur edhe përfaqësuesi i Jordanisë, Princi Zeid Al Husein, ambasador i këtij vendi në SHBA.

    Ai ka thënë se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është e drejtë sovrane e vendeve të caktuara. Në vazhdim, ai ka folur për suprimimin e autonomisë së Kosovës, privimin e shqiptarëve nga të gjitha të drejtat dhe për dhunën që Serbia ka ushtruar ndaj kosovarëve.

    Princi Zeid Al Husein ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë Serbisë, ndërsa është aneksuar dhe është mbajtur me dhunë, për të shtuar se shqiptarët e Kosovës janë popull dhe u takon e drejta e vetëvendosjes, sepse, pos tjerash, përbëjnë grup kompakt në planin politik, gjuhësor dhe çdo kuptim tjetër, që jetojnë me shekuj në territorin e Kosovës.

    Përfaqësuesi i Jordanisë ka thënë se e drejta ndërkombëtare ka qëndrim neutral ndaj shpalljeve të pavarësisë dhe ka shtuar se nëse një entitet ka popullatën, territorin dhe qeverinë, si në rastin e Kosovës, ai konsiderohet shtet.

    Princi Zeid Al Husein, në mbyllje, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që si dy shtete fqinje dhe të barabarta të bisedojnë për çështjet me interes të dyanshëm.

    Edhe përfaqësuesi i Norvegjisë, Rolf Fife, ka mbështetur pa asnjë hezitim pavarësinë e Kosovës. Ai fillimisht ka përsëritur tezën që në Hagë është dëgjuar shumë shpesh, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje që sanksionohet me të drejtën ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, nuk mund të jetë në kundërshtim me të.

    Rolf Fife ka pohuar se Kosova gëzon të drejtën e vetëvendosjes dhe për të argumentuar këtë tezë është thirrur në dokumentet e Rambujesë, ku është i apostrofuar “vullneti i popullit” të Kosovës dhe për të shkuar edhe më larg dhe për të konstatuar se për faktin që Rezoluta 1244 përmban dokumentin e Rambujesë, ajo anticipon edhe vetëvendosjen për Kosovën.

    Për të ilustruar këtë konstatim, ai është thirrur edhe në kumtesat e Grupit të Kontaktit para vitit 1999, në të cilat ishte thënë se me rastin e përcaktimit të statusit të Kosovës, duhet të respektohet vullneti i shumicës.

    Përfaqësuesi i Norvegjisë ka thënë se me rastin e votimit në Kombet e Bashkuara, që çështja të dërgohet në Hagë para GJND-së, 77 vende kanë votuar për, ndërsa 115 kanë abstenuar dhe ka konstatuar:

    “Kjo dëshmon se për shkak të korrektësisë politike ne kemi dashur që Serbisë t’i jepet rasti që këtë çështje ta shtrojë për shqyrtim”, ka thënë Fife dhe menjëherë ka shtuar se “Kosova nuk përbën një precedent, ndërsa Rezoluta 12 44 nuk ndalon shpalljen e pavarësisë”.

    “GJND-ja nuk ka përse të merret me integritetin territorial dhe as çështjen e vetëvendosjes, sepse shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kontradiktë me asnjë dispozitë të së drejtës ndërkombëtare”, ka konkluduar përfaqësuesi i Norvegjisë, Rolf Fife. (rel)


    bota sot


    ---------------







    bravo miqt ton..

    llap..


    i thuj shokve se..miqt tan nuk dun faruka..
    mos na turpnoni..



    ..

  5. #65
    Special one Maska e muskulozi
    Anëtarësuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68
    Deklarata e Jordanis me ka pelqyer.Si duket ata e dijn ma mir Historin e Kosoves se sa Shqiperia e cila u paraqit se koti pa than gje.Flm Franc e Norvegji
    Everything except truth is a f''''n lie

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Ne po ndërtojmë shtet demokratik, shumetnik dhe e ardhja e Kosovës është e ardhme evropiane


    Prishtinë, 10 dhjetor 2009

    Kryeministri Hashim Thaçi e ka hapur mbledhjen e rregullt të 98-të të kabinetit të ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vlerësimet pozitive për procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që po zhvillohet në Hagë.

    “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një rast i mirë që edhe njëherë në një forum të lartë ndërkombëtar të prezantohen para botës argumentet e shtetësisë së Kosovës, kauza e drejtë e qytetarëve të Kosovës dhe e drejta e pakontestueshme për shtet të pavarur, demokratik, sovran dhe të integruar gjithashtu në strukturat euroatlantike, pra për një shtet demokratik dhe multietnik”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se GJND-ja do tu ndihmojë edhe shteteve që hezitojnë tash për tash që të njohin vullnetin legjitim të qytetarëve të Kosovës, që të ndodhin njohjet edhe më të shpejta dhe më të shumta.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Holanda dhe Britania mbrojnë pavarësinë e Kosovës
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, të enjten, ka vazhduar seancat dëgjimore lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës me paraqitjet e Holandës, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.

    E para ka folur përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand, që ka thënë se vendi i saj konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Ajo ka apostrofuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, pasi që më parë ishin eksploatuar të gjitha mundësitë tjera për zgjidhje të çështjes.

    Lajzand ka thënë se e drejta e Kosovës për vetëvendosje del edhe nga shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, që janë dëshmuar në OKB dhe Tribunalin e Hagës. Në këtë kontekst, ajo ka folur për 700 mijë shqiptarë të dëbuar nga Kosova përmes vrasjeve, dhunimeve dhe shkatërrimeve.

    Lajzand, në vazhdim, ka thënë se në ish-Jugosllavi, Kosova ishte autonome, por kjo pozitë kushtetuese u asgjësua dhe shqiptarët mbetën të pa përfaqësuar në nivelin federativ dhe, rrjedhimisht, krijuan institucionet paralele si themel i vetadministrimit. “Nuk ka vend për drojë nëse pavarësia e Kosovës paraqet precedent, sepse shpallja e saj ka qenë mjeti i fundit dhe paraqet faktor stabiliteti në Ballkan”, ka konkluduar Lajzand.

    Oratori tjetër ka qenë përfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, që ka mbrojtur pozicionin e Serbisë dhe ka pohuar se nuk pajtohet me qëndrimet e atyre që thonë se GJND-ja nuk duhet të deklarohet rreth çështjes së Kosovës.

    Rumania nuk pajtohet as me qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndikim në të drejtën ndërkombëtare. “Krijimi i një shteti është çështje e GJND-së. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt, por edhe me krijimin e një subjekti të ri të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Areshku, për të shtuar se nuk është i saktë as pohimi se e drejta ndërkombëtare nuk e rregullon (sanksionon) çështjen e secesionit.

    “Kjo qasje përmban shumë rreziqe, sepse kjo do të thotë se çdo distrikt mund të shpallë pavarësinë”, ka pohuar Areshku, i cili ka konkluduar se “Rezoluta 1244 garanton integritetin territorial të Serbisë”.

    Britania e Madhe, që ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, është përfaqësuar nga Deniel Betlhem dhe Xhejms Kraford. Betlhem, në hapje të ekspozesë së tij, ka bërë të ditur se do të polemizonte me të gjithë ata që në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kontestuan ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

    Ai ka shtruar pyetjen nëse Rezoluta 1244 ndalon shpalljen e pavarësisë dhe menjëherë është përgjigjur se kjo nuk qëndron, sepse “Rezoluta 1244 nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe, rrjedhimisht, as nuk e ndalon pavarësinë”.

    Ai ka apostrofuar Rusinë, Spanjën, Rumaninë, Argjentinën, Brazilin dhe vendet tjera që janë thirrur në Rezolutën 1244 dhe ka thënë se të gjithë ata i kanë bërë interpretim të gabuar asaj. “Serbia dëshiron që në GJND të kthejë orën prapa, por ajo nuk mund të kthehet”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, për të shtuar se zgjidhja është në përfshirjen e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Përfaqësuesi tjetër i Britanisë së Madhe, Xhejms Kreford, ka pohuar se e drejta ndërkombëtare nuk autorizon, por as nuk ndalon shpalljen e pavarësisë. Secesioni nuk është akt joligjor dhe as ligjor, por akt neutral, ka thënë Kreford.

    Rrjedhimisht, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka thënë Kreford dhe ka konkluduar se “Serbia nuk bën të fokusohet vetëm në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe në të gjitha ato zhvillime që i kanë paraprirë asaj”. /Radio Evropa e Lirë/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx Llap per artikujt..

    Nuk duhet me i harru miqt e mire.

    Cdo qytet i Kosoves le te vnoj emra rrugesh me emrat e shteteve qe po na njohin e mbrojne.

    si psh Peja i ve nji rruge emrin.. bulevardi Parisi ose Franca.. Gjakova ja vnon Italia ose Anglia Ferizaji.. shetitore Gjermania.. e keshtu me radfhe sejcili me i perjetsue kto emra vendesh qe na gjinden prane.

    Si nji mirnjohje popullore ndaj ktyre popujve e qeverrive..

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fjala e Britanisë
    Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda kanë dëshmuar në favor të Kosovës të enjten në GJND. Rumania, ndërkaq, ka mbrojtur kauzën e Serbisë. Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka rrëzuar një nga një argumentet e aleatëve të Beogradit.

    Nga Express më 11.12.2009 në ora 8:11

    Holanda dhe Britania e Madhe kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe kanë pohuar se ajo është shpallur në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

    Rumania, ndërkaq, ka pohuar se Rezoluta 1244 ka garantuar integritetin territorial të Serbisë.
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, të enjten, ka vazhduar seancat dëgjimore lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës me paraqitjet e Holandës, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.

    E para ka folur përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand, që ka thënë se vendi i saj konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

    Ajo ka apostrofuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, pasi që më parë ishin eksploatuar të gjitha mundësitë tjera për zgjidhje të çështjes.

    Lajzand ka thënë se e drejta e Kosovës për vetëvendosje del edhe nga shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, që janë dëshmuar në OKB dhe Tribunalin e Hagës. Në këtë kontekst, ajo ka folur për 700 mijë shqiptarë të dëbuar nga Kosova përmes vrasjeve, dhunimeve dhe shkatërrimeve.

    Lizbet Lajzand, në vazhdim, ka thënë se në ish-Jugosllavi, Kosova ishte autonome, por kjo pozitë kushtetuese u asgjësua dhe shqiptarët mbetën të papërfaqësuar në nivelin federativ dhe, rrjedhimisht, krijuan institucionet paralele si themel i vetadministrimit.

    “Nuk ka vend për drojë nëse pavarësia e Kosovës paraqet precedent, sepse shpallja e saj ka qenë mjeti i fundit dhe paraqet faktor stabiliteti në Ballkan”, ka konkluduar përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand, raporton Radio Europa e Lirë.

    Oratori tjetër ka qenë përfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, që ka mbrojtur pozicionin e Serbisë dhe ka pohuar se nuk pajtohet me qëndrimet e atyre që thonë se GJND’ja nuk duhet të deklarohet rreth çështjes së Kosovës.

    Rumania nuk pajtohet as me qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndikim në të drejtën ndërkombëtare.

    “Krijimi i një shteti është çështje e GJND’së. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt, por edhe me krijimin e një subjekti të ri të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Areshku, për të shtuar se nuk është i saktë as pohimi se e drejta ndërkombëtare nuk e rregullon (sanksionon) çështjen e secesionit.

    “Kjo qasje përmban shumë rreziqe, sepse kjo do të thotë se çdo distrikt mund të shpallë pavarësinë”, ka pohuar përfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, i cili ka konkluduar se “Rezoluta 1244 garanton integritetin territorial të Serbisë”.

    Britania e Madhe, që ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, është përfaqësuar nga Deniel Betlhem dhe Xhejms Kraford.

    Betlhem, në hapje të ekspozesë së tij, ka bërë të ditur se do të polemizonte me të gjithë ata që në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kontestuan ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

    Ai ka shtruar pyetjen nëse Rezoluta 1244 ndalon shpalljen e pavarësisë dhe menjëherë është përgjigjur se kjo nuk qëndron, sepse “Rezoluta 1244 nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe, rrjedhimisht, as nuk e ndalon pavarësinë”.

    Ai ka apostrofuar Rusinë, Spanjën, Rumaninë, Argjentinën, Brazilin dhe vendet tjera që janë thirrur në Rezolutën 1244 dhe ka thënë se të gjithë ata i kanë bërë interpretim të gabuar asaj.

    “Serbia dëshiron që në GJND të kthejë orën prapa, por ajo nuk mund të kthehet”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, për të shtuar se zgjidhja është në përfshirjen e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Europian.

    “Ne nuk i shohim këto seanca si armiqësore ndaj Serbisë. Dy dekadat e fundit kanë qenë traumatike për Ballkanin dhe demokracia në Serbi nuk është më e vjetër se ajo në Kosovë. Rajonin duhet çuar përpara”, ka thënë Deniel Betlhem, për të konkluduar se pavarësia e Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

    Përfaqësuesi tjetër i Britanisë së Madhe, Xhejms Kreford, ka pohuar se e drejta ndërkombëtare nuk autorizon, por as nuk ndalon shpalljen e pavarësisë. Secesioni nuk është akt joligjor dhe as ligjor, por akt neutral, ka thënë Kreford.

    Rrjedhimisht, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka thënë Kreford dhe ka konkluduar se “Serbia nuk bën të fokusohet vetëm në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe në të gjitha ato zhvillime që i kanë paraprirë asaj”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Klinton përshëndet mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

    Uashington, 11 dhjetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe transatlantike, ka deklaruar Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton pas takimit me shefin e diplomocisë kroate Gordan Jandrokoviq, në Uashington. Sekretarja e Shtetit tha se përshëndet rolin udhëheqës të Kroacisë në rajon edhe për faktin se është një ndër vendet e para që mbështeti Kosovën dhe iu bashkua SHBA-ve në dëshminë para GJND. "Kroacia, në kuadër të Kartës së Adriatikut, mbështet aspiratat e fqinjve në Ballkan që t'i bashkohen NAT0-s. Është një ndër vendet e para që ka mbështetur Kosovën dhe u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në shqyrtimin verbal në Hagë në favor të së drejtës legale të Kosovës që të shpallë pavarësinë. E di se edhe ministri (Jandrokoviq) po bën përpjekje të dukshme në përmirësimin e marrëdhënieve të Kroacisë dhe Serbisë", është shprehur Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, transmeton VOA në gjuhën serbe.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •