Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Kuvendi qe hapi dyert drejt Europes







    Njė nga kuvendet mė tė mėdha tė vendit tonė ėshtė edhe Kongresi Zakonor i Labėrisė. Kongresi i mbajtur nė Kuē tė Kurveleshit nė 1924 nė synimin e tij kishte diskutimin dhe forcimin e traditave tė kėsaj krahine , ndėrtimin e shkollave pėr arsimimin e fėmijėve. Nė Kongres u dhe morėn vendime tė rėndėsishme pėr pajtimin e gjaqeve. Pėr kėtė arsye shoqata "Labėria" pėrkujtoi sot 85 vjetorin e krijimit tė kėtij Kuvendi. Fatmir Toēi deputeti i kėsaj zone nė fjalėn e tij theksoi rėndėsinė e kėtij aktiviteti duke e quajtur si garancia mė e mirė e vazhdimėsisė sė kėsaj tradite. Zona e Labėrisė ėshtė njė nga zonat mė tė pasura zakonore tė Shqipėrisė. Nė fund shoqata "Labėria" ka dhėnė tituj nderi pėr profesorė e historianė tė cilėt kanė dhėnė kontribut nė vazhdimėsinė e traditės labe.



    Kuēi, fshati qė priti Kuvendin e mohuar tė Labėrisė

    Pas 85 vitesh nė vendin ku u ndalua gjakmarrja. Aty ku rakia, kėnga dhe tradita bashkohen nė njė. Kėmborėt e dhenve herėt nė mėngjes na zgjojnė. Era e bėrsisė, gati pėr t’u kthyer nė raki, pėrzihet me aromėn e kafes turke. E zonja e shtėpisė po pėrgatit pėr tė na e servir. Ngrihemi nga shtrati dhe zbresim pėr nė verandė, ku na priste Sheme Toēi, i zoti i shtėpisė qė na kishte bujtur atė natė. Sapo hedhim sytė nga horizonti, shohim njė pafundėsi bardhėsie qė kishte mbuluar gjithēka poshtė nesh; vetėm majat e larta tė maleve tė Labėrisė mund tė shquheshin, dhe asgjė tjetėr. Nė tavolinėn ku ndodhej Shemja, pėrveē kafes dhe gotave tė rakisė, ishte shtruar edhe mėngjesi ynė: arra dhe mjaltė. Trokasim gotat e rakisė me Shemen dhe nisim bisedėn me tė. Sheme Toēi ishte ndėrtues prej tri brezash. Gjyshi dhe i ati kishin qenė ndėrtues me emėr nė zonėn e Kuēit, dhe ky i fundit nuk kishte si ta linte traditėn e familjes. Ai nis tė tregojė, lidhur me zonėn e Labėrisė dhe, nė veēanti me Kuēin, fshatin qė ai nuk e kishte braktisur asnjėherė. Sipas tij, emri i fshatit do tė thoshte enė me dy vesh, pasi Kuēi ndodhej mes malesh dhe i ngjante njė enė gatimi. Mes bisedave tė shumta, shishja e rakisė sa vinte e boshatisej dhe kokat tona kishin filluar tė trulloseshin disi, por asnjėri nga ne nuk e jepte veten dhe nuk i thoshte dot jo pijes, pasi nė kėtė zona ėshtė ofendim, nėse ia refuzon rakinė tė zotit tė shtėpisė.

    Pas dy shishesh raki tė zbrazura dhe pas historive tė Kuēit, lėmė pas shtėpinė e Sheme Toēit dhe zbresim pėr nė qendėr tė fshatit. Njė atmosferė shumė e ndryshme, nga ajo qetėsi nė shtėpinė e Shemes ku, veē zhurmės sė pikave tė rakisė qė dilnin nga kazani, asgjė tjetėr nuk dėgjohej. Nė qendėr tė fshatit sheh kudo flamuj kuq e zi dhe nė ēdo lokal dėgjohen kėngė labe. Grumbuj njerėzish sa vinin dhe pushtonin sheshin pėrpara bustit tė heroit Zenel Gjoleka, i cili hidhte shikimin nga malet, sikur kėrkonte tė shquante ushtritė armike. Lebėr nga tė 17 fshatrat e Labėrisė ishin mbledhur nė Kuē, pėr tė pėrkujtuar 85-vjetorin e Kuvendit Zakonor tė Labėrisė. Nga sa mėsuam mė parė nga Shemja, ky kuvend kishte qenė shumė i rėndėsishėm pėr kohėn kur u mbajt, pasi nė tė janė diskutuar dhe vendosur njė sėrė rregullash, tė cilat parandaluan gjakmarrjen nė kėtė zonė: ndaluan martesėn e fėmijėve qė nė djep, si dhe lehtėsuan ndjeshėm pozitėn e gruas nė kėto zona. Shemja na kishte treguar se nė kėtė kuvend kishin ardhur delegatė nga tė gjitha trevat shqiptare, pėrfshi kėtu edhe Kosovėn dhe Ēamėrinė. “Pėr nė kėtė kuvend ishin nisur edhe Fan Noli dhe Bajram Curri, por ata ndaluan nė Vlorė, pasi u njoftuan se ushtria e Zogut ishte duke sulmuar”, – na tha Sheme Toēi. Nė mes tė atij grumbull njerėzish shquhen tė moshuar, tė rinj dhe fėmijė qė kishin ardhur aty nga tė gjithė anėt e Shqipėrisė, si pėr tė imituar edhe njėherė kuvendin e mbajtur 85 vite mė parė. Aty kishte njerėz tė ardhur nga Kuēi, Bolena, Kallarati, Vėrniku, Fterra, Ēorraj, Picari, Golemi, Kaparjela, Kolonja, Medara, Nivica, Rexhini, Gusmari, Progonati dhe Lekdushi; aty ishte mbledhur gjithė Labėria, me traditat, gjuhėn dhe zakonet e saj.

    E lėmė pas krahėve zhurmėn dhe kėngėn e lebėrve dhe futemi nė njė lokal tė fshatit. Kudo shihje objekte dhe veshje tė Labėrisė; guna, ēibukė, fyej, kėsula dhe njė sėrė objektesh tė tjera, emrat e tė cilave asnjėri nga ne nuk i dinte. Njė oxhak i ndezur tė fton qė, me njė gotė rakie, tė ulesh pranė tij dhe tė nisėsh udhėtimet nė kohė. Pas kafes sė shpejtė nė lokal, dalim sėrish nė shesh, pasi festa kish filluar. Kudo kėngė, gėzim, festė. Njerėzit kėndonin grupe-grupe, pa u shqetėsuar dhe pa u ndrojtur aspak. Diku mes turmės sytė na ndeshin deputetin Fatmir Toēi, i cili nuk ishte aty si deputet, por si njė bir i kėsaj zone. Ai kishte organizuar gjithė kėtė festė labe, nė pėrkujtim tė atij kuvendi qė, edhe pse shumė i rėndėsishėm, u fshih nga historia.

    Njė i moshuar, i mbėshtetur te busti i Zenel Gjolekės, fliste me njė bashkėmoshatarin e tij. Afrohemi drejt tyre dhe dėgjojmė njė frazė, tė cilėn e kishim dėgjuar edhe mė parė: “Nga Vlora, Fan Noli u dėrgoi njė letėr delegatėve tė kėtij kongresi ku, ndėr tė tjera u thoshte: Kur Shqipėria lėngon, ėshtė Labėria ajo qė e nxjerr nga mundimi”, – tha i moshuari dhe i hodhi njėherė sytė edhe nga ne, duke kėrkuar miratimin tonė. Por shikimi i tė moshuarit u shkėput menjėherė, sapo nisi tė dėgjohej himni kombėtar, i kėnduar nga Kastriot Tusha. Mė pas, me radhė nė podiumin e improvizuar u ngjitėn figura tė shquara tė zonės dhe historianė, tė cilėt ishin marrė me studimin e kėtij kuvendi. Por nė sy na ra njė vajzė e veshur me tė kuq dhe me flokė tė drejta, emri i saj ishte Labėri Luzha, dhe vinte nga Kosova. Mė tė moshuarit nuk i mbajtėn lotėt, kur Fatmir Toēi thirrin emrin e saj pėr tė folur. Tė gjithė kėrkonin foto me Labėrinė, pėr tė pasur njė kujtim me simbolin e gjallė tė krahinės sė tyre. Me sa mėsuam mė vonė, Labėria vinte nga njė familje e shquar nė Kosovė, pasi i ati ishte deputet i Kuvendit tė Kosovės. Pasi u lirua nga blicet e aparateve dhe nga pėrqafimet e njerėzve, arrimė ta marrim mėnjanė Labėrinė. Ajo nis tė tregojė se emrin ia ka vėnė i ati, kur ndodhej i burgosur. “Babai i kishte nisur njė letėr nėnės, duke i kėrkuar qė emrin e fėmijės qė do tė lindte t’ia vinin Labėri. Por ky nuk ėshtė i vetmi emėr shqiptar nė familjen tonė. Babai im e ka ermin Berat, ndėrsa emra tė tjerė nė familje janė Ilir, Shqipe, Vlora, Tomor, Drin dhe Shkumbin. Me pak fjalė, njė Shqipėri e vogėl e mbledhur nė familjen Luzha”, -qesh Labėria dhe largohet nga ne, pasi tė gjithė ishin nė kėrkim tė saj.

    Largohemi nga Labėria e Kosovės dhe endemi midis turmės sė lebėrve. Nė ēdo cep dėgjoje biseda, lidhur me kuvendin dhe me rėndėsinė e tij; nuk mungonin as mėritė pėr mospasqyrimin e tij nė histori. Nga sa mėsuam mes turmės, ndikimet e kėsaj mbledhjeje kishin qenė tė menjėhershėm dhe zbatimet e rregullave tė tij ishin mė tė forta se Kanuni i Labėrisė. Pas viti 1924, nė zonat e Labėrisė nuk kishte mė vrasje pėr gjakmarrje, pasi ky fenomen u eliminua tėrėsisht, por nuk ndodhi e njėjta gjė me Veriun e vendit. Pas kėtij kuvendi, ishte planifikuar mbajta e njė tjetėr kuvendi, nė vitin 1925, nė Orosh, por ai nuk u zhvillua kurrė, pas ndėrhyrjes sė forcave zogiste.

    Njė ndėr personat qė ėshtė marrė mė shumė mė Kuvendin e Labėrisė ėshtė Hasani Luēi; pas disa ēastesh bisedim me tė, ai nis tė na tregojė detaje tė pazbuluara mė parė, lidhur me kėtė kuvend. “Nė tė morėn pjesė 312 delegatė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, tė cilėt u pėrzgjodhėn sipas zakonit. Nė kėtė kuvend u krijuan 40 komisione, tė cilėt u ngarkuan drejtpėrsėdrejti me mbarėvajtjen dhe zbatimin e vendimeve tė kongresit. Nga 28 nėntori deri mė 4 dhjetor, tė gjithė delegatėt qėndruan nė Kuē, derisa u njoftuan se forcat e Zogut ishin duke marshuar pėr tė sulmuar. Pas kėtij lajmi, kuēiotėt dhe tė tjerė marshuan nga Vlora drejt Durrėsit, pėr tė luftuar mė zogistėt”, – na tregon profesor Luēi. Mes bisedės, ai na tregon edhe lidhur me vendimet e rėndėsishme tė kėtij kuvendi, tė cilat, nėse do tė ishin shtrirė edhe nė Veri, do ta kishin zhdukur gjakmarrjen edhe nga kėto zona.

    Me kokėn ende tė trullosur nga rakia e Shemes, drejtohemi pėr nė lokalin ku ishte shtruar dreka festive. Mish qengji, djathė, gjizė dhe raki: kjo ishte menyja. Nga tė katėr anėt dėgjoje veē kėngė labe dhe njerėz qė mbanin iso, trokisnin gotat e qeshnin me njėri-tjetrin. Edhe pse kuvendi i tyre ishte harruar apo ishte lėnė qėllimisht jashtė historisė, lebėrit ndiheshin krenarė pėr tė. Ata ishin aty, ku 85 vite mė parė, tė parėt e tyre u mblodhėn bashkė dhe morėn vendime tė rėndėsishme pėr vendin. Askush nuk ka ndrojtje tė thotė mė zė tė lartė “Unė jam lab” dhe jam pasardhės i Sali Hallkokondit, Halim Xhelos apo Zenel Gjolekės. Pėr ta historia ėshtė veē njė libėr qė shkruhet dhe rishkruhet sipas interesave tė qeverive, por nė zemrat dhe mendjet e tyre Kongresi i Labėrisė ėshtė gjithnjė aty: askush nuk e prek atė, askush nuk e mohon atė. Ai mbrohet me fanatizėm nga lebėrit, ashtu si edhe traditat apo kėngėt e tyre.

    Hedhim sytė pėr tė fundit herė nga Kuē dhe shohim qė busti i Zenel Gjolekės ėshtė sėrish aty, me po atė pamje drejt maleve; rrugėt e Kuēit u zbrazėn sėrish nga njerėzit, por pllakata e kuvendit ėshtė sėrish aty, mė e gjallė se kurrė. Shtėpia e Shemes ėshtė ende mbi fshat dhe kazani i rakisė lėshon sėrish pika, si pėr tė kujtuar se Kuēi do tė vazhdojė tė jetė ende kėtu, mes maleve, duke ruajtur me fanatizėm historinė e tij. Ai do tė presė sėrish njerėz, do t’i gostitė ata, do t’u tregojė historinė e tij tė mohuar pėr vite me radhė. Kuēi do tė zgjohet sėrish nga kėmborėt e dhenve dhe do tė bjerė tė flejė nėn ritmin e pikave tė rakisė.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Kuvendi i Kucit Fatmir Toci Fjala e hapjes

    Tė nderuar pjesėmarrės, pėrfaqėsues nga e gjithė treva e Labėrisė, miq e tė ftuar nga gjithė vendi, anėtarė tė shoqatės “Labėria” e “Vllazėrimi Kuēiot”! I nderuari zoti Njė ngjarje e rėndėsishme nė jėtėn zakonore dhe etnokulturore tė Labėrisė dhe tė popullit tonė na mblodhi sot sė bashku nė kėtė takim pėrkujtimor: 80 –vjetori i Kuvendit tė Labėrisė ( i njohur nga shtypi i kohės edhe si Kongresi i Labėrisė), qė u mbajt nė Kuē tė Kurveleshit nga data 28 nėntor – 4 dhjetor 1924. Ai ishte, pa dyshim, njė nga nga kuvendet qė la gjurmė tė thella nė jetėn social-kulturore nė Labėri, por qė ndikoi fuqishėm edhe nė krahina tė tjera tė vendit, qė nga Mallakastra fqinje e deri nė Orosh tė Mirditės, Dukagjin e gjetkė.

    Tradita e kuvendeve dhe besėlidhjeve nė Labėri, ka qenė e mbeshtetur fuqimisht nė tė drejtėn zakonore e dokėsore tė kėsaj treve, qė e ka burimin nė shpirtin fisnik e liridashės tė banorėve tė saj. Ato i ndeshim tė dokumentuara qė nė kohėn e Gjergj Arianitit dhe tė Skėnderbeut, nė luftrat dhe pėrpjekjet pėr Ēlirimin e Atdheut nga pushtuesit e huaj, por edhe pėr hartimin e normale kanunore, rregullimin e jetės dhe tė marrėdhėnieve tradicionale tė fshatrave dhe krahinės dhe nė tėrėsi tė jetės labe.

    Qysh nė botimin e “Bletės Shqiptare” tė Thimi Mitkos shėnohet se, nė nėntorin e vitit 1828, nė Rrėzomė tė Delvinės, pikėrisht nė Senicė, u mblodh kuvendi i parėsisė sė Labėrisė, i cili pėrgatiti themelimin e “Beslidhjes Shqiptare” tė Beratit, po atė vit. Por, nė kulturėn e krahinės sonė dhe atė kombėtare, njė vend tė nderuar ka zėnė edhe monumenti shpirtėror i Labėrisė, Kanuni i papa Zhulit, ose siē thirret edhe sot nė disa fshatra, Kanuni i Idriz Sulit, i cili pėrbėhet nga mjaft ligje tė pashkruara, por qė janė praktikuar gjerėsisht nė jetėn e banorėve tė mbarė Labėrisė.

    Njė Kuvend tjetėr gjėmimmadh ėshtė ai i Mesaplikut nė vitin 1847, ku kapedan Zenel Gjoleka, i kurorėzuar njėzėri si kapedan i Labėrisė, sė bashku me kapedanė tė tjerė me kėngė dhe me luftėtarėt e tyre, u bėnė frymėzuesit dhe organizatorėt e kryengritjeve tė mėdha antiosmane, tė njohura nė historinė e Shqipėrisė si luftrat kundėr reformave tė Tanzimatit.

    Kuvende tė tilla u mblodhėn nė Labėri edhe nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ku vetė Abdyl Frashėri dhe Mustafa Pashė Vlora, kuvenduan me labėrit nė vitin 1880, pėr hallet e mėdha tė Shqipėrisė dhe gjetėn, si gjithmonė, mbėshtetjen e tyre deri nė vetmohim.

    Njė kuvend tradicional, qė ka lėnė gjurmė nė Historinė e Shqipėrisė, ėshtė edhe ai i korrikut tė vitit 1911, ku nė Urėn e Drashovicės, u mblodhėn 3000 vetė, tė cilėn mbėshtetėn njėzėri Memortandumin e Gėrēes dhe kryengritjet e mėdha nė Kosovės pėr autonominė e Shqipėrisė.

    Nė vazhdėn e kėtyre kuvendeve e beslidhjeve, intelektualėt dhe atdhetarėt mė me zė tė Labėrisė, tė orientuar nga Halim Xhelo dhe me organizator kryesor Sali Hallkokondin, mė 28 nėntor 1924 organizuan njė tjetėr kuvend nė Kuē tė Kurveleshit, me delegatė tė zgjedhur nga tė gjitha fshatrat e kėsaj krahine me tradita e zakone tė spigatura, por me pjesmarrjen edhe tė pėrfaqėsuesve nga treva tė tjera tė vendit deri nė veri.

    Nė kėtė kuvend labėt diskutuan dhe morėn vendime tė rėndėsishme pėr pajtimin e gjaqeve, njė nga plagėt mė tė rėnda tė shoqėrisė sė kohės, pozitėn e gruas nė shoqėri dhe emancipimin e saj pėrkrah burrit, ndėrtimin e urave qė lidhnin fshatrat e krahinat, ndėrtimin e shkollave pėr arsimimin dhe edukimin e fėmijėve, luftimin e sėmundjeve tė ndryshme, kryesisht sifilizit (problem i kohės) dhe mbi tė gjitha, pėr krijimin e njė mjedisi shpirtėror tė qetė e tė dashur midis banorėve tė fshatrave dhe krahinės, pėr tė ngjallur ndjenjat e dashurisė njerėzore, miqėsisė, harmonisė dhe progresit.

    Duke pasur parasysh vendimet qė mori, Kuvendi i Labėrisė nė Kuē ėshtė pėrpjekja e radhės pėr rregullimin e jetės juridiko-zakonore nė kushtet e mungesės sė shtetit, por ėshtė dhe njė monument shpirtėror, qė duhet ringjallur e pėrkujtuar edhe nė kohėn e sotme, pasi, siē shkruan Luigj Gurakuqi nė letėrkėmbimin me nismėtarin e kėtij kuvendi Sali Hallkokondi, “ …kjo vepėr e ēmuet do tė ketė vleftėn nė kohėt mė pas…”.

    Duke bėrė njė homazh pėr nismėtarėt, organizatorėt dhe pjesėmarrėsit, popullin mikpritėrs tė Kuēit dhe tėrė Kurveleshit, ne organizojmė sot kėtė takim pėrkujtimor, ku studiues e personalitete tė njohur tė Labėrisė, nėpėrmjet disa kumtesave tė shkurtėra, do tė sjellin nė kujtesėn tonė, dy breza mė pas, rėndėsinė dhe vlerat e asaj ngjarjeje tė madhe qė ishte fillimi i njė sėrė transformimesh zinxhir nė jetėn ekonomiko-shoqėrore dhe etnokulturore tė gjithė krahinės sė Labėrisė, por me ndikim tė madh dhe si shembull edhe pėr krahinat e tjera tė vendit.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Pas viti 1924, nė zonat e Labėrisė nuk kishte mė vrasje pėr gjakmarrje, pasi ky fenomen u eliminua tėrėsisht
    Ne kohen e italianve, pra, minimumi 15 vjet me vone, daja i nenes time ik nga Arrza per gjakmarrje......

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ne kohen e italianve, pra, minimumi 15 vjet me vone, daja i nenes time ik nga Arrza per gjakmarrje......

    Te besoj, mbasi te ka ndodhur ne familje.

    Ndryshimet marrin pak kohe aq me teper ne Shqiperine e atehershme te pastabilizuar. Megjithate rendesia e ketij kuvendi ndergjegjesoi vete shqiptaret qe ishin nje popull qe kerkonin ligje dhe ndryshime perparimtare per te qene njesoj me kontinentin ku jetonin. Mos te harrojme qe gjakmarrja ishte nje nga pikat kryesore, ku nuk e shikon me ne pjesen Jugore te Shqiperise, por edhe per lehtesimet e tjera qe u bene ne favor te femres shqiptare.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •