Close
Faqja 39 prej 147 FillimFillim ... 2937383940414989139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 1464
  1. #381
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    flm per keta aforizma qe na sjell baci Agim


    e lexova diku: e nesermja nuk vdes kurre


    dhe po e shtoj: por ne mund te vdesim te nesermen.
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  2. #382
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    - Nuk i ka fajet ajo se mė neglizhon, fajet i kam unė se e dashuroj!
    -------------------------------------------------------------
    Unike
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  3. #383
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Tetovare dhe Eduardi, Ju falenderohem se mė lexoni e komplimentoni...

  4. #384
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    Aforizma te vecanta dhe me domethenie.... faleminderit Z Agim qe i percillni tek ne

    URIME!
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Arvima Lexo Postimin
    Aforizma te vecanta dhe me domethenie.... faleminderit Z Agim qe i percillni tek ne

    URIME!
    Z. Arvima, Ju falenderohem pėr lexim e vlerėsim...

  6. #386
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    - Syri nė esencė, ėshtė "trathtari" i shpirtit!
    ... sikurse edhe deshmitari me i mire i tij...
    rrespekte Z. Agim.
    What goes around---comes around

  7. #387
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    ... sikurse edhe deshmitari me i mire i tij...
    rrespekte Z. Agim.
    Ju falenderohem shumė z. Sorkadhe Kėlcyre...

  8. #388
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    - Njeriu nė vete, vazhdimisht ka dy vullkane tė gjalla - njėrin me energjinė pozitive, ndėrsa tjetrin me energjinė negative; dhe se cili vullkan nė tė do tė aktivizohej, mvaret nga shtytja e forcės sė jashtme qė do tė ndikoj!
    shume e vertete...
    What goes around---comes around

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    shume e vertete...
    Z. Sorkadhe_Kelcyre, Ju falenderohem pėr lexim e komplimente...

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    - Po tė mos ishin nė pyetje pėrfitimet e mėdha personale, poltikanėt tanė, nuk kishin "aterruar" kaq lehtė prej njė partie nė parti tjetėr!

    - Nė momentin kur palėt barazohen me forcat, kompromisi ėshtė i pa shmangshėm!

    - Shpirtėngushtėsia, ėshtė si lidhje e shkurtėr, e cila do tė dridh nė ēdo moment!

    - Para ēdo veprimi, nuk nevojitet shumė tė meditosh, tė planifikosh...mjafton ta ndėgjosh zemrėn, gabimit pa kusht i mbyllet dera!

    - Shpirtėngushtėsia, vazhdimisht tė dėrgon nė qorrsokaqe!

    - Shumica e politikanėve tanė, ka kohė qė kanė sharruar nė rėrė tė gjallė, vėshtirė se kanė shpėtim!

    - Njoh shumė njerėz tė vdekur qė ende jetojnė, dhe shumė njerėz tė gjallė, qė kaherė kanė vdekur!


    - Dhuna e njeh forcėn, forca pjell frikėn...e frika i fuzionon nė vete tė dyjat pėr tė triumfuar mbi dhunėn!

    - Nėse ti vet me sjelljet tua bėhesh temė e bisedės, nuk ke arsye tė hidhėrohesh nė tė tjerė!

    - Kushdo qė ėshtė kthyer mbrapa, s'i ka mbetur gjė tė zgjedh e as tė marrė!

    - Nėse jetėn e zgjėroni shumė, do t'ju dalė si kėpucė e shkyer e gishtat jashtė e nėse jetėn e ngushtoni shumė, do t'ju dalė si kėpucė e ngushtė e gishtat e ajur!

    - Sa jemi tė bashkuar, nuk do koment, edhe festėn e pavarėsisė, e festojmė nė dy data!


    - Largohu shoqėrimit me tipa qė vazhdimisht i kėrkojnė tė metat e tė tjerėve!

    - Shumica e politikanėve tanė, pavarėsinė e ndiejnė vetėm me 28 Nėntor!

    - Injoranca e njeriut tė padijshėm, ėshtė budallakia, injoranca e njeriut tė dijshėm, ėshtė idiotizėm!

    - Kokat e shumė politikanėve tanė (nė tė dy shtete), janė pėrplot me viruse, e kanė kohėn e fundit ta "formatizojnė" kokėn!

    - Leku ėshtė mjet i domozdoshėm, mbi tė gjitha, ju preferoj tė mos dashurohuni nė tė!

    - Modestia ėshtė si engjulli e cila vazhdimisht tė mbron nga ēdo e keqe!

    - Kush i bėnė ball tundimit, kapia e jetės i hapet krah mė krah!

    - Kokėfortėsia, pėr njė ēast, ta dhuron krenarinė, pastaj ta then qafėn pėr shumė kohė!

    - Leku duhet tė mbetet vetėm mjet kusuritje e jo okupator i shpirtit!

    - Truri ka shpejtėsi marramendėse, ai mund tė lėviz ku duhet e ku nuk duhet...por syrin dhe dorėn, duhet ta drejtosh vet me ndėrgjegje tė pastėr!

    - Nga vet sjellja jote mvaret a do tė tė "ulet" nė prehėr gėzimi apo hidhėrimi!

    - Leku vėrtet mund t'i prish njerėz, ama ata me karakter labil!

    - Serioziteti vazhdimisht duhet tė jetė nė balans me kundėrforcėn!

    - Aq sa tė qonė pėrpara guximi, po aq mbrapa tė kthenė paluajtshmėria!

    - Njeriu i luhatshėm, kot di, prej dijes sė tij, askush s'ka dobi!

    - Truri vepron nė mėnyrė perfekte derisa nuk e prek urrejtja apo dashuria, qė nga ai moment, e humbė ekuilibrin si ora gati me bateri tė shpenzuar!


    - Tundimi ėshtė provimi ku bijnė shumica e njerėzve...

    - Kujdes popull, Fatos Nano po "ringjallet", pregatituni pėr katandisjet e reja!

    - Sikur njerėzit tė dinin se sot e kanė ditėn e fundit tė jetės, nė botė kishin ndodhur njė mijė e njė kataklizma!

    - Shumica nga njerėzit, nė vete vazhdimisht bėjnė pazarllėqe!

    - Ai qė vlerėson dhe krijon bindje nga politika ditore, ai s'merrė erė nga politika!

    - S'kam arsye tė mos e dua njė hajn tė vockėl i cili i ka vjedhur disa gjėra tė imta njė pushtetari tė korruptuar?!

    - Nėse kundėrshtarit ia dėshiron dėshtimin, uroja fitim tė shpejtė apo kohė tė lirė!

    - Modestia, s'ka qare pa ta gjetur e pa ēelur njė shteg!

    - Sė pari pastroje veten nė maksimum, pastaj mund tė trokasish nė portėn e ndershmėrisė!

    - Shumė gjėra tė paarijtshme nga njerėzit mesatar, emėrtohen si ēmenduri!

    - Nėse vėrtet je kėmbėngulės, do realizosh edhe ėndrrėn mė tė ēmendur!

    - Shtegu deri te e vėrteta, ėshtė shumė i ngushtė, si nė xhungėl, me iks tė pa pritura, rreziqe tė panumėrta...por edhe me bukuritė e kėnaqėsitė tė papėrshkruar!

    - Ata njerėz qė fitojnė nė mėnyrė tė paligjshme e tė pamoralshme, dallohen shumė lehtė - parat i shpenzojnė nė mėnyrė tė paligjshme e tė pamoralshme!

    - Nga politikani, nuk kėrkohet sentimentalizėm, por arsyeshmėria (racionaliteti)!

    - Klasa politike shqiptare (andej e kėndej kufirit), kanė nevojė urgjente pėr ndėrhyrje kirugjike!

    - Nėse lidhesh e shoqėrohesh me tipa zemrak, mos u befaso aspak nėse hasish nga zėnka nė zėnkė!

    - Koha e lirė (pa punė), ėshtė kancer i pashėrueshėm i cili tė ha dalė-ngadalė!

    - Grua tjetėr, ėshtė si dielli i dimrit, tė duket se tė nxenė, por do mėrdhihesh nga tė ftoftit!

    - I urituri, e pėlqen secilėn gjellė tė mundshme!

    - Dhurata mė e shtrenjtė dhe e vlefshme qė mund t'i dhurohet dikujt, ėshtė buzėqeshja e sinqertė!

    - Nėn ombrellėn e patriotizmit, janė fshehur e fshihen shumė kriminel ordinar!

    - Ai e deshti pėr bukuri, ajo e deshti pėr para, kėtu s'ka asnjė tė keqe, secili morėn ato ēka deshtėn!

    - Zemra, truri dhe goja, duhet vazhdimisht tė jenė tė sinkronizuar para ēdo thėnie tė thėnur a veprimi tė ndėrmarrė!

    Tė gjithė lexuesve, vizitorėve e posaqėrisht tė gjithė atyre qė i komentuan aforzmat e mi, Ju uroj Vitin e Ri, duke Ju dėshiruar shėndet tė mirė, gėzime, suksese e mbi tė gjitha jetė pa brenga nė vitin qė do tė hymė edhe disa orė...

    - Jeta ėshtė si erruzioni qė vazhdimisht gėrryen, duke krijuar relief tė pashlyer!

    - Opozita jonė (nė tė dy shtete), po gjuan me fyshek qorr!

    - Kush i lėviz kufinjt e vjetra, krijon ngatėrresa tė reja!

    - Ka njerėz qė me sjellje, fatkeqėsisht, kurrė nuk dalin nga faza e pubertetit!

    - Ēdo gjė gjė ka arijtur barazpeshė, mos gabo ta lėvizish, do krijosh me qinda probleme!

    - Sa kishte me qenė e dobishme pėr njerėzimin, sikur ta "formatizonte" kokėn e vet secili njeri si kompjuterin!

    - Modestia ėshtė si bleta, nė pamje tė parė tė duket se gjithė ditėn kot lodron, ama nė mbrėmje sajon mjalė!

    - Dhuroja fėmiut njė libėr, nuk do ta pėlqej, por mė vonė, do tė kujtoj tėrė jetėn!

    - Patriotizmi, ėshtė fjaė mė e keqpėrdorur dhe mė e dhunuar nga ana e shumica tė politikanėve tanė!

    - Nė mungesė tė informacionit, njerėzit zakonisht janė tė prirė tė fillojnė tė imagjinojnė, trillojnė e tė krijojnė konkluzione e pėrfundime sipas logjikės dhe dėshirės sė tyre!

    - Shumica nga opozitarėt tanė (nė tė dy shtete), nė parlament sillen si kamikazė!

    - Nėse vėrtet ke ambicie tė ngritesh deri nė maje, atėherė paraprakisht, duhet tė "operohesh" nga ndjenjat!

    - Opozita jonė (nė tė dy shtete), vėrtet bėnė paraqitje si nė spektakle - spektakolare, ama me aq edhe pėrfundon shfaqja e tyre!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 07-09-2012 mė 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •