Ketu mund te postoni Gjith te Rejat nga Procesi i Hages per legjitimitetin e Pavarsis Se Kosoves Po ja nisi me Deklaraten e Sapodhene Nga Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves Hyseni: “Asgjë e re” nga pala serbe
Pas fjalës hyrëse të delegacionit serb, në seancën dëgjimore në GJND, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se nuk ka “dëgjuar asgjë të re dhe se vazhdon të besojë në drejtësinë e çështjes së Kosovës”.
“Në të njëjtën kohë vazhdojmë të besojmë në paanësinë e Gjykatës. Kemi besim të plotë që Gjykata në fund do të rikonfirmojë vullnetin politik të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur”, tha Hyseni.
Pikërisht në orën 10:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, në Hagë ka filluar seanca e parë dëgjimore rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Folësi i parë, pas hapjes zyrtare të seancës, ka qenë përfaqësuesi i Serbisë, Dushan Batakoviq, i cili tha se për organizatat ndërkombëtare, “veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë”, deklarata unilaterale e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, siç e cilësoi ai shpalljen e pavarësisë së Kosovës, “është një sfidë shumë e madhe”.
Ai tha se “ajo sfidon rendin ndërkombëtar dhe parimin e integritetit territorial”. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë rëndësi fundamentale jo vetëm për zhvillimet në Kosovës, por edhe për rendin ndërkombëtar, ka vënë në pah Batakoviq.
Në të shumtën e kohës, Batakoviq është thirrur në Rezolutën 1244, që, sipas tij, “garanton integritetin territorial të Serbisë”.
Në mbyllje, Batakoviq ka thënë se “Serbia është e bindur se kur GJND-ja të japë mendimin e vet këshillëdhënës, vetëm atëherë do të krijohen kushte për bisedime të reja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për statusin e Kosovës”.
Në favor të Serbisë ka folur edhe avokati Vladimir Gjeriq, duke përmendur aspektet procedurale dhe në këtë drejtim, sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të duhej të jepte mendimin këshillëdhënës në favor të Serbisë.
Mbrojtësi i radhës i argumenteve të Serbisë ishte eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Andreas Zimerman, i cili ka pohuar se “Rezoluta 1244 ka qenë garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”. Zimerman ka nënvizuar se “Rezoluta 1244 nënkupton që çdo zgjidhje të jetë e harmonizuar ndërmjet dy vendeve, pra Kosovës dhe Serbisë”.
Malkolm Shau ndërkaq, pjesëtar i ekipit të Serbisë, ka thënë se njohja e Kosovës nga vendet tjera është irelevante.
Delegacioni i Kosovës pritet të paraqesë pasdite përpara Gjykatës argumentet për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /Radio Evropa e Lirë/QIK/Telegrafi/
Krijoni Kontakt