Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rupel: Procesi në GJND nuk do të jetë i dëmshëm për Kosovën

    Rupel: Procesi në GJND nuk do të jetë i dëmshëm për KosovënRupel: Procesi në GJND nuk do të jetë i dëmshëm për KosovënRupel: Procesi në GJND nuk do të jetë i dëmshëm për Kosovën
    Prishtinë, 2 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 14:24

    Procesi i vlerësimit të legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) nuk do të jetë i dëmshëm për Kosovën, por ky proces ka të bëjë më shumë me largimin e këtij problemi nga spektri politik në një nivel më pak të rëndësishëm dhe më pak të rrezikshëm, ka thënë Dimitrij Rupel, ish-kryesues i presidencës së BE-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Vetun koke mete ne kete dhom ,a veti po i bjen shkrime qe nuk i interesoin kujt.Thuaj diqka tanen o kungull e leri shkrimet e tjerve se ky forum eshte me debatu e jo me lexu vjerrsha

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka eshte GJND se spo kuptoj..?

    drenic.. po nuk solli llapi artikuj ne ketu kurgja nuk mesojm se cfar ndodh ne Kosove..
    ju tjeret nuk sillni gja..
    prandaj falenderoje llapin qe na informon.. dhe informon sakte pa bere asnji censurim te shkrimeve..

    Pra sipas Rupel nuk duhet me u tut prej gjnd-se..
    e ky eshte lajm i mire se valla ne siklet jam..

    Zoti qoft me Kosoven.. dhe past qetsi e rregull ne Kosov..

    Kjo ka rendesi..

  4. #24
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga muskulozi Lexo Postimin
    Kjo tem dallon shume shume nga Tema e cekur nga ti.
    Pse ?
    Ku eshte dallimi ?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cka eshte GJND se spo kuptoj..?

    Gjygji Nderkombetar i Drejtesis (GJND)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hyseni: Paraqitja e Gjermanisë në Hagë e jashtëzakonshme dhe impresive

    Berlin, 3 dhjetor - Minisri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e vlerësoi të jashtëzakonshme dhe impresive paraqitjen e djeshme të Gjermanisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. "Ishte një qëndrim dhe prezantim absolutisht impresiv, plot argumente. Natyrisht paraqitja kishte dhe një dimension të fuqizimit politik të deklaratës së pavarësisë së Kosovës", deklaroi Hyseni për Dojçe velen, duke shtuar se pala kosovare pret edhe mbështetje të tjera të fuqishme të shteteve më të zhvilluara perëndimore. Gjermania mbështeti para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pavarësinë e Kosovës si zgjidhjen e vetme dhe më të mirë të mbetur pas dështimit të negociatave mes autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës. Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme në Berlin, Susanne Wasum Rainer, theksoi se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Qeveria në Berlin është e bindur se pavarësia e Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Ndërkohë që Deklarata e pavarësisë nuk paraqet vetëm akt juridik, por edhe vullnet politik të popullit kosovar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    Special one Maska e muskulozi
    Anëtarësuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68
    Paraqitja e Gjermanisë, e jashtëzakonshme

    Gjermania mbështeti para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pavarësinë e Kosovës si zgjidhjen e vetme dhe më të mirë të mbetur pas dështimit të negociatave mes autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës.
    Përfaqësuesja e ministrisë së Jashtme në Berlin, Susanne Wasum-Rainer, theksoi se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Qeveria në Berlin është e bindur se pavarësia e Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Ndërkohë që Deklarata e pavarësisë nuk paraqet vetëm akt juridik, por edhe vullnet politik të popullit kosovar.

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, për DW e quajti si të jashtëzakonshme paraqitjen e Gjermanisë. “Ishte një qëndrim dhe prezantim absolutisht impresiv, plot argumente. Natyrisht paraqitja kishte dhe një dimension të fuqizimit politik të deklaratës së pavarësisë së Kosovës“, deklaroi Hyseni duke shtuar se pala kosovare pret edhe mbështetje të tjera të fuqishme të shteteve më të zhvilluara perëndimore.

    Në ditën e tretë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës do t'i prezantojnë Azerbajxhani, Bjellorusia, Bahrejni dhe Austria. Të dy të vendet e para janë kundër, ndërsa të dy të fundit pro pavarësisë.
    Everything except truth is a f''''n lie

  8. #28
    Special one Maska e muskulozi
    Anëtarësuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68
    Dallimi asht i madh.Ne temen e cekur nga ti kemi faktet se pse Kosova asht e shqiptarve.Ne kete tem do postoj te gjitha te rejat Nga Ky proces.Pershendetje Epirot.
    Everything except truth is a f''''n lie

  9. #29
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Atehere me fal per nderhyrjen...

    Pres sa me shume informacion...

  10. #30
    Special one Maska e muskulozi
    Anëtarësuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68
    Hagë, 3 dhjetor - Austria ka mbrojtur sot pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si akt konform së drejtës ndërkombëtare, kurse Azerbeixhani dhe Bjellorusia kanë kundërshtuar shtetin e ri, duke thënë se krijimi i tij është në kundërshtim me këtë të drejtë, njofton nga Gjykata në Hagë Radio Evropa e Lirë.

    Seancën e sotme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ka hapur Austria, ambasadori i së cilës Helmut Tiki, ka thënë se “shpallja e pavarësisë së Kosovës është konform me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

    “E drejta ndërkombëtare nuk përmban dispozita që ndalojnë shpalljen e pavarësisë”, ka thënë përfaqësuesi austriak, për të shtuar se “shpallja e pavarësisë është bërë nga të zgjedhurit në rrugë diplomatike të Kosovës dhe jo nga institucionet e përkohshme”.
    Ai gjithashtu ka pohuar se nuk ka kontradikta ndërmjet integritetit territorial dhe shpalljes së pavarësisë. Për të ilustruar këtë, Helmut Tiki ka thënë se “nga fillimi i viteve ’90, deklarata të pavarësisë kanë bërë edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia dhe kjo nuk ka paraqitur shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

    Përfaqësuesi i Austrisë ka theksuar se “me të drejtën ndërkombëtare nuk ndalohet dhe as sanksionohet secesioni, sepse aspekti i respektimit të integritetit territorial vlen vetëm për raportet ndërshtetërore”.

    Duke folur gjithnjë mbi të drejtën ndërkombëtare, ambasadori Tiki ka konstatuar se “ajo nuk sanksionon çështjen e shpalljes së pavarësisë” dhe ka shtuar se “njohja e Kosovës nga 63 vende dhe vendet fqinjët dëshmon se shpallja e pavarësisë ishte konform normave ndërkombëtare”.

    Në këtë kuadër, Austria ka ftuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të konstatojë se “shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”.

    Në rradhët e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme, fillimisht u rreshtua Azerbeixhani.

    Ambasadori i këtij vendi, Agshin Mahdijev, pos tjerash, ka “kontestuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje”, duke thënë se “ajo nuk i takon çdo populli ose pakice, por vetëm disave që përmbushin disa veçori të caktuara politike”.

    Megjithatë, ambasadori Mahdijev, ka pranuar se “nuk ka një rregull të prerë që definon këtë çështje në të drejtën ndërkombëtare”.

    Edhe Bjellorusia kishte qëndrim të ngjashëm me Azerbeixhanin.

    Përfaqësuesja e këtij vendi, Elena Grickenko, gjithashtu ka kundërshtuar legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Për të ilustruar këtë argument të sajin, zonja Grickenko është thirrur në Kushtetutën e vitit 1974, duke thënë se “ajo i jepte Kosovës të gjitha të drejtat ekonomike, politike dhe arsimore, pos të drejtës për shkëputje”.
    Everything except truth is a f''''n lie

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •