Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Kur s'ke ça bën

    Kur s'ke ca bën
    mendja të lëvron
    nuk të rihet në një vënd
    nëpër kopshte me lule dhe qytete vampirash udhëton.

    Kur s'ke ça bën
    mendon për femra
    brune, bjonde e me flokë të vën
    vajza si shpirt dha vajza pa zemra.

    Kur s'ke ça bën
    fillon dhe vret mëndjen
    nga ëndërrat i zën
    i matufepsur me ëndjen.

    Kur s'ke ça bën
    i bie murit me kokë
    me Zotin inatin vën
    pse je thinjur ose ke mbetur pa flokë.

    Kur s'ke ça bën
    bëhesh i ndërgjegjshëm
    politikan i shquar, ambientalist i dhën
    intelektual modern, qytetar i ndershëm.

    Kur s'ke ça bën
    bëhesh romantik
    pas yjeve dhe luleve i dhën
    si një dashnor klasik.

    Kur s'ke ça bën
    merr një laps e një flet
    kur s'ke ça bën
    bëhesh poet!!!


    Kryeplaku, nje dite qe s'kishte se cfare te bente (Firence, 07-11-04).

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Boshllëk i pafundtë

    "Kam frikë" më thoshte
    se nuk jam unë
    dikush tjetër fshihet brenda meje
    dhe herë pas here e nxjerr kokën e skrupullt
    Qeshja me lotë në sy, kur e dëgjoja
    isha i vogel nuk dija shumë gjëra
    unë isha bota, bota ishte unë
    parajsa ishte djathtas dhe ferri majtas
    kurse Zoti, gjithmonë sipër

    Çdo gjë ishte e thjeshtë
    gajasja zëvendësonte gajasjen
    qejfi qejfin, loja lojën
    çdo gjë ishte e bukur
    Pastaj, pastaj filloi nata
    filloi lufta për të gjetur shpirtin
    të gjithë thonin se kam shpirt
    po unë askund nuk e shikoja
    "Kërkoje, kërkoje se do e gjesh"
    më inkurajonin të gjithë
    dhe unë i shkreti u perpiqja
    më kishin gënjyer rënde
    Kështu i gënjyer u futa në errësirë
    oh sa shumë po më sulmonin
    më sulmonin dhe nuk më linin të qetë
    një thes i madh me iluzione
    Po unë si gjithmonë tip luftarak, vazhdoja përpara
    çaja errësirën për të kaluar në errësiren tjetër
    dhe therrisja "shpirt ku je"
    po asgjë
    Netë pa gjum
    zëvendesonin ditët pa jetë
    Diellin nuk e linin retë të dukej
    kurse Hëna, si gjithmonë
    u mundonte të çante errësirën
    por asnjëherë nuk i'a dilte
    Ç'dhimbje, gjithë kjo dritë
    dritë shpërthyese
    dritë e pamundur
    të shuaj errësirën
    Sa kohe u bë qe nuk të kam parë
    sa kohë u bë që po të pres
    sa kohë u bë që po mendoj
    për ty shpirtin tim që harxhoj çdo mendim
    Të lutem eja edhe shfaqu
    mos më ler vetëm
    nuk mundem më
    më lodhi ky boshllëku pa mbarim
    Futem në thellësirat më të mëdhaja të mija
    kërkoj, përpiqem pastaj kërkoj dhe përpiqem përsëri
    po ajo errësira duket e pamposhtur
    pastaj vjen fundi, veç boshllëk
    As etje, as uri, as ftohtë, as nxehtë
    netë pa gjum, ditë pe jetë
    errësira dhe boshllëku janë bashkuar bashkë
    po bëjnë seks
    Ashtu duke u përqafuar dhe duke u lëvitur kanë krijuar një univers të ri
    boshllëku mbi errësirën, errësira mbi boshllëkun
    diku aty në mes do jet ngatërruar edhe shpirti im
    jam ende duke e kërkuar, në boshllëkun e pafundtë!

    04-02-05

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    dhoma vrasëse

    Muri, muri,
    muri dhe muri
    katër muret dhe pasqyra
    më iku nuri,
    më iku fytyra
    asaj dhomës kur i hyra.

    Karrige magnetike
    u ula dhe nuk u çova
    në tavolinën skeptike
    ditë, muaj, vite kalova.
    Të shkretet libra ç'i punova
    i lexoja, i lexoja
    pastaj i grisa dhe i dhunova.
    Asgjë nuk më thoshte asgjë
    as librat, as gazetat, as televizori
    pas ëndërrave tru u mundova të vë
    u bëra vet nxënësi, vet profesori.


    Pasqyra
    ju lutem ma hiqni sysh
    më iku nuri, më iku fytyra
    sipër saj rash krysh.
    Ah pasqyrë e poshtër
    mi lodhe sytë
    mi vrave ëndërrat monstër
    më tregove çfare fshinin sytë.

    11-07-05

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Jeta ime si nje kenge Regae

    Jeta ime si një këngë Regae
    e zezë sterr që buzëqesh
    e zezë e bukur
    e zezë që këndon

    Jeta ime si një këngë Regae
    jetë revolucionare
    ka marrë përsipër hallet e gjithë Xhamajkës
    hallet e Afrikës dhe të Shqipërisë

    Jeta ime si një këngë Regae
    këngë me ritëm
    ritëm monoton
    monotoni e këndëshme


    Jeta ime si një këngë Regae
    jetë në tym
    tym hashashi e marihuane
    tym cigareje e papirë

    Jeta ime si një këngë Regae
    kèngè me refren
    refren pa fillim e pa mbarim
    kèngè e gjitha nè refren

    Jeta ime si një këngë Regae
    këngë që shpreh vetëm dashuri
    dashuri nga dashuritë e mëdha
    dashuri nga ato që shpiejnë në dhimbje

    Jeta ime si një këngë Regae
    jetë rrëmujë
    rrëmujë instrumentash e zërash
    që kanë tendenca shpërthyese

    Dhe në fund solistja e Regae-s
    e zbathur në rrugët e lagjes së varfër
    e përcëlluar nga Dielli dhe e lagur nga shiu
    këndon një këngë që askush s’e kupton!

    09-11-05

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Të pres

    Të pres shpirt, mezi të pres
    me një gotë verë dhe shumë durim
    në mes të errësirës i humbur pa shpres
    me sytë ne qiell dhe zemrën në vajtim

    të pres, të pres si kurrë asnjëherë
    mendimi yt më ktheu në foshnje
    të ndajme bashkë Dimër e Verë
    ashtu të etur, të strukur në një qoshe

    Të pres tek pika e shiut, ndriçimi i yjeve
    tek aroma e luleve, tek gjethja e rënë
    të pres tek qetësia e oqeaneve dhe flladi i pyjeve
    të lutem nxito, mos jet tepër vonë

    kur të vish mos u rregullo shumë
    për rrobe vish mirësinë që ke
    me buzeqeshje drejtohu nga unë
    mos ki ndrojtje, eja ashtu siç je

    27-12-04

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    SiKur VeTëM Një MoMeNt !

    Sikur vetëm një moment
    të ktheja mbrapsht kasetën e jetës time
    dhe t'i fshija ato fragmente

    kur shikimet e tua nuk i'u pergjigjen shikimeve të mija.
    Sikur vetëm një moment
    kur të qellosh përballë meje
    të më buzeqeshësh dhe të më thuash
    "ç'kemi, ç'bën"
    dy fjalë kaq të vogëla
    por me rëndësi kaq të madhe
    kur t'i thonë njerëz që do.
    Sikur vetëm një moment
    të harroje se kush jam
    se çfare kam bërë dhe se si jam
    i bukur apo i shëmtuar, i varfër a i pasur.
    Sikur vetëm një moment
    të mendoje se jam një njeri i thjesht
    një njeri si të gjithë njerëzit
    një njeri që ndjen gëzim ose dhimbje, etje e uri
    një njeri që di të qaj siç di dhe të qesh
    një njeri!
    Sikur vetëm një moment
    t'a harroje "llogjikën"
    siç bera dhe unë
    ditën që të njojta ty!
    Sikur vetëm një moment
    të mendoje se ekzistoj edhe unë
    unë që shkruaj poezi për ty!

    Bota do ishte me të vërtet e mrekullueshme!

    11-12-03

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Koha

    Nuk ekzistoje dhe ne të shpikëm
    nuk kishe distanca dhe ne të matëm
    nuk ke fillim, nuk ke mbarim
    ti je koha, një fjalë pa kuptim.

    Në një sahat të futëm, që troket tik-tak
    ti dukesh tani sikur ikën me vrap.
    Po të harruam ty, humbim punën e çdo udhëtim
    ty gjithmonë përdorim për të lënë takim.

    Na sillesh ti neve me shumë ashpërsi
    vjen e ikën, pa pyetur njeri.
    Por dicka nga brenda fort më shqetëson,
    si je kaq e rendësishme kur nuk ekziston?

    27-04-04

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Blertës

    Ah vogëlushja ime sikur ta dije
    sa rrugë e gjatë u desh që të t’arrij
    si Kolomb i humbur, fortunash me anije
    i’u luta oqeanit t’më sjelli tek ti

    Vende të reja eksplorova
    male kapërceva me mund dhe burrëri
    çdo cep të Tokës me thonjë e gërmova
    me shpresë se do gjeja njëçik dashuri

    Në luftra u gjenda si kavalar Mesjete
    luftoja dështimin me gjak dhe me zemër
    nuk kisha frikë, e keqja le t’më gjente
    synimi im i vetëm, të shijoja pak femër

    Në fund i raskapitur përdhe u gjunjëzova
    s’durova dot plagët bërtita « Perëndi »
    një zë ëngjëllor nga mbrapa dëgjova
    mes mjergullës së lagësht mu paraqite ti

    Ashtu i plagosur drejt teje u zvarrisja
    me dëshirën e flakët të t’vështroj përsëri
    sa më shumë afrohesha mendjen time vrisja
    të ishe femër vallë apo të ishe Perëndi?

    21-06-07

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Ushtari i Epshit

    ç’menduri
    atje ku ç’menduria nuk gjen kufi
    me penёn time vras logjikёn
    atje ku njeriun s’e ndalon njeri
    me instiktin tim dalloj etikёn

    bukuri
    babi gjithmonё mё thoshte, “vajzat janё si yjet
    nga larg, bukur xixёllojnё”
    o Zot dua, tё bёhem njё me yjet
    “por kur i’u afrohesh djegin pёrcёllojnё”

    dёshirё
    si kurth i pashmangshёm mbrapa piedestalit
    orvatet, dёshira ime seksuale
    mё shkrihet zemra, e nxehtё kallaj
    nёn kofshёt e vajzёs ideale

    shpёtim
    10 urdhёrresat e jetёs time
    femrat, alkoli, drogat e lehta
    jetё pa dhimbje, jetё pa trishtime
    jetё, e zgjidhjeve tё shpejta

    liri
    liri, quhet shkaku pёr tё cilin jetoj
    liri, pishtari im udhёrrёfyes
    liri, prej teje llogari s’kёrkoj
    liri, mos e pyet, mos mё pyet, mos tё pyes

    instikt
    instikti kafshёror ёshtё vёrtetёsia ime
    jam ushtar i epshit, detyra mё thёrret
    qytetet e botёs janё xhungla ime
    strofulla ime e shtrenjtё, bordellot-kabaret

    15-06-06

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Dy gjethe

    Lëkundemi të dy, kur era fryn
    kur era vjen të dy bashkohemi
    pastaj gjelbërim ndriçojmë, kur Vera hyn
    ashtu të ngjitur, mes gjelbërimit plotësohemi

    Hëna qesh dhe Dielli gajaset
    oh sa ndjenjë e bukur
    buza ime mbi buzën tënde perplaset
    të dy kerkojme për zogjtë e strukur


    Këllcitje degësh dëgjohen nga poshtë
    nga lartë degjohen vetëm klithma
    nxehtësia me djersë na mbushi plotë
    atmosfere enigmatike, me lëkundje dhe britma

    Nje cigare, nje buzeqeshje, lumturi
    Vera mbaroi, veshëm rroba
    dy gjethe të çiltëra kanë nevojë për dashuri
    që të mos i tërheqi Toka

    29-05-05

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •